Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ligjvënësit ‘kontrollojnë’ Agjencinë e Privatizimit

Shko poshtë

Ligjvënësit ‘kontrollojnë’ Agjencinë e Privatizimit Empty Ligjvënësit ‘kontrollojnë’ Agjencinë e Privatizimit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Sep 11, 2009 9:48 pm

Ligjvënësit ‘kontrollojnë’ Agjencinë e Privatizimit

AKP-ja dorëzon raportin e punës njëvjeçare në Kuvend


Ligjvënësit ‘kontrollojnë’ Agjencinë e Privatizimit Kras


Zyrtarët e Agjencisë së Kosovës për Privatizim i dorëzuan të premten Raportin njëvjeçar kryetarit të Kuvendit Jakup Krasniqi. Për këtë raport do të debatojnë ligjvënësit në një nga seancat e ardhshme të Kuvendit. Agjencia e Privatizimit e Kosovës, për herë të parë, i ka dorëzuar Kuvendit të Kosovës raportin e punës njëvjeçare. Ky raport i është dorëzuar edhe Brukselit e Nju-Jorkut. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi, duke përmendur mangësitë e shumta në procesin e privatizimit, ndjehet i lehtësuar që ky institucion për herë të parë po raporton para Kuvendit. ”Procesi i privatizimit në të kaluarën ka pasur mangësi dhe të meta të shumta, por është e rëndësishme që tani drejtpërsëdrejti AKP-ja do t’i përgjigjet institucioneve të vendit”, është shprehur Krasniqi. Ai bëri të ditur gjithashtu se Raporti i AKP-së do të shqyrtohet nga ligjvënësit . Kryekuvendari gjatë takimit ka ngritur shqetësimet e tij për procesin e kthimit të 20-për qindëshit të punëtorëve të ndërmarrjeve tashmë të privatizuar. Ndërkaq drejtori i këtij institucioni, Dino Hasanaj , kërkoi nga kryekuvendari që Kuvendi të angazhohet në ndryshimin e ligjit të këtij agjencioni, sepse ligji aktual ka disa mangësi dhe bie ndesh me Ligjin e konfliktit të interesit.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi