EFEKTE TË LËVIZJES SË PAJTIMIT TË GJAQEVE NË LUFTËN E VITEVE 1997-1999
Faqja 1 e 1
EFEKTE TË LËVIZJES SË PAJTIMIT TË GJAQEVE NË LUFTËN E VITEVE 1997-1999
EFEKTE TË LËVIZJES SË PAJTIMIT TË GJAQEVE
NË LUFTËN E VITEVE 1997-1999
NË LUFTËN E VITEVE 1997-1999
Shkruan: Prof. as.dr. Myrvete Dreshaj’Baliu
Funksioni dhe reflektimi i Aksionit të Pajtimit të Gjaqeve në lëvizjen e përgjithshme kombëtare shqiptare sot mund të trajtohet nga shumë aspekte: nga aspekti historik, nga aspekti politik, nga aspekti ushtarak, nga aspekti kulturor, nga aspekti humanitar etj.
Aspekti historik
Në historinë e popullit shqiptar, së paku gjatë 500 vjetëve të fundit, mbahen mend disa momente të pajtimit të gjaqeve ndër shqiptarët. Aksione të tilla i kanë organizuar individët me ndikim në viset ku kanë jetuar, grupe të caktuara e të dalluara në lëvizjen e përgjithshme kombëtare, institucione të organizuara kombëtare etj. Është e kuptueshme prandaj, pse që nga koha e Skënderbeut e deri më tash edhe misioni, suksesi dhe reflektimi i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve ka qenë i ndryshëm dhe ka pasur veçoritë e tij historike, politike, ushtarake, humane, kulturore dhe kombëtare. Deri në vitin 1990 aksionet individuale dhe Lëvizjet e grupeve të caktuara, shpesh kanë pasur karakter të kufizuar edhe për nga misioni edhe për nga numri i tyre. Bie fjala, mund të thuhet se misioni i pajtimit në kohën e Skënderbeut kishte karakter politik dhe ushtarak; pajtimi në prag të Lidhjes së Prizrenit kishte karakter politik, ushtarak dhe kulturor; pajtimi i gjaqeve në prag të Lidhjes së Pejës kishte karakter politik; misioni i pajtimit të gjaqeve në Malësinë e Mbishkodrës (që është i njohur si pajtim në Malësinë e Podgoricës), në fillim të viteve ’70 kishte karakter kulturor e human; dhe misioni kryesisht individual i të përndjeku­rve politikë, kishte para se gjithash karakter politik. Vetëm aksioni i fundit, aksioni i Pajtimit të Gjaqeve 1990 - 1992, do të arrijë t’i përmbledhë, disa nga elementet më të rëndësishme të Lëvizjes kombëtare, të nxitura më parë në kohë dhe në histori.
Aspekti politik
Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve e viteve 1990-1992, do të jetë aq masive sa të bëjë homogjenizimin më të fuqishëm nacional, të realizuar ndonjëherë në lëvizjet tona historike, madje jo vetëm në Kosovë dhe në viset shqiptare nën ish-Jugosllavi por edhe në diasporë. Nismëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, që në fillim kanë bërë përpjekje për t’i të vënë në lëvizje edhe partitë politike, por nuk ia patën arritur qëllimit. Është e kuptueshme se, ndonëse ua kishim krijuar kushtet themelore të një pajtimi të përgjithshëm kombëtar (i cili ishte i nevojshëm në Kosovë dhe në Shqipëri), ky pajtim me domethënie largvajtëse u pengua dhe nuk u arrit të bëhej. Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve, duke e shtrirë aksionin e saj në të gjitha trojet shqiptare jashtë shtetit shqiptar, por edhe në diasporë, kishte bërë të mundshme homogjenizimin e plotë të popullit shqiptar dhe u kishte dhënë mundësi drejtuesve politikë, që jo vetëm ta bëjnë sa më të lehtë unitetin kombëtar, por edhe ta përfaqësojnë të drejtën e paraqitjes së çështjes shqiptare në Ballkan, ashtu sikur e bënin drejtuesit politikë të shteteve të tjera ballkanike. Fatkeqësisht këtë mundësi dhe këtë të drejtë nuk e shfrytëzuan. Idealistëve të këtij programi ju bënë shumë pengesa, për të mos thenë akuza.
Aspekti human
Aksioni i Pajtimit të Gjaqeve do të fillojë si rezultat i një projekti të diskutuar në shumë qeli burgjesh jugosllave për një lëvizje pajtimi të përmasave të mëdha, sikur e ëndërronin brezat e idealistëve shqiptarë gjatë disa dekadave, dhe si rezultat i ballafaqimit të tyre me individë e familje, të cilat për shkaqe hasmërie ishin penguar që kurdoherë të marrin pjesë në lëvizjen kombëtare shqiptare. Që të dyja këto përbëjnë aspektin psikologjik e humanitar të këtij misioni.
Të hasmuarit dhe të ngatërruarit për gjëra nga më të ndryshmet (madje shpesh për gjëra krejtësisht të parëndësishme), fati i ka takuar në fund apo në krye të fshatit, në momentin kur forcat policore dhe ushtarake po e bombardonin fshatin; në rrugën e pafundme të përndje­kjes individuale dhe kolektive; në kampet e fshatit a të krahinës; në trenat e përmbushur për t’i depërtuar drejt jugut; në grupet e ndara të meshkujve për izolim a pushkatim në grumbull; në kampet e Maqedonisë, Shqipë­risë apo në kampet e shteteve perëndimore; në radhën e luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës etj. Asnjë hakmarrje nuk është shënuar. Asnjë mosma­rrë­veshtje mes tyre, falë Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, e cila disa vjet më parë i kishte mënjanuar mosmarrëveshjet e tyre, i kishte ulur gjakrat dhe i kishte pajtuar këta njerëz. Nuk dua që këtu të dëshmoj për vepra hyjnore. Në hulumtimet e mia, rastet më të shpeshta kanë të bëjnë me shmangiet e të dy palëve. Pa ndonjë insistim të veçantë sepse asnjëherë nuk është rrezikuar ndonjëra palë për ta arritur qëllimin. Mendoj se pikërisht këtu qëndron edhe suksesi i Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve. Është e kuptue­sh­me se të pajtuarit e djeshëm nuk mund të bënin mreku­llira, por vetë fakti se ata u kujdesën të jenë të matur në qëndrim dhe sjelljen e tyre të veçantë, përballë familjes me të cilën ishin pajtuar disa vjet më parë, tregon krijimin e vetëdijes së tyre të lartë edhe në ato kohë të vështira.
Aspekti ushtarak
Më shumë se mision humanitar, kulturor dhe politik, Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve me veprimet e saj pretendonte misionin historik të Lëvizjes për çlirimin kombëtar, dhe ky ishte misioni ushtarak i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ato ditë dhe më vonë, pjesëtarët e grupit nismëtar do të bëjnë shumë presion në drejtuesit e partive më të mëdha politike për të krijuar institucionin ushtarak në Kosovë. Besoj se nuk është e tepërt të theksohet se pjesëtarët e kësaj Lëvizjeje kurrë nuk e kanë ndërprerë aktivitetin e tyre të armatosur Kosovë-Shqipëri, ndërsa me daljen e hapur në skenë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ata do të jenë ushtarët e urtë të saj. Pjesëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve do të zhvillojnë shumë aktivitete, jo vetëm brenda një qyteti a krahine, por edhe në shumë vise shqiptare në Mal të Zi e në Maqedoni. Dua t’ju përkujtoj se pjesëtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve për herë të parë në lëvizjen tonë kulturore, shpirtërore dhe kombëtare do t’i hapin dyert dhe do të bëjnë të mundur që shqiptarët ‘e muslimanizuar’ në Sanxhakun e Novi Pazarit haptazi të shfaqin përkatë­sinë kombëtare shqiptare, duke hapur arkat e vjetra qindvjeçare për të nxjerrë flamurin e mbyllur që më 1912. Për herë të parë, veprimtarët e Lëvizjes së Pajtimit të Gjaqeve, duke zhvilluar aktivitetet e tyre në pajtimin e shqiptarëve në zonat më të thella të Malësisë së Tetovës e të trevave të tjera shqiptare në Maqedoni, do të rihapin shumë shtëpi, të cilat nën trysnitë politike e policore të Shkupit, po zhbëheshin viteve të fundit. Më shumë se kaq, lëvizja do të rilidhë shumë familje, të cilat historikisht kishin zhvilluar aktivitete kombëtare kundër pushtuesve sllavë; do të shenjëzojë shumë shtëpi, në të cilat më vonë, pjesëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të gjejnë shumë vullnetarë për radhët e tyre ushtarake; do të gjejnë strehë, pa frikën se kanë trokitur në derë të pasigurt, për qindra ushtarë të plagosur, ndihmës të tyre e qytetarë të dëbuar; do të kalojnë në çdo rrugë e qafë mali, pa frikën se hasmi ua ka zënë pritën; do të dalin hapur edhe në krye të kolonave ushtarake, pa frikën se hasmi do ta adresojë policinë dhe ushtrinë serbe në familjet e tyre etj. Sot, nuk është asgjë e re të thuhet se Lëvizja e Pajtimit të Gjaqeve ishte një prej misioneve më të rëndësishme historike, që ka shënuar njëri prej brezave të idealistëve të saj gjatë shekullit XX, e që sot Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe aleatët e saj ndërkombëtar e kanë bërë realitet.
* Autorja e shkrimit ishte anëtare e Grupit Nismëtar për Faljen e Gjaqeve në Kosovë
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Njoftim per Akademinë solemne të përvjetorit të Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve
» Njoftim per Akademinë solemne të përvjetorit të Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve
» Hasi i Preizerenit 1990 në tubimin e pajtimit të gjaqeve
» Shënohet 20 vjetori i pajtimit të gjaqeve në 'Verrat e Llukës'
» A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO
» Njoftim per Akademinë solemne të përvjetorit të Lëvizjes Gjithëpopullore të Pajtimit të Gjaqeve
» Hasi i Preizerenit 1990 në tubimin e pajtimit të gjaqeve
» Shënohet 20 vjetori i pajtimit të gjaqeve në 'Verrat e Llukës'
» A po përsëritet 1 Tetori 1997? / FOTO
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi