Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Eriola Isaraj: VJESHTA

Shko poshtë

Eriola Isaraj: VJESHTA Empty Eriola Isaraj: VJESHTA

Mesazh nga Agim Gashi Tue Jan 12, 2010 10:24 pm




Eriola Isaraj: VJESHTA 22569_1297390444651_1527077388_786126_4970227_n

Eriola Isaraj: VJESHTA

Ditet ndiqnin pertueshem njera-tjetren dhe secila sikur e
lehtesonte pakez peshen e ankthit qe mbanin mbi supe.Ato lodheshin duke
ecur permbi kryet e shkurtera te kohes qe u kish ngelur dhe qanin,
qanin duke vazhduar te ecnin ashtu me ngadale. Ne fytyrat e tyre te
rrudhura shihej ai trishtim I perhershem I asaj humbjeje vere. Pemet,
anes rruges s,ngelen vecse spektatore te trishtuar te nje kohe te
humbur. Dita tjeter erdhi, as me e bardhe, as me e zeze se tjetra.
Erdhi si erdhi, ajo u ul e leshoi rrenje diku ne fund te heshtjes.
Deti, nga flladi I lehte I veres, valezonte duke u mbushur me rrudha qe
na ftonin me joshje. Ndersa tani, oh tani, vjeshta mundohet ta
pergedhel gezueshem detin, por ai ngre kye permbi te, dhe ajo e
trishtuar I ulet buze reres dhe nis e qan duke u munduar t,u jape jete
gjetheve te vdekura. Eci rruges me nje ndjesi te cuditshme, ushqej
trupin me lotet dhe trishtimin e vjeshtes dhe mundohem ta ngushelloj
duke I buzeqeshur. Rete dynden dalengadale, dhe vjeshta duke I fryre
mundohet ti largoje……..E pa, ishte e pamunduar. E ndiente, po vdiste. I
mblodhi te gjitha gjethet e rena stines se saj dhe kerkoi vetveten
shtigjeve te harruara. Nuk pati me as sy ylberi, as hap sorkadheje.
Mati fillimin dhe fundin e saj dhe shpalosi gojen e endur, si gojen e
nuses se vdekur. S,pati me as zjarr ne buze, as lot ne sy. Muzgun e
fundit e pagezoi me nje pendim qe te dhemb. U zverdhen gjethet dhe rane
diku duke renkuar. Per ty qau qielli dhe dielli u fsheh s,di se ku.
Lotet e qiellit I piva une per te mos I ndier toka. Nuk doja ta
kuptonte se nje dite vjeshta do te largohej.

Eriola Isaraj: VJESHTA N1527077388_151387_4660
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi