Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Luan Basha: Një rrëfim metaforik për Ushtritë Çlirimtare

Shko poshtë

Luan Basha: Një rrëfim metaforik për Ushtritë Çlirimtare Empty Luan Basha: Një rrëfim metaforik për Ushtritë Çlirimtare

Mesazh nga Agim Gashi Fri Feb 12, 2010 10:27 pm




Luan Basha: Një rrëfim metaforik për Ushtritë Çlirimtare 21532_101256926575727_100000742612551_34976_4486328_n





Luan Basha: Një rrëfim metaforik për Ushtritë Çlirimtare


Ishin net të dimrit, net të gjata, bënte ftohtë, ku papritmas dëgjohej një zë që vinte nga larg dhe kërkonte ndihmë.

Me të dëgjuar këtë zë, sa trishtues, aq edhe krenarë, menjëherë disa persona që gjendeshin afër vendit prej nga vinte zëri, dolën për në ndihmë. Por, për çudi personat që gjendeshin afër vendit, aty ishin takuar rastësisht. Ata kishin dalur prej shtëpive të tyre për të vetmen arsye, që në mënyrë ilegale, nëpër male në mënyrë që t’u iknin kapjeve eventuale të policisë dhe, dalëngadalë ta kalonin kufirin, e të shkojnë në mërgim për ta siguruar kafshatën e gojës për vete dhe për familjen e tyre. Ishte një çudi tjetër, se ata në atë vend ishin ulur për të pushuar pas një rrugëtimi mjaft të gjatë dhe të gjithë ishin prej vendeve të ndryshme. Njëri ishte prej Çamërisë, tjetri prej Kosove, Maqedonisë, Shqipërisë, Luginës së Preshevës, dhe Malit të Zi. Kur këta u afruan në vendin prej nga vinte zëri, panë se aty ishte një nënë jo edhe e re, e cila mezi merrte frymë dhe, panë se ajo është afër lindjes. Këta persona ashtu të habitur me rastin e papritur nuk dinin se çka t’i bënin. Por koha nuk priste dhe, ajo me mjaft mundime lindi një djalë, nën kushte mjaft të pavolitshme. Menjëherë pas lindjes, personat në fjalë iu gjenden afër për ndihmë, e më pas shëndeti iu keqësua, edhe më shumë nënës. Me të hetuar nëna se jetës së saj po iu afrohet fundi, me nxitim i thirri ata njerëz që t'i tregojë diçka për së afërmi. Dhe, pa humbur kohë i tha; unë jam një nënë e cili kamë përjetuar raste mjaft të vështira në jetën time, burrin tim ma vranë padrejtësisht armiqtë sllavë, i kemi pasur dy djem të cilët amanetin tim, dhe të atit të tyre, nuk e dërguan plotësisht në vend dhe, dal ngadalë disa virtyte të tyre u asimiluan, apo u pajtuan me gjendjen e cili u servirej nga jashtë. Emri i djalit të madh ishte UÇK (Ushtria Çlirimtare e Kosovës), të cilin e linda në male të Drenicës, duke mu gjendur në ndihmë im shoq, kurse emri i djalit të dytë ishte UÇPMB (Ushtria Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanocë) të cilin e linda në pjesën lindore të Kosovës, edhe pse kësaj radhe doja ta lindja në spital të Kosovës së çliruar, por në atë kohë si dëbues nuk i kishim sllavët, por disa të huaj të bardh, të zi, e të verdhë që thirreshin me sa më kujtohet UNMIK dhe KFOR. Djalin që tash e linda me ndihmën e Zotit dhe, ndihmën e juaj dëshiroj që ta emëroni UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) sepse kjo dëshirë dhe, amanet ishte, edhe e burrit tim. Pra, nëna po ta dinte se kjo luftë do të përfundojë me një marrëveshje, e cila në vete ngërthen; përfaqësim të drejtë dhe, adekuat të shqiptarëve nëpër institucionet shtetërore, atëherë amaneti i kësaj nëne mjaftë fisnike do të ishte më ndryshe, pra këtë djalë do të urdhëronte që ta pagëzojnë me emrin, UÇD (Ushtria Çlirimtare për Drejta).
Porosia e nënës dhe, e babait ishte; tash e tutje duhet shkuar me çlirime të përgjithshme, njëherë e përgjithmonë duhet ta çlirojmë kombit ton të shenjt shqiptar! Amaneti i nënës dhe, urdhëri i babait, paska qenë çlirimi i tërë kombit shqiptarë.
Menjëherë pas përfundimit të këtyre fjalëve nëna ashtu e përlotur dhe, në dhënie të shpirtit e gëzuar vdiq, u drejtua për në botën e amshuar për të mos vdekur kurrë.
Pas varrosjes së nënës, në mal në mënyrë mjaft të fshehur, ata e morën djalin dhe e pagëzuan me emrin të cilin ua kishte lënë amanet nëna e tij. Pra, e emëruan UÇK (Ushtria Çlirimtare Kombëtare) dhe, në krahë e kapi njeriu që ishte nga Maqedonia, duke e ndihmuar edhe të tjerët. Ata ishin nisur për në mërgim, por me lindjen e UÇK-së ata u angazhuan në rritjen e UÇK-së, duke mos e lënë në asnjë moment vetëm.
Djali, i cili quhej UÇK, me hapa të shpejt dhe, të sigurt sa vinte e forcohej, çdo ditë gjymtyrët e tij sa vinin e rriteshin, sepse ushqehej nga vise të ndryshme shqiptare, nga Shqipëria, Çamëria, Mali i Zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës dhe, Kosova.
Me të arritur ky djalë moshën madhore, disi fillojë ta ndjej vetën si burrë dhe, i cili në vetvete ndjente njëfarë përgjegjësi, se tashmë ka ardhur koha për të bërë diçka madhore, e ndjente se ishte i obliguar me një mision të shenjtë për këtë komb, çdo ditë i shihte padrejtësitë që u bëheshin shqiptarëve anekënd trojeve të veta, që në vend të tyre ishin shndërruar në minoritete dhe, me drejta mjaft të minuara.
Misionin e vetë njëherë e filloi me kërkesa (edhe pse e dinte se gjithçka paqësore ishte e kotë) Ishte dëshmitar i kohës, se kërkesat nga askush nuk u përfilleshin, i shihte orvatjet e partive politike në pushtet për të bërë diçka, por edhe ato orvatje të tyre ishin të kota, sepse binin në veshë të qëllimshëm të shurdhër. Djali, tashmë burrë vendosi të del haptas me kumtesë të qartë, drejtuar qarqeve përgjegjëse, kjo ishte një tentativë e tij që problemet, padrejtësitë, dhe pushtimi i tokave shqiptare të zgjidheshin në mënyrë paqësore, sepse ishte një përvojë nga dy vëllezërit e tij (UÇK-së) dhe (UÇPMB-së). Por, prapë gjithçka ishte e kotë. Avazi i pushtuesve vazhdonte si më parë, tashmë edhe më keq. Posa doli UÇK-ja publikisht me kërkesa të qarta, menjëherë u shoqërua me kritika nga më të ndryshme. Disa që e kundërshtonin ishin njerëz të thjesht, disa intelektual, disa poet, e disa shkrimtar. Por burri me plot kuptimin e fjalës, ishte i vendosur në veprimtarin e vetë. Ishte i mllefosur aq shumë kur mori vesh në likuidimin e babait, si dhe në vdekjen e nënës në mal. Gjithmonë me vete thoshte se unë barti mision të rëndë dhe, emri imë do të thotë, çlirim i gjithë trojeve shqiptare, sepse mua më thërrasin, Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Vazhdova në rrugëtimin time mjaft të gjatë, e të rëndë, luftova ashtu si është më së miri duke i respektuar të drejtat dhe rregullat e luftës, duke lënë gjymtyrë në Tetovë, Kumanovë, e Likovë, duke çmuar dinjitetin e njeriut, sepse pa marr parasysh, se a ishte armik apo jo, para se gjithash njeriu është vepër madhështore e Zotit. Dhe mjerë për atë i cili e nënçmon veprën e Zotit. Gjatë gjithë luftës UÇK-ja, qëndronte në këtë maksimë. Armikun e konsideronte armik dhe, u përgjigjej në mënyrë armiqësore. Pas një lufte të ashpër, fitues i shumë betejave ishte UÇK-ja. Si çdo gjë që ka fundin e vet edhe luftës i erdhi fundi. Por, fundi ishte disi në shikim të parë dëshpërues për UÇK-në, sepse posa i binin ndërmend fjalët e fundit të nënës së tij, menjëherë në vetvete ndiente njëfarë “tradhtie” sepse e ëma ia kishte lënë amanet djalit të vogël, që mos të veproj sikurse dy të parët. Posa përfunduan betejat (kështu thoshte, neve pak ca na habiste pse nuk thoshte përfundova luftën por betejat) nisi të kërkoj fatin e jetës së vetë. Por, ai gjithmonë dëshironte të ketë një shoqe të jetës, e cila mund t’i ndihmonte në përfundimin, dhe, finalizimin sa më të frytshëm të betejave që i kishte zhvilluar gjatë luftës. Disa politikan vendor, për ta qetësuar prej luftës, apo thënë më mire për ta kthyer në jetën normale, vendosën ta martonin me një vajzë shumë të bukur, e cila ishte nga Shkupi e që jetonte në një lagje të maqedonasve. Por djaloshit burrë (ish-UÇK-së) nuk i pëlqente vetëm bukuria te një vajze, si dhe vendlindja, dhe vendbanimi i saj nuk i pëlqente fare, ndaj e refuzoi ofertën e politikaneve multietnik. Ai dëshironte një vajzë të bukur nga Tetova, ose nga Kumanova. Ata dëshironin ta martonin me një vajzë të bukur dhe, me kulturë të përzier, tipare të cilat djaloshit burrë do ta magjepsin, e më pastaj do të mund të merrnin çfarëdo vendimi në favor të politikanëve dhe, shtetit multietnik. Kur e panë ndërkombëtarët se gjendja po acarohej dhe, nuk shihej gjetja e ndonjë gjuhe të përbashkët, vendosën të ndërhynin duke e bërë një zgjidhje për të dy palët në konflikt. Vendosën që nusen ta kërkojnë në ndonjë vend ku nuk ka pasur fare konflikt, si dhe të jetë e përshtatshme për djaloshin burrë dhe, të ketë njohje legjitime nga ana e shtetit. Pas një përpjekje të mundimshme djaloshit burrë (ish-UÇK-së), ia gjetën një nuse nga Ohri, e cila ishte mesatarisht e bukur, si dhe nuk kishte ndjenja ekstreme patriotike.
Edhe pse me dëshirë jo të plot, vendosi të martohet, duke qenë herë pas herë i dëshpëruar për vendimin e marrë. Në kokën e tij iu silleshin vërdallë mendime të ndryshme, zëri i nënës i thoshte “bir, bir, bir ku mbeti dëshira jonë, dëshira e gjithë shqiptareve”.
Me vështirësi u adaptua dhe, me 13 gushtë, të vitit 2001 u caktua ceremoniali i martesës. Djaloshi burrë në këtë datë, u kurorëzua me Marzanën nga Ohri, të cilët e nënshkruan një marrëveshje për jetën e tyre bashkëshortore, në prani dhe, garanci të ndërkombëtareve. Në këtë rast, prapë pati kundërshtime nga ana e opinionit, disa thanë: “ah i gjori UÇK u kurorëzua me një lavire, ajo nuk do t’i mbahet marrëveshjes së nënshkrua, edhe ndërkombëtarët do të bëjnë lëshim në këtë aspekt”, disa e përkrahën duke menduar se tash e tutje djaloshi burrë, nuk do të jeton më nëpër male, por do të bëj një jetë, me një komoditet çka prindërit e tij më par nuk e kishin patur. Sidoqoftë, pas tetë vjetësh djaloshi burrë, gjendet në një grindje të përditshme me këtë vajzë nga Ohri. Nuk duhet habitur nëse një ditë do të dëgjojmë për shkurorëzimin e djalit në fjalë me Marzanën nga Ohri, sepse që në fillim nuk kishte vullnet të plot për kurorëzim me këtë vajzë.
E, pra kësi lloj dështimesh dhe zgjënjimesh do të përjetojmë ne shqiptarët, nga të qenit jo korrekt ndaj realizimit të qëllimit Në këtë rastë, ne shqiptarët planifikuam një ndërtesë shumkatëshe, por përfunduam në një tendë antike.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi