Iren Papas: GJYSMA DASHURISH (nga IRENA GJONI)
Faqja 1 e 1
Iren Papas: GJYSMA DASHURISH (nga IRENA GJONI)
Iren Papas: GJYSMA DASHURISH (nga IRENA GJONI)
...dhe copat e shpirtit u ndanë me rrënqethje nga njëra-tjetra.
Një stuhi mjegulle solli momente egzaltimi. Mirë se vini në Edenin e
shkretuar. Në festën e Edenit ku unë mpihem dhe dridhem në dënimin e
fatit. Duke qëndruar në këmbë me sytë nga toka, i nënshtrohem erës që
përqafon dhimbjen. I kërkoj falje për diellin imagjinatës sime. Ku ta
dija unë se ai ngadalë-ngadalë do të digjej. I kërkoj falje për besën
shpresës sime. Unë nuk e dija se ajo do të shuhej.
Në madhështinë e dëshpërimit erdhën dhe momentet që fishkën
trupin tim. Ku je ti sot? Vetia ime e dikurshme. U përgjysmua nga nata
e ftohtë. Akoma lindin pyetje që burojnë nga zhgënjimi që përmbyti çdo
gjë, çdo gjë...
Ti ishe një ishull. Një ishull që ndriçon në mes të oqeanit
natën. I bukur deri në madhështi. Që krenohet dhe feston sikur nuk do
të ketë kurrë fund. Aty kuptoj që dashuria nuk është te tjetri. Është
brenda nesh si një flakë, si një bishëz. Por për ta zgjuar, për ta
ndezur, për ta flakëruar, për ta parë, për ta ndier, për ta përjetuar,
kemi nevojë për gjysmën tjetër. Dhe kjo “nuk do të ketë kurrë fund”,
solli pasigurinë dhe ankthin në çdo pikë uji të oqeanit.
Të lutem, fale besimin që u gjunjëzua përpara tradhëtisë! Duhen
përgjigje për mijëra pyetje nga kjo egzistencë. Megjithatë, përsëri
fale! Tashmë ishulli i zjarrtë nuk është. Veçse drita në fundin e
botës. Një burrë me sy të përlotur shikon në skajet e fantazisë së tij
dhe zhytet gjithmonë e më thellë në agoninë e tij, për të mbledhur
thërrimet e shkatërruara nga truri. Por atë ditë asnjë nuk mund ta
mbajë brenda vetes së tij. Sepse të fshihen nga vetia e tyre. Me zemër
që rrjedh gjak, me dashuri të kthyera mbrapsht. Të gjitha të djegura
dhe të tmerruara. Një ditë e vetme që s’ka as pushim, as shpresë, as
jetë, por vetëm një vdekje të rritur thellë. Dhe kështu urrejtja e
fatit na piu shpirtin. E dridhura që më sëmuri më zgjoi nga një gjumë i
thyer. Unë i dhashë shpirtit besimin tim dhe ai më la të vdisja i
ngrirë qerthull erës së ftohtë, që ulërin përmes qetësisë...
...në gjysma dashurish...
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Iren Papas: PASNDARJA (IRENA GJONI)
» Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI)
» Iren Papas: SHTOI ZOT VALLET (IRENA GJONI)
» Iren Papas: NË VEND TE PROLOGUT (IRENA GJONI)
» Iren Papas: PËR (F)LOÇKAT E NATËS (IRENA GJONI)
» Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI)
» Iren Papas: SHTOI ZOT VALLET (IRENA GJONI)
» Iren Papas: NË VEND TE PROLOGUT (IRENA GJONI)
» Iren Papas: PËR (F)LOÇKAT E NATËS (IRENA GJONI)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi