Në anën e EULEX’it
Faqja 1 e 1
Në anën e EULEX’it
Në anën e EULEX’it
Ambasadorët e Bashkimit Europian i kanë dhënë mbështetje të plotë planeve të EUELX’it për aranzhime teknike me Beogradin në fushën e sundimit të ligjit. Qëndrim të njëjtë ka shprehur edhe Pieter Feith, por me një gjuhë më të sofistikuar. Në një fjalim para eurodeputetëve, ai ka folur për të arriturat në Kosovë, por ka përmendur edhe shumë sfida me të cilat përballet shteti i ri.
Nga Bekim Greiçevci
Zyrtarë të Bashkimit Europian i kanë dhënë mbështetje planeve të EULEX’it për të vendosur bashkëpunim policor me Beogradin, por kanë kërkuar që për këtë çështje të ketë konsultime mes faktorëve relevantë.
Kjo temë është ngritur në dy takime veç e veç në Bruksel të martën.
I pari është mbajtur në mëngjes prapa dyerve të mbyllura, në të cilin ambasadorë të 27 shteteve anëtare kanë shprehur qëndrimet rreth kundërshtimit të liderëve të Kosovës ndaj protokollit policor me Serbinë.
Duke shprehur përkrahje për nismën e EULEX’it, zyrtarët europianë kanë përdorur termin “aranzhime teknike” në vend të termit “protokoll”.
“Ambasadorët e Komitetit për Politikë dhe Siguri i kanë dhënë mbështetje të plotë punës së pranisë së Bashkimit Europian, EULEX’it dhe EUSR’së, përfshirë aranzhimet teknike me Beogradin. Ky është një element kritik për luftimin e krimit të organizuar dhe do të jetë në dobi të të gjithë qytetarëve të Kosovës. Konsultimet me të gjithë faktorët do të vazhdojnë”, ka thënë Cristina Gallach, zëdhënëse e Javier Solanës.
Situata në Kosovë ka hyrë në rend dite të takimit të ambasadorëve evropianë, pasi kanë marrë raporte me shkrim nga Yves de Kermbabon dhe Pieter Feith lidhur me vendimin e liderëve kosovarë se më nuk pranojnë të debatojnë rreth protokollit të EULEX’it me Serbinë.
Kufij shtetërorë dhe administrativë!
Cristina Gallach, zëdhënëse e Javier Solanës, ka bërë të ditur se diplomatët e BE’së “kanë dënuar vandalizmin e automjeteve të EULEX’it si dhe kanë shprehur keqardhje për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës”.
Takimi tjetër në Bruksel -ku është folur për situatën në Kosovë- është mbajtur pasdite në selinë e Parlamentit Europian. Në Komisionin për Punë të Jashtme të parlamentarëve europianë ka raportuar përfaqësuesi apecial i BE’së, Pieter Feith. Edhe ky i ka dhënë mbështetje bashkëpunimit policor me Serbinë, por me një fjalor më të sofistikuar.
Ai ka vlerësuar se përpjekjet për të frenuar krimin e organizuar dhe korrupsionin mbesin sfidë e veçantë për autoritetet e Kosovës.
“Kjo kërkon përkrahjen e plotë të udhëheqësve politikë të Kosovës si dhe natyrisht edhe përqendrimin e vazhdueshëm të shteteve anëtare të BE’së. Krimi i organizuar nuk ndalet në kufij shtetërorë ose administrativë; përparimi i vërtetë në luftën kundër krimit të organizuar ka nevojë të bëhet në bazë të një qasjeje më të gjerë rajonale”, ka thënë Feith.
Diplomati holandez, i cili në Kosovë mban dy poste, ka dëshmuar se si përfaqësues special i BE’së ai është neutral ndaj statusit të Kosovës sepse për të vendi ynë nuk ka vetëm kufij shtetërorë, por edhe administrativë.
Gjatë fjalës së tij para eurodeputetëve, Feith ka potencuar edhe çështjen e stabilitetit të Kosovës, që, sipas tij, është objektiv strategjik që duhet ndjekur në partneritet me autoritetet e Kosovës. Por, sipas tij, megjithëse nuk ka pasur gjithmonë harmoni të përkryer, ky partneritet është zhvilluar në bashkëpunim solid, në të cilin autoritetet e Kosovës kanë investuar shumë angazhime.
“Nëse institucionet demokratike mund të vazhdojnë të ofrojnë stabilitet politik dhe mekanizma për menaxhimin dhe zgjidhjen e dallimeve në Kosovë, unë besoj se rreziku i tensioneve do të vazhdojë të ulet edhe më shumë”, ka thënë ai.
Polarizimet politike
Megjithatë, i dërguari i BE’së ka thënë se është i preokupuar me polarizimin e thellë mes liderëve politikë në Kosovë, duke iu referuar deklaratave të zyrtarëve të PDK’së dhe AAK’së, si dhe për perceptimin e publikut lidhur me deklaratat që janë kritike ndaj pranive ndërkombëtare në Kosovë, përfshirë ato të BE’së.
“Kjo lehtësisht çon në vandalizëm dhe dhunë në një atmosferë të ngarkuar dhe të paqëndrueshme, e kemi parë para disa ditësh”, ka thënë Feith.
Ai ka folur edhe rreth përgatitjeve për mbajtjen e zgjedhjeve lokale më 15 nëntor, duke i njoftuar parlamentarët europianë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka kërkuar nga disa organizata europiane dhe rajonale të monitorojnë zgjedhjet e ardhshme.
“Unë shpresoj shumë që kjo do të ndodhë për shkak se procesi demokratik, transparent edhe i drejtë i zgjedhjeve ka rëndësi kritike kur bëhet fjalë për zhvillimin e Kosovës si shoqëri moderne, demokratike dhe shumetnike”, ka thënë ai.
Feith shpreson fuqimisht se Qeveria e Serbisë do të inkurajojë serbët e Kosovës të dalin në zgjedhjet e 15 nëntorit, duke theksuar se në konsultim të ngushtë me bashkësinë ndërkombëtare, autoritetet e Kosovës tani për tani janë duke e vlerësuar se sa prej komunave të reja me shumicë serbe janë në gjendje të marrin pjesë në zgjedhje.
Një pjesë e konsiderueshme e raportit të përfaqësuesit të BE’së i është kushtuar të arriturave të institucioneve të Kosovës si dhe përmirësimit të marrëdhënieve ndëretnike në vend.
“Kosova ka bërë përparim të vërtetë në themelimin e institucioneve dhe mekanizmave demokratikë, si dhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Ajo ka filluar rrugëtimin e saj drejt konsolidimit të këtyre arritjeve përmes reformës së pushtetit lokal, projekteve të infrastrukturës dhe përmirësimeve në qeverisjen ekonomike. Ajo e ka mirëpritur dhe ka filluar të ndërtojë partneritet të vërtetë me Misionin Europian për Sundimin e Ligjit. Këto arritje do të përballen me testin e tyre të parë për zgjedhje në muajin nëntor të këtij viti”, ka thënë ai.
Megjithëkëtë, Feith ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë ende shumë punë dhe sfida para vetës. Ai ka vlerësuar se Kuvendi i Kosovës duhet të avancojë përfshirjen e tij në vendimmarrje si dhe të përmirësojë mbikëqyrjen e qeverisë nga ana e tij, duke siguruar kështu transparencën dhe llogaridhënien.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LETTER to foreign embassies and EULEX,LETËR AMBASADAVE TË HUAJA DHE EULEX-it,
» EULEX-i fillon denimet:EULEX-i e dënon me 17 vjet një shqiptar
» 'Vetëvendosje' dëmton 24 vetura të EULEX-it
» AGIM GASHI-NE ANEN E TE MUNDUARAVE
» Një kërkesë për anën emocionale të Evropës

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
|
|
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi