Medije Vraniqi: Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
Faqja 1 e 1
Medije Vraniqi: Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
Te perkujtojme ne kater vjetorin tende, 31-12-2009 moj bija jone, Valone.
Keto
vargje jane dhurata jone per ty. Jane fjale te dala nga apeksi i
zemres, aty ku ke zene vend perjetesisht bije. Zoti te ngriti yll ne
qiell, eshte drita jote qe na ndriçon rrugen ne toke, eshte muza jote
qe ti le' tek ne, ajo muze qe krijon dialogun tone me ty, bije, çdo
çast, kudo e kurdo.
Dedikuar bijës time Valona Vraniqit
Erdhe
në jetën time si një engjëll me atë fytyrë të vogël, erdhe dhe u bëre
motiv i jetës sime, dhurata më e bukur që mora nga Zoti, shkaku i
lumturisë sime.
Harrova
gjithçka harrova çdo dhimbje që ndjeja kaq larg në mërgim, larg të
dashurve që më lindën e më rritën, larg mikeve dhe Prizrenit tim.
Mjaftonte një buzëqeshja e jotja dhe unë bëhesha me krahë, më e lumtur
se kurrë.
Kalonin
ditët njëra pas tjetrës, e ti rriteshe e ndryshoje çdo ditë pamjen
tënde që po bëhej një bukuri e rrallë, me pasionet e dëshirat e tua. Me
ju, fëmijët e mi, dashuritë e mija po ndihesha e plotësuar në shpirt
tek më gëzonit ditët e mija dhe atit tuaj, me rritjen, mbarëvajtjen dhe
edukatën tuaj kudo.
Oh
bijë, oh Valonë, këtë letër nëna ta dërgon ty, këtë libër nëna ta
dedikon ty. E di që më je pranë dhe më shikon herë me mall e herë me
trishtim kur lotin tim netëve pa fund e fshijnë flladet e agimeve. Unë
agimet i pres me ty, duke soditur yjet në qiell të më shfaqesh TI… Duke
mërmëritur nën buzë shpirt vrarë: Sot ku je?... Pse nuk më je pranë, të
më lumturosh ashtu dhe pak, si dikur që kokën në gji ma mbështesje dhe
më flisje për ëndrrat e tua.
Fati u tregua i pamëshirshëm me ty, ishe tepër e re për të të marre vdekja, ishe vetëm 25 pranvera.
Nuk
arrite të realizosh tërë ato ëndrra që kishe, nuk arrite të bëhesh as
nuse, as nënë, arrite shumë për atë moshë nga kjo jetë.
Këtë libër ia dedikoj edhe familjes sime Vraniqi.
Më
mungon çdo ditë e qeshura, buza jote mbi ballin tim, që s’po shoh
gëzimin në sytë e tu, që shihja dikur kur të mbaja në krahë dhe,
pikëllimin tënd kur unë largohesha një çast.
Gëzoheshe kur më kishe pranë. Shpirti im a të mungoj vallë unë ty?
Nuk
e di… vetëm dëshiroj që me këtë libër të të mbaj të gjallë, me vargjet
e thurura veç për ty të ndjesh përkëdheljen dhe dhimbjen time që dua ta
ndajmë kështu, bashkë.
Kam
mall… Te mori vdekja në atë aksident tragjik. Me mungon zemra ime...
Zemra ime, një ditë do të jemi bashkë përsëri! Jeto e lumtur në atë
botë dhe me prit TI... Engjëlli im Valona!
Sikur dhimbjen time sot
Yjet lart ta ndjenin,
Do të zbritnin poshtë tek unë
E do të më ngushëllonin
Duke më sjellë fijen e artë të flokëve të tu,
Që shpesh e ndjej gjumit gushën ma gudulis,
Duke më thënë me pëshpërimë:
Mami, fli e dashur dhe mos qaj, unë jam këtu…
Zemrës do i vija një mbulojë
që hirin tënd ta ruaj dhe n varr
Ah..., se di pse kjo natë më është bërë barrë
ndoshta s’është ajo pesha e rëndesës
është një tjetër dhimbje që djeg
si prushi i kësaj gënjeshtre
mendimet vijnë pa pyetur aspak
ashtu konfuzë në pështjellim
se di e nesërmja si do jetë
se di në për mua do ketë agim...
VARGJET E MIA...
Çfarë t’u them netëve pa gjumë
Vargjeve të mia çfarë t’u tregoj
Të mbaruara mbetura pa frymë
Zemrës që nuk troket veç di të rënkoj
Ç’t’u them... orëve të vona
Në këtë mërgim të gjatë që shpirti më ikën pa ty
nga kujtimet gjumi i tyre i rend pa kohë
i trishtuar nga vrazhdësia
Për ty Valona
Krah ka marrë nga dashuria e ditëve tona
Eh koka ime e rënduar
Bijë nuk qenka e lehtë të jetosh me shpirt të lënduar.
MË MUNGON VALONË…
Për Ty po më qan shpirti edhe sot
pa ngjyrë, pa tingull ky lot
m‘pikon heshturazi tash e sa kohë
mungese jotja, nuk mësohem dot.
Se më dogji malli moj bija ime
përditë m’i gërryen të miat kujtime
ti në botën tjetër, unë në botën time
na bashkojnë veç ëndrrat, sot bërë dhimbje.
Ky mall, ky lot, kjo vuajtje e gjatë
ky vaj pa zë, çdo ditë e natë
dhe këto të lagura letra e shkronja
janë për Ty bijë, për sytë e tu të zjarrtë
Valona.
VALONA SOT NËNA TË PËRCJELL…
3-Janar-2006
U përkula mbi gjumin tënd
Mbi fytyrën tënde të heshtur
Të këndova për të fundit herë nina-nana
Që më pas ta këndonte qielli dhe hëna
Ti fli... E mira ime fli…
Fryma jote… s’do më mbajë më zgjuar
Si dikur të jepja gji dhe të përkëdhelja n duar
Hesht para meje si një pasqyrë magjike
me të kaltrin vështrim s’do më shohësh më
oh, zemër merrmë me vete
Nëna, errësirës vetëm s’të lë
ashtu e shtrire si princeshë e fjetur
Të kundroj për të fundit herë e mahnitur
hap krahët e hidhem drejt teje krejt papritur
Ashtu krahëhapur mbeta te ty përjetësisht
Trupi është vetëm mërgimtar
Pavdekësia e shpirtit ekziston pa dyshim
Ti mua ndaj më le të gjallë
Të ruaj përjetësisht tëndin kujtim
Ti fli… këngë imja e pambaruar
Fryma jote kujtimin ma mban zgjuar...
___________________
Poezi homazh - në kujtim të ëngjëllit Valona Vraniqi
- vajzës së mikes sime, Medijes.
Pëllumbat gugisnin emrin...Valona, Valona!
Një ditë të bukur dhjetori,
kur era e lehtë bënte dashuri,
me gjethet e degët e pemëve,
Ju si dy ëngjëj të dashuruar,
putheshit cmendurisht nën dritat verbuese.
Sytë kurreshtarë ju ndiqnin me zili,
Se ishit si dy pëllumba që gugisnit dashurisht.
Zemrat rrihnin të shpenguara dhe e shtonin,
shpeshurinë e rrahjeve, mëkuar me gjak të nxehtë në aortë.
Zhytur në një det malli prej puthjeve ciltërsisht,,
Befas...., në një cast fatkeq,
Sikur fluturuat drejt përjëtsisë.
Pëllumbat e bardhë gati u bënë të hirtë
tek qanin dhe me gugitjen e tyre, therrisnin:
Valona....Valona...!
Nga Raimonda Moisiu
Hartford CT USA

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Libri i Medije Vraniqit: ''Gjithmonë mes nesh''!
» Per veprimtaret patriote me shpirt te pasur, Medije dhe Mustafa Vraniqi
» Bijes sime për ditëlindje
» Syku Pellumb: Dedikuar …
» Agim Gashi:BIJES SIME PËR DITËLINDJE
» Per veprimtaret patriote me shpirt te pasur, Medije dhe Mustafa Vraniqi
» Bijes sime për ditëlindje
» Syku Pellumb: Dedikuar …
» Agim Gashi:BIJES SIME PËR DITËLINDJE
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi