Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit”
Faqja 1 e 1
Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit”
Miqtë dhe armiqtë te varri i “profetit” Nga Veton Rugova |
Tri vjet pas vdekjes, Ibrahim Rugova vazhdon të influencojë skenën politike në Kosovë. Para varrit të Presidentit Ibrahim Rugova u sulen për pelegrinazh liderët kryesorë të vendit. Shkuan Presidenti Fatmir Sejdiu, Kryeministri Hashim Thaçi, Kryesia e çoroditur e LDK-së, Kryetari i LDD-së, Nexhat Daci, dhe Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj. Që të gjithë të përcjellë nga një numër i konsiderueshëm i bashkëpunëtorëve. Po ashtu të gjithë të veshur me të zeza si dhe me nga një tufë me lule. Dhe, po të gjithë folën me pietet për “babanë e pavarësisë”, “liderin shpirtëror”, “njeriun pa të cilin Kosova sot nuk do të ishte këtu ku është”, “ideologjinë dhe filozofinë e tij”, për “Adem Jasharin dhe Ibrahim Rugovën” si dy figurat kryesore të kohës moderne të Kosovës. Vdekja e Presidentit të parë të vendit të njohur ndërkombëtarisht dhe politikanit më popullor për gati dy dekada, i kishte hapur rrugë rikonfigurimit të skenës politike. Hija e tij ka vazhduar të sillet nëpër kokat e liderëve aktualë. Gjatë këtyre viteve, konkurrenca më e fortë për përvetësimin e figurës së Rugovës pas vdekjes, ishte shfaqur nga vet njerëzit e tij, të cilët nga LDK-ja nxorën dy parti – LDK-në dhe LDD-në. Të dyja pretendonin se po trashëgonin “frymën rugoviane”. Më pas kjo ide ishte shfaqur edhe tek lideri i PDK-së Hashim Thaçi i cili tashmë përmendte Rugovën nëpër tubime të ndryshme, duke përdorur termin “President” pa ndonjë hezitim. Populli thotë “rrotullohet dynjaja”. Natyrisht, i pari që kishte mundur të shijonte beneficionet e afrisë me Rugovën, ishte Ramush Haradinaj, i cili në zgjedhjet e para nacionale në vend, kishte kaluar rubikonin duke bërë edhe koalicionin me liderin pacifist. Pikërisht në tre vjetorin e vdekjes, të mërkurën, të gjitha akterët politikë në vend e shndërruan në “Mekë” varrin e Rugovës ndërsa nuk kursyen fjalët glorifikuese për të. Sejdiu zgjodhi fjalë të mëdha për të siguruar lëdëkëistët se kujtimi për Presidentin Rugova mbahet gjallë fuqishëm nga partia, ndërsa Kryeministri i vendit Hashim Thaçi sërish u shfaq tek varri i Rugovës për të rikonfirmuar raportet e shkëlqyeshme me LDK-në partnere e pse jo edhe për të shpresuar në ndonjë votë nga rugovistët. Të njëjtën e bëri edhe Nexhat Daci duke dashur të kujtojë se partia e tij përfaqëson frymën e vërtetë rugoviane, përderisa Ramush Haradinaj po ashtu nuk hezitoi të tregojë se është i interesuar për të ringjallë lidhjet e vjetra. Nuk do mend se ata kanë shkuar edhe për të nderuar, siç e do protokolli, Presidentin e parë të Kosovës. Figura e njeriut që për gati dy dekada u ndodh në qendër të politikës së Kosovës u vlerësua lartë nga liderë të vendit, pa dallim. Ky ishte përvjetori i parë i shënimit të vdekjes së Rugovës në Kosovën e pavarur. Për të vdekurin vetëm fjalë të mira, por, jo edhe për të gjallët. 26/01/2009 : |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Milazim Kadriu: Intervistë Ekskluzive me Agim Rexhepin, kryetar i Shoqatës “Miqtë e Amerikës, Miqtë e Bill Klintonit”
» Armiqte e Demokracise
» Enver Bytyçi:Guximi për të mos u bërë palë me armiqtë e Kosovës
» Gruber: Kurani nuk ndalon fotografitë e Profetit Muhamed
» Mediat në Australi publikojnë një karikaturë të Profetit Muhamed (Foto)
» Armiqte e Demokracise
» Enver Bytyçi:Guximi për të mos u bërë palë me armiqtë e Kosovës
» Gruber: Kurani nuk ndalon fotografitë e Profetit Muhamed
» Mediat në Australi publikojnë një karikaturë të Profetit Muhamed (Foto)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi