Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Dibran Demaku: Mbahu Shkodër-Loce!

Shko poshtë

Dibran Demaku: Mbahu Shkodër-Loce! Empty Dibran Demaku: Mbahu Shkodër-Loce!

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jan 15, 2010 12:00 am

Dibran Demaku: Mbahu Shkodër-Loce! U1_DibranDemakuMBAHU SHKODËR-LOCE!


Nga Dibran Demaku


Edhepse Shkodrën nuk e kam takuar deri më sot asnjëherë fizikisht,në mendje e zemër e kam të ngulitur që nga rinia e herëshme e madje lirisht mund të thuhet që nga fëmijëria.
Ishte,pra Shkodra,ajo që në Kosovë përmendej në këngë të ndryshme epike,për heroizmin e saj në shekuj.Ishin luftëtarët shkodranë dhe të gjithë Shqipërisë ata që kishin luftuar nëpër etapa të ndryshme të historisë,që ky qytet të jetonte dhe të frymonte shqip.
Kur ne në Kosovë na ishte ndaluar çdo gjë që kishte të bënte me Shqipërinë(për shkaqe historike që dihen) ishin këngëtarët popullorë ata, që në festa të ndryshme familjare e sidomos në dasma këndonin këngë të ndryshme atdhetare,që bënin fjalë për Shqipërinë në përgjithësi e për Shkodrën dhe popullin shkodran në veçanti.
Këngëtari popullor i Kosovës,luftërat e Shkodrës për të mbrojtur identitetin kombëtar nëpër histori i kishte lartësuar gjer në kufij të legjendës.Sidomos lartësoheshin luftërat në prak të pavarësisë së Shqipërisë të udhëhequra nga tribuni Dedë Gjo Luli,i cili e kishte ngritur flamurin kombëtar në maje të Deçiqit dhe u kishte treguar fqinjëve shovenistë se këto ishin dhe do të mbeteshin troje shqiptare.Pastaj lufta e Shkodrës kundës trupave malazeze që donin ta pushtonin atëherë kur Shqipëria kishte shpallur pavarësinë dhe duhej të vendoseshin kufijt ndërkombëtar me vendet fqinje.Heroizmin e Shkodrës që këngëtari popullor na e sillte përmes këngës e ndjenim me krenari të ligjshme dhe e ruanim ashtu të gjallë brez pas brezi…
Tash dymbëdhjetë ditë Shkodra dhe rrethina e saj po bëjnë një luftë për mbijetesë,vetëm se këtë herë me stuhitë e natyrës.Shirat dhe reshjet e pandërprera të borës tash e sa ditë i kanë fryrë lumenjt aq shumë sa që ata,lumenjt, me valë të rrëmbyera i janë sulur Shkodrës.Kësaj gjendjeje të rënduar meteorologjike dhe vërshimeve që po ndodhin i ka kontribuar edhe derdhja e ujit të grumbulluer nëpër liqenet grumbulluese të hidrocentraleve në kaskadën e Drinit.Që mos të përmbysen digat,u desh që të hapen portat dhe uji i tyre i derdhur të përmbysë Shkodrën me rrethinë.Se a ishte ky veprim i drejtë dhe në kohën e duhur,për këtë fjalën e tyre po e thonë ekspertët për çdo ditë në mjete të ndryshme vizive dhe gazetareske.Është dëshpëruese që në këtë moment kritik të shkaktuar nga natyra disa eksponentë të partive opozitare ta përdorin për konsum të vetin politik.
Por në këtë moment kritik tërë sytë e mërgatës shqiptare,kudo ku ndodhet ,janë drejtuar nga Shkodra dhe lufta e saj heroike,këtë herë me stuhitë e natyrës.Dhe thënë të drejtën ajo po bën luftë të suksesshme deri në kufij të epikës.
Vërtet,dëme materiale ka shumë,por ajo që është më e rëndësishme në këtë moment është ajo se deri më tash nuk është shënuar asnjë viktimë njerëzore dhe të shpresojmë se kështu do të jetë deri në fund.Sepse,mendojmë se në këtë moment kritik,më e rëndësishme është jeta njerëzore.
Vetëm të kujtojmë me këtë rast se në këto ditë të ftohta dimri,në shumë vende Europiane,për fat të keq,pati edhe viktima në njerëz.Ndërkaq Shkodra dhe rrethina e saj deri më tash këtë fatkeqësi natyrore e përballoi pa asnjë viktimë njerëzore.Kjo është fitorja më e madhe në këtë çast…
Andaj,po e përserisim edhe njëherë se sytë e mërgatës shqiptare,kudu ku ndodhet,në këtë moment i janë drejtuar Shkodrës.Dhe atë me dëshirën e ligjshme që Shkodra edhe ndaj këtij rrebeshi natyror të dalë fitimtare.Dhe mendjet dhe zemrat e tyre rrahin vetëm për Shkodrën.Dhe nga larg i drejtohen me fjalët: Mbahu Shkodër-Loce! Ti që nëpër etapa të ndryshme të historisë tënde të bujshme ke qëndruar e pamposhtur dhe stoike,e tillë do të qëndrosh edhe këtë herë!Do të qëndrosh,sepse duhet të qëndrosh!Sepse ti je e fortë si kështjella e Rozafës e si mali i Taraboshit!...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi