IKJA E MADHE -NgA Albert Zholi-pjese(PJESA E PARË)
Faqja 1 e 1
IKJA E MADHE -NgA Albert Zholi-pjese(PJESA E PARË)
PJESA E PARË
IKJA E MADHE -NgA Albert Zholi-pjese
I. HAPJA E AMBASADAVE
Dhjetëvjecari I fundit, 1980-1990, ishte për Shqipërinë totalitare një kohë kur socializmi enverian nisi të hajë vetveten. Në përgjithësi, pas prishjes së marëdhënjeve ekonomike-politike me Kinën e largët “peshqeshesh” e kongreseve zhurmëmëdha për mbështetje të plotë në forcat e eveta nisën të zvogëloheshin frikshëm. Në vend të hidrocentraleve gjigande mbi lumin Drin të ndërtuara më kredi kineze, në vend të uzinave që duhej të bënin gjithshka për ekonominë të centralizuar. Në të vërtetë, sic po shihet sot, eksperimentet e parimit të mbështetjes në forcat tona, sic quhej, ishin fillimi I fundit të sistemit të socializmit njëpartiak. Po shuheshin ngadalë entuziazmi dhe patriotizmi partiak, po humbiste në terrin e harresës vetë figura e Enver Hoxhës, dhe kjo për shkakun e vetëm, sepse shqiptarët po varfëroheshin me shpejtësi. Tentativat për komunizmin e jetës shqiptare parakohe,
sic ishin kooperativat e tipit të lartë , tufëzimi I bagëtive, centralizimi I skajshëmi gjithë ekonomisë, e shuan interesin e njerëzve për të punuar, sikundër shuan mirëqenien e arritur. Historira se si ishim në vitet ’40 dhe si jemi sot, nuk pinin më ujë sidomos në brezin e ri, I cili nuk e njihte fare periudhën e paraclirimit, por as atë të viteve ’40, dhe si jemi sot, nuk pinin më ujë sidomos në brezin e ri, I cili nuk e njihte fare periudhën e paraclirimit, por as atë të viteve ’50-60. Depërtimi I pamjeve televizive të huaja, sidomos televizioni italian, liberalizimi I letërsisë dhe artit, politika mikro gorbacioviane e Ramiz Alisë, pas vdekjes së Enver Hoxhës, krijuan përshtjellimet e para ideologjike. U shtuan arratisjet, sidomos në Greqi, u prishën ekuilibrat e edukatës komuniste, u ra vlera të ashtuquajturave organizata të masave, madje, vetë Partia e Punës, më imponuesja organizatë
në jetën e shqiptarëve,nisi të neglizhohej.
Kjo histori rënieje, ndonëse në përmasa e forma të tjera, po ndodhte pothuajse në të gjithë lindjen totalitare.Nuk po e përdor termin ‘lindjen komuniste”, sepse komunizmi nuk u arrit kurrë të vendosej në ato vënde. Bënte përjashtim në këtë “perandori”ideologjike Kina, e cila qysh në fund të viteve ’70, u hapi dyert kapitalit të huaj dhe krijoi një proces ekonomik të tillë, që I lejoi vendit më të madh të botës një zhvillim të shpejtë.Kjo lëvizje, e cila u kritikua ashpër nga stafi I komunistëve në Tiranë, I dha mundësi Kinës, jo vetëm të ecte përpara, por të mos binte kështjella e saj, edhe sot, dhjetë vjet pas shkatërrimit të komunistëve fanatikë evropiano-lindorë.
Historia e Shqipërisëtotalitare, është një kapitull I gjatë, I cili do të kërkojë shumë vëllime për historinë moderne të Shqipërisë.Por autori I këtyre rrjeshtave, duke kaluar përmes atyre viteve dhe rrjedhojave të tmerrëshmë që ndodhën më pas, nuk mund të mos nënvizojë faktin se, shkulja massive e trungut të shqiptarëve, ishte menjëfarë mënyre diferenca ekonomike me atë botë, e cila gjendej shumë pranë nesh, por për kushte të tjera historike, politike dhe ekonomike, kishte krijuar një mirëqenie disa herë më të madhe.
Por nuk do të thoshnim gjithëcka në qoftse këtë fatkeqësi kombëtare, sic e quajmë sot, do t’ja faturonim vetëm sistemit e formave evasive ekonomike të tij. Ekzistonin dy botë, të ndara qartë ekonomikisht e politikisht, dy rajone me civilizime historike të ndryshme, me forma konkrete armiqësore ndaj njëra-tjetrës dhe shpenzime kolosale për ta mundur sho-shoqin. Në kohën kur Enver Hoxha synonte të mbillte fushave e maleve të Shqipërisë qindra e mijëra bunkerë të cilat, sic thoshte ish kryeministri M. Shehu, vërtet kostojnë një grushst flori, por shmangin lumenj gjaku, vendi më I pasur I botës SHBA synonte të ndërtonin sistemin e ‘Luftës së Yjeve”, I cili do të kostonte triliona dollarë. Jo më kot vendet më të varfëra të Evropës së shekullit të kaluar ranë nën ndikimin komunist.Rusia e para, një shtet kolosal ku u ruajt bujkrobëria deri në prag të revolucioneve ;pastajPolonia e kaluar
dorë më dorë të imperatorëve evropianë,Cekia e Hungaria si skaje të perandorisë së madhe austriake, Rumania, Serbia, Bullgaria, si periferi dhe prapambetje të trashëguara nga otomanizmi shekullor, Shqipëria….më tragjikja e Balllkanit! Bëri përjashtim vetëm Greqia. Dhe kjo I kushtoi një luftë vëllavrasëse pesëvjecare…
Shqipëria bëri vërtetë hapa të rëndësishëm ekonomik në tri dhjetëvjecarët e parë të pasluftës, por trashëgimia kulturore, superstruktura e shtetit, mbyllja nga bota, liria e kufizuar e inciativës së individit, por edhe presioni ekonomik e politik ndërkombëtar, e bën atë plagën e Evropës. Pastaj ajo rezistoi edhe pak.Pushkatimi pa gjygj I Caucaskut në Rumani , tronditi hierarkinë puniste shqiptare. Lvizjet e R.Alisë drejt Evropës e Amerikës ishin tejet të vonuara. Tanimë fitimtari perëndimor ishte bërë I pamëshirshëm. Ai nuk falte më.Të gjitha strukturat e shërbimeve të fshehta, të gjitha marëveshjet ekonomike formale, të gjitha segmentet shoqërore të quajtura “të deklasuara”, u nisën të lëviznin sipas kahjeve të tilla që duhet të conin në eliminimin e sistemit të socoalizmit totalitar. Në këtë plan të përgjithshëm perëndimor ishte edhe vetë dyndja drejt ambasadave. Historia e ambasadave
është quajtur vec formale, dhe thjeshtë një zemërim I popullit shqiptar, vecanërisht I rinisë, për të thyer kornizat e diktaturës. Në pamje të parë kështu duhej të ishte. Por le të qëndrojmë pak më gjatë në këtë dritare të fillimit të emigracionit masiv, për të kuptuar të vërtetat. Dihet nga të gjithë se më 12 dhejetor 1985 ora11 gjashtë vetë të familjes Popaj,(katër motra dhe dy vëllezër)hynë në ambasadënitaliane në Tiranë, nga rruga Labinoti, duke I thënë policit se ishin turistë italianë. Kjo ngjarje tronditi qysh në fillim opinionin shqiptar dhe themelet e “pathyeshmërisë”së sistemit totalitar. Tanimëjo duke prerë telat me korent të gardhitkufitar me Greqinë, as duke rrezikuar mbytjen në kanalin e Korfuzit, por ashtu thjeshtë. Përmbi kangjella dhe…ja në një botë tjetër. Duke qenë fare praën Qytetit Studenti ngjarja e Popajve pati efekte të mëdha psikologjikembi
kategorinë më të pritur për liberalizëm. Shteti italian e pranoi sfidën .Shqipëria zyrtare e rrethoi ambasadën italiane me roje të shumfishuara dhe me një shërbim që I kostonte qimet e kokës. U vunë në lëvizje shtete,organizata ndërkombëtare që mbronin të drejtat e njeriut, u bënë deklarata deri në Kombet e Bashkuara. Kokëfortësia e qeverisë shqiptare arriti deri atje, sa tanimë kontrrollohej cdo gjë që dilte e hynte në ambasadën italiane. Edhe kutitë e mallrave nuk duhet të ishin më të mëdha se 50X50 cm. Marëdhëniet ndërshtetërore me fqinjin më të afërt të periudhës paskineze u bëbë të akullta. Fundi…dihet. Presioni ndërkombëtar fitoi. Ishte padyshim një matje pulsi për ngjarjet e ardhëshme.
Kështu ndodhi që më dy korrik 1990 pothuajse të gjitha ambasadat e huaja në Tiranë të celnin dyert e tyre pë rata që donin të iknin nga Shqipëria. Si ndodhi kjo?Si mund të flakej brenda një nate frika gati dyzetë e pesëvjecarese arratisja ishte tradhëti, dhe tradhëtia ishte një jetë e mjeruar edhe pë rata që mbe3teshin pas?Dihet konstitucioni ndërkombëtar I territoreve të ambasadave . Ato janë shtete Brenda shteteve dhe cënimi I territoreve të tyre konsiderohet si cënim kufijsh. Por për cudi asnjë ambassador I akredituar në Tiranëtë ciliti qe “dhunuar”territory kombëtar nuk bëri ankesë praën qeverisë shqiptare për marrjen e masave në mbrojtje të ambasadave . Përkundrazi . Ambasadori gjerman mori në mbrojtje të “plagosurit”rebelë, pa pranuar që ata t’idorëzoheshin drejtësisë shqiptare. Ditët e ambasadave gjithashtu do të kërkojnë analiza më të thella me zbulim dokumentash të fshehta. Por
ngjarjet që pasuan më pas, sidomos skenat e ngjashme si në Kubë, etj…tregonin se skenat e ambasadave ,(dikush preferoi të prishtedhe murin e jashtëm dhe me një ‘skodë” të vjetër të fuste me dhjetëra veta brenda), ishin inskenuar më parë. Pavarësisht se nga mjetet qeveritare shqiptare të asaj kohe, këto u quajtën mësymje të”bandavehuligane”, në të vërtetë, sasia e madhe e njerëzve që hynë në ambasadat e huaja atë korrik të vitit 1900 ishte e tillë, që ky term komunist binte vetiu. Ne nuk dimë akoma se kush ishin organizatorët, apo nismëtarët, sic thuhet rëndom. Të tjerët, janë masa gjithëfarësh që nuk mund të përmbahen më. Ato ditët në ambasadat e ndryshme hynë e dolën s’andejmitë mposhtur nga lotët e nënave nëpër kangjellat e ambasadave), 4795 vetë. Nga këta për në Gjermani shkuan 3163 vetë, në Itali 816, në Francë 549, për në Turqi 77, për në Poloni 52, për në
Cekosllovaki 51, për në Jugosllavi 6, për në Egjipt 6, për në Bullgari 5, etj. Më pas shumë prej tyre, sidomos atë të vendeve lindore, do të mërgonin drejt SHBA,Kanadasë, Australisë e gjetkë. Të dhënat e fundit tregojnë se shqiptarët kanë mbritur edhe në Iran, Zelandën e re, e Argjentinë..Ajo që bie në sy, është numri relativisht I vogël I atyre që hynë në ambasadën greke. C’farë ka penguar vallë atë kohë për ta injoruar një vend të TPE si fqinji ynë jugor e të preferohej më tepër Polonia, Cekosllovakia e Hungaria?Mos vallë në vallen e ambasadave u përfshinë më shumë qytetarë nga Shqipëria e Mesme dhe Veriu I vendit të cilët, tradicionalisht, nuk ishin grekët si mikpritës? Këto raporte do të përmbyseshin më pas për shkak të zhvillimeve ndërkombëtare ….
Sidoqoftë kishte rënë një Mur I ri Berlini…Më pas do të shkuleshin me egërsi gjithëfarë telash me gjemba dhe klonet elektrike të vendosura midis kufirit shqiptaro grek. Përse ndodhi kështu?
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Albert Zholi:IKJA e MADHE
» Ikja e madhe-publicistike nga Albert Zholi
» Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe''
» Albert Zholi:Pjesë nga monografia Luftar Paja
» Albert Zholi:Doli ne treg monografia e“Artistit të Popullit” Luftar Paja
» Ikja e madhe-publicistike nga Albert Zholi
» Albert Zholi: Fragmente nga libri ''Ikja e Madhe''
» Albert Zholi:Pjesë nga monografia Luftar Paja
» Albert Zholi:Doli ne treg monografia e“Artistit të Popullit” Luftar Paja
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi