Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
Faqja 1 e 1
Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
Zemra Shqiptare | ||
Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve Kandidati per cmimin Nobel ne letersi, ne 72-vjetorin e lindjes. Gjithcka per penen e vyer shqiptare qe perkthehet ne dhjetera vende te botes
*** Kadare kaloi femijerine ne qytetin e gurte te Gjirokastres dhe jeta mitike qe ofron ky qytet duket se la gjurme te thella ne gjithe jeten dhe krijimtarine e tij. Shkollen e mesme e kreu ne gjimnazin "Asim Zeneli". Me pas kreu studimet e larta ne Fakultetin e Historise e te Filologjise ne Universitetin e Tiranes, pastaj ne Institutin "Gorki" te Letersise Boterore ne Moske. Kadareja ka punuar ne gazeten "Drita", e me pas drejtoi revisten "Les letres albanaises". Pergjithesisht vepra e Kadarese eshte e sunduar prej mitit te se shkuares, evokimit te lavdise se dikurshme. Kadare synon ta cliroje njeriun shqiptar prej akuzash qe e kane ndjekur nder shekuj, duke perfshire akuzen si popull i lindur me instinktin e luftes dhe te mercenarizmit, binjak me armen dhe peng i saj. Raporti midis jetes dhe vdekjes, midis te gjalleve dhe varreve, midis brezit qe shkoi dhe atij qe vjen, nje nga raportet me thelbesore te qenies njerezore, perben nje rregullator te mbifuqishem te gjithe yllesise se veprave te Kadarese. Synimi paresor i cdo letersie serioze qe te qendroje mbi kohen dhe hapesiren zuri vend kryesor qe te romani "Gjenerali i ushtrise se vdekur". Sa shume i perkthyer Vepra e Ismail Kadarese eshte perkthyer ne 32 gjuhe te huaja, duke arritur keshtu nje rekord te perhapjes ne tere boten e qyteteruar. Ne fushen e prozes, Ismail Kadare ka levruar tregimin, novelen dhe romanin. Prozen e tij e karakterizojne pergjithesimet e gjera historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thelle i shprehur shpesh me ane te paraboles, mbi bazen e asociacionit apo te analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrise se vdekur" (1964) eshte shpirti liridashes i popullit shqiptar. Temen e shpirtit te pamposhtur te shqiptareve neper shekuj autori e trajtoi edhe ne romanin Keshtjella (1975). Ne romanin "Kronike ne gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjine provinciale , nderkohe qe probleme te rendesishme te historise jane trajtuar edhe ne permbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe Gjakftohtesia (1980). E vecanta e tij, kendveshtrimi E vecanta e Ismail Kadarese shfaqet sidomos ne trajtimin, nga nje kendveshtrim i ri, i temes historike dhe ne tingellimin e mprehte aktual qe eshte i afte t'i jape asaj. Nje nga krijimet me te shquara te Ismail Kadarese dhe te te gjithe letersise se re shqiptare eshte romani "Dimri i madh" (1977). Veprat me te mira te Ismail Kadarese jane perkthyer ne shume gjuhe te botes dhe jane pritur shume mire nga publiku lexues. Por edhe poezia e Ismail Kadarese eshte nje prej zhvillimeve me novatore ne vjersherimin shqip gjate nje gjysme shekulli. Ajo shprehu vendosmerine e shkrimtareve te brezit te viteve '60 per te realizuar qellime estetike te ndryshme prej paraardhesve. Fillesat epiko-lirike "Frymezime djaloshare" (1954), "Enderrimet" (1957), "Enderr industriale" (1960), "Shekulli im" (1961), "Poeme e blinduar" (1962), "Perse mendohen keto male" (1964), "Shqiponjat fluturojne lart" (1966), "Motive me diell" (1968), "Koha" (1976), "Shqiperia dhe tri Romat", perbejne titujt kryesore te vepres poetike te Kadarese. Ismail Kadare, ne periudhen e pare te krijimtarise se tij, u terhoq pas poemes epiko-lirike. Ne prirjen e pergjithshme ai nuk u shkeput prej frymes monumentalizuese te poezise se meparshme, por e kushtezoi kete me tipin e njeriut shqiptar, te historise se tij kombetare, te fatit te tij neper shekuj. Thuajse ne te gjitha poemat e shkruara ne vitet '60 -'70 ka nje gershetim te mjeteve te reja te te shprehurit me menyren tradicionale te te veshtruarit te jetes dhe te historise. Poezi e qarte, pa ekuivoke Poezia e Kadarese, ndryshe prej prozes se tij, eshte pergjithesisht e qarte, pa ekuivoke, shpesh marciale, thuajse perhere optimiste. Ajo, ne kritiken zyrtare, eshte pritur si pasurim problematik i poezise shqipe, vecanerisht me temen e qendreses shumeshekullore te popullit shqiptar ne rrugen e tij te gjate te historise. Poezia e tij eshte poezi e sfidave te medha shqiptare. Ajo eshte e pershkuar nga qendrimi hyjnizues ndaj historise kombetare, ndaj lavdise se tyre, ndaj tokes se te pareve, ndaj gjuhes shqipe. Qendresa hyn ne poezine e Kadarese qysh prej koherave antike, deri ne periudhat me te aferta te historise. Vecmas ajo lidhet me "motin e madh", te epokes se Gjergj Kastriotit. Por Kadare hyjnizoi nje periudhe me te hershme se kjo, qe ishte mitizuar me heret prej Rilindjes Kombetare: periudhen e humanizmit evropian (sic mendon shkenca e historise, kjo periudhe e gjeti Shqiperine ne te njejten shkalle zhvillimi me anen tjeter te Adriatikut), e cila pati shprehjen e saj dhe ne njeriun dhe qyteterimin shqiptar. Poema epiko-lirike shqipe arriti nje nivel te larte afirmimi me vepra te tilla te I. Kadarese, si "Perse mendohen keto male" dhe "Shqiponjat fluturojne lart", pastaj me "Shekulli i 20-te", "Poeme e blinduar", "Shqiperia dhe tri Romat" e vepra te tjera. Edhe abstraksion Poezia e Kadarese eshte e prirur drejt sintetizmit dhe abstraksionit. Ne kete cilesi poezia e Kadarese te sjell ndermend vjersherimin e Migjenit. Sintetizmi shfaqet ne mungesen e cfaredo subjekti apo elementi te subjektit. Poemat e Kadarese, pergjithesisht poezia e tij, jane art mendimi, pa elemente te rrefimit (narracionit). Si te tilla, si poema mendimi, ato ofrojne shumesi leximesh, ne kohe dhe ne mjedise te ndryshme. Gjithashtu poezia intime e Kadarese pershkruhet nga malli per qytetin e lindjes, per njerezit qe lane gjurme ne femijerine e tij, per atdheun kur ndodhet larg tij, per kohen studentore, vajzat dhe rruget e Moskes kur eshte ne atdhè dhe mbi te gjitha, per vajzen qe le gjurme ne shpirtin e tij, por qe pergjithesisht ndodhet larg. Protagonist dhe ne jeten politike Eshte fakt qe Kadare ka qene dhe eshte protagonist i jetes politike dhe i mendimit te vendit qysh prej viteve '60. Edhe pse ne fund te vitit 1990, Kadare u largua se bashku me familjen ne Paris, ai mbajti lidhje me Shqiperine. Ai eshte nje nga personalitetet me te shquara te kultures shqiptare, ambasador i saj ne bote, eshte shkrimtari qe i ktheu mitet legjendare ne realitet, shkrimtari qe beri histori prej prehistorise; pa rene ne kunderthenie me vetveten dhe gjykimin modern, ai arsyetoi estetikisht ne menyre te perkore dhe per kohen absolute. Ne Shqiperine e ndodhur ne udhekryq vepra e Kadarese ka qene dhe mbetet nje shprese apo nje ogur i bardhe per te. Ismail Kadare eshte autor i shume veprave ne poezi e proze, laureat i shume cmimeve kombetare, kandidat i cmimit Nobel per shume vite me radhe, anetar i Akademise se Shkencave te Shqiperise dhe Anetar i Akademise Franceze te Shkencave Morale. Vepra te Kadarese: Frymezime djaloshare - 1954 Shekulli im - (1961) Gjenerali i ushtrise se vdekur - roman- 1963 Perse mendohen keto male - 1964 Dasma - 1968 Motive me diell - (1968) Keshtjella - roman - 1970 Kronike ne gur - roman - 1971 Koha (1976) Dimri i madh - roman - 1977 Ura me tri harqe - 1978 Prilli i thyer - 1980 Gjakftohtesia - permbledhje novelash - 1980 Koha e shkrimeve - 1986 Koncert ne fund te dimrit - 1988 Vepra Letrare - 1981-1989 Dosja H - 1990 Piramida - 1992 Shqiperi - 1995 Pallati i endrrave - 1996 Dialog me Alain Bosquet - 1996 Spiritus - roman- 1996 Kusheriri i engjejve - ese- 1997 Poezi - 1997 Kombi shqiptar ne prag te mijevjecarit te trete - ese- 1998 Tri kenge zie per Kosoven - triptik - 1998 Ikja e shtergut - tregim - 1999 Qorrfermani - roman - 1999 Vjedhja e gjumit mbreteror - tregime - 1999 Ra ky mort e u pame - ditar per Kosoven, artikuj, letra - 2000 Kohe barbare (Nga Shqiperia ne Kosove) - biseda - 2000 Breznite e Hankonateve - 2000 Bisede permes hekurash - 2000 Elegji per Kosoven - 2000 Lulet e ftohta te marsit - roman - 2000 Unaza ne kthetra - 2001 Eskili, ky humbes i madh - 2001 (ribotim) Qyteti pa reklama - roman - 2001 Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002 Pasardhesi - roman - 2004 Identiteti evropian i shqiptareve - 2006 Hamleti, princi i veshtire - Sprove - 2006 29 Janar 2008, Koha Jone |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
Ja veprat që Kadare ka botuar gjatë gjithë jetës |
Kadare është nderuar me titullin e lartë "Nderi i Kombit", ndërsa bën pjesë në Akademinë Franceze ndër 12 anëtarë-shok të huaj të kësaj akademie apo edhe i Akademisë së Berlinit.
Veprat
Vepra e Ismail Kadaresë është përkthyer në 32 gjuhë të huaja, duke arritur kështu një rekord të përhapjes në tërë botën e qytetëruar. Në fushën e prozës, Ismail Kadare ka lëvruar tregimin, novelën dhe romanin. Prozën e tij e karakterizojnë përgjithësimet e gjëra historiko-filozofike, subjekti i ngjeshur dhe mendimi i thellë i shprehur shpesh me anë të parabolës, mbi bazën e asociacionit apo të analogjive historike. Ideja e romanit "Gjenerali i ushtrisë së vdekur" (1964) është shpirti liridashës i popullit shqiptar. Temën e shpirtit të pamposhtur të shqiptarëve nëpër shekuj autori e trajtoi edhe në romanin "Kështjella" (1975). Në romanin "Kronikë në gur" (1970) Kadare kritikoi psikologjinë provinciale , ndërkohë që probleme të rëndësishme të historisë janë trajtuar edhe në përmbledhjet me tregime e novela "Emblema e dikurshme" (1977), "Ura me tri harqe" (1978) dhe "Gjakftohtësia" (1980). E veçanta e Ismail Kadaresë shfaqet sidomos në trajtimin, nga një këndvështrim i ri, i temës historike dhe në tingëllimin e mprehtë aktual që është i aftë t'i japë asaj. Një nga krijimet më të shquara të Ismail Kadaresë dhe të të gjithë letërsisë së re shqiptare është romani "Dimri i madh" (1977). Veprat më të mira të Ismail Kadaresë janë përkthyer në shumë gjuhë të botës dhe janë pritur shumë mirë nga publiku lexues.
Jeta
Ismail Kadare, shkrimtari më i madh i letrave shqipe, kandidat i çmimit "Nobel" në letërsi, lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër. Kadare kaloi fëmijërinë në qytetin e gurtë të Gjirokastrës dhe jeta mitike që ofron ky qytet duket se la gjurmë të thella në gjithë jetën dhe krijimtarinë e tij. Shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "Asim Zeneli". Më pas kreu studimet e larta në Fakultetin e Historisë e të Filologjisë në Universitetin e Tiranës, pastaj në Institutin "Gorki" të Letërsisë Botërore në Moskë. Kadareja ka punuar në gazetën "Drita", e më pas drejtoi revistën "Les letres albanaises". Edhe pse në fund të vitit 1990, Kadare u largua së bashku me familjen në Paris, ai mbajti lidhje me Shqipërinë.
Vepra te Kadarese
Frymëzime djaloshare - 1954
Shekulli im - (1961)
Gjenerali i ushtrisë së vdekur - roman- 1963
Përse mendohen këto male - 1964
Dasma - 1968
Motive me diell - (1968)
Kështjella - roman - 1970
Kronikë në gur - roman - 1971
Koha (1976)
Dimri i madh - roman - 1977
Ura me tri harqe - 1978
Prilli i thyer - 1980
Gjakftohtësia - përmbledhje novelash - 1980
Koha e shkrimeve - 1986
Koncert në fund të dimrit - 1988
Vepra Letrare - 1981-1989
Dosja H - 1990
Piramida - 1992
Hija-1994
Shqipëri - 1995
Pallati i ëndrrave - 1996
Dialog me Alain Bosquet - 1996
Spiritus - roman- 1996
Kushëriri i engjëjve - ese- 1997
Poezi - 1997
Kombi shqiptar në prag të mijëvjeçarit të tretë - ese- 1998
Tri këngë zie për Kosovën - triptik - 1998
Ikja e shtërgut - tregim - 1999
Qorrfermani - roman - 1999
Vjedhja e gjumit mbretëror - tregime - 1999
Ra ky mort e u pamë - ditar për Kosovën, artikuj, letra - 2000
Kohë barbare (Nga Shqipëria në Kosovë) - biseda - 2000
Breznitë e Hankonatëve - 2000
Bisedë përmes hekurash - 2000
Elegji për Kosovën - 2000
Lulet e ftohta të marsit - roman - 2000
Unaza në kthetra - 2001
Eskili, ky humbës i madh - 2001 (ribotim)
Qyteti pa reklama - roman - 2001
Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - roman - 2002
Pasardhësi - roman - 2004
Identiteti evropian i shqiptarëve - 2006
Hamleti, princi i vështirë - Sprovë - 2006
Përkthimi i veprave të Kadaresë në gjuhë të ndryshme të botës:
1. Gjenerali i ushtrisë së vdekur - 28 gjuhë
2. Kronikë në gur - 15 gjuhë
3. Pallati i Ëndrrave - 15 gjuhë
4. Kështjella / Daullet e shiut - 14 gjuhë
5. Prilli i thyer - 13 gjuhë
6. Dosja H. - 12 gjuhë
7. Piramida - 12 gjuhë
8. Kush e solli Doruntinën - 11 gjuhë
9. Tri këngë zie për Kosovën - 11 gjuhë
10. Ura me tri harqe - 9 gjuhë
11. Pashallëqet e mëdha / Kamarja e turpit - 8 gjuhë
12. Koncert në fund të dimrit / Koncerti - 7 gjuhë
13. Dasma / Lëkura e daulles - 7 gjuhë
14. Përbindëshi - 7 gjuhë
15. Lulet e ftohta të marsit - 7 gjuhë
16. Muzgu i perëndive të stepës - 5 gjuhë
17. Nga një dhjetor në tjetrin / Pranverë shqiptare - 5 gjuhë
18. Nëntori i një kryeqyteti - 5 gjuhë
19. Dimri i vetmisë / Dimri i madh -4 gjuhë
20. Eskili, ky humbës i madh - 4 gjuhë
21. Viti i mbrapshtë - 3 gjuhë
22. Spiritus - 3 gjuhë
23. Nata me hënë - 3 gjuhë
24. Vajza e Agamemnonit - 3 gjuhë
25. Pasardhësi - 3 gjuhë
26. Shkaba - 2 gjuhë
27. Qorrfermani - 2 gjuhë
28. Ftesë në studio - 2 gjuhë
29. Hija - 2 gjuhë
30. Qyteti pa reklama - 2 gjuhë
31. Ikja e shtërgut - 2 gjuhë
32. Legjenda e legjendave - 1 gjuhë
33. Dialog me Alain Bosquet- 1 gjuhë
34. Ra ky mort e u pamë - 1 gjuhë
35. Jeta, loja dhe vdekja e Lul Mazrekut - 1 gjuhë
36. Pesha e kryqit - 1 gjuhë
37. Kohë barbare - 1 gjuhë
38. Katër përkthyesit - 1 gjuhë
39. Stinë e keqe në Olimp - 1 gjuhë
40. Poezi - 1 gjuhë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
Dekoratat e Kadarese
Rezultatet e para të fushatës së egër që pat shpërthyer kundër Ismail Kadaresë ishin neveri,ndoht, pështirosje! Qe e neveritshme të shihje, se si një takëm shqiptarësh u vërsulën të çirren e pështyjnë mbi një nga ikonat më të çmuara që kultura kombëtare ka arritur të nxjerrë në vetrinën botërore. Duke shpresuar që kjo shpluhurosje dhe keqpërdorje e një ngjarjeje familjare, ndodhur 24 vjet më parë, do të fillojë të fashitet, them se ky ka qenë një nga episodet më të fuqishëm për të testuar klimën e helmuar të Shqipërisë së këtyre kohërave. Për afro një muaj rresht, hithrat e urrejtjes fshikulluan e fshikulluan përbindshëm e pa pikë mëshire fshehtësitë intime e delikate, të familjeve dhe individëve. U shfaqën e rishfaqën mizëri filmash, të gjatë dhe të shkurtër, por që të tërë subjektivë, mbi të njëjtën ngjarje, nga më të rëndomtat.
Ish e rëndomtë, pasi nuk ka më të përditëshme ngjarje, se shqetësimet prindërore për fëmijët. Nuk ka më të rëndomtë e të zakonshme, se ankesat në polici. Nuk kish më të rëndomtë e më të zakonshëm, se trajtimi çnjerëzor i policisë dhe hetuesisë së atyre viteve. Ata mund të godisnin me grushta dhe çizme një djalë të ri, po aq lehtë sa edhe një zonjë të moshuar, apo një grua shtatzënë. E përdor fjalën “rëndomtë” apo “zakonshëm” e ndërkohë e pranoj me keqardhje të thellë, se për nënën e djalit të gjymtuar,ky cilësim është i papërshtatshëm. Për të gjorën grua, trajtimi që iu bë djalit të saj, është vërtet krimi më i madh i rruzullit. Por Ismail Kadare, krenaria e letërsisë tonë kombëtare, nuk mund të ketë pjesë në të. Dhe është që e përmendim dhe e vazhdojmë këtë hamendje. Në të kundërt, unë jam mijë përqind i bindur se, edhe pa dorë në to, për një natyrë të brishtë e poetike si e Ismailit, vuajtjet, torturat dhe gjymtimet e një familje, do të kenë qenë për vite një dhimbje e thellë dhe e heshtur brenda tij. Dhe rendja e ca ministrave të Brendshëm dhe ca hetuesve për të dëshmuar, se shkrimtari nuk kish ndikim në ngjarje, lanë një shije të keqe, po aq sa dhe i dëshmive të kundërta, të atyre kryehetuesve e ministrave të tjerë, të atyre që e urrejnë Kadarenë që kur është krijuar gjithësia. Mirë dëshmon zoti Isai, që qytetari Ismail Kadare, thjesht, u ankua për bezdinë dhe nuk kërkoi ndëshkim, por kush i bëri ndëshkimet? Kush internoi dhe masakroi? Si mund të pretendojë Isai, shefi i ofiçinës së torturave, se duke dalë në krah të shkrimtarit, do të fitojë admirimin tonë për shpirtmadhësinë e tij?! Se në thelb të thelbit, kjo ngjarje aty e merr rrugën dhe bujën. Ishim në prag të rihapjes së morgut me kufomën ende të pakallur të komunizmit. Ishim në ditët kur Kadareja u shpreh fuqishëm për Gjyqin e Madh të së kaluarës naziste të Shqipërisë. Dhe, o qiell hapu!, hijenat e së kaluarës vendosën ta ndëshkojnë atë të parin! Çfarë rrodhi nga ajo ngjarje e ‘82-shit, sipas tyre, paskesh qenë krimi më i madh i komunizmit, që na kërkon Këshilli i Europës! Këtej duhet filluar, thanë ata!!! Është fati i Kadaresë. Është haraçi që duhet të paguajë njeriu më i shquar, që nuk pranon të hiqet mënjanë në strehëzën e studjos, por ngre aktivisht zërin për shëndoshjen e demokracisë, për zgjidhjen e çështjes kombëtare, për drejtësi shoqërore. Dhe vemë re se tërë skorjet e diktaturës me të po merren. U duhet ta nxjerrin si njeriun më të përndjekur? - Atë zgjedhin! U duhet ta venë në krye të listës për keqtrajtimet, burgimet dhe internimet? - Me të fillojnë! Duket sikur bëjnë me ne një pazar të ndyrë e na thonë: doni t’i rëzojmë tërë monumentet e kohës së komunizmit? Do të rëzojmë edhe Kadarenë tuaj, ama! Është me të vërtetë tronditëse të lexosh, mbi rreshta dhe nën rreshta, urrejtjen që shprehin nëpër hkrimet e tyre ca militantë të vjetër, ca inatçinj veteranë, që nuk arritën dot ta shohin shkrimtarin përmbys, ashtu si dëshironin. Dhe pa dyshim do të gjenden gazeta për ta. Janë gazeta të hapura enkas, që e dinin dhe e prisnin këtë ditë. Misioni i tyre është vetëpërkëdhelja, ripërtypja e një kohe që përmban lavdi vetëm në përfytyrimet e tyre. Ato ia përmendin me ashk mosmirënjohjen, atij çanakpërmbysësit Kadare, përmendin privilegjet që i janë bërë, veturat, mbrojtjet, simpatitë e Komandantit, daljet jashtë shtetit… Dhe befas mua më lind një zjarr i brendshëm, e ndjej se si shpërfytyrohem, kur më ikën humori, kur nuk jam më i zoti as të tallem dhe më kaplon tërbimi: Racë e mallkuar, që tmerrësisht gjatë, po vonon të shuhesh, a vërtet Ismail Kadare është njeriu që duhet vënë në shënjestër?! Këtij, njeriut kaq të vlertë, i duhen kujtuar veturat dhe të mirat e asaj bote?! Po a nuk meritonte shkrimtari më i shquar i Shqipërisë një talent i jashtzakonshëm, botërisht i njohur, një çikë komoditet, një trajtim më të mirë se tërë furxhinjtë, karrocierët e brigadierët, që mblodhi diktatori rreth vetes?! A nuk meritonte një shqiptar dinjitoz si ai, të shfaqej nëpër sheshet e kryeqyteteve të Evropës, më shumë se korrierët trushkulur diplomatikë, badigardët tuaj pa sy e pa veshë?! Ishte vallë kaq nder i madh të kish një vend në Kuvend, njeriu që më shumë se kushdo mund ta përfaqësojë këtë truall, njeriu që ka lartësuar e lartëson krenarinë, virtutet e racës shqiptare që në agimet e tij kombi i pati dhe më pas i borri?! Cilën mirënjohje ju ka borxh juve, njeriu që përkundër ushqimit më të varfëruar të sofrave, solli për fatin e tërë shqiptarëve ushqimin më të pasur shpirtëror të rafteve, bangove të fillores dhe auditoreve. Duhet të kish kahje të kundërt mirënjohja, nëse ka mbetur mirënjohje në botën shqiptare, kahjen drejt mjeshtrit, që edukoi dhjetra e dhjetra shkrimtarë e poetë të rinj, u çau atyre udhën e abstragimit, u zbuloi atyre thesarin e metaforave, u tregoi konkretisht se si me guxim në figurat letrare, të martojnë të pamartueshmet, mprehu më së miri shijet e lexuesit të burgosur shqiptar! Në konferencat albanologjike nëpër botë, duheshin dërguar vallë gjuhëtarët e atrofizuar, apo ky mjeshtër i rrallë, kopshtari më i përkushtuar i gjuhës shqipe dhe i dashuruari më fanatik i saj?! Tek ia përmendni, nuk mendoni, a vallë, ky person, ka qenë ai më i dekoruari, më i mirëtrajtuari dhe më i përkëdheluri shkrimtar i diktaturës? Pa kujtohuni, kujtohuni, se mos ndofta kanë qënë dhe ca të tjerë, që ashtu, të vdekur, duken si të nderuar, vetëm nga që nuk i ze askush në gojë dhe po aq të nderuar do të mbeten pasi askush, kurrë, nuk ka për t’i zënë? Nuk do ta provojnë fshikullin e tërbimit tuaj ata, shkrimtarët e kolkozit shqiptar, të kulakëve e diversantëve, kuptohet. Nuk do t’u përmendni atyre favoret, se si u bënë deputetë e morën çmime e tituj të lakmueshëm! (Dhe këtej e tutje do të kujtohen vetëm për ata çmime e tituj, teksa veprat e tyre të shëmtuara do të duken të mira për sa kohë do të mbahen nën kapakun e gurtë të harresës. Se po dolën nën dritat e këtij shekulli!…). Ata që e duan Ismail Kadarenë, në këto ditë të stuhishme, janë tronditur, skandalizuar e neveritur nga ky shkumbëzim urrejtjeje i Nexhmie Hoxhës dhe i qenëve të diktaturës. Shumë kanë përfytyrimin, se pas kësaj, Kadareja lëngon diku i dërmuar, i përmbysur e i dëshpëruar nga trajtimi mizor që iu bë. Jam i sigurtë se ata gabohen derrçe!. Jo se unë e njoh më mirë nga të tjerët, por jam i bindur se nga ky episod domethënës, ky luan i letërsisë shqipe, po del me përfitim të madh. Në përballimin e kësaj furtune Ismail Kadare ka qenë i vetëdijshëm se cilët ishin kundërshtarët e tij e cilët nuk kish me vete. Ishte kundër tij kuçedra e plagosur e udhëheqjes komuniste. Ishte Sigurimi i Shtetit, me atë taborin e burrave lëkurëndritur, që mbahen mend të veshur me ato kostumet prej doku gri e bojëqielli, që nuk ia dolën e nuk ia dolën dot, ta shtrijnë shkrimtarin nën këmbët e tyre. Se, pavarësisht nga ironitë që kemi shkrepur pafepuf, ndaj “persekutimeve” të Kadaresë, duhet ta themi ndershmërisht egojëplotë, se urrejtja reciproke mes tij dhe Sigurimit Shqiptar, ka qenë e paprerë, tepër e egër, bile e lexueshme qartë. Ato vizatime karakteresh tëshefave të kuadrit, ato përshkrime të holla të të vetëndjerit dhe bëmave të “trimave” të Sigurimit në parathënien e “Thikave”, ajo tablo alegorike e “Pallatit të Ëndrrave”, që dukeshin si të shkruara jo me bojë, por me serrë të zezë, nuk mund të mos ndeshnin hungërrimën e tyre. Kundër, Kadareja, do të kishte edhe shumicën e politikanve të sotëm, të cilët jo njëherë janë përqeshur e fshikulluar prej tij. I duhen llogaritur kundër gjithë ato që përmendëm, ato fletushkat, që më mirë se me gazeta, mund t’i krahasosh me muret e WC-ve, ku me copa graffiti, pa vrasje ndërgjegje, shkruhen fjalë të ndyta e vizatohen fundet e barqeve. Dihej që Ismaili, nuk do të kish me vete, pastaj, edhe shtresën e të persekutuarve të regjimit komunist, ata të “përmbysurit” e famshëm, që në prozën e Kadaresë e ndjenin veten të trajtuar me krupë dhe gjithmonë u është dukur, se nuk pat qenë fare nevoja, që Enveri ta frymëzonte hiç krijuesin, kundër tyre. Dhe së fundi, pas më të madhit shkrimtar të vendit, si në çdo vend të botës, nuk do të ishte masa e gjërë e shkrimtarve të tjerë, e zvarranikëve, mediokërve, por dhe e shkrimtarve me njëfarë emri, që me varrosjen e më të mirit të llojit, presin përjetësisht, një ngjitje në shkallaret e vlerave. E pra, nga kjo provë zjarri Kadareja doli, paradoksalisht, më i fituar. Dhe ky është rezultati i vërtetë i kësaj fushate. Atë ngjarje të turbullt të ‘82-shit e patën përgojuar shumë e shumë, mbi zë dhe nënëzë. Dhe tani, me gjithë trazimin që solli në jetët intime, ajo shpërtheu në sipërfaqe, për të mos u zënë më kurrë në gojë. Por ama u kuptua se kush ishte në të vërtetë pala, që desh të bënte me këtë ngjarje, një minë. Dhe kjo gjë u lexua drejt. Kam bindjen e patundur, se asnjëherë Kadareja nuk i ka pasur shkrimtarët me vete më shumë se këtë herë. Nuk e sajuan dhe as e pompuan shkrimtarët, historinë fatkeqe që u përfol kaqë gjatë. Nuk ishin aspak shkrimtarët, gjeneratorët e intrigës. Nuk ishte një konflikt me mediokritetin, siç u munduan ta shpjegojnë bukur psikoanalitikisht, por jo drejt, disa opinionistë. Absolutisht jo! Me plot gjasa, edhe politikanët e rinj të pas komunizmit, do të jenë ndërgjegjësuar seç vlera përfaqëson personaliteti që u muar paturpësisht nëpër gojë dhe se si duhet mbrojtur ai këtej e tutje. Gjithashtu kam bindjen e plotë, të patundur, se e tërë shtresa e të goditurve nga regjimi i Hoxhës e kuptoi se këtë radhë Kadareja, ish edhe i tyrja, më shumë se kurrë, se nuk mund të mos jetë i gjithë shqiptarëve, shkrimtari më i mirë i Shqipërisë dhe se ai kish nevojë për përkrahjen e tyre. Dhe ia dhanë e po ia japin, ashtu të ndrojtur, siç janë të ndrojtur edhe në luftën për kërkesat e tyre. Kur u shfaq qartë, që garda bolshevike e ka vënë këtë fatos të fjalës së shkruar në vijën e vetme të shënjestrës, pasi ky, më shumë se çdo parti, më me këmbëngulje se kushdo tjetër, ka vendosur t’i shkojë deri në fund përpjekjes për denazifikim, pjesa më e shëndoshë e opinionit kombëtar, brenda dhe jashtë atdheut, u rreshtua pas Ismail Kadaresë. Ja pra ç’prisnin e ç’i bënë Ismail Kadaresë, këto hiena! Ata në vaktin e tyre e bënë Ismail Kadarenë me grada, tituj dhe ofiqe. E bënë deputet, nënkryetar e laureat gjithëfarësh. E dekoruan me të gjitha llojet e çmimeve, të kombit e të republikës. Por këtë rradhë me egërsinë e luftës, me shpalosjen e urrejtjes për të, i kanë dhënë, pa dashje, çmimin më të lartë, nderimin më sublim, që mund të japë ndonjëherë ndonjë diktaturë. Urrejtja e tyre e tërbuar është dekorata më e lartë që i është dhënë atij në atdheun e vet! Dhe një herë të vetme, për herë të parë, duket se populli shqiptar është njëzëri dhe një mëndje me diktaturën: Ismail Kadare e meriton urrejtjen e saj. Ai e meriton plotësisht dekoratën e shquar! Le ta përgëzojmë të gjithë për këtë!

Kadare |
PER TE HARRUAR NJË GRUA
Po tani ç’të bëj, thashë me vete, duke vështruar me radhë flegrat e lagura, të mbufatura nga shiu. Pastaj qilimin, derën, prej nga pak kohë më parë ajo kishte dalë, hirnoren e cigareve, me fjalët “Hotel Turizmi” anash. Një copë herë u vërtita nëpër dhomë, gjersa këmbët më çuan pranë derës. Qëndrova pikërisht te vendi ku ajo më kishte përqafuar ndërsa dilte, me një përqafim që s’ishte as ndarje dhe as premtim për diçka më të mirë. Një përqafim i tillë te dera, pas një pasditeje të stuhishme, përfytyrohej, zakonisht, në sfond të dënesës, të pendimit për fjalët e ashpra dhe me buzë që synojnë drejt njëra-tjetrës për të falur gjithçka. Por asgjë e tillë s’kishte ndodhur. Unë i kisha mbajtur duart në xhepa, madje i kisha rrasur më thellë dhe, i ngrirë si dru, ndjeva buzët e saj te qafa dhe pastaj te cepi i gojës dhe prekjen e furishme të flokëve. Mundimshëm ndjeva nevojën ta përqafoja, sipas ritualit mijëvjeçar të mbarimit të grindjeve, por një gips mortor, i ikur nga kushedi ç’shtatore, s’më la të lëvizja. S’isha penduar për asgjë. Isha vetëm i lodhur. Në hirnore, dhjetëra bishtat e cigareve, të rënë njëri mbi tjetrin, si në një masakër (të sajtë si të vrarët e njërës palë, asaj pale që për t’u njohur mbante një rrip të kuq, dalloheshin vërtet nga shenja e të kuqit të buzëve), jepnin më mirë se çdo gjë atë që kishte ndodhur: furinë, shpjegimin e vështirë, fajësimet e ndërsjella që i kishim bërë njëri-tjetrit, lotët e pafund të saj. Sikur të kishte gjëkund një muze të hidhërimit, do ta kisha çuar atë hirnore. Isha i lodhur. Gojën e kisha të hidhur. Doja të pushoja me çdo kusht. Me mosbesim vështrova shtratin, velenxën sipër tij dhe nënkresën. Vërtet shpresoja se mund të flija? Më erdhi të qeshja, kaq e pamundur m’u duk kjo. Shushurima e shiut vinte që jashtë zbutëse. Duhej ta harroja me çdo kusht, ta nxirrja nga vetja ime atë grua. Por, së pari, duhej të nxirrja atë mbrëmje. Ishte gjëja më e ngutshme. Duhej ta nxirrja atë grua, sepse gëzimet që më jepte ishin përherë më të pakta se mërzia. E gjeta veten duke lëvizur nëpër ato pjesë të dhomës ku kishim lëvizur dhe ishim zhvendosur të dy gjatë atyre orëve të çmendura. Dhe përsëri hirnorja me bishtat e cigareve më mbajti në vend. E mora, e ktheva në pëllëmbë të dorës atë grusht bishtash, si të kisha përpara syve një gjë të pabesueshme. Të ftohura, të shkrumbuara vende-vende, ishin tani ato që pak më parë kishin qenë më afër se çdo gjë tjetër pranë fjalëve tona, frymëmarrjes së furishme, pendimit, dënesës. Iu afrova dritares, shtyva flegrën dhe i flaka përjashta, në terr. Kështu hidhet hiri i të vdekurve, kur e lënë me testament, mendova. Duhej ta harroja patjetër atë grua. Të përdorja gjithë mekanizmin e trurit tim për ta zhvlerësuar. Ta godisja nga pika të ndryshme, në mënyrë që, kur të vinte ora e harrimit, ta kisha të lehtë rrënimin e saj. Kisha ende një keqardhje të fundit për këtë, por isha i bindur se s’kishte rrugë tjetër. Do të shtrihesha pas pak horizontalisht (e kisha vënë re se në atë qëndrim mendoja gjërat më shkatërruese) dhe do të filloja... Do t’i ndiente vallë buldozerët që larg, në shtratin ku, ashtu si unë, me siguri, nuk flinte? Dhe, papritur, më shkrepi në kokë një mendim: e sikur ta shkruaja gjithë këtë? E shkruar, ndoshta kjo mbrëmje mund të nxirrej më lehtë nga vetja. Ta trupëzoja për ta vrarë më lehtësisht. Ashtu do të bëja. Për çudi, siç më ndodhte përherë në kësi rastesh, mendimi i të shkruarit më dha qetësi. Si avioni që e nxjerr trupin e vet nga zona e stuhisë, ajo ide, më shpejt se ç’e mendoja, më nxori nga gjendja delirante në një shtresë më të qetë, sipër furtunës. Dhe më parë se ç’e prisja, fjeta. E njoha Polin e Jugut që larg (dallohej shtypja, ashtu siç e kisha mësuar në gjeografinë e tetëvjeçares). Dëgjohej një goditje e mbytur veglash. Kur iu afrova edhe më, pashë se atë zhurmë e shkaktonin tre njerëz me shtat të shkurtër. Diçka po bënin me boshtin e tokës. Nuk u bezdisën aspak nga prania ime dhe vazhduan punën e tyre. Dukej si një riparim. Nuk e di nëse i pyeta ç’bënin ashtu apo vetvetiu m’u bë e qartë: po bënin një ndreqje në bosht. Një ndryshim, me sa dukej, në shpejtësinë e rrotullimit. Prej kësaj do të sajoheshin ditë të ndryshme, jo njëzetekatërorëshe, si më parë, por tridhjetetetorëshe. Kurse netët do të ishin njëzetedyorëshe. Sipas studimeve dhe pyetësorëve të ndryshëm, paskësh qenë më mirë kështu. Kisha përshtypjen se diku kisha lexuar në shtyp për këtë gjë. Desha t’i pyes: e kur do të fillonte ky kalendar i ri, por, s’di se pse, i pyeta për tjetër gjë: meqenëse merreshin me gjëra të tilla, me siguri, mund të zbërthenin nga bota copa të kohës. Posi, u përgjigjën ata. Pra, e bënin edhe këtë dhe ndihej që s’e kishin të vështirë. O Zot, sa e thjeshtë paskësh qenë ajo që dukej e pamundur: të shkulja nga vetja gjithë atë hidhërim. U mundova t’ua shpjegoja, doja të hiqja nga vetja ime një ditë ose, më saktë, një mbrëmje të hidhur. Ata qeshën. Një mbrëmje? Po ne punojmë me copa të mëdha. Gjysma shekujsh, dekada, shumë-shumë, me vite. Kurse ditët janë vocërrima. Megjithatë (vështruan veglat e tyre), ndoshta me ato më të imëtat mund të kapim edhe ditët. - Ku është ajo ditë? - pyeti njëri prej tyre. - Si? - ia bëra unë. - Dita që doni të shkëputni, në ju kuptova drejt. Ju doni ta hiqni atë dhe të lidhni prapë fijet, apo jo? - Pikërisht. - Atëherë, ku është ajo? O Perëndi, s’më kujtohej asgjë. U mbyta në djersë, por koka sa vinte më bëhej më e turbullt. - Në mos viti, së paku, koha, - tha ai. Por mua s’më kujtohej asgjë. Dija vetëm që ishte e hidhur, tepër e hidhur. - Po çka ndodhi atë ditë? Ndoshta, kjo ju kujtohet, - tha ai. - Ç’perandori është përmbysur, ç’tërmet ka rënë? Vështruan njëri-tjetrin, kur e panë që s’përgjigjesha. Pastaj sytë e tyre të lodhur u kthyen diku anash, atje ku në një shtjellë të largët vërtiteshin, me sa dukej, ngadalshëm perandoritë e rrëzuara, themelitë e tërmeteve dhe skelete shekujsh. Vërtiteshin zymtas, të përshkuar nga vetëtima të ftohta. Asgjë s’më kujtohej. Vetëm shija e hidhërimit, e pazbutshme, e patretshme. Pastaj m’u duk se pashë diçka, një si trajtë fustani që e merrte era në një luhatje mortore. - Një grua, - thashë. - Ishte aty, në atë ditë, një grua... Ata qeshën, por ftohtë. Pastaj vështruan prapë veglat e tyre. - Po të jetë ashtu, është e pamundur. Këto vegla s’ bëjnë për atë gjë. - Ma hiqni atë mbrëmje me atë grua, - ulërita. U zgjova. Zhurmërimi i shiut më kujtoi më parë se çdo gjë tjetër se ku ndodhesha. Hotel. Dhe jashtë gjethnaja e rënë dhe kufomat e cigareve të masakruara, ku njëra palë mund të dallohej prej tjetrës nga rripi i kuq... Ajo ishte aty pranë, disa hapa larg dhe, me siguri, ishte e paqetë dhe kishte makth, ngaqë, në një mënyrë ose në një tjetër, duhej të ndiente që unë përpiqesha ta varrosja.
1981 - Milosao
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
Ismail KADARE
Tregimet dhe novelat në ditarin e një shkrimtari
Në vëllimin 9 të opusit të veprës së Ismail Kadaresë, i sapobotuar, janë përfshirë 19 tregime dhe novela të shkrimtarit, shkruar midis viteve 1981 dhe 2008, në Tiranë dhe në Paris. Një pjesë e tyre janë nxjerrë nga librat “Emblema e dikurshme”, “Gjakftohtësia” dhe “Koha e shkrimeve”, të botuara përpara rënies së komunizmit. Të tjerat nga botime të ndryshme të mëvonshme. Tregimi “Leximi i Hamletit”, si edhe dy novelat “Raporti i fshehtë” dhe “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, të shkruara kohët e fundit, i pari në vitin 2004, në Paris, dhe dy të tjerat në verën e vitit 2008 në Malin e Robit, Durrës, botohen për herë të parë në këtë opus. Mes këtyre tregimeve, krejt i panjohur është dhe tregimi i vitit 1981 me titullin “Për të harruar një grua”, të cilin po e sjellim për lexuesin bashkë me këtë veshtrim kritik të Persida Asllanit mbi këtë vëllim me tregime e novella.
Nga Persida Asllani
[size=16]Ndodh gjithnjë e më shpesh që tregimet dhe novelat e një shkrimtari t’i lexojmë të gru puara në një përmbledhje të vetme. Kështu na humbin nga sytë ritmet e shkrimit të tyre, ritme që japin e marrin pa pushim me pjesën tjetër të veprës e në shtrirje të gjatë kohore. Në fakt, një përmbledhje me tregime do t’i ngjasonte më tepër leximit të një ditari, nëse shkrimtarit do t’ia kishte ënda të shënonte kohën e tyre të shkrimit. Emra njerëzish e vendesh, ndodhi të vogla personale dhe ngjarje që vërtiten në vorbulla të mëdha historish, lidhje dashurore, gjaku dhe tejhistorike shkasin nga një fletë në tjetrën, të ndara mes tyre nga titulli i gjithsecilës dhe nga data e poshtëshënuar për ditën apo stinën e përfundimit. Por, ndërsa ngjarjet që ndjekin në mënyrë rastësore njëra-tjetrën në një ditar, janë shpesh peng i një date, muaji apo viti, në këtë përmbledhje tregimesh e novelash të Ismail Kadaresë, struktura na vjen e përmbysur. Një datë, shpesh një stinë dhe viti i shkrimit të këtyre pjesëve, përmbyll si me një kumt të dytë, të heshtur, leximin dhe rileximin e tyre. Mars 1981, 28 maj 1983, shkurt 1984, dhjetor ’85, 11 korrik, 19 qershor, Tiranë, Paris, Mali i Robit, 1990, 2004, 2008. Fqinjërimi në një hapësirë teksti të përmbyllur si ajo e botimit të veprës së plotë të shkrimtarit, sado e pamotivueshme dhe e paqëllimtë, sado e pafajshme dhe rastësore, i ngërthen ato së bashku në rezonancën thuajse muzikore të emrave, të vendeve, të kohëve, të fjalëve, të trilleve, të alegorive dhe simbolikave që rishfaqen ose ripërtërihen nga një tregim a novelë në tjetrën. Dhe, pavarësisht se për ndokënd kjo lidhje mund të tingëllojë artificiale, le të kujtojmë fjalët e një prej zërave tregimtarë të kësaj përmbledhjeje teksa arsyeton se “po ta merrje kështu, vetë akti i të shkruarit ishte i stisur, pra, artificial”. Madje, se e gjithë letërsia na qenkësh, tek e fundit, “ca shenja e shenjëza mbi letër, mbi të cilat njeriu rrinte me orë të tëra seriozisht, si i lajthitur”. Kështu, pra, këto nëntëmbëdhjetë tregime e novela janë pjesë e pandashme e atyrë orëve të panumërta “serioziteti”. Sepse çdo krijim letrar, pavarësisht synimeve të tij, nuk mund të vijë në botë veçse përmes asaj krisjeje të pazakontë në koren e përditshmërisë, së përsëritshmes, të njëtrajtësimit, prej së cilës ikën si prej një jete a atdheu të pamundshëm. Sepse arti lind duke mohuar ekuilibrat iluzivë të botës, sjell mëdyshjen aty ku ngjan e pamundur të dyshosh, shton dritëhijet në gjirin e të vetëmjaftueshmes, krijon një fjalë të re aty ku gjuha beson se është e përsosur. Nëse këto nëntëmbëdhjetë tregime e novela mundën të kumtojnë çka qe e pashqiptueshme, të shkruajnë çka është e pashkrueshme, të kujtojnë me ngulm të pakujtueshmen, të endin fjalën nga heshtimi pjellor i gjuhës, do të thotë se ato janë pikërisht pjella të po asaj krisjeje nga ikën drejt nesh, me padurimin e të ikurit nga djepi apo nga varri, edhe romanet e mëdha të Ismail Kadaresë. Bija të së njëjtës gjendje, si prej një lajthitjeje fatlume, këto simotra romanore, me ritmin e shpejtë të rrëfimit, me zhvendosjen e ritmuar të skenave, me skicimin e shkathët të personazheve, vizllojnë më vete larminë e tematikave të parapëlqyera të autorit pikërisht si një album shkrimor, ku do të ruheshin gjurmët e tundimeve krijuese përgjatë shumë vitesh. Mars 1981, 28 maj 1983, shkurt 1984, dhjetor ’85, 11 korrik, 19 qershor, Tiranë, Paris, Mali i Robit, 1990, 2004, 2008. Midis këtyre datave shkasin nga stina në stinë, si nga një fletë në tjetrën, figura dhe ngjarje mitologjike, mite të një epoke që ngjiten drejt epokash të ardhme; personazhe të një Perandorie Osmane të shumë- kohshme, fermane që lëvizin përzishëm drejt skajeve më të largëta; shpresa, mëdyshje dhe intriga të një Shqipërie komuniste; përmbysje, kriza dhe sfida të qenies njerëzore, ashtu të pakohë e të pazakontë siç e bën forca e saj e jetës, e vdekjes, e dashurisë. Mes këtyre datave pulson ngulmimi i shkrimtarit për t’u përballur me daljen nga kujtesa qoftë të historisë së jetës së një kombi ashtu dhe të grimcave luksoze të një çasti, të gjestit të pakthyeshëm, të tingëllimit të zërave, të dritësimit të vështrimeve, të brishtësisë së dashurive të përjetshme. Sepse, tek e fundit, Ismail Kadare ka dashur që të ndodhë pikërisht kështu: që miti i Prometeut të mos këputet te fluturimi i përjetshëm i shkabës drejt hyut rebel, por të vijojë nëpër bashkëkohësinë tonë, me kumte të shumëfishta, të lexueshme dhe të nënlexueshme, pikërisht siç i ka hije një kumti olimpik, hyjnor pikërisht sepse është bërë, më në fund, shkrimor; që Sfinksi të nxirrej prej enigmës së pazgjidhshme të mitit dhe të përgjohej në ankthin e natës së tij të errët, natës së dyshimit dhe të vërtetave të pakumtueshme të një tiranie; që Agamemnonin ta ndiqnim përtej jetës së tij tokësore, nëpër qerthullin dantesk të një eksperimenti letrar të pashoq, nga elipsa në elipsë, inkursion kohor në pikëpjekjen e njerëzores me matafiziken. Sepse për shkrimtarin, rishkrimi dhe rileximi i vazhdueshëm i historisë është një domosdoshmëri etike: për të shestuar rrugëtimin nga e ardhmja, duhej ndërmarrë mundimshëm udha e përkundërt, duhet përftuar e shkuara historike gjithnjë e më thellë, më e pakapshme, deri në ankthet dhe pasionet e padëshmuara. Letërsia, duke dëshmuar të padëshmueshmen historike, humanizon historinë, ua kthen atë njerëzve nga sferat e paqarta të harresës. Dhe pikërisht atëherë, e tashmja dhe e shkuara ngjasojnë me njëra-tjetrën, gërshetojnë të vërtetat dhe faktet për të mbërritur te thelbi metafizik i së tashmes së përjetshme, aty ku Prometeu dhe Agamemnoni bëhen lehtësisht bashkëkohës të një ish-komunisti në një qytezë të humbur të një vendi të vogël; aty ku nga varri i hapur i Skënderbeut zbardhon balada e kosovarit J. G.; aty ku pengu i pezullt i një regjence “danson” me shënimet e ankthshme nga kapiteneria e një porti në bregun përkundruall të Adriatikut. Ashtu si në fletët e një ditari, larmia e këtij grumbulli ndodhish, personazhesh, rrugëtimesh, arkitekturash e tematikash, gjakon të mbetet e shënuar, e mbërthyer në ritmin përzgjedhës të shkrimit, në atë çka e bën të jetë e vetme, e papërsëritshme, e pse jo, e njerëzueshme. Përmes shkrimit të një tregimi a novele, ato u përzgjodhën për të qenë çastet dhe, njëkohësisht, thelbet që nuk duhen të humbasin, u përzgjodhën për të qenë piketat e çmuara në shumësinë kaotike të ngjarjeve, jetëve, përjetimeve të përditshme. Këtu, lexuesi do të gjejë të renditura kronologjikisht nëntëmbëdhjetë tregime e novela, shkruar midis viteve 1980 dhe 2008, kryesisht mes Tiranës dhe Parisit.
vijon
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Kadare, shkrimtari epoke i shqiptareve
Shumicën prej tyre ka gjasë t’i ketë hasur më parë në vëllime të ndryshme si para ashtu dhe pas komunizmit, ndërkohë që me këtë përmbledhje ka, pa dyshim, luksin të bëhet lexuesi i parë i tri pjesëve krejt të reja dhe origjinale: i tregimit “Leximi i Hamletit” dhe i novelave “Raporti i fshehtë” dhe “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”; këto të fundit përfunduar vetëm pak muaj më parë, buzë Adriatikut. Kjo afërsi në kohë, si dhe datimi këmbëngulës e bujar i të gjitha pjesëve, të sjellin ndër mend një prej grishjeve të famshme të shkrimtarit, në një çast kyç për të gjithë së bashku, titullin “Ftesë në studio”. Kësaj here Kadare na fton të lexojmë apo të rilexojmë disa nga titujt më pikantë të artit të tij tregimor, si për shembull, “Prometheu”, “Baladë për vdekjen e J. G”, “Përçmimi”, “Ëndrra mashtruese”, “Përpara banjës”, “Sjellësi i fatkeqësisë”, “Shënime nga kapiteneria e portit”. Vështirë ta kesh lexuar një herë e të të ketë ikur nga mendja parada e trishtë dhe e ankthshme e të ikurve nga Arbëria e pushtuar: lotëria e pikëlluar e syve të tyre, braktisja përfundimtare e shpresës, zbarkimi i arkave me libra, i titujve të fisnikërisë, i kambanave të kishave; gjurma e pushtimit të ri në sytë e fëmijëve dhe në ashtin e gjuhës, sikundërse emrat e dyfishtë të sundimtarëve. Personazhi i përsosur i Haxhi Miletit, teksa shtyhet në brendësi të Ballkanit të dyzuar, dyzohet tragjikisht edhe vetë, mes errëtimit të ferexheve dhe syve të zbuluar, të papërballueshëm, të grave të pambuluara të këtij krahu të skajshëm të perandorisë. Kufoma e tij e pakuptimtë, si prej gruaje të mbuluar me rizën e zezë, është vetëm një prej sprovave të arta ku gjendet pa pushim lexuesi i vëmendshëm i Kadaresë. Na ka qëlluar, pa dyshim, t’i kthehemi me mendje ferrit ciklik të Agamemnon Atridit, vrarë prej së shoqes, ditën e parë të kthimit nga fushata e Trojës, tregim antologjik i rrallë, ku struktura shkrimore dikton ritmet e leximit dhe pragjet e simbolit. Madje, nëpër thuajse të njëjtët rrathë kemi ndjekur edhe ferrin komunist të ish-komunistit Aleko Balla, personazhit emblematik të novelës “Përçmimi”. Ndërkaq, të shkruara në vite dhe kohë të ndryshme, pjesët e këtij albumi u ngjajnë hera-herës fletëve të shkëputura pa dashje nga tërësia e një romani. Ndërsa shkrimi romanor i ngjan krijimit të një bote, plotërisë së një universi, tregimet mund ta ndalin hapin përfundimisht në një çast, në një befje, në një kujtim. Dhe kalojmë atëherë si pa e kuptuar në korridoret e gjera të botës, me copëza albumi ndër duar. Romanet dhe tregimet plotësojnë kështu ritmet e leximit të njëritjetrit, nga “Rrethimi” te munxadhënësit, nga “Kamarja e Turpit” te “Sjellësi i fatkeqësive”, nga “Pallati i Ëndrrave” te “Vjedhja e gjumit mbretëror”, nga “Kronikë në gur” e “Çështje të marrëzisë” te tregimi “Leximi i Hamletit”, nga “Ura me tri harqe” dhe “Dosja H”, te “Raporti i fshehtë”, ose anasjelltas, dhe sërish nga romani “Çështje të marrëzisë” te novela “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”, shkruar veç pak muaj më parë. Nëse kohët dhe epokat mes tyre ndryshojnë, siç ndryshon portreti mes atit dhe birit, kjo s’është veçse frymëmarrja e gjatë e së njëjtës ndjesi, së njëjtës enigmë, ngjarjeje, thelbi. Fytyrë e shumëfishtë e kohës, që, si qenie e gjallë, frymon dhe zhvendos pjellat e saj nga një epokë në tjetrën, duke u nxjerrë në pah brenda hapësirës së letërsisë, zanafillën dhe fundin, jetën dhe vdekjen, kuptimin dhe dyshimin e ekzistencës. Në kronotopinë e pacak të Kadaresë nuk ka prehje kurrë, as në gjumë, as në vdekje, as në ëndërr. Ikën zemërligsht, nga kryeqyteti i perandorisë drejt zemrës së periferisë së largme, edhe Tuz efendiu, një prej personazheve më të reja të osmano-topisë kadareane, i ngërthyer nga pamundësia e një misioni të “midistë”, të paemërtueshëm, të pashqiptueshëm. I lidhur deri në vdekje me qëllimin e pamundshëm për të gjetur atë gjësend që do të rimbushte boshllëkun brerës të varrit të zbrazur të Gjergj Kastriotit; zhvendoset nga bujtina në bujtinë, nga biseda në bisedë, nga fjala në fjalë, për të kapur thelbin e kësaj daljeje të pabestë, të të pabesit, nga vdekja. Dhe, meqenëse trazimi i ligjësive të ndara shkakton gjithnjë zhbërje e rrënim, asgjë të pazakontë atëherë për lexuesin e Kadaresë, teksa Tuz efendiu, hartuesi i “raportit” përfundimtar mbi këtë “dyvarrí” të padurueshme, që druhej ligsht “kur mungonte i vdekuri”, do të vritet në praggjumë si në pragvdekje, krejt i pakuptimtë e i palavdishëm, simbolikisht, pranë kufirit të vjetër të shtetit… Dhe personazhet vazhdojnë të enden nga një vend në tjetrin, nga një ngjarje në tjetrën. Rendje e ethshme si drejt dritës, për të rihyrë ndoshta sërish në tregimin e radhës dhe për të dalë vrik nga novela e ardhshme. Dalëngadalë, gjatë leximeve ato bëhen si njerëzit e shtëpisë, që ua njohim fytyrat, fjalët, huqet. Ky familjaritet vlen për këdo, edhe për vetë atë që rrëfen. Lexuesi i Kadaresë e ndien, për shembull, se te “Leximi i Hamletit” është ritakuar befas dhe po çmallet me zërin e djaloshit dhjetëvjeçar që i tregonte kronikën e qytetit të tij të gurtë para shumë vjetësh apo rrëfente çështjet e papërmbledhshme të marrëzisë më 2004-ën. Janë të gjithë aty, së bashku, burra, gra e fëmijë, gurë, rrugë e shtëpi, dekrete, kujtime, enigma dhe marrëzi. Por bota në tregimin e fundit ndahet befas në dy lloje shtëpish: disa janë perandorake e disa të tjera mbretërore. Së shpejti, në qytetin e gurtë do të shfaqen ato republikanet. Trajta dhe pesha e gurëve nuk qenkësh e njëllojtë. Trillet e fantazmave po ashtu. Ndoshta të njëjtit trill i është gjegjur edhe vetë autori, teksa i mban të gjitha këto shënim, i shndërron, pra, në të shënueshme në fletën e ditarit të tij që mban datën: qershor 2004, Paris. Ndërkaq, një nga shtegtimet më mbresëlënëse vjen në novelën e fundit, me titullin enigmatik “Bisedë për brilantet në pasditen e dhjetorit”. Mund të ngjasë që njerëzit t’u përngjasojnë fantazmave më shumë se ato vetë mes tyre. Burra e gra të “midistë”, ikur prej humbellash internimesh reale e potenciale, që shfaqen apo trokasin befas përmes një telefonate, një rrëfimi, një fjale, dhe ikin sërish, të përkorë, në heshtjen e natës. “Janë mbretërorë - përsiatet rrëfimtari - është e natyrshme të mos bëjnë zhurmë e të mos bien në sy”. Por, përtej rishfaqjes së tyre disi të mënjanshme, në predemokracinë shqiptare, si “në larginë”, përtej ndjesisë së butë të fajit, që, për çudi, prej asaj pasdreke nuk ndahet, përtej kujtimit tundues të brilanteve të shuara dhe shkëlqimit të ftohtë të atyre që do të vijnë, kumbon shtegtimi i dyfishtë i një gjuhe dyfish të vdekur, ikje dhe ardhje nga një botë tjetër, nga romane të mëparshme dhe nga njerëz tashmë të vdekur. Kthimi i pamundshëm i latinishtes i ngjan kthimit tragjik të Doruntinës dhe Kostandinit, i ngjan baladës së rikthimit nga varri, nga vdekja, për një kumt të ri në botën e këndejme, e cila, thjesht për një tekë gjuhësore u quajtkësh e të gjallëve. Dhe latinishtja rivjen, në gjurmën e gjallë të njerëzve të vdekur, si një “gjuhë e ftohur, (…), sillte shpirtësinë e fundit të një brezi njerëzor që po shuhej”. Lufta e gjuhëve. Kështu quhet sot në gjuhën shkencore mishmashi i kacafytjeve gjuhësore në gjirin e njerëzimit. Këtë luftë, Kadare na e ka treguar disa herë në botën e tij romanore. Por ajo nuk është më shenjë e bashkëpërkitjeve dhe huazimeve, por luftë për jetë a vdekje mes botëve që identifikojnë. Mjafton të kujtojmë romanin e fundit “Çështje të marrëzisë” dhe të shohim se si latinishtja dhe frëngjishtja kacafyten për vdekje me rusishten, gjuhën e re që shtronte mendjet dhe shpirtrat e njerëzve në një sistem të ri mendor. Rikthimi i latinishtes në pragrënien e komunizmit shqiptar, pulsimi i saj mes sentencave ambulante të shtypit, risjell në novelë vizllimin e dyfishtë të jetës, ashtu siç ndodh gjithmonë, mes keqkuptimit dhe shpresës, mes tragjizmit dhe ironisë, si në mjegull: falë kësaj gjuhe të vdekur “që rrihte të bënte të pamundurën, të nxirrte pakëz frymë nga morti i saj”. Ishte kumti që rikthehej nga varri për të ribërë, me verbin, jetën; shpresa e vdekur për të rigjetur të vdekurit; shkëlqimi si prej brilanti i një gjuhe që, ashtu si trokitja e fantazmës, rreket të thotë diçka më shumë se vdekja e saj dhe e njerëzve që dikur e folën. Sepse gjuha është shtëpiza e qenies. Pa dyshim që Heidegeri e pati ndier se si strehohej në të thelbi i kuptimit të botës. Kjo përfytyrë ndryshon fare pak nga përshkrimi i një qyteti të gurtë që ruan mishin e butë të jetës në nënshtresat e tij. Pa dyshim që Kadare, e bashkë me të edhe ne, e ka ndier se si ndryshonte kuptimi i botës sa herë që me mishin e butë të gjuhës, nga brezaret e heshtura të shekujve, zinin trup fjalë të reja, copëza gjuhe si pjesëza brilantesh, që duken e zhduken, pulsarë të rinj, në hapësirën e pacak të shkrimit. Ato shfaqen pikërisht aty, ku lufta dhe flirti me gjuhën, me pamundësinë e kumtit, bëhen të domosdoshme. Në prozën e tij, ato janë emblemat e krijimit dhe flijimit. Vetëm në këto nëntëmbëdhjetë tregime e novela vijnë jo pak, por rreth pesëdhjetë të tilla, si grimca të një gjuhe tjetër, që dritëson sa herë që shkrimtarit i duhet të kthjellojë kuptimin e thellë të gjërave. Po të lexosh veç disa prej tyre, si për shembull: humbellat, munxët dhe munxadhënësit, terratisur, bashkëgotas, darkëtarë, parambrëmje, yllnajat, gjithnajë, shkularakë, fundbotë, lotëri, eshtëri, kinseri, ndezë, hapësirshëm, përhishëm, sipërfunde qelish, vështirshëm, ëndërrshkrues, (i dyshuar) për tjetërmendje, qiellzana, të kushtrimosh, llumnajë, i midistë, syujs, fshehtathella, zymtane, mbushulli, dyvarrí, thirravajë, larginë, pluhurizë, thirravajshëm, shpirtësi, dritësim etj., e ke tashmë të qartë se përse gjatë leximit të veprës së Ismail Kadaresë të ndodh të mbash herë pas here frymën, rrjedhën e fjalëve e të ngjarjeve, ritmin e leximit, si për të përgjuar harmoninë e re që lind mes teje dhe gjuhës, mes teje dhe veprës, mes teje dhe botës. Në rastin e botimit të një përmbledhjeje, këto çaste të rralla shkrimi dhe leximi, rezonojnë mes tyre dhe nesh të endura në fillin e brishtë të datave, vendeve, stinëve dhe viteve, si për të na dëshmuar ekzistencën e pamohueshme të ditarit të fshehtë të një shkrimtari, brendashkruar veprës. Mars 1981, 28 maj 1983, shkurt 1984, dhjetor ’85, 11 korrik, 19 qershor, Tiranë, Paris, Mali i Robit, 1990, 2004, 2008. Përmes romaneve, trilogjive, tregimeve dhe novelave, kumbojnë kështu dilemat, sfidat, dashuritë dhe trillet e Ismail Kadaresë. Ditari vazhdon… Dhe siç ndodh shpesh me (ri)botimin e tij, një ftesë e re në studio troket tashmë te ju.
Milosao
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrimtari Kadare ne Kosove
» Ismail Kadare: Martin Camaj, shkrimtari i lartësive
» URIME-Shkrimtari Ismail Kadare feston sot 79- vjetorin e lindjes-
» Alfred Papuçiu: Si na përfaqëson shkrimtari Ismail Kadaré në botë
» Ismail Rexhepi:Epokë...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi