Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI)

Shko poshtë

Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI) Empty Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI)

Mesazh nga Agim Gashi Sun Mar 28, 2010 10:42 pm

Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI) 24199_105452149482443_100000529750157_137766_7440489_n

Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI)



LETËR ZEMRËS


Nëse e kaltërta

do të vdesë një ditë,

Atë ditë do vdesë dhe qielli,

Edhe deti me jetë në mes,

Do vdesin sytë e tu,

Dashuria brenda tyre,

Do vdesë gjithë bota,

Nëse një ditë

e kaltërta do vdesë


PËRGJIGJE E ZEMRËS PAS NDARJES



E kaltërta

nuk gjeti asnjë ditë për të vdekur

Dhe s’vdiq

Nuk vdiq as qielli, as deti

Jeta e tyre s’u këput

në asnjë pikë


Por sytë e mi vdiqën

Vdiq dashuria e palindur

e jetuar mes moslindjes

Duke më dhembur më shumë

se vdekja e të lindurës së jetuar

e parë me sy


Sytë vdiqën,

vdiq dhe dashuria

Por bota rrojti si më parë

E kaltërta nuk vdiq,

por vetëm lotoi

Duke marrë

një nuancë zibardhë...
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi