NË DITËT E KALTËRTA ( IRENA GJONI botuar te gazeta "FJALA" 15 shkurt 2004) PER SHËN VALENTIN MIQVE TË MI QË DASHURITË E MEDHA
Faqja 1 e 1

NË DITËT E KALTËRTA ( IRENA GJONI botuar te gazeta "FJALA" 15 shkurt
2004) PER SHËN VALENTIN MIQVE TË MI QË DASHURITË E MEDHA MOS TE VDESIN
SHPEJT, POR TE FRYMOJNË NË TË PËRJETSHME!
Mëngjesi e gjeti në një gjendje konfuze në të gjithë trupin. Si
gjithmonë, gjendjeve të saj të përcaktuara apo të papërcaktuara
s’kishte mundur kurrë t’ua gjente shkakun. Edhe konfuzicitetin e
shfaqur mëngjesit, e la pa bërë përpjekje për t’i dhënë një shpjegim.
Vetëm mendoi: “Konfuz koti”, si të thoshte emrin dhe mbiemrin e dikujt.
Në atë gjendje e përshkoi rrugën deri në punë.
Kur hyri në zyrë, u plandos tek karrigia e saj në anë të dritares.
I hodhi sytë përtej saj. Gjëja që i bëri përshtypje, ishte qielli me
një kaltërsi deri në infinitin e të kaltërtës së bukur.
“Nëse e kaltërta
do të vdesë një ditë,
Atë ditë do vdesë dhe qielli,
Edhe deti me jetë në mes,
Do vdesin sytë e tu,
Dashuria brenda tyre,
Do vdesë gjithë bota,
nëse një ditë e kaltërta
do të vdesë.”
Recitoi me mendje vargjet e një mikut të saj. Sytë vazhdonte t’i mbante
përtej dritares drejt qiellit. Kishte një pamje të çuditur krijuar prej
konturimit të vënies re të një hollësie: Sa herë që i krijoheshin
gjendje të ndryshme, (të përcaktuara apo të papërcaktuara), mendja pa
vetëdije i shkonte tek ai, “thurësi i së kaltërtës në vargje”.
“E kaltërta
nuk gjeti asnjë ditë për të vdekur,
Dhe s’vdiq,
Nuk vdiq as qielli, as deti,
Jeta e tyre s’u këput në asnjë pikë,
Por sytë e mi vdiqën
Vdiq dashuria e palindur
E jetuar mes moslindjes
Duke më dhembur më shumë
Se vdekja e të lindurës së jetuar
E parë me sy
Sytë vdiqën,
vdiq dhe dashuria
Por bota rrojti si më parë
E kaltërta nuk vdiq,
por vetëm lotoi
Duke marrë një nuancë zibardhë.
“Bota rrojti si më parë”. Ishin atëherë improvizimet e saj kur
mbeti vetëm mes lotit e heshtjes. “Askush nuk duhet të plagoset në
dashuri. Ne jemi në gjendje të përcaktojmë atë që ndiejmë vetë. Mund të
menaxhojmë ose jo, vetëm atë që ndiejmë vetë. Tjetrin nuk e kemi në
dorë për t’ia imponuar ndjenjat tona. As për ta bërë të ndiej atë që
duam ne të ndiej. Madje nuk mund ta bëjmë fajtor për këtë gjë”. E
megjithatë ajo ishte plagosur rëndë, pavarësisht se “bota rrojti si më
parë”. “Ditë e prerë për të recituar me vetë improvizime dorëshkrimesh”
– mendoi dhe vazhdoi të shihte qiellin. Më pas, përhumbshëm i hodhi
sytë mbi tavolinën e punës. Ngeli pak e befasuar. Një zarf, si një
zotëri xhentil, por i ftohtë, qëndronte mbi të. Pas një hezitimi, e
mori në duar. Nga njëra anë pa vetëm emrin e saj që e merrte. Nga krahu
tjetër ishte i bardhë. Një mijë gjëra i shkuan në mendje. Ndiente frikë
ta hapte. I dukej sikur brenda zarfit gjendej një përbindësh në gjumë.
Sapo ta hapte, ai do të zgjohej dhe inatçor do t’i hidhej sipër duke e
gllabëruar. Pas një dyluftimi me veten, zarfin e grisi. Lehtas -
lehtas, futi mollëzat e gishtave brenda. Çuditërisht, prej andej nxorri
... nxorri një degëz mimoze të vërtetë. Lulet e saj në trajtë rruzujsh
të vegjël të artë, nuk kishin tamam të artën e tyre që e vishnin në
pranverë. “Mimozë e paçelur mirë” - mendoi ajo. Degëza dridhej mes
gishtave të saj. Nuk kishte ftohtë pse doli nga zarfi. Nuk kishte
ftohtë pse gjendej pak padrejtësisht në një stinë tjetër duke
tradhëtuar atë të sajën. Dridhej degëza e mimozës, pse dridheshin lehtë
gishtat e saj prej kushedi kujt force të ardhur nga honet e shpirtit.
Prej zarfit rrëshkiti një fije letre që kishte udhëtuar së bashku me mimozën:
“Bukuroshe e paemër (ngaqë dua të të ruaj). Megjithëse e madhe, një
zemër mund të futet edhe brenda një luleje. Sytë s’duhet të gabojnë
duke menduar se është vetëm një imazh. Ndoshta kjo lule vjen tek ty më
14 Shkurt. Egziston një rit në San Valentino. Të dashuruarit urojnë një
person të veçantë që e duan shumë. Unë kam ty të tillë që të dua shumë.
Gëzuar festën e të dashuruarve! Në u dashurofsh me një të dashuruar,
prapë nuk bën mëkat. Është një ëngjëll që të mbron...” - dhe poshtë
lexoi emrin e ish - mikut të saj të zemrës. Duke besuar tek telepatia,
i lexoi edhe njëherë ato që shkruheshin. Lotët nuk i ndjeu kur iu
shfaqën dhe i mbuluan fytyrën.
“Festë të dashuruarish në mes të dimrit – mendoi ajo – 14 Shkurti i
sotëm, - dhe kujtoi të kaluarët. - Ndoshta Perënditë, apo njerëzit të
kthyer në Perëndi, kishin zgjedhur 14 Shkurtin për festën e të
dashuruarve, për të krijuar përshtypjen se një ngrohtësi mundet të
mbijetojë mbi akujt e dimrave të tmerrshëm. Të shfaqet papritur aq
ngadhnjyese, sa të bëjë që ata akuj të shkrijnë. Megjithatë dashuria
ime nuk është tamam si ajo ngrohtësia. Ajo vetëm egziston brenda meje
dhe nuk është në gjendje të bëjë asgjë. Ndërsa unë kënaqem vetëm me
egzistencën e saj, që do të thotë se unë ende rroj. Më mjafton ta dua
edhe në largësi. Më mjafton ta kem në mendje, duke u dhënë ditëve
shijen e kujtimeve përzier me aromën e nostalgjisë” – mendoi ajo.
Shikimi iu tret përsëri përtej dritares, lart në qiell. Gjendja e saj e
para një ore, ishte zhdukur. Vendin ia kishte zënë një tjetër. “Një
dashuri e kujtuar...” – pëshpëriti.
Lart, në kaltërsinë e qiellit, krijuar prej vetes, pa imazhin e
atij njeriu që e kishte dashur dikur. Imazhi dhe ai vetë në të, ngelën
mes kaltërsisë. Vetëm ajo mundte t’i shihte, privilegj që në të ardhmen
do ta kishte vetëm në ditët e kaltërta...
IRENA GJONI

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Suzana Zisi: SIRENA... (Marre prej vellimit "E bardha eshte pak", ShB "Albatros", Tirane 2004)
» Gazeta Fjala: Fjala dhe kultura - Osip Mandelshtam
» IRENA GJONI:“NËSE UNË DHE TI”
» Iren Papas: KORRESPODENCË (IRENA GJONI)
» Iren Papas: PASNDARJA (IRENA GJONI)

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi