Llafe t'zgedhuna, qi na ka lânë i moçmi
Faqja 1 e 1
Llafe t'zgedhuna, qi na ka lânë i moçmi
Ish mbytë njiherë njêni n'lum e ishin tubue do gjind, tue u orvatë me ia nxjerrë kufomën. Lypën goxha giatë, po kurrqysh s'mujshin me i râ n'fije. Kapërcen n'atê nji plak e i pvetë njata dashamirë, se çka ishin tue lypë. I diftojnë këta plakut, qi ish mbytë nji bashkudhtar e qi s'po mund ia gjeshin kufomën. Kujtohet plaku e pvetë: "Çfarë fisit ka kênë i shkreti?" - këta gjegjen, qi kish pas kênë Berishë. "Po ku bash ka sharrue?" - pvetë plaku. Gjindja i diftojnë me gisht mâ përpjetë e i thonë, qi po e lypshin teposhtë, se "lumi i rrëmbyeshëm e do ta ketë bajtë". - "Jo", u thotë plaku, "lypne përpjetë, se berishët janë aq kryefortë, sa edhe t'dekun veç t'kundërtën e bâjnë." Edhe njimênd kufomën e gjetën nja njiqind kâmbë përpjetë vêndit, ku kish sharrue i ngrâti.
Nji hallë fukarae vjen me lypë kumësht n'katundin Vuçak. Kah ngjitet përpjetë me shkue p'ej shpije për ngutë hasë n'do argatë, qi kishin kênë tue prashitë kallamoq rrâjë udhe. Plaka i kish dertet e veta e tue mendue s'u thot argatve "Puna e mbarë"! Njêni prej argatve, ndreqet në kambë e i thot plakës: "O mbarë paç, hallo, mbarë paç!" Halla e kthej kryet e tha: "Po, po, mbasi ke ngê, thuej qysh t'duesh!"
Ish nisë nji i makërmalas me shkue te nji mik i vedi në nahije t'Kaçanikut. E kish pasë fort jaran at shoqin e fort me gëzim ish bâ gadi me njet me ndejë nja nji javë. Kur u kthye mbas tri ditësh ish râ fort mazun. Gjindja e shpisë zunë me shoshitë tue pvetë, qysh kish kapërcye, se e panë, qi diçka nuk i kish pilqye, tukse ish kthye aq shpejt. "Mirë", tha, "muhabet m'kanë bâ fort e tepër bile". "He", e ngucshin ata me kallëzue mâ shum. "O mirë, bre, mirë, po, po flitte trapazani atje", e ju diftoj dikur plot idhnim, qi fëmijët e shpisë (qi ulen te trapazani nëpër oda) kishin folë shum e s'i kishin lânë mâ t'moçmit as me çilë gojën.
Ishin tubue do burra t'ndigiuem n'nji odë e po kuvendoshin. Dikur u çil llafi rreth punës, sa dhâmbë i ka kali. Nji burrë i mençëm diftoi, qysh e paska ndigiue filan pleqnarin tue thânë, kështu-kështu për kêtë punë. Nji tjetër u gjegj, qi filan prifti me shkollë t'madhe i kish thânë njiherë n'filan vênd njikëto llafe. Nji tjetri i kish râ me ndigiue nji hoxhë hafiz, qi paska thânë, se në Kuran shkruen njikështu për kêtë punë. Muerën e dhânë tue diftue llafe pleqnarësh t'ndigiuem, fretnish t'shkolluem, dervishash t'mbrrimë, po kurrqysh s'mund rânë n'ujdi, tuk Leka vetë s'kish lânë kurrgjâ për kêtë çâshtje kaq t'rândë. Nji djalë i ri ungjun n'trapazan dikur e çeli gojën e tha: "Burra, a dalim deri n'ahër e i njehim dhâmbët, se i kemi do kuaj njikëtu?" Për nji çast mbetën shtang njata burra dheu prej këtij llafi t'papritun. Kur u bânë medije për hatanë, qi kish bâ vaki, fort ish dridhë xhezvja e kafes; fletë e sylahit çatallue i kênka fort t'zotit t'shpisë e mu n'sedër t'çartun marazi ishin çue njata burra: pa, ta kishin shtrue m'dru pishpirikun, qi prej trapazani kish guxue kështu, me u bâ mâ i mênçëm se ai i moçmi me llafet, qi na'i ka lânë ky, me i trashëgue na brez mbas brezi, der' qi jeta mos t'u shuete.
Mustafë Syla shkoi me marrë nji rob s'pari te Haxhi Salihi. Haxhija thirri do burra t'mirë t'katundit edhe Mulla Jupën e Krekovës. Erdhën miqtë e me ta ishin edhe Xhemajl Obrija e Lush Mehiqi i Plluzhinës. Bâjshin muhabet burrat nërmjet vedi e Mulla Jupa folke sall me Xhemajlin. Lushi i tha Mulla Jupës:
- Pse po flet sall me Xhemajlin e me ne jo?
- Po flas sall me Xhemajlin se ky po e shkund dardhën mirë e kadal, e po m'i qet para sall dardhat e sarita e t'dukta, e t'verdhat po i len n'rrem qysh jânë kânë deri sa t'i vjen rêni me u pjekë edhe ato. Me folë me ju tjerët, po tutna se e shkundni dardhën me hez e i qitni n'tokë t'verdha e t'sarita, e s'ka kush i han veç n'i hânkshin loptë.
N'Drenicë Xhemajl Obrija i katûndit Obrij, ka kênë n'zâ me dâ pleqní.
Njiher, n'nahije t'Gillanit, ishin pasë bâ dymbëdhet gjaqe edhe nji varrë. Parija e katûndit u mundue me i pajtue po s'ia duelën m'krye. Çuen e e thirrën Mehmet Roshanin e rrethit t'Perzerendit edhe Xhemajl Obrijën.
Mehmet Roshani shkon e rrîn tue pritë shtatë ditë. U mundue sa kje atje me i pajtue ato gjaqe, po vetëm për nja shtatë disi ia duel m'krye edhe ato jo bash mirë. Tjerat gjaqe s'mujti me i pajtue kurrqysh.
Xhemajl Obrija, para se me u nisë, i mbluedh do pleq prej pesë bajraqeve e dikur u nis e shkoi n'nahi t'Gillanit. Kur mbërrini atje me pleqt e vet, i duel Mehmet Roshani përpara e i tha:
- Ku kje Xhemajl Obrija? Qe shtat dit qi po t'pres e ti kërkû m'u dukë. Une kallapin e preva e me at kallap i pres tullat pej çamuri e me ato tulla e çoj shpinë shtat kat, hiç pa pêj.5
- Besa û jam pej nji vêni kërsh, pej Obrije, - ia kthej Xhemajli. - Na çamur nuk marojmë. Mâ s'pari i bâjmë gati gurt, e qesim pênin e i renojmë gurt e, qai qi ta qet kryet, i mshojmë çekiç krés e kshtu e çoj kullën dymbëdhet katsh.6
Edhe përnjimend, sa ndêj Xhemajl Obrija aty, i pajtoi dymbëdhet gjaqe e nuk la fjalë mbrapa.
Shemsi Pasha, pashë i Mitrovicës kish pasë shkue n'Prekaz me asqer me i râ Drenicës e me kallë at katûnd. Kur vjen n'Prekaz, krenët, tânë dalin n'mal. Pasha pvetë:
- A ka njèri t'mençëm n'kêtë vênd?
I thonë për Xhemajlin. Çon e e thrret pasha edhe vjen Xhemajli. E pvetë pashën:
- Çka ke ardhë ti Pashë Efendi?
- Kam ardhë me e kallë Drenicën top prej fundit deri n'krye se po luftojnë kundra asqerit t'mbretit.
- Pashë Efendi, a t'kanë faj asqeri yt me bâ diçka keq a ke faj ti? A ti u prîn asqerit a aty ty?
- Une u prîj asqerit edhe çka t'thom une bâjnë se jo çka t'më thonë asqeri mue.
- Pra n'kjoftë qi të ngojnë asqeri ty, une po t'kallxoj kush janë pashallarët e ktij vêndi. Njâ mâ i pari â Ahmet Delija i Prekazit tu kush je ti qi po ia ha t'gjallët e tinaj. I dyti âsht bajraktari i Klinës Epërme; i treti âsht Halil Haxhija i Vitakut; i katërti âsht Aruç Gjinovci i Makërmalit. Qatyne u shkon mileti përmas. Pra, qata mund t'jenë kabahatli e me urdhën tyne kanë punue tjerët qi janë si asqert qi punojnë për urdhnit tând. Lêni rahat Drenicën se s'kanë faj e kapi qita.
Edhe pasha e ngoj. I kapi këta t'katër e i çoi syrgjyn dikû n'Turkí e Drenicën e la rahat e s'bâni zullum si e kish pasë mendjen.
________________
Mbasi ke ngê

Kur flet trapazani

Sa dhâmbë i ka kali3

Si e shkundte dardhën Xhemajl Obrija4
Mustafë Syla shkoi me marrë nji rob s'pari te Haxhi Salihi. Haxhija thirri do burra t'mirë t'katundit edhe Mulla Jupën e Krekovës. Erdhën miqtë e me ta ishin edhe Xhemajl Obrija e Lush Mehiqi i Plluzhinës. Bâjshin muhabet burrat nërmjet vedi e Mulla Jupa folke sall me Xhemajlin. Lushi i tha Mulla Jupës:
- Pse po flet sall me Xhemajlin e me ne jo?
- Po flas sall me Xhemajlin se ky po e shkund dardhën mirë e kadal, e po m'i qet para sall dardhat e sarita e t'dukta, e t'verdhat po i len n'rrem qysh jânë kânë deri sa t'i vjen rêni me u pjekë edhe ato. Me folë me ju tjerët, po tutna se e shkundni dardhën me hez e i qitni n'tokë t'verdha e t'sarita, e s'ka kush i han veç n'i hânkshin loptë.
Si dânte pleqni Xhemajl Obrija
N'Drenicë Xhemajl Obrija i katûndit Obrij, ka kênë n'zâ me dâ pleqní.
Njiher, n'nahije t'Gillanit, ishin pasë bâ dymbëdhet gjaqe edhe nji varrë. Parija e katûndit u mundue me i pajtue po s'ia duelën m'krye. Çuen e e thirrën Mehmet Roshanin e rrethit t'Perzerendit edhe Xhemajl Obrijën.
Mehmet Roshani shkon e rrîn tue pritë shtatë ditë. U mundue sa kje atje me i pajtue ato gjaqe, po vetëm për nja shtatë disi ia duel m'krye edhe ato jo bash mirë. Tjerat gjaqe s'mujti me i pajtue kurrqysh.
Xhemajl Obrija, para se me u nisë, i mbluedh do pleq prej pesë bajraqeve e dikur u nis e shkoi n'nahi t'Gillanit. Kur mbërrini atje me pleqt e vet, i duel Mehmet Roshani përpara e i tha:
- Ku kje Xhemajl Obrija? Qe shtat dit qi po t'pres e ti kërkû m'u dukë. Une kallapin e preva e me at kallap i pres tullat pej çamuri e me ato tulla e çoj shpinë shtat kat, hiç pa pêj.5
- Besa û jam pej nji vêni kërsh, pej Obrije, - ia kthej Xhemajli. - Na çamur nuk marojmë. Mâ s'pari i bâjmë gati gurt, e qesim pênin e i renojmë gurt e, qai qi ta qet kryet, i mshojmë çekiç krés e kshtu e çoj kullën dymbëdhet katsh.6
Edhe përnjimend, sa ndêj Xhemajl Obrija aty, i pajtoi dymbëdhet gjaqe e nuk la fjalë mbrapa.
Xhemajl Obrija e Shemsi Pasha
Shemsi Pasha, pashë i Mitrovicës kish pasë shkue n'Prekaz me asqer me i râ Drenicës e me kallë at katûnd. Kur vjen n'Prekaz, krenët, tânë dalin n'mal. Pasha pvetë:
- A ka njèri t'mençëm n'kêtë vênd?
I thonë për Xhemajlin. Çon e e thrret pasha edhe vjen Xhemajli. E pvetë pashën:
- Çka ke ardhë ti Pashë Efendi?
- Kam ardhë me e kallë Drenicën top prej fundit deri n'krye se po luftojnë kundra asqerit t'mbretit.
- Pashë Efendi, a t'kanë faj asqeri yt me bâ diçka keq a ke faj ti? A ti u prîn asqerit a aty ty?
- Une u prîj asqerit edhe çka t'thom une bâjnë se jo çka t'më thonë asqeri mue.
- Pra n'kjoftë qi të ngojnë asqeri ty, une po t'kallxoj kush janë pashallarët e ktij vêndi. Njâ mâ i pari â Ahmet Delija i Prekazit tu kush je ti qi po ia ha t'gjallët e tinaj. I dyti âsht bajraktari i Klinës Epërme; i treti âsht Halil Haxhija i Vitakut; i katërti âsht Aruç Gjinovci i Makërmalit. Qatyne u shkon mileti përmas. Pra, qata mund t'jenë kabahatli e me urdhën tyne kanë punue tjerët qi janë si asqert qi punojnë për urdhnit tând. Lêni rahat Drenicën se s'kanë faj e kapi qita.
Edhe pasha e ngoj. I kapi këta t'katër e i çoi syrgjyn dikû n'Turkí e Drenicën e la rahat e s'bâni zullum si e kish pasë mendjen.
________________
1 Zgedhjen e ka bâ plaku i urtë qi âsht i zoti i shpisë n'kêtë votër. Meselet janë marrë kryesisht prej përmbledhjeve të Anton Çettës. |
2 Kjo mesele burimore âsht njêna prej disa varianteve, qi kallëzohen për gjoja kryefortësinë e pjesëtarvet t'fisit Berishë. Në tjerat berishjani luen rol mâ aktiv - pra qëllimisht âsht zgedhë varianti, ku berishjani âsht praktikisht në rol të viktimës. Nëse dikush âsht i primë me bâ gjeneralizime tjera, qi nuk i përshtaten frymës së meseles, rrëfyesi populluer nuk e merr përgjegjsinë për sherrin, qi mundet me i dalë prej asaj pune. Përndryshe (për korrektësi) variantet kryesore i ankojnë burrat, qi kanë zânë nuse në Berishë. |
3 Ky, dorën n'zemër, nuk âsht llaf, qi na ka lânë i moçmi jonë, po ai i gjermanvet. Ndodhia origjinale zhvillohet në nji monastir benediktin në shekullin e 13. Përveç se aty janë citue psalme, profetë, ungjij e letra t'Palit, nuk âsht ndërrue kurrnjisend. Natyrisht edhe puna e Lekës âsht shtue, simbas motos (t'atij t'moçmit): "Qysh âsht vêndi, njashtu edhe kuvêndi." |
4 Xhemajl Obrija, i biri Seferit (i fisit Kuç) i lemë në katundin Obrijë e Epër kah dhetshja e katërt e shekullit nândëmbëdhetë, ka ndërrue jetë në vjetin 1908. Në Drenicë (e besa edhe ma gjânë) Xhemajl Obrija vlen edhe sot e kësaj dite si njêni prej pleqnarëve mâ të mençëm qi i ka pasë Kosova. |
5 Me kêtë donte me thânë, qi gjatë atyne shtat ditve qi kishte qendrue aty tue pritë, kishte bisedue me shtat familje, të cillat ishin në gjak e tash ish në gjendje deri diku me i pajtue shtat gjaqe, por jo me shum drejtësi (pa pêj) edhe jo shum mirë, tue lânë fjalë mbrapa (tullat prej balte). |
6 Me kto fjalë donte me thânë se ai e dante pleqnín me drejtësi (me pêj) edhe pa lânë fjalë mbrapa (nuk maroj çamur - baltë dmth. nuk e zhyj pleqnín me fjalë qi mujnë me dalë mâ vonë, por e bajmë ndërtesën me gurë - pastër). Në qoftë se ndonjâni nuk don me u bindë me të mirë e me drejtsi (e qet kryet prej pênit), atëherë e detyroj me u bindë me forcë (i mshoj çekiç krés). Dhe kështu ishte në gjendje me i pajtue dymbëdhet gjaqet (e çoj kullën dymbëdhet katsh). |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhevat Rexhaj: Shqiptarët - Llafe shumë punët mozomokeq
» Vullnet Mato:PSE S’MË LANË NË MOSQENIE ?
» Taksistët e Suboticës: Shqiptarët na lanë pa punë
» Xhenc Bezhi: Bënë kryeplaku lanë katundi
» Albert Zholi:Ç’TË BËJ ME KËTË COPË JETË QË MË LANË

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi