Zemra Troket Ne Zemer: Intervistë me Avni Rudakun për Revistën " Dituria " në Suedi.
Faqja 1 e 1

Intervistoi : Edona Beqiri
Kush është Avni Rudaku ?
Avni Rudaku lindi më 1984 në Gjilan. Është Baçelor i Psikologjisë dhe Sociologjisë në Universitetin Publik të Prishtinës. Vazhdoi studimet master në Sociologji, në të njëjtin universitet dhe, aktualisht është duke mbaruar temën për master. Ka botuar një mori refleksionesh të karakterit publicistik, shkencor dhe letrar. Është fitues i çdo burse vjetore të Universitetit të Prishtinës. Libri “Poezi pa frymë”, është njëherazi libri i tij i parë, i botuar në janar të vitit 2010. Është ngacmuar të shkruaj poezi para një viti, ku përmes vargut dëshiron më pak të transmetojë emocion (frymë), e për më tepër të shqyrtojë tema e nëntema të konteksteve të ndryshme socio-kulturore dhe psiko-filozofike, e veçmas sfidat e jetës bashkëkohore. Jeton dhe punon në Gjilan. Aktualisht është asistent i ri për lëndë psikologjike, në Kolegjin Universitar "Iliria", dega në Gjilan.
1.Kur keni filluar të merreni me shkrime letrare?
Nuk është e lehtë të të them saktësisht kohën e ngjizjes emocionale me shkrime letrare, meqë kam shkruar shkrime periodike dhe ndërkohë kam pasur faza më latente, pa aktivitet në të shkruar. Në shkollën fillore kisha shumë vështirësi të bëja hartime shkollore në lëndën e gjuhës shqipe. Bëja shumë gabime leksikore, drejtshkrimore e teknike, madje më mungonte edhe thelbi përmbajtësor i fuqishëm e strukturë gjuhësore jokoherente. Pra, nuk e kam pasur idenë që kam nerv linguistik për të shkruar. Por me kalimin e kohës, sidomos pas mbarimit të shkollës mesme, në gjimnazin “Zenel Hajdini”, në Gjilan, intensivisht më kapi pasioni për të lexuar, dhe atë, jo çfarëdo leximi, por lexim aktiv. Dhe nga një lexim konsistent dhe kultivimi të diskutimit të përditshëm me “makiatot pa plum”, me miqtë e mi e kolegë/kolege universiteti, - që diskutimi më ishte bërë pjesë e përditshmërisë dhe normalitet i zakonshëm sjelljor, - që përfshinte shumë tema, probleme, kontekste, konteste...Dhe ja ku jam Një gjë me rëndësi që duhet shtuar në sfond të kësaj pyetjeje është: nuk është gjithçka gjenetike në të shkruar dhe shumë nga motivet që na shtyjnë të shkruajmë, vijnë edhe nga leximi, nga të të mësuarit, nga konflikti ideor/vleror/filozofik me të tjerët, nga shkathtësitë e shprehitë, pasioni për të vërtetën, njohjen e botës dhe, nga kjo, arrihet ‘mbushja e kupës’ për nevojën e refleksionit, për çështje të larmishme. Dhe letërsia është mjet i fuqishëm shprehës.
2. Prej nga ju erdhi frymëzimi?
Frymëzimi vjen nga përsiatjet filozofike dhe të të menduarit, përvoja personale, konteksti i zhvillimit shoqëror dhe kulturor në vendin ku jeton e vepron, nga leximi, diskutimi konstant, studimet e mia universitare, papajtueshmëria me realitetin botëkuptimor të të tjerëve, etj. Frymëzimi ndonjëherë është epileptik dhe i pakuptueshëm. Madje të kuptosh gjenezën e frymëzimit, mund të mbetesh edhe vetë pa kuptim Thjeshtë: frymëzimi motivohet nga ndërlikueshmëria e interaksionit tim me botën time ontologjike subjektive, rezonimi logjik, dialogu i brendshëm dhe interaksionet shumëdimensionale sociale.
3. Çfarë temash trajtoni më shumë tek shkrimet tuaja?
Shkrimet përmbajnë aktualitetin dhe nxiten nga ngjarjet aktuale kulturore, politike, shoqërore dhe psikologjike. Por është e vërtetë dhe që shkruaj shkrime jo vetëm si reaksion ndaj aktualitetit, por edhe si nevojë për ndryshime sociale, ndërrim skemash botëkuptimore mbi temat e nxehta të politikës, fenomeneve sociologjike, tabuve të ndryshme morale, temave që vijnë nga politikat globale dhe konteksti i globalizimit, si raportet ndërqytetërimore, problemet ndëretnike në pjesë të ndryshme të botës, kriza financiare globale, terrorizmi global, rrahjen e nacionalizmit dhe modeleve sociologjike të trajtimit të tij, emigracionin bashkëkohor, problematikën e kulturës/kontrakulturës, etj.
4. Libri ”Poezi pa frymë” është libri juaj i parë. Na thoni diç më shumë rreth tij.
Libri “Poezi pa frymë” është vërtetë pa frymë, pa shpirt. Ka shumë mekanicitet logjik, por nuk i mungon aty-këtu përmbajtja emocionale, siç është ta zëmë me poezitë e sojit, “Nana”, “Lodhja nga qortimi”, “Asaj”, etj. “Poezi pa frymë” në fakt i mendoja si poezi pa psikikë, pa ndjesinë e fuqishme patetike dhe emocionale. Doja të vargëzoja më pak nën ndikimin e emocioneve spontane dhe nën diktatin e tyre. Doja ta shihja veten si autor/poet sovran ndaj veprës sime. Pra, jo poezi që janë sovrane kundrejt poetit, që kontrollojnë rrjedhën e tij, por dëshiroja të jenë nën patronatin tim autorial. “Poezi pa frymë” janë poezi pa frymëmarrje poetike, por me makineri antipoetike. Duke ndërtuar vargje antipoetike kalova në poezi prozaike, me gjithë që peizazhi i tyre i ngjason shumë poezisë. “Poezi pa frymë” është përmbledhje poezish që vargëzojnë shqetësimet lokale, e sidomos ato të karakterit universal njerëzor dhe kombinimi i tradicionales me bashkëkohoren. Ato prekin gjërat e vjetra përmes kundrimit të ri poetik. “Janë pa frymë” edhe për një fakt: pasqyrojnë një ngërç në mes modernizmit dhe tradicionalizmit, duke pasqyruar metaforikisht dhe vetë karakterin e shoqërisë kosovare dhe asaj në përgjithësi bashkëkohore, sepse postmodernja ka ikur shumë shpejtë, dhe po vjen diçka e përshpejtuar, pa na pyetur ne dhe ne akoma po mendojmë se “metapostmodernja” nuk hynë pa trokitur. “Metapostmodernja” karakterizohet me këtë veçori: ka ardhur pa na pyetur dhe na kanë zënë befas, të papërgatitur. Ec e thuaj dikujt që ka ardhur, kur as vetë nuk je i bindur si transmetues i saj...Po zhvillohet një jetë krejtësisht e veçantë virtuale, si strukturë paralele e jetës fizike, duke u bërë gjithnjë e më autonome, si botë më vete e sovrane. Ajo shpërfaq “Kohën virtuale”, “Shoqërinë virtuale”, “Dashurinë virtuale”, “Seksin virtual”, “Tradhëtinë virtuale”, “Lojën e shumëfishtë identitare të Njeriut Virtual”, etj. Pra, “poezi pa frymë” janë pa frymë, por jetojnë nga pafrymësia. Pafrymësia i jep frymë.
5. Si janë bashkëpunimet tuaja?
Bashkëpunoj ngushtë me kolegët e ri e të vjetër në moshë, përvojë, profesion...Bashkëpunimin e kam të strukturuar edhe si pjesë e tipareve të personalitetit tim. Madje po të flasim në gjuhën jungiane, jam tip ekstravert. Energjinë e marrë nga të tjerët dhe e shpërndajë tek të tjerët. Jam fort sociabil dhe më pëlqen skajshmërisht bashkëpunimi. Por kuptohet bashkëpunimi nuk mund të vijë gjithkund, e sidomos në krijimtarinë poetike e letrare. Poeti shkruan vetë. Kur shkruajmë kritike letrare për poezinë, ne mund të bashkëpunojmë në përqasje teorike, por përsëri jemi vetja. Ndërkaq, bashkëpunimet për çështje teknike, ose edhe për krijuar polemika të qëllimta, janë plotë jetë dhe i nxis me shumë dëshirë.
6.Cili është mendimi juaj për letërsinë e sotme shqipe?
Letërsia e sotme shqipe është duke tentuar të rropatet në mes tradicionales dhe modernes, lokales dhe universales. Ka nevojë që të tronditet. Kjo, siç është, duket letërsi letargjike. Poezia siç thotë Elsie, për letërsinë shqipe, ishte qendrore. Por konsumimi i poezisë sot për sot është minimal. Kohës së fundit vërehet një ringjallje e libidos poetike, sidomos në rrjetat social virtual dhe kjo na gëzon. Por rikonfigurimi në kodin tematik dhe në motivet poetike duhet të ndodhë gjithsesi. Lëtërsia shqipe në përgjithësi po ecën në synimin për të kapur zhvillimet e reja e të gjithmbarshme shoqërore, por akoma nuk i ka proceduar seriozisht. Shpresa mbetet sidomos tek krijuesit e rinj dhe nxitja e tyre nga më të moshuarit.
7. Sa mendoni që rinia është e interesuar për lexim?
Në poezinë “Leximi i shkafanjitur postmodern”, diku kam vargëzuar se si tek ne, folja “lexoj”, fatkeqësisht po zgjedhohet shumë pakëz. Saktësisht nuk mund të them për dozën e interesimit për lexim, meqë nuk kemi hulumtime empirike e shkencore, por nga të dhënat që na vijnë përmes vlerësimit intuitiv, mediave, vështrimeve sporadike analitike, ankesave të librarëve, bibliotekarëve, profesorëve, etj., lë shumë për të dëshiruar. Akoma të rinjtë tanë nuk e kanë krijuar “kulturën e të të lexuarit”, si plebishit i jetës së përditshme. Kjo vërehet edhe nëse i dëgjon teksa shprehen para mikrofonit, në prezantime, seminare, etj., dhe kjo varfëri e artikulimit gjuhësor vjen sidomos nga mungesa e shprehisë dhe pasionit për të lexuar.
8.Sa mendoni që ka kushte populli ynë që të blejë libra?
Standardi ekonomik është i ulët, por parimisht të blejsh libra nuk është asnjëherë shtrenjtë. Në përputhje me kushtet financiare kosovare, ka arsye për t’u mërzitur, por blerja e librave kushtëzohet edhe nga shumë faktorë të tjerë...
9.Sa është çmimi i librit tuaj?
Nuk e kisha lehtë për të vendosur përkitazi për çmimin e librit. Në fund vendosa që të jetë 4 euro. Një mbushje telefonike elektronike të 3’ve dhe dy makiato të vogla 1 euro
10.Distribuimi i librit ”Poezi pa frymë”?
Rrjeti i shitjes “Rilindja” ka bërë distribuimin e librit në shumë qytete të Republikës së Kosovës. Tirazhi ishte i vogël, por megjithatë u munduam ta shpërndajmë në tërë vendin. Libri mund të gjindet gati në të gjitha pikat e shitjes së gazetës “Kosovasot”.
11.Mendoni se mesazhi juaj përmes poezisë, po përmbushet në shoqerinë tonë?
Mesazhi është duke u lexuar akoma. Libri sapo ka dalur dhe tani për tani jam duke i dëgjuar komentet e para të lexuesve e kritikëve. Ndërkaq, a po përmbushet mesazhi i këtij libri? Do të ishte utopike të them po. Çdo varg im poetik thuajse atakon egocentrizmin dhe, siç dihet, është e vështirë të menaxhohet ky tipar njerëzor e shoqëror.
12. Ku e gjeni vetveten krahas poezisë?
Vetveten e gjejë në shumë zhanre letrare dhe jam në fazën e eksperimentimit e të eksplorimit të asaj ku ndihem më mirë. Një kasolle është duke më pëlqyer edhe në gjeografinë e vargut poetik.
13.Cila vepër ju pëlqen nga autorët shqiptarë?
“ULKU dhe UILLI” nga Vath Koreshi.
14. Ç farë është për ju poezia?
Poezia është “po” e “zi”. Poezia është të bësh poza shpirtëror duke vargëzuar në maskim. Poezia është edhe neurozë legjitime shoqërore.
15. Ëndrra e juaj e fshehur në sirtar?
Ëndërra ime është të dalë sa më parë në zhgëndërr.
16.Si do e përkufizonit veten me një fjalë?
Fjali.
17.A do jetë ky libri i fundit, apo do ketë dhe të tjera?
Ky është vetëm fillimi i fillimit. Do të ketë libra me bollëk. Vetëm të presim çfarë do të shkruaj në fletët e tyre.
18.Cili është mesazhi i librit ”Poezi pa frymë”?
Arratisje nga egocentrizmi, etnocentrizmi dhe të gjithë izmët e tjerë përjashtues...
19.Premtimi juaj, çka do t’u sillni lexuesve diç tjetër?
Ndonjë libër me shkrime publicistike, por dhe të karakterit shkencor.
20.Planet për të ardhmen?
Kam disa instruksione arkitektonike për disa gjëra që do t’i bëjë në të ardhmen, por tash për tash jam i lidhur shumë për të tashmen. Përgjigjem në këtë pyetje në të ardhmen.
21.Mesazhi yt per fund?
Falënderimet i takojnë asaj që më intervistoi dhe atyre që do ta lexojnë këtë intervistë.
****************************************************************************
Avni Rudaku

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zemra Troket Ne Zemer: "Me mungon dashuria" -Drame
» Zemra Troket Ne Zemer: "Cka eshte Dashuria" Marre nga nje mike imja...
» Lexoni revisten "Dituria"
» Arsim Halili: Intervistë me Avni Rudakun - Poet
» Zemra Troket Ne Zemer: NDOSHTA ...

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi