Monda Korca: Jam "shaganeja" jote - Poezi - nga - Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Monda Korca: Jam "shaganeja" jote - Poezi - nga - Raimonda Moisiu
Monda Korca: Jam "shaganeja" jote - Poezi - nga - Raimonda Moisiu
I dashuri im…
Ti? ….Më ardhe sërish?
O Zot i madh!
Ku më ardhe këto caste,
Te ky vënd i shënjtë.
E shikon sa i shënjtë që është?
I shtruar i tëri me sixhade persie,
Me kurorë trëndafilesh .
Mes petaleve të panumurta ngjyrangjyra,
Qëndroj …marr frymë!
Unë!
Një trëndafil i bardhë,
Që sapo ka filluar të shpërthejë,
Që mezi pret një krisje vetëtime,
Nga përplasja e reve të qiellit, …aq
Sa t'i jap dritë,
Fytyrës sime e tëndes.
Që ato retë e panjohura me shiun,
Të më vaditin mua,
Trëndafilin e bardhë,
Me gogësimën e tyre të kristaltë.
Marr frymë.....!
Buzë kopështit me trëndafilë.
Mes bardhësisë sime,
Rri fshehur instinkti,
I intimiteteve të mia,
Që rrahin si tik taku i sahatit,
Në brëndësi të kërcellit,
Që është
një ishull i pashkelur.
ëngjëlli im!
Pushtomë me krahët e tua,
Guxo!
Prek petalet e lules me të bukur,
Që ti adhuron.
Afroje te mua
Fytyrën e dlirë, ëngjëllore,
Si i afrohet kupës së kaltër të qiellit,
Kurora praverore e luleqershive.
Afroje…afroje buzën,
Edhe më, edhe pakëz….
Edhe një cikëz hapsirë ka mbetur,
Sa është e hollë,
Cipa e buzëve!
Buzët e tua ....,
I ndjej te cepi I buzës sime.
Janëëë...
Të nxehta, të kuqe, të turpëshme, të clirëta,
Si cigania e vogël Esmeralda,
Që shkruan mbi rërën e detit,
Emrin e të dashurit të saj,
Që nuk e ka parë kurr!
Dhe që u buzëqesh valëve,
Që ia fshijnë atë emër papushim,
Dhe ajo shkruan e shkruan,
......sërish.
Dua këto caste,
Të ndjej si shpërthejnë gonxhet,
Në kërcellin tim të trëndafiltë.
Lulet e përgjumura të qënies sime
Po presin përkëdheljen tënde,
me buzë, me duar, me mërmërima,
që të gjallërohen, të mbushen me aromë,
Dhe me bletëza plot mjaltë,
Si lulet e livadheve,
Që i zgjon duke i përkëdhelur
pranvera.
Eja të thithim aromën,
......e luleve të sixhadesë,
Ka fluturuar që nga kopështet e Persisë.
Nuk e ndjen pëshpërimën e petaleve,
.... dashnori im?
Janë harlisur e ndezur nga puthjet!
Paskan shpirt, dashurokan, qënkan ziliqare,
Edhe lulet!
Lulet e kësaj sixhadeje
U paskan ikur nga duart,
Poetëve të Persisë
Dashnori im,
Më puth shumë, fort, papushim
Kemi vec lule përqark,
Nuk ka askund,
tymra të padjegura makinash,
zhurmë boriesh,
Vringëllima thashethemesh,
Vetëm fërfëritje krahësh të fluturta.
Shiu asqë duket gjëkundi ...
Jam Shaganeja* jote!
Të dua.!
-.-
* Shaganeja – personazh poetik nga poezia e Eseninit, simbol i dashnores romantike.
Nga Raimonda Moisiu
Hartford Ct USA
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Monda Korca: Zogu dhe "Shaga"-Poezi-nga-Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Zogu dhe "Shaga" - poezi -nga- Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "...Ndjeva....." - poezi - nga- Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "Sikur nuk me ke puthur kurre...." - poezi - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Dy poezi "Shperthimi im - dhe - Dashuri ne shi !- Nga -Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Zogu dhe "Shaga" - poezi -nga- Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "...Ndjeva....." - poezi - nga- Raimonda Moisiu
» Monda Korca: "Sikur nuk me ke puthur kurre...." - poezi - nga - Raimonda Moisiu
» Monda Korca: Dy poezi "Shperthimi im - dhe - Dashuri ne shi !- Nga -Raimonda Moisiu
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi