Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Faik Krasniqi: Vdiq Fadil Ferati, kryetar i komunës së Istogut

Shko poshtë

Faik Krasniqi: Vdiq Fadil Ferati, kryetar i komunës së Istogut Empty Faik Krasniqi: Vdiq Fadil Ferati, kryetar i komunës së Istogut

Mesazh nga Agim Gashi Sat Jan 30, 2010 8:41 pm


Faik Krasniqi: Vdiq Fadil Ferati, kryetar i komunës së Istogut


Vdiq Fadil Ferati, kryetar i komunës së Istogut



Pas një sëmundje të gjatë dhe të rëndë, sot, në orët e hershme të mëngjesit, në një spital në Gjermani, në moshën 50-vjeçare, vdiq nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryetari i rizgjedhur i komunës së Istogut në zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, Fadil Ferati.
Me këtë rast Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Ferati, e cila humbi më të dashurin e saj, Fadil Ferati, kryetar i Komunës së Istogut dhe nënkryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Fadil Ferati ka dhënë kontribut të veçantë për ndërtimin dhe forcimin e institucioneve të Republikës së Kosovës. Ai ka qenë kryetar i Komunës së Istogut në mandatin e kaluar. Qytetarët e kësaj komune, në zgjedhjet e fundit të nivelit lokal, të parat pas pavarësisë së vendit tonë, me votën e lirë i dhanë sërish Fadilit besimin që t’iu prijë edhe në katër vjetët e ardhshme. Fitorja e tij në këto zgjedhje ridëshmoi se ai kishte arritur paktin e mirëbesimit me qytetarët e kësaj komune”, shkruan nw telegramin e tij presidenti Sejdiu.

Duke shprehur bindjen se virtytet e tij do të kujtohen përherë nga qytetarët e Kosovës, presidenti Sejdiu ka thënë se Fadil Ferati ka qenë një njeri i dashur për të gjithë dhe e ka pasur vite me radhë përkrah në punë, ndaj lajmin e hidhur për ndarjen e tij nga jeta e përjeton me pikëllim të thellë.

Me këtë rast, edhe Kryesia e LDK-së i ka shprehur ngushëllime familjes Ferati, qytetarëve të Istogut dhe gjithë Kosovës për ndarjen nga jeta të Feratit.

“Në emër të Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe në emrin tim personal
shpreh nguëshllimet më të thella familjes së kryetarit Ferati, administratës komunale të Istogut dhe gjithë qytetarëve të saj”, thuhet ndërkaq në telegramin e Bajram Rexhepit, kryetar i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Telegrame ngushëlli për vdekjen e Fadil Feratit kanë dërguar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Lidhja Demokratike e Dardanisë, Alternativa Demokratike e Kosovës etj.

Të gjitha detajet rreth organizimit të ceremonisë së varrimit të nënkryetarit të LDK-së, Fadil Ferati, do të bëhen publike shumë shpejt, thuhet në një njoftim të Zyrës së informacionit të LDK-së. /rtv21/telegrafi/
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi