Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eriola Isaraj: CME NDODH PA TY

Shko poshtë

Eriola Isaraj: CME NDODH PA TY Empty Eriola Isaraj: CME NDODH PA TY

Mesazh nga Agim Gashi Mon Feb 01, 2010 7:55 pm

Eriola Isaraj: CME NDODH PA TY 9234_1225727733128_1527077388_607003_5169035_n

Eriola Isaraj: ÇME NDODH PA TY




Cme ndodh pa ty, cme ndodh pa zerin tend....Vetmia varet neper
mure si rrjeta merimangash dhe trishtimi me perpin.Akrepat e ores
luajne nje melodi pa sens qe me gerryen qetesine e neveritshme qe ka
pllakosur kete dhome....Ne toke dergjen akoma carcafet e rrudhosur, si
viktima te mekatit qe vetem me perplasin ne fytyre momente te shthurura
epshi qe tani duken si nje enderr e keqe....Pasqyra me ngerdheshet me
nje te vertete qe as vetes sguxoj tja them.Per ti shpetuar shuaj
driten, dhe shpalos shpirtin ne erresire.Ca psheretima malli grishin
naten.Kembet me shkelin neper fjale te thena e te pathena hedhur si
prezervative te perdorur neper dysheme.Kudo ti, kudo prania jote.Kam
gjurmet e tua mbi lekure, dhe shijen tende ne goje....Fragmentet e
pasthirrmave i shkermoq neper gishta dhe kujtimet i pertyp neper
dhemb... sa rende me bien ne stomak, c,peshtjellim ndjenjash.Nese vjell
tani me siguri do jene denesje, pershperima, lutje, prekje, pushtim,
kafshime, cfilitje, puthje, veshtrime.....do te jete nje nate e tere
perpelitjesh nen krahet e tu. Do te villja gjithe castet me ty. Po
perpiqem te shtrengoj qenien tende brenda meje, por ti shqelmon te
dalesh jashte. Pse valle?! Dyshimi qendron pezull mbi hijen tende,
ndjej vetem deshiren qe rrjedh mbi mua si shi meteoresh.Shoh hijen
tende qe pervidhet heshtur nga shtrati.Lekura ime dhemb nga shtypja e
gishtave te tu.Ne shpirt me ke gdhendur prekjen, ne gjak i ndiej
kafshimet e tua.frymen ma merr nje puthje qe me burgos denesjet, dhe
aroma jote oksigjenin ma mbyt. Ka shume mundesi qe te jem duke
trilluar...Keto mendime lindin prej vetmise e deshperimit tim. Pushtuar
prej teje me duhet koh te kuptoj se ke shkuar, se me ke lene vetem.
Pertej xhamit te dritares nata jehon me ca hapa qe largohen....

Eriola Isaraj: CME NDODH PA TY N1527077388_153739_7817
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi