Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Miftar Halili:Në Heilbronn mbahet tubim pёrkujtimor pёr veprimtarin e dalluar Qazim Gashi

Shko poshtë

Miftar Halili:Në Heilbronn mbahet tubim pёrkujtimor pёr veprimtarin e dalluar Qazim Gashi Empty Miftar Halili:Në Heilbronn mbahet tubim pёrkujtimor pёr veprimtarin e dalluar Qazim Gashi

Mesazh nga Agim Gashi Sat Feb 21, 2009 4:13 am

Në Heilbronn mbahet tubim pёrkujtimor pёr veprimtarin e dalluar Qazim Gashi

Myftar Halili, BOTA SOT

Miftar Halili:Në Heilbronn mbahet tubim pёrkujtimor pёr veprimtarin e dalluar Qazim Gashi Sh_b

Miftar Halili:Në Heilbronn mbahet tubim pёrkujtimor pёr veprimtarin e dalluar Qazim Gashi 2.%20Abaz%20Imeri%20flet



Në Heilbronn të Gjermanisë, organizuar nga Këshilli organizativ gjithshqiptar i kryesuar nga Emin Demaj e Abaz Imeri, u mbajt një tubim përkujtimor në trevjetorin e vdekjes së veprimtarit të dalluar të kësaj ane, Qazim Gashit. Pёrveç pjesёmarrjes sё familjarёve tё Qazim Gashit, nё tubim morën pjesë shumё bashkatdhetarё nga Heilbronni dhe rajoni si dhe bashkëveprimtarё nga subjektet e ndryshme. Pas intonimit tё himnit kombëtar, tubimin e shpalli të hapur njëri nga veprimtarёt e Heilbronnit, Bedri Kryeziu, ku njёherit ftoi tё pranishmit pёr njё minutë heshtjeje. Me pastaj pёr të mbajtur fjalёn rreth biografisë pёr Qazim Gashin u ftua njёri nga veprimtarёt nё Heilbron, Abaz Imeri.
Duke folur për veprimtarinë e Qazim Gashit, Abaz Imeri, pasi përshëndeti familjarët Gashi, nё emër tё Kёshillit organizativ gjithëshqiptar nё Heilbronn dhe rrethinë, tha se të kujtosh bacën Qazё, veprimtarinë e tij, do tё thotё tё kujtosh njё jetё tё tёrë pёr lirinë dhe pavarёsinë e Kosovës, sepse Qazim Gashi vërtet, deri nё vdekje asnjёherё s´e harroi vendlindjen dhe asnjёherë se pushoi veprimtarinё. Qazim Gashi, u lind mё 24.03.1942, nё fshatin Osek Hylë - Gjakovё. Nё vitin 1968, nё moshen 26 vjeçare u detyrua qё pёrkohёsisht ta braktisë vendlindjen dhe erdhi nё Gjermani. Pёr 3 vite me radhё nuk u kthye nё vendlindeje, edhepse i kishte lindur djali, ai vendos qё fshehurazi ta vizitojë familjen, pas ma shumё se 3 viteve. Qazim Gashi, kishte krijuar marrëdhёnie pune nё Heilbronn. Ai me kohё e kuptoi se jeta në mërgim, nuk ishte e lehtё dhe e dashur si në vendlindje dhe Kosova duhet çliruar nga prangat serbe, dhe pёr t´u arritur kjo, ai e kuptoi se duhet punё dhe sakrificë. Duke kontaktuar me shumё atdhetarë tjerë, ai kishte kontaktuar jo rrallё herё edhe me Jusuf Gervallën. Deri në vitet e nёntёdhjeta, ashtu sikurse në Kosovё që kishte ndryshuar forma e organizimit pёr t´u çliruar nga regjimi serbo-komunist, me formimin LDK-sё, 23.12.1989 nё krye me liderin e shquar, strategun, presidentin historik të Kosovёs, dr. Ibrahim Rugova, edhe në trevat tjera shqiptare si dhe mёrgata e kishte kuptuar se tani e tutje Kosovёn po e udheheq elita, truri intelektual i Kosovёs, kёshtu qё gjatё vitit 1990-1991 fal mençurisë sё politikёs sё asaj kohe, dhe falё gadishmёrisë tё shumё atdhetarёve, edhe nё mёrgatë u formuan shumё aktive, nëndegё e degё tё LDK-sё ku edhe nё Heilbron u formua aktivi LDK-sё ku Qazim Gashi ishte zgjedhur kryetar. Puna dhe veprimtaria e Qazim Gashit ka qenё e shumёllojshme dhe njёherit aktivitetin e vet e ka zhvilluar ne përputheje me statutin e programin e LDK-së. Ai gjithmonë thoshte: "Fjalё pak e punё shumё". Aktiviteti i tij ka qenë i orientuar, para se gjithash në forcimin e kohezionit kombëtar dhe aktivizimin e tё gjithё pjesëtarёve të kombit. Qazim Gashi nё Heilbron me rrethinë forcoi veprimtarinë kombëtare tё mërgatёs sonë. Ky veprimtar i dalluar arriti t´i riorganizojë shumё rrethe.- tha Abaz Imeri. Nё Heilbron ai përveç se organizoi bashkatdhetarët, ku konsiderohej një numër shumё i madh, ku vetëm nё strehimoren e refugjatëve nё Stuttgarterstr. kishte mbi 500 refugjatë shqiptarë, ku shumica prej tyre ishin të rinj, dhe natyrisht se ata kishin nevojë tё pakten për njё përkrahje morale, fatbardhёsisht ishte baca Qazё që nё çdo kohё ishte pran tyre, organizimi i jetës së tё rinjëve shqiptarë ka qenë i llojllojshëm, vlen tё theksohet se kjo qendër banimi masovikisht iu ka përgjigjur ftesave të tij, si në protesta, aksione të ndryshme, organizimin e festave kombëtare si dhe ato shtetёrore, mandej organizimin e pёrvjetorëve të dëshmorёve, të gjitha këto ishin si rezultat sepse baca Qazë me kohë i kishte orientuar, drejt rrugës së atdhetarizmit. Baca Qazё e pa të arsyshme që brenda strehimores me refugjatë të organizohet mësimi në gjuhën shqipe. Bashkatdhetarёt iu kanë përgjigjur të gjitha ftesave mandej në strehimoren me refugjatë në Ausstr. kishte mbi 100 shqiptarë. Qazim Gashi aktivitetin e shtriu edhe deri 30 kilometra larg Heilbroni si p.sh: Epingenin me rrethinë, mandej Neuestadt me rrethinë, Untergrupenbach, Lehrensteinfeld, Wüstenrot me rrethinë e shumë vendbanime tjera. Në të gjitha këto vendbanime që u cekën më lart bashkatdhetarёt, tani mё kishin krijuar një besim të plotë tek Baca Qazë dhe ishin të gatshëm në çdo kohё t´i përgjigjen ftesës që iu është bërё. Prandaj jo rastësisht, nuk është thëne së baca Qazё ёshtё baba i shqiptarёve të Heilbronit me rrethinё.
Të kujtosh Bacёn Qazё për sa ai veproi në Heilbronn me rrethinë, do të thotë kujton organizimin e të gjithё bashkatdhetarёve për pjesёmarrje në mënyrё tё organizuar në të gjitha protestat që u organizuan në Bonn, Bruksel, Stuttgart, Heilbron si dhe shumë qendra tjera. Ai gjeti mënyrën dhe me qindra bashkatdhetarё me dhjetra autobusë ishin pjesëmarrës, në çdo protestë, meqenёse baca Qazё e kishte kuptuar rolin dhe rëndёsinë, në radhë të parë sensibilizimin e çёshtjes së Kosovës. Ta kujtosh bacën Qazё për sa ai veproi në Heilbronn me rrethinë, ёshtё e pamundur të mos ndalesh tek fondi i 3%-it, dihet roli dhe rëndёsia e këtij fondi ku arsimi dhe shëndetёsia në Kosovё ka mbijetuar nga ky fond. Kryetar i fondit të 3%-it për Heilbron dhe rrethinë ka qenё Qazim Gashi, ku së bashku me anëtarёt tjerë të këtij fondi kanë evidentuar parapaguesit e 3%-it dhe kanë shpërndarë fletëpagesat. Ta kujtosh bacën Qazё pёr sa ai veproi në Heilbronn me rrethinё, kujtojmë të gjitha aksionet, të gjitha ndihmat që i filloi baca Qazё me bashkatdhetarё, ku baca Qazё ka qenё kryetar i komisionit për solidaritet dhe ndihma humanitare e që u ndihmuan materialisht shkolla shqipe në Kosovё, ёshtё ndihmuar Universiteti i Tetovës, Unioni studentëve të pavarur në Prishtinë, fondi i Aachenit, janë ndihmuar minatorët e Trepçës, janë ndihmuar shkolla, ambulanca, janë ndihmuar dhjetëra familje me gjendje të vështirё materiale. Ka organizuar dhe ndihmuar materialisht dhjetëra bartje të kufomave nga Heilbroni për në Kosovё e tjera e tjera. Ta kujtosh bacёn Qazё nё Heilbronn, kujtojmë ndihmën materiale si aksioni për Drenicë, fondin “Gjithçka për pavarësinë e Kosovës, me një fjalë ёshtё ndihmuar lufta e lavdishme çlirimtare nё Kosovё. Më konkretisht baca Qazё e ka ndihmuar edhe luftën në Kosovё. Nё Heilbron pothuajse të gjitha festat kombëtare e shtetërore si dhe pёrvjetorët e dёshmorëve, janë organizuar po thuajse çdo vit. Falë gatishmërisë së bashkatdhetarёve të Heilbronnit me rrethinë dhe gatishmërisë së tij këto aksione janë të vlerësuara një ndër më të suksesshmet në rajon. Qazim Gashi, ka dhënë kontribut shumë të madh për rihapjen e shoqatës kulturore “Jusuf Gërvalla” në Heilbron, mandej ai ka qenë edhe anëtar i kryesisë së shoqatës. Ai me kohë e kuptoi rolin e një shoqate kulturore shqiptare, në Heilbronn meqenёse përveç se takoheshin bashkatdhetarёt në ato lokale të shoqatës mёsimin e vijonin në gjuhën shqipe mbi 80 nxënёs, ai i ka kushtuar shumë rëndёsi te rinjёve, qysh në vitet 93-94 ёshtё interesuar për tekstet mësimore përmes qeverisë së atëhershme për t´i dërguar në strehimoren me refugjatë shqiptarë nё Neckarsulm, meqenёse atje në atë kohë ishte zhvilluar mёsimi i rregulltë në gjuhën shqipe. Veprimtaria e fundit e Qazimit në Heilbron ka qenё me rastin e kremtimit të Ditës së Flamurit me 28 nëntori 2005, ku ishte edhe anëtar i këshillit organizativ të këtij manifestimi kurse vetëm disa javё më vonё, mё 5.01.2006, ai ndërroi jetё.
Për fund vetëm dua t´i përsërisë disa fjalë të bacës Qazё, tha në fund Abaz Imeri, se e tërë kjo punë pa ndihmën e bashkёveprimtarёve që sot janë në mesin tonë, pa ndihmën e bashkatdhetarëve të Heilbronit me rrethinë, do të ishte shumë më vështirë edhe për bacën Qazё edhe për Kosovën. Baca Qazё e ka pasur përkrahjen, e ka pasur besimin, edhe prej bashkёpunëtorëve edhe prej bashkatdhetarёve.
Për veprimtarinё e Qazim Gashit po këta bashkatdhetarë, më konkret, aktivi i LDK-sё që nga formimi, në vitin 2002 për herë të parë, ndan mirёnjohjen e parё në Heilbron, veprimtarit më të dalluar dhe më të vjetër të kёsaj treve, Qazim Gashit. Poashtu nga Aktivi i LDK-sё në Heilbronn, ai nderohet në vitin 2004 me falënderim dhe me një foto të liderit ushtarako-politik e komandantit të Kosharës që theu kufirin shqiptaro-shqipetar (Sali Çekaj) me të cilin kishte punuar shtatë vite radhazi. Poashtu edhe Dega LDK-sё për Gjermani atij i ndau mirёnjohje me rastin e 15-vjetorit LDK-sё në Gjermani, ne vitin 2005.
Me rastin e varrimit të Qazim Gashit aktivi i LDK-sё në Heilbron ka angazhuar njё delegacion, bashkёveprimtarësh dhe në ditën e varrimit kanë vënë kurore lulesh. Kështu është vepruar edhe sot, pikërisht në orën 14.00 kur ne po perkujtojmë 3-vjetorin nё emër të bashkatdhetarёve të Heilbronit tek varri. Të nderuar familjarë të bacës Qazё, krenohuni që e patet, krenohemi edhe ne që patem fatin ta njohim, krenohet Kosova dhe mbarë kombi shqiptar që pati një veprimtar të paepur, që tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarёsisё sё Kosovës.- përfundoi Abaz Imeri.
Këtë tubim e përshëndeti edhe Xhafer Leci, ish-bashkëveprimtar i Qazim Gashit. Ai përveç se solli përshëndetejet nga bashkatdhetarёt e Kircheim Teck-ut, solli përshendetejet nga shumë bashkёveprimtarë të qyteteve të Gjermanisë. Ai poashtu foli për veprimtarinë e Qazim Gashit duke thënë se i takonte asaj kohe dhe në shumë raste kishin vepruar së bashku.
Në vazhdim tubimin e përshëndeti Astrit Zemaj, anëtar i Kryesisë së Degës së LDK-së në Gjermani dhe kryetar i nëndegës së LDK-së në Baden-Württemberg. Ai foli për aktivitetin e bacës Qazё në kuadër të LDK-sё në Gjermani, duke e cilësuar atë si njërin nga pishtarët e parё të kësaj lëvizjeje gjithёkombëtare jo vetëm në qytetin e Heilbronnit por edhe me gjërё. Astrit Zemaj poashtu lexoi një mesazh përshëndetës nga Gjakova, i cili ishte dërguar enkas për këtë manifestim përkujtimor nga nёnkryetari i Degës së LDK-sё në Gjakovё, dr.Afrim Sylejmani, pasi që Qazim Gashi i përkiste kësaj komune.
Me pastaj tubimin e përshëndetën Nail Rexha, sekretar i Degës së LDD-sё në Gjermani, Osman Dodaj, veprimtar, i cili edhe rrëfej kujtime nga veprimtaria e Qazim Gashit, kurse në emër të nxënësve dhe të rinjëve të Heilbronnit përshëndeti Jehona Mehmetukaj.
Në emër të familjes Gashi u falënderua i biri i Qazim Gashit, Shkëlzen Gashi. Në fund u prezantuan disa sekuenca filmike për jetën dhe veprën e Qazim Gashit, të cilat ishin nxjerrë nga arkivi i aktivit të LDK-sё në Heilbronn që i kishte përgatitur Abaz Imeri, kurse me këtë rast familjes Gashi iu dorëzuan tri kopje ne CD-DVD dhe disa fotografi. Ndërkaq lulet të cilat i kishin sjellë nxёnësit dhe të rinjtë e Heilbronit, që kishin qëndruar pranë fotografisë së bacës Qazё, në fund ato lule iu dorëzuan bashkёshortes sё tij Ajshes, që ishte prezent nё këtë tubim.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi