Iren Papas: PASNDARJA (IRENA GJONI)
Faqja 1 e 1
Iren Papas: PASNDARJA (IRENA GJONI)
Iren Papas: PASNDARJA (IRENA GJONI)
Drita e ditës depërtonte nga grilat e mbyllura jo plotësisht, duke i dhënë grisë së metaltë të ekranit të kompiuterit një shkëlqim që kaltronte si mbi hirin e ftohur. Ajo po qëndronte aty, midis tij dhe dritares duke kristalizuar mbi tasta mendimet e saj. Nuk kishte hedhë shall krahëve, kështu që shpatullat shfaqnin lakuriqësinë e tyre. Ai ndiqte çdo lëvizje të saj duke iu dukur magjepsëse. Ishin nga ato çastet ku muza i kishte zbritur mbi qerpik, po hipnozën më të ndjeshme e përjetonte ai duke iu bërë dy muza bashkë përpara syve. Në një pauz të saj, iu ravijëzua një buzagaz kur pa hutimin e tij. E pyeti nëse donte të pinte diçka. Ai nuk pranoi. Ajo ngulmoi dhe më në fund e ftoi duke qeshur të pinin bashkë. Meqenëse gota e saj ishte pothuajse bosh, ajo e thyente herë pas here trupin mbrapsht ta pinte dhe ashtu me kokë të varur mbrapa, me buzë të zgjatur, me qafë të tendosur, qeshte se s’ndiente gjë në gojë. Ndërsa me majën e gjuhës që nxirrte midis dhëmbëve të saj të vegjël, lëpinte çikë e nga një çikë fundin e gotës. Zëri i saj sipas atyre që thoshte dilte më i kthjellët, herë i mprehtë, ose molisej përnjëherë, i zvargte tonet që përfundonin gati në pëshpëritje. Pastaj hapte sytë e saj naiv me qepallat gjysmë të mbyllura e shikonte me një shikim të trishtë.
Këto mendime bluheshin në kokën e tij duke e torturuar. Përsëriste një e nga një fjalët që kishte thënë ajo, duke u përpjekur t’i kujtonte fill e për pe, t’ua plotësonte kuptimin me qëllim që të përfytyronte atë pjesë të jetës që e kishin kaluar së bashku. Ngriti kokën për të parë ku ndodhej, duke lëshuar një psherëtimë nga thellësia e shpirtit si për t’u lehtësuar sado pak. Ecte i vetëm në monotoninë e tij anës rrugës së rrethuar nga pemët. Nuk shihte asnjeri, por vetëm hijet e mëdha të drurëve që binin pingul mbi të.
Mos vallë këto janë shfaqjet e para të vetmisë? “Shikimi i saj, shikimi i saj i trishtë donte të vendoste për fundin tonë. Ky ishte fundi ynë.”- mendoi. Lotët lidheshin komb në grykë. Pastaj rridhnin çurk nëpër faqe. Ulej si për të kujtuar çastet e bukura. Ai e kishte dashuruar deri në ekstrem. Ishte takimi më i bukur dhe më i ndezur që mund të egzistonte. Ishte i aftë të ndiente për të edhe pa i prekur fijen e flokut duke përjetuar kënaqësi ekstreme. Çohej si për të thënë se nuk i interesonte më. Por përsëri mposhtej.
Këto mendonte duke ecur. Dashuria e tij për të kthehej herë – herë në zbrazëti të shpirtit, në mungesë, në akullzim të qenies duke mos arritur të perceptonte asgjë rreth tij. Tashmë për të jeta ishte asnjë ëndërr, asnjë realitet. Ajo depërtonte në brendësi të trurit. Përsëri thyhej dhe kthehej bosh duke parë se asgjë nuk mund të bëhej. Të gjitha alternativat e çonin drejt rrugës së vetmisë, të vetmisë aq të pështirë për të. Ky ishte ndëshkimi i mendimeve të tij. Nga ana tjetër i shfaqej si diçka hyjnore. Po si mund të jetojë me mendime duke vënë paqe me veten? Njerëzit, mendimet e tyre, i shfaqeshin si maja e një gjelbërimi të trishtë. Kudo heshtje, heshtje, akullzim i ndjenjave dhe përsëri e përsëri mendimet nuk e linin të qetë. Ndiente se çdo cep a kënd i mendjes përqendrohej tek një figurë e vetme. Gjithçka brenda tij i përket pushtetit të së kaluarës. Duke dëshiruar që kjo të vazhdojë të tashmen dhe më pas të ardhmen. Duke përsëritur e ripërsëritur vetveten. Duke humbur sigurinë e njohjes.
Mendoi se toka do t’ia falte sigurinë e fundërisë, por u gabua. Mes shkallëve që e ndanin nga bota blu dhe shumëngjyrëshe, dëgjoi zërin ulëritës të saj dhe zërin e heshtur të vetmisë mizore. Vetmia tashmë nuk mund të udhëtonte as në fantazinë më të lejueshme. AJO ecte me hapa tronditës në shpirtin e errësuar të botës së tij. Ishte i bindur se AJO do të jetonte përjetësisht aty...

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI)
» Iren Papas: SHTOI ZOT VALLET (IRENA GJONI)
» Iren Papas: NË VEND TE PROLOGUT (IRENA GJONI)
» Iren Papas: GJYSMA DASHURISH (nga IRENA GJONI)
» Iren Papas: PËR (F)LOÇKAT E NATËS (IRENA GJONI)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi