Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eriola Isaraj: NJOH

Shko poshtë

Eriola Isaraj: NJOH Empty Eriola Isaraj: NJOH

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jan 11, 2010 10:45 am

Eriola Isaraj: NJOH 22569_1282117262831_1527077388_741586_6745770_n
Eriola Isaraj: NJOH

Njoh kenaqesine qe te fal ftohtesia

e nje dite te acarte janari,

teksa perqafon avujt e deshires sime.

Njoh akujt e nje shprese te ngrire,

te thyhen ne trupin e nje filizi te ri qe po lind.

Njoh nje dallge deti qe me permbyt embelsisht,

dhe me zhyt poshte e poshte neper endrra.

Njoh prekjen e lehte te nje fluture,

qe grish erresiren si mijera xixellonja naten.

Njoh fjale qe i japin ngjyra botes,

njoh aromen qe i jep ere luleve.

Njoh pafajesine e ledhatimit te eres,

njoh shijen e puthjes se henes,

dhe lotet e kristalte te yjeve teksa shuhen.

Njoh fuqine e nje universi te tere,

mbledhur ne nje cast,

dhe pafuqine e natyres sime njerezore.

Njoh cdo te keqe qe vdes ne bashkimin

e deshirave te dy dimensioneve.

Njoh dhe etjen per te thithur jete,

njoh padurimin per te dhuruar zemer.

Njoh ankthin e nje sekonde pritjeje,

dhe lumturine e nje tingulli zanor qe te flet.

Njoh boten si nje kokrrize rere brenda nje matesi kohe,

dhe pafundesine e pakuptimit.

Njoh ndjenja qe i japin serum kohes,

dhe krisje premtimesh shoh aty.

Kjo eshte ajo qe une njoh,

dhe e di, se kur i ndiej te tera keto,

jam e strukur thelle ne krahet e tu............


Eriola Isaraj: NJOH N1527077388_128471_5427
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi