Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hitleri, harbuteria e nje gjakatari

Shko poshtë

Hitleri, harbuteria e nje gjakatari Empty Hitleri, harbuteria e nje gjakatari

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 12:28 am


Hitleri, harbuteria e nje gjakatari



20.02.2009
Hitleri, harbuteria e nje gjakatari HitlerSjelljet tronditëse të diktatorit, sipas një raporti të shërbimeve sekrete që u gjet rastësisht. Sipas ketij raporti, Hitleri, "nëpër dreka hante thonjtë, ishte i neveritshëm dhe paranojak". Lexoni shkrimin e plote ...
Në një raport të shërbimeve të fshehta, të sigluar me urdhrin "Të shkatërrohet brenda 48 orëve", thuhet se Hitleri brente thonjtë me dhëmbë gjatë darkave dhe se ishte sjellë në tavolinë "në mënyrë vërtet shokuese".

Sipas një raporti të shërbimeve sekrete aleate, në një darkë gjatë kohës së luftës, sjellja e Adolf Hitlerit kishte lënë pa fjalë të gjithë të pranishmit. Ky raport sekret është gjetur rastësisht kohët e fundit gjatë pastrimit të një shtëpie në Londër. Dokumenti, i sigluar me urdhrin "Për t‘u shkatërruar brenda 48 orësh nga leximi", përmban një profil psikologjik të diktatorit nazist, i bazuar te marrja në pyetje e një prej ndihmësve të tij më të afërt.

Ndihmësi, një oficer që kujdesej për axhendën e takimeve të diktatorit në "Strofkën e Ujkut", Shtabi i Përgjithshëm i Hitlerit në Rastenburg, në Prusinë Lindore, rrëfente se si Fyhreri brente thonjtë me dhëmbë gjatë ngrënies në shoqërinë e të tjerëve, përpinte me babëzi ëmbëlsirat, apo se shpesh humbiste fare në mendime, duke u shkëputur tërësisht nga biseda që zhvillonin të tjerët përreth tij. Ai tregonte gjithashtu edhe për shpërthimet e pakontrolluara të zemërimit nga ana e diktatorit, për shkak të të cilave të gjithë zyrtarët dhe oficerët e lartë gjendeshin nën terror të pandërprerë.

Dokumentet që hedhin dritë mbi këtë anë të karakterit të Adolf Hitlerit janë një përmbledhje e shërbimeve të fshehta aleate, e përgatitur në kohën kur lufta po shkonte drejt fundit dhe besohet se kanë arritur deri në ditët tona falë një oficeri britanik. Ato u gjetën rastësisht gjatë pastrimit të një shtëpie në Londër dhe do të shiten muajin e ardhshëm në një ankand.

Oficeri anonim, një kolonel gjerman, të cilit dokumenti i referohet vetëm me inicialet PW (prisoner of war - rob lufte) kishte qëndruar për disa muaj në "Strofkën e Ujkut" gjatë vitit 1943. Ai pati rastin të darkonte me Adolf Hitlerin në të paktën 30 raste dhe njëkohësisht pati mundësinë të vërente nga afër veprimet e përditshme të numrit një të Rajhut të Tretë.

Nga dokumentet mësohet se u kishte treguar ushtarakëve të forcave aleate që Hitleri hante vetëm perime e fruta të ziera dhe se nuk lejonte të pihej duhan në praninë e tij. Vaktet i shoqëronte vetëm me një apo e shumta dy gota birrë.

"Hitleri ha shumë shpejt, mekanikisht. Për të, ushqimi përbën veç një mjet të domosdoshëm për sigurimin e ekzistencës", u ka rrëfyer PW aleatëve. Bisedat në tavolinën e ngrënies e shtendosnin dhe shpesh e zhysnin në mendime të thella. Gjatë bisedave në përgjithësi ishte i qetë, "fliste me zë të butë bariton dhe nuk vërehej asnjë shenjë nga ai timbri i ngjirur dhe i ashpër që vërehej shpesh gjatë fjalimeve në publik".

Por më pas, ndihmësi i ngarkuar me mbajtjen e axhendës së diktatorit raportonte: "Gjatë drekave e darkave, ashtu si edhe në diskutime, tregon sjellje që shpesh mund të konsiderohen harbute. Papritmas nis të brejë thonjtë me dhëmbë, kruan vazhdimisht hundën me gishtin tregues, madje ndonjëherë këto sjellje i kalojnë kufijtë dhe bëhen vërtet shokuese".

Në raport rrëfehen edhe preferencat ushqimore të diktatorit. Thuhet se, pavarësisht se nuk ha fare mish dhe përdor vazhdimisht çajra të ndryshëm, "ha sasi të mëdha ëmbëlsirash", gjë që i shkakton "çrregullime në aparatin tretës". Oficeri, me rrëfimet e tij, hap gjithashtu dritare mbi jetën private të Hitlerit, duke rrëfyer se diktatori u thoshte njerëzve të tij të afërt se nuk ishte martuar kurrë, pasi nuk mund t‘i lejonte vetes që detyrimet familjare ta shpërqendronin nga detyra ndaj kombit gjerman. Kishte mikesha, mes të cilave përfshihej njëfarë "Zonjusha Braun", por, në përgjithësi, besohej se marrëdhëniet me to qenë platonike. Ndihmësi hedh poshtë edhe "thashethemet" spekulative sipas të cilave Hitleri kishte prirje homoseksuale.

Gjatë rrëfimit përballë ushtarakëve aleatë, ndihmësi tregon edhe për shpërthimet e skajshme të zemërimit, për shkak të të cilave njerëzit e tij të afërt jetonin vazhdimisht nën terror. Tmerrin e një prej këtyre shpërthimeve e kishte provuar në tërë peshën e vet një major, i cili nuk kishte transmetuar lajmin që konfirmonte tërheqjen e trupave nga El Alameini.

"Kur Hitleri mësoi se nuk ishte njoftuar për tërheqjen, shpërtheu në zemërimin e zakonshëm dhe e priti majorin me fjalët, "po të më thuash qoftë edhe një fjalë për t‘u mbrojtur, do të të pushkatoj". Pastaj iu shfry me nota të tmerrshme nervozizmi dhe e uli nga major në ushtar të thjeshtë.

Hitleri besonte verbazi se ishte sjellë në këtë botë për të përmbushur një detyrë të caktuar. Ky besim iu ngulit edhe më fort nga çasti kur i shpëtoi një atentati me bombë, të organizuar nga oficerë të lartë nazistë.

Nga dokumenti mësohet se ndihmësi i Hitlerit u largua nga "Strofka e Ujkut" me bindjen se Fyhreri ishte i çmendur. Terri Çarman, një historian me peshë në Muzeun Perandorak të Luftës në Londër, tha për këtë dokument se hedh edhe më tej dritë mbi jetën e përditshme dhe veçanërisht atë private të diktatorit: "Është e papritur të dëgjosh që Hitleri pinte birrë, ndërkohë që përgjithësisht mendohet se kishte hequr dorë tërësisht nga alkooli që në vitin 1931. Sa për përshkrimin e shpërthimeve të zemërimit është një tipar mjaft i njohur i karakterit të tij".

Dokumentacioni i përgatitur sipas rrëfimeve të njeriut që kujdesej për axhendën e Hitlerit në "Strofkën e Ujkut" do të dalin në ankand më 5 mars në Londër.

Albeu
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi