Avni Rudaku-Rudi: Rezonim mbi racizmin kosovar: "Shpija e Kosovës" dhe racizmi i Metit Racizmi i Metit, në “Shpijën e Kosovës”Nëna ime, për habinë time, po shikon çdo ditë spektaklin televiziv “Shpija e Kosovës”, të homonizuar nga “Big Brother”. E arsyetoj <
>, meqë konsumimi i kohës për moshën e saj duhet të bëhet disi argëtueshëm. Në këtë shtëpi, me një adaptim të gegërizuar që është titulluar kosovarçe, “Shpija e Kosovës”, i vetmi fenomen që më nxiti të të reflektoj është racizmi haptas dhe i legjitimuar nga banorët e këtij “show”.Rastësisht qëllova në sekuencën më sensitive që ka të bëjë me qëndrimet, paragjykimet dhe stereotipet për racën e zezë dhe, aty mund të shihej se çfarë mendojnë shqiptarët në Kosovë për diversitetin racor, superioritetin e të bardhëve, etj. Personazhi “Meti”, banor i kësaj shtëpie televizive e të inskenuar mediatike, në kacafytje të ashpër me banoren që ofertoi këtë narracion intim e të veçantë për mendësinë kosovare (qytetare nga Gjilani), e cila duke bërë një storie personale, bënë një lloj vetflijimi të privaticitetit, për të joshur audiencën që ta votojë (ose arsye tjera), arriti që të bëhet preh e gjithë banorëve të shtëpisë. Ajo demonizohej skajshmërisht, leçitej dhe përkufizohej tërësisht e “poshtra e botës”, që prishën “racën shqiptare” për shkak të sjelljes në këtë botë të fëmiut me kombinim gjenesh “shqiptaro-zezake”. E gjithë ajo që më rrënqethi ishte se si asnjë nga banorët në “shpijën e Kosovës”, nuk reaguan ndaj kësaj bisede asimetrike në mes Metit dhe Fitores. Nëna ime tha: ncnc për këtë racizëm të të rinjve tanë! Të vetmin çast që e mendova se do të bindesha që dhe nëna ime të merrte pjesë në këtë show televiziv komercial ishte diskreditimi i racizmit si spektarore e rregullt! Pavarësisht sjelljes, tipit, karakterit, vlerave, botëkuptimeve të Fitores, të stigmatizuarit dhe damkosja e krijimit të relacionit intim të Fitores me një mashkull të “huaj me ngjyrë”, ishte racizëm i qartë. Shprehjet përjashtuese për të zinjtë, duke i drejtuar ndaj “gjilanases” si, “magjupe”, “po të vjen era”, “shko te zezaku”, “negro”, “na ke përzie farën”, e etiketa analoge raciste, të shpalosin një racizëm të strukturuar dhe latent në jetëgjatësi, por që në një moment manifeston të gjithë përmbajtjen e antropologjisë së shekullit XIX, për superioritetin dhe inferioritetin racor. Është shqetësuese se si “zezaku i vogël”, i lindur nga nëna kosovare, përqeshet e shpotitet nga shoqëria jonë, vetëm se ka qenë produkt i një marrëdhënie dashurie në mes të një nënë të bardhë kosovare dhe një prindi nga kultura tjetër. Po të kritikohej paqëndrueshmëria e lidhjes emotive, divorci, pakujdesia e planifikimit familjar, papërgjegjësia për të hyrë në intimitet me një të panjohur sa duhet, vetëdijësimi për të qenit prindër, e të ngjashme, deri diku legjitimohen dhe janë të pranueshme. Mirëpo, në “Shpijën e Kosovës”, gjuha e kontaminuar raciste nuk flet për këto sfidat e shoqërisë në tranzicion apo edhe për karakterin e shoqërisë bashkëkohore, por për një racizëm të kulluar biologjik dhe qasje të kosovarëve të rinj, si biologjiste ndaj qenies njerëzore, kulturës, dashurisë, etj. Kur meshkujt shqiptarë shkonin në Perëndim, arrinin katarsisin seksual me shumë femra të kulturave vendase dhe shpeshherë janë tallur me “xhelozinë e butë” të meshkujve të atyre kulturave, se si atyre nuk u intereson që po bëhet seksi e dashuria me “motrat e tyre sociologjike” (brendagrupi nacional). Kjo të nxit të mendosh po ashtu edhe për patriakalizmin egocentrik kosovar, i cili kur interpreton dashuriçkat, raportet seksuale e romantike në mes një mashkulli kosovar me një vajzë të nacionalitetit tjetër, e arsyeton përzierjen akulturore. Por, kur një femër e brendagrupit të tyre (lexo: shqiptare), flen me një burrë të racës, nacionalitetit tjetër, ose krijon familje me të, ose na ofron një fëmijë nga ajo dashuri, priremi ta gjykojmë në mënyrë vrastare dhe ta përdhosim si imorale. Pra, në “Shpijën e Kosovës”, gjeta racizmin e vetlegjitimuar nga banorët dhe patriarkalizmin asimetrik mashkullor. Njëra ka në shënjestër racën, si kategori socio-biologjike dhe prodhon ideologjinë e racizmit. Ndërsa e dyta gjininë, si koncept kulturor, social e psikologjik dhe, seksin si konstrukt biologjik. Kjo krijon seksizmin. Racizmi krijoi nazizmin gjerman, fashizmin italian, antropologjinë kulturore pseudoshkencore të shekullit XIX, darvinizmin social jo aq të argumentuar; ndërsa me seksizmin, ne përjashtuam nga historia gjysmën e njerëzimit (lexo: gratë), nuk ndëshkuam dhunën ndaj grave dhe të drejtave të tyre, nuk stimuluam arsimimin dhe edukimin e tyre, fajësuam gratë për inteligjencë të oligofrenuar gjenetike (lexo: inferioriteti i zgjuarsisë femërore, më tepër është rezultat i inferioritetit historik sesa gjenetik, apo fare nuk lidhet me këtë të fundit)...
„Shpija e Kosovës“, duket se mund të na rrit introspeksionin për qëndrimet tona që kemi kundrejt grupeve të tjera kulturore, racore, etnike, etj., dhe të na shërbejë si alarm që ta shfrytëzojmë këtë përfaqësim karakteresh të banorëve të shtëpisë, si mënyrë dobiprurëse për të kundruar se sa racistë dhe seksistë që jemi. Nuk them dot se sjellja donzhuane femërore ose mashkullore nuk mund të vlerësohet e gjykohet në kontekste të ndryshme kulturore, ose varësisht prej pikëpamjeve individuale, por racizmi nuk mund të jetë nën sovranitetin e asnjë harte kognitive njerëzore, sepse ajo është e keqja e përbotshme dhe universale. Se ndryshimet në ngjyrën e trupit e të fizikusit antropologjik nuk duhet të na ndajnë ose të na japin motiv për të qenë konfliktuoz, është sintagmë e demokracisë shoqërore moderne, vlerave humane, antropologjisë se relativizmit kulturor dhe parimit të respektimit të së ndryshmes. Pluralizmi kulturor e racor duhet të mos na kërcënohet nga projeksionet tona biologjiste mbi racën, që i takuan shekullit të egërsisë e barbarisë së kombeve, të shekujve të fundit e të kaluar. Është koha që të shohim „fëmiun e Fitores“, që mëson dhe gjuhën shqipe e rritet qoftë në atdheun e nënës së tij, e qoftë në vendin e babait të tij, jashtë Kosovës. Ai ka të drejtë të jetojë edhe në mesin e të bardhëve. Aparteidi nuk është në rregullin moral të shekullit të ri dhe më së paku na duhet neve të aparteidizuar gjithmonë në histori, nga aparteid-dashësit. Kjo infekton shikuesit e rinj, tek të cilët kemi vënë shpresat për një brez të pangarkuar ideologjikisht, qoftë në aspektin politik apo racor. „Meti“ duhet të mos pranohet si metaforë e racizmit në Kosovë. Nuk dua të besoj që Kosova mundet t’i ketë dy milionë „të metaizuar“. Këtë s’dua ta dëgjojë më as nga „Shpija e Kosovës“, ose ta shpallim të „paligjshme për t’u shikuar“ nga fëmijët tanë.
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi