Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

“Të vdekurit”: Të Dashurosh dhe të Humbasësh…

Shko poshtë

“Të vdekurit”: Të Dashurosh dhe të Humbasësh… Empty “Të vdekurit”: Të Dashurosh dhe të Humbasësh…

Mesazh nga Agim Gashi Sun Jan 10, 2010 11:25 pm

“Të vdekurit”: Të Dashurosh dhe të Humbasësh…

Në pamje të parë, “Të vdekurit” ngjan si një rrëfim mbi festën e përvitshme të Krishtlindjes, e organizuar nga motrat Morkan dhe mbesa e tyre Mary Jane. Përshkruhen detaje të të ftuarve të ndryshëm dhe mbrëmjen e mrekullueshme që ato kanë, përfshirë këndimin, kërcimin dhe gjithçka e denjë si për mbretër. Por teksa vështrohet historia nga më afër, ajo ka më shumë nën sipërfaqe. “Të vdekurit” është një rrëfim mbi dashurinë, dashuritë e humbura dhe mbi paaftësinë për të falur ata që i kemi dashur dhe humbur… Edhe pse dikush mund të mendojë se tregimi ka në qendër motrat Morkan dhe mbledhjen e tyre të përvitshme, “Të vdekurit” është një rrëfim mbi Gabriel dhe Greta Conroy-n. Në fillim të tregimit Gabrieli dhe Greta ngjasojnë me një çift të lumtur, qeshin e bëjnë shaka së bashku. Ai e dashuron Gretën dhe kjo faktohet kur ai merr me qira një dhomë hoteli pas festës dhe arsyeja është frika e tij se po të udhëtojnë me karrocë gjithë natën në kthim, Greta mund të merrte të ftohtë… Gjatë darkës edhe Greta ia tregon dashurinë atij, deri kur, diçka ndryshon në sjelljen e saj gjatë mbrëmjes.
Ndërsa festa pështjellohet, Gabrieli priste me padurim një mbrëmje romantike me të shoqen. Ndërsa përgatiteshin për të ikur, ai vuri re atë të mbështetur tek parmaku i shkallëve, e depërtuar tejpërtej nga kënga që zoti Darcy-i po këndonte nga dhoma përkarshi. Kënga, Vajza e Augrimit, ia hoqi asaj pamjen e gëzuar dhe e la atë në një gjendje solemne. Gabrieli e vëren ndryshimin e sjelljes së gruas së tij por nuk mund të zbulojë ku qëndron problemi. Gabrieli tashmë i sigurt se diçka e shqetëson të shoqen, me të arritur në dhomën e hotelin e nxit t’i tregojë se çfarë e shqetëson. Ajo më në fund i rrëfen se kënga që zoti Darcy-i këndoi e trishtoi atë sepse i kujtoi një djalë nga e kaluara e saj, Michael Furey-n. Ai kish qënë dashuria e parë e saj dhe kishte vdekur për të kur ishte vetëm shtatëmbëdhjetë vjeç. Është e qartë nga ngashërimi i saj histerik se ajo ende nuk e ka pranuar humbjen e dashurisë së parë.
Gjatë fjalimit të tij në tryezën e darkës, Gabrieli deklaroi që edhe pse secili mund të ketë kujtime të këqia nga e kaluara e tij, ato duhet të kapërcehen dhe jeta të vazhdojë duke i lënë vend të sotmes dhe së ardhmes. Ai thotë:
“Gjithmonë në mbledhje si kjo, kujtimet e këqia do të na pushtojnë mendjen: kujtime mbi të shkuarën, mbi rininë, ndryshimet, fytyrave që na mungojnë sot këtu. Rruga jonë nëpër këtë jetë është shtruar me shumë nga këto kujtime të trishta: dhe sikur ne gjithe kohën të mendonim për to, nuk do të gjenim zemër për të vazhduar punën tonë mes të gjallëve. Ne të gjithë kemi detyrime si të gjallë si dhe ndjenja të cilat kërkojnë, duhet thënë me të drejtë, përpjekjet tona të zellshme.”
Por reagimi i Gretës mbi kujtimin e Michael-it atë mbrëmje i tregoi Gabrielit të kundërtën. Gabrieli kuptoi se nuk mundesh kurrë të harrosh humbjen e atij që ke dashur dhe kjo gjë e trishtoi. Ai zbuloi se nuk ishte dashuria e parë e Gretës dhe se ajo gjithmonë do të mbante kujtimin e një burri tjetër në zemrën e saj. Ai gjithashtu u vetëdijësua se ai kurrë nuk kishte ndjerë një dashuri të vërtetë e të thellë; si ajo që Greta pa në sytë e Michael-it teksa ai po vdiste për të. Ai kurrë nuk kishte ndjerë një dashuri si ajo dhe jeta e tij dukej befas bosh pa të.
Gabrieli kuptoi gjithashtu se nuk e njihte gruan e tij aspak, kishte katër vjet i martuar me të dhe s’kishte dëgjuar kurrë të flitej për Michael Furey-n, më parë. Gjithë jetën ai kishte qenë egoist duke u kujdesur vetëm për veten, duke u vënë në qendër të vëmendjes. Kjo sjellje mund të shihet në fillim të historisë, kur Gabrieli e mërzit Lily-n me pyetjet se kur do të martohej. Ai nuk mendohet dy herë para se flasë dhe për faktin se fjalët e tij mund ta lëndojnë Lily-n. Ai e lëndon atë dhe as që e vë re një gjë të tillë. Por këtë egoizëm ai e bart edhe në martesën e tij. Gjatë viteve të jetës me Gretën as që i ka shkuar ndër mend ta pyes atë për ndonjë dashuri të shkuar. Prandaj më pas, ai habitet tek zbulon përfshirjen e saj me një tjetër djalosh para tij.
Gabrieli duhet të fokusohej edhe tek të tjerët e jo vetëm tek vetja e tij. Ai tashmë e kupton këtë – por iu desh Michael Furey-t të vdekur t’ia jepte këtë mësim. Nëse diçka do të nxirrej nga ky rrëfim, duhet të jetë se dashuria është vështirë të fitohet. Kur dy njerëz janë sinqerisht, thellësisht e çmendurisht në dashuri ata duhet të mbajnë fort për sa kohë e kanë mundësinë. Nëse mundësia kalon, mund të mos vij më kurrë. Edhe nëse ajo zëvendësohet, dashuria e parë nuk do të harrohet kurrë.


Përktheu: Davjola Ndoja
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi