Lum e lum në Lumbardh nisi
Faqja 1 e 1
Lum e lum në Lumbardh nisi
Lum e lum në Lumbardh nisi
Nga Agim Gashi
Për nder të 20 vjetorit të Akcioni për pajtimin e gjaqeve në Kosvë ua fali këtë video origjinale nga ajo kohë!
https://www.facebook.com/video/video.php?comments=&v=378935704076
Kënga e kënduar në Kuvendet e Pajtimeve të gjaqeve 1990-Kosovë
Jehona e kësaj kënge në FB dhe Yutube:
Linku i këngës:
Agim Gashi
Lum e lum në Lumbardh nisi
Rapsodi
Lume e lum në Lumbardh nisi
Ora e bardhe në zemra krisi,
Me diell n´shpirt nisi rinia
Me sjell drit´o nëpër shpia;
Nisi e prime prej besimit,
T´shtrihet dora e pajtimit,
Filloi punën me i ndalë gjaqet
Me i gzue´ n´Kosovë konaqet.
Me i çburgosë burrat e dheut
Kta stërnip të Skënderbeut,
Qe ndër vedi janë gjaksu,
Plagë e randë i kish kaplu;
Por kori si lan´ kurr vedit,
As n´sun t´krajlit e as të mbretit
Me urti e prej guximit
Nisi u shtri dora e pajtimit.
Burrat gjakun kur e falin
Shkrepin rete, tronditin malin,
Lkunden bjeshka edhe vrrija
N´bark të nanës gzohet fmija;
Kudo njerzit harrojne halle
Mija vetë rroken në valle
N´Kaçanik, n´Lug të Drinit
N´Verra t´Llukësn, n´Rrafsh t´Dukagjinit!
Sa në Shalë sa n´Karadak,
Në Drenicë, n´Llap e n´Gollak,
N´Has e n´Rekë, në Podrime,
Po ashtu n´Llapushën trime,
Në Podgur, në Rugovë,
Anë e kandë nëpër Kosovë,
Kudo valle e burrnisë,
Se mban mend toka e Arbnisë.
Për me zhdukë vrasjen me vlla
Peng i hueji lan´na e ka,
Burrat dorën kur e shtrinë
Në çdo zemër lule binë,
Rrezet dielli i shumon
Fara e mbarë kudo bimon;
Ai që shtrinë dorën t´pajtimit
Ashtë burrë-burri e trim i trimit!
E burrnesha kur shtrinë dorë
Lkundet bjeshka plot me bore,
Hapen zemrat si kunorë;
Si kunorë lule n´pranverë,
Përbetohet n´gji e nderë;
Vlla me vlla ma sdo të vritet,
Fis me fis ma sdo të pritet,
Shtrije vlla ti dorën shtrije,
T´jemi bashkë si na ka hije,
Me dashni, mik mbas miku ,
Shkamb i fortë përballë rrezikut.
Pleshinë 1990
Rapsodi
Anton Çetta burrë me orë
Nga Agim Gashi
Anton Çetta burrë me orë
Mire iu zgjue shpirti rinor –
Sa mire ora nisi i priu
Si yll n´zemër fort i ndriu.
N´kry t´rinisë u vu prijtar
Nisi punën fort të mbarë:
Tuj pajtue n´Kosovë gjaqet,
tue i gzue, besa, konaqet,
tue i gzue votrat e ndryme,
tue i qelë zemrat e vyeme;
me guxim e urti burrit
rend po i zbutë zemrat prej gurit –
po i pushton burrat e dheut
tanë stërnipa t Skënderbeut,
me ba ballë edhe burrni
me dëshmue besë e trimni
fund për jetë me i dhanë gjaksimit
tuj shtri dorën e pajtimit.
Anton Çetta flet n´kuvend
Fjalë prej shpirti e me mend –
Po i pushton ai zemrat rend,
Po i forcon me fjalë burrnije
E po i ndezë me dritë lumnije,
mirë i ndezë me orë të bardhë:
-Po ju qofshi faqe bardhë:
Që n´ditë t´sodit kshtu veproni
Shpi e fis mirë i nderoni,
E nderoni popllin tuej
Që sduron sundin e huej –
Me guxim e shpirt bujari
Si zakon na la i pari
Per ma ba punën trimnisht,
për me e falë gjakun burrnisht
si i ka hije vetëm trimit
për me shtri dorën t´pajtimit;
me dhanë besën prej shqiptari
trashëgim që na la i pari;
se prej sodit kurr ma tjetër
s´do të ketë gjaksi të vjetër,
s´kem me u vra, pra, vlla me vlla,
po me u deshtë kem pa ia da,
porsi nana qi don fminë,
si i don motra vllazninë,
porsi zogu qi don qiellin,
sikur bima qi don diellin,
si na msoi njaj Kastrioti –
për me u desht-o sa t´jetë moti!
Si rrufeja fjal´t tingllojnë
Si n´pranverë zemrat gufojnë,
shtrihen duert, sa mirë bashkohen
bjeshkë e fushë përnjiherë gzohen,
n´rreze t´diellit fort krenare –
mirë po ndrit ora shqiptare.
U këndua në vitin 1990 për nder të aksionit për pajtimin e gjaqeve në Kosovë.
Në Smallushë
Populli e donte pajtimin.
Bubavec 1990
Anton Çetta uronte heronjët e vitit.Ata ishin falësit e gjakut!
Kokat mendjendritura të pajtimit
Vullnet Mato
ANTON ÇETA ka qenë një pëllumb i bardhë i paqes pajtimtare që flatronte nëpër Kosovë dhe Veriun e Shqipërisë. Dhe ju zoti AGIM GASHI, duke lartësuar figura të tilla madhështore në artin tuaj, bëheni një kujdestar zemër-artë i pëllumbave të bardhë të Kosovës dhe Shqipërisë.Tashmë shumë pëllumba të lartësuar nga ju, po rrahin krahët në qiellin e kaltër të kombit tonë , i cili edhe në flamur ka një shpend të madh fluturues, i bardhë i paqes pajtimtare që flatronte nëpër Kosovë dhe Veriun e Shqipërisë.
Agama Gashi
Krahasimi me pëllumbin e bardhë figurën e Anton Çettës është një krahasim i qëlluar dhe këtë mund ta bën njeriu i cili ishte në përcjelljen e rrjedhave të kohës kur edhe zhvillohej pajtimi, por edhe njohës i jetës dhe veprimtarisë së Anton Çettës.Ua kam lakmi se me sa përkushtim i keni përcjell ngjarjet në tokat shqiptare. Kjo Ju bën një njeri tejet të madh dhe me vlera kombëtare edhe pse ne si komb pak i qmojmë njerzit derisa janë gjallë. Disi na u ka bërë traditë se vetëm pas vdekjes fillojmë të ia numrojmë veprat dhe vlerën njerzore të atij personi. Unë Ju përgzoj i dashur mik Vullnet duke u dëshiruar jetë sa malet që kulturës shqiptare ti sillni akoma thesare të letërsisë dhe pasurimit të vlerave në përgjithësi.
Vullnet Mato
“O polic, polici plak, /ç´e ke ba shufrën me gjak!”
Mjafton ky varg i llahtarshëm në gojën e një çupëze të njomë në qelitë e burgut, që njeriut t’i rrëqethet trupi e t’i ngallen në kujtesë krimet e përbindshme shtazarake që kanë bërë pushtetarët serb mbi njerëzit e pafajshëm të Kosovës martire. Dhe sot, me paturpësinë më të pështirë e më flagrante, ata kërkojnë në forumet ndërkombëtare bashkim me Kosovën. Por ai gabim i pafalshëm që u bë dikur, nuk do të përsëritet më kurrë. Sepse tani përballë orekseve prej ferri të këtyre xhelatëve të pabesë, që duan sërish të ngrohen duke djegur kufoma shqiptarësh, qëndron gryka e nxehtë e pushkës shumëmilione shqiptaro-kosovare dhe arsenalit te fuqishëm luftarak të NATOS, ku ne jemi ulur këmbëkryq. Një fuqi e tmerrshme kjo, që mund t’i bëjë ata t’u duket vetja vargan mizash përballë armatës së divave që mbrojnë lirinë e trojeve shqiptare.
“Ty xhelat t´u shoftë fara,/pse s´na lëshon t´punojm´ në ara !”
Ja, pra cila është dhe fryma paqësore e shqiptarit të ndershëm e punëtor, që përcjell vargu tronditës i talentit të Agim Gashit, cili duke vendosur antitezën artistike me kriminelet, i thotë botës mbarë, se kush jemi ne si popull jemi brez pas brezi e shekuj pas shekujsh. Armët tona janë vetëm për paqen, dhe paqja është bima jetëdhënëse që mbjellim ne çdo ditë në arat tona. Agim kosovari patriot 24 karatsh, e ke edhe vargun patriotik 24 karat. Prandaj ke edhe një “bravo” të madhe prej meje.
Vullnet Mato
Në poezitë dhe këngët e Agim Gashit nuk ndriçohet vetëm historia luftarake e Kosovës,por edhe bijtë e bijat e pavdekshme të këtij trolli heroik. Si bir i gjallë i këtij vendi, zoti Gashi ka marrë përsipër misionin e nderuar, qe me talentin e tij të spikatur të bëjë me penë e me zërin e tij brilant, atë që lanë përgjysmë trimat kosovar të rënë për atdhe e flamur.Të lumtë o mik i madh i të dy kokave të shqipes sonë krenare.
Adem Berisha
Ah, Agim! je enciklopedi në vete dhe i madhërishëm. Kur gërshetohet talenti, dhuntia krijuese dhe ndjenja e theksuar e dashurisë ndaj popullit e atdheut siç në vazhdimësi ndodh me ty, nuk ka se si të mos kurorëzohet edhe me krijim të bukur artistik. Si sot më kujtohet rënja e kësaj bukurosheje të re e cila sapo kishte filluar të shijonte jetën ndonëse nën okupim të cilin si edhe gjithë moshatarët e saj e urrente deri në palcë. Pushtuesi mu këta të rinj e të reja i kishte në shënjestër sepse ishte brezi më i artë e i padjallëzuar i cili për një kohë të shkurtër do t'i kundërvihej armikut me të gjitha mjetet dhe mundësitë. Siç edhe vet ke cekur në këngë, mbi këtë brez armiku i pamëshirshëm aplikoi gjithë metodat më mizore deri edhe tek helmimet masive nëpër shkolla dhe lpërjashtimi veçanërisht i nxënësve të shkëlqyeshëm pa të drejt regjistrimi në ndonjë shkollë tjetër, që ishte një absurd edhe i vet asaj kohe krahasuar me gjithë vendet tjera edhepse me të njejtin sistem politiko-shoqëror siç atëherë quhej, demokratik vetqeverisës e në realitet ishtge tërësisht totalitar e e sundues.
Lavdi YLFETËS, gjithë të rënëve për atdhe dhe gjithë të përvuajturve e përndjekurve nga armiku shekullor serb.
Skender Zogaj
Agim i dashur, jam shume i gezuar per punen tende shume dinjitoze dhe, po shfrytezoj edhe kete rast per te te uruar nga zemra per qendrimet e tua shume njerezore, te artikuluara me frymen me te shendoshe te mundshme atdhetare. Mirepo, krahas teje, jam i lumtur dhe shume krenar edhe per shumicen e komentuesve ketu e ne rastet e tjera te meparshme,qe vertete paraqein vlerat me te mira te kthjelltesise sone kombetare, duke mos rene ne gabimet e pseudopatrioteve qe, per interesa fare te vogla personale, jane ne gjendje qe ta sakatojne popullin shqiptare ne pergjithesi. Nuk ka dyshim se, djegesit e flamujve nuk jane shqiptare sepse, shqiptaret nuk jane marre kurre me djegje flamujsh, as te armiqve e lere me te flamujve te vet, sic per fat te keq na ndodhi vite me pare, kur iu vu flaka nje flamuri qe me formen dhe permbajtjen e vet ishte - plotkuptimtesia e historise se vjeter dhe te re shqiptare. Mirepo, debilet ku marrin vesh, e edhe nese marrin vesh nuk guxojne te veprojne ndryshe nga padronet te cileve ua kane shitur nderin dhe shpirtin. Mos te harrojme i dashur Agim, gjate kemi qendruar te roberuar dhe, ne kohe roberie ndodhin turbullime te forta te gjakut qe jane me ndikim te madh ne prishjen e genit, prandaj, te tillet jane ne mesin tone dhe prej te tilleve nuk priten gjera me te mira, vecse veprime te turpshme te trasheguara nga te huajt. Prandaj, i dashur Agim, te lumte per punen qe po ben, sepse - Kosova eshte cliruar fizikisht nga armiku serbosllav, mirepo jo edhe nga veset e liga qe i ka trasheguar nga roberia dhe me te cilat, ka mundesi qe te jete prap e roberuar edhe pa qene nen thundren e huaj. Shpresat jane se do te sherohemi, them derisa shoh dhe lexoj komentet e mesiperme, qe deshmojne se shqiptaria ka djem e vajza qe nuk e lene shpirtin e arberit te vdes. Zoti i bekofte djemt dhe vajzat shqiptare, grat dhe burrat qe mbi gjithcka kane atdheun e vet.
Zana Doda
Nje pune fisnike e mrekullueshme falja e gjaqeve,pajtimi kombetar vetem nje njeri me zemer shume te madhe mund ta beje kete,e pra , ky eshte i madhi Agim Gashi qe me vargjet e tij i ben thirrje te gjithe kombit Shqiptar qe te mos vriten vellai me vellane,qe te shtrihet dora e pajtimit kudo anembane ku jetojne shqiptaret,dhe do ta mbyll me fjalet:FALJA ESHTE HYJNORE.
Nazmi Matoshi
te lumt AGIM GASHI kendofsh sa te eshte jeta !
Vullnet Mato
Lum e lum, o Agim Gashi, ne cdo kuvend je dollibashi, je kreu ne krye te kenges, je miku ne krye te zemres.
Dodona Qose
ZOTI te dhente shendet , vec AI e di sa i dobishem je , te kendofte zemra dhe dhenc drite me kenget dhe rapsodite e tua , i mrekullueshem si gjithmone , keto himne mbulofshin gjithe njerezimin ,,,,,,,,,,, Urrejtja vec gjak kerrkon ore BACA AGIM , te jesh mire miku im , me ngjethet mishi kur degjoj keto KUSHTRIME JE MREKULLIA VETE !!!!!!!!!!!!
Baki Zabergja
E pamundur qe mos te rrenqethet trupi kur degjon duke kenduar nje artist te madh si ty Agim , por duke e marr parasysh edhe kohen kur keni kenduar ket kenge ne ket ambient kaq madheshtor ........ duke pas parasysh edhe shtet - rrethimin qe na e benin forcat te mdha okupatore ne ate kohe deri me helikopter mbi qiell deri sa mbanim tubime te tilla.....vertet edhe njeher te lumt baca AGIM..........
Adem Berisha
Zenun Maksutaj duke kënduar për rapsodin e mirënjohur dhe veteranin e folklorit shqiptar, Dervish Shaqa, midis tjerash thotë:
"Nuk vret pushka sa vret një këngë
UDB-së po i vinte rëndë . . . "
Rapsodi Agim Gashi me laps e me këngë por edhe me gjithë aktivitetin e tij atdhetar, në çdo kohë dhe vend ka goditur armikun mu në zemër duke i shkaktuar plagë vdekjepruese e që bashkë me pushkën e luftëtarëve të lirisë, rezistencën gjithpopullore dhe ndihmën e pakursyer të botës së civilizuar demokratike, arriti të përjetojë dhe sot gëzojë realizimin e ëndrrës shekullore të popullit të tij. Agim Gashi do të jetojë ndër breza për aq sa do të jetojë vepra e tij e ndritur dhe kujtimi për të. Shëndet e jetë të gjatë i dashur Agim.
Partizan Cene
Jeni nje patriot i madh .. dhe nje artist i madh i dashur Agim .. !!
Ermira Guza
Ju jeni bilbili i rapsodise ju te rrenqethni ne menyren se sa me pasion i kendoni kenget tuaja.Ju kendoni me gjith forcen e zemres ,te shpirtit qe cdo shqiptar ta ndjej ta kuptoj ate qe zmar juaj e thote nepermjet rapsodive.Te lumte Z.Agim jeni i mrekullueshem.
Sinan Vaka
I nderuar Agim, ne keto çaste qe po ju shkruaj kam lote ne sy dhe ne ndergjegjen time largohet edhe dyshimi me i vogel ndaj pyetjes se perse armiqte nuk kane mundur te na asimilojne .Kjo per te vetmen arsye sepse ne momentet e keqia te mbijeteses shqiptari i ka shtrire doren shqiptarit si vella si" burri- burrit e trimi - trimit"dhe kjo fale ... Mehr anzeigenfjales se mendjendriturve te kombit dhe Orfejve si puna jote qe ta ngrejne shpirtin peshe. Kemi nevoje mik te ndjehemi krenare per gjakun nga kemi ardhur dhe do t'ua trashegojme brezave qe vine.
Shaban Cakoli
ishte ashtu,me kete mirreshin njerez te medhenj,ishte aty edhe i madhi Agim Gashi
Skender Braka
Te lumt goja O Adem Gashi. keshtu te kendofte shpirti per jete e mot.Me kenaqe me kete kenge kaq te bukur qe e benim edhe me madheshtore duatrokitjet e pajtuesve te gjaqeve.
Kenan Berisha
Kenge me shume domethenie, e domosdoshme per kohen...
Nusret Derguti
Lum shqiptaria qe ka nje Agim Gash'.Populli qe ka artist te ketij niveli eshte i bekuar nga Perendia te jetoj dhe te ripertrihet nder mote.Agin je i madhe shuuuume.Rrespekt dhe plot shendet.
Vaxhid Xhelili
Të lumtë Agim.
Fatime Kulli
Te lumte Agim!
Agim Mujaj
Pershendetje z agim te uroj shendet
e tham edhe perpara po te mos behej falja e gjaqeve
nuk do te behej pamvarsia klm
Ilirjana Gafurri
Shume e bukur kenga,miku im.Dhe me e bukur turma,njerzit kane qene me shpirtbardh me te paster dhe me tolerant se
sot,sot kemi mall per te pare njerez qe i perbijn me sy e vesh
fjalet e kenges si ne kete gjirim. Atehere ishim te medhenje,ndersa sot ,ndoshta po gaboj por me duket se ndihemi gjithnje e me te vegjel,nga shpirtligesia dhe shpirtngushtesia qe na ka kaplu. Respekt per ty,dhe te uroj shendet per shume mote.
Ismet Mehmetaj
Pajtohem me Partizanin!
Adem Bajraktari
Shqiptaret gjithe kane dite qe kur rrezikohet interesi kombetar, ti lejn me nje ane ngatrresat vllazerore dhe te behen nje per ta perballur armikun me leht. Kjo eshte nje ngjarje e madhe ne historin e kombit, sepse gjakmarrja vllazerore ishte fenomeni me i shemtuare, e qe njifej vetem tek shqiptaret dhe askund tjeter ne bote.Ju z Agim kete tubim ... Mehr anzeigenmadheshtor e ngritet dhe i dhate vendin qe e meriton, me zerin e juaj qe ju kendon ngjarjeve te mdha te kombit . Ju flm , kendofsh gjithmon per fitoret qe i kemi ne radhe
Zoj Mone
Jam shume i lumtur,te shoh,te gjithe vellezerit,tane,te kuvendojne me njani-tjetrin,e te marrin,vendime te medha historike,per me fale,gjaqet,kete plage te shemtuar,qe per kohe,me rradhe,kane lane te ngujuar,neper shtepi,e kulla,foshnje te vegjel,nuse e nana,e djem,e te rinj,e vellezer,e baballare,mbrenda,mureve,nga frika e vlla,vrasjet,nji nga ... Mehr anzeigenfenomenet,ma te shemtueme te popullit,tone,por fale figurave,te shquara,te popullit tone,ky fenomen,shkoi e u rradhue,per me e hek,krejt,kete plage te hidhur,te shemtuar,te popullit,tone,e kemi thane edhe here tjeter,populli,yne,asht,nji popull i lashte,me tradita te mira,prandaj,le ta hek,edhe kete plage,te hidhur,e te shemtuar,e te ecim,ne rrugen,e miresise,mirekuptimit,dashurise,respektitit,me njani,tjetrin,ne rrugen e perparimit dhe lulezimit,te lumte,zani,e mendja e shpirti,Agim!Shume shume Faleminderit,shume Pershendetje,Agim!
Hysen Ibrahimi
Agim Gashi, miku im dhe i gjithë shqiptarisë, të përqafojmë dhe dua të them se ju nuk jeni vetëm këngëtar, vetëm solist, vetëm artist, vetëm atdhetar, po mbi të gjitha jeni njeri me vërtytet të larta njerëzore, kombëtare, atdhetare shqiptare, sepse reportari i jauj gjatë gjithë jetës që ja kushtuat, i këndove shqiptarisë.
Kënga e juaj gjithëherë ka shpërthye, është futë në zemrat e të gjithë shqiptarëve. Kënga e juaj, ishte me ndikim në shumë fusha si për pavarësinë e Republikës së Kosovës, Institucioneve të Republikës së Kosovës, dëshmorëve të kombit, Presidentit të parë të Republikës së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, komandantit Legjendar Adem Jashari, e po ashtu edhe në pajtimin e gjaqeve në Kosovë. Ju përmes këngës keni korrenspondue me zemrat shiptare, ku të kaluaren e keqe që zgjati me vite e keni vu përballë një akti madhështor duke u’a ngritur moralin dhe nderin për shtrirjen e dorës së pajtimit. Ndjenja e juaj z. Agim Gashi, që ja kushtuat kombit përmes këngës, arritët bindshëm idenë e unitetit dhe bashkimit kombëtar. Zoti të bekoft ty dha familjen Gashi. Zoti të dhashtë shëndet e këndofsh gjithëmonë. Zoti dhasht e sa më shpejtë e këndon këngën e Bashkimit Kombëtar në një shtet të vetëm, në SHQIPËRI.
Zoti e bekoft poopullin Shqiptar kudo që ndodhet.
Sinqerisht i juaji, Hysen Ibrahimi, Förslöv-Suedi.
Ruki Kondaj
Faleminderit Z.Agim per kete kujtim kaq te bukur , eshte shume i bukur per kedo qe eshte shqiptar.Pergezime qe i ruani kaq mire keto materiale qe sot e shume vite me vone do te kene vlera te padiskutueshme!
Vera Kurti
...falemnderit shume per Tag i dashur Agim......le te shpresojme se nuk do flasim me per pajtime gjaqesh po per njehsim gjaku...
Xhavit Belaj
Këngë e bukur e kenduar nga i madhi baca Agim Gashi,në ketë këngë është një histori e madhe e popullit Shqiptarë në tersi,është kengë qe vendosi themelet e stopit te vllavrasjes e njëkohësisht edhe themelet e Kosovës së Pavarur.
Zoti te bekoftë baca Agim
Mentor Zaplluzha
Nuk e di si t'i ja filloj, por se pari te falenderoj shume per poemen qe na e dhurove ne dashamireve te poezisene kete dy vjetor te mevehtesise se Kosoves. Nuk di si me thane, duke e degjuar thash me vete: - A thua eshte zgjuar At Fishta me Kacelin me lahut?! Jam emocionuar dhe prekur thelle nga vargjet e thena dhe recituara aq shekspiriane, apo thene me mire te dalur nga nje epos qe eshte grumbulluar thelle diku atje ne shpitin tend epik e kreshnik. Pasha besen po njato vargje mi ka postu axha im qe eshte poet, Adem Zaplluzha. Menjihere ua dergove te gjithe miqeve te mi. NUk dua te zgjas me shume, po te uroj jete, suksese dhe fat. Vazhdo keshtu se Zoti te ka fisnukerua. Ka Shqipnija djelm e vajza boll, qi kan dite me i dal hakut e me nderue kombin e vet kur asht dashte me u kallxue! Keshtu ka pas thane nji njeri i madh i kombit.
Te lumte, te lumte, te lumte!
Selvete Terstena -Halili
ti lum o Agim miku sa gjera te mrekullueshme ke shijua dhe u ke kendua me krenari ,uroj kur mos te ndalet kenga juaj deri ne pafundesi ,je shum i madh ,je artist je buk e e kryp rrnofsh sa malet sa i madh je !!!!!!!!!
Selvete Terstena -Halili
Thuja thuja o zot i kenges se bukur ,ksaj kanga ja ke fal shpirtin jeten ,o zot ,o zot sa bukur e keni kendua ,po e ndjej se si ke dasht edhe shpirtit me i thene dil vetem per ta thene ate me te shenjeten qe e beri populli yn vetem per bashkim kombtar per ta luftua shkjaun e zi!
LDD Gjermani
Flm. z. Agim, të gjitha meritat të takojnë ty o i madhi Agim Gashi. Vazhdo të punosh me këtë ritëm, je i pazëvendësueshëm. Ne po mundohemi vetëm paksa të të ndimojmë. Respekt!!!
Ldd Benelux
O TE KENOFT ZEMRA GJITHMON AGIM BURRI
Agim Gashi
Ju falenderoj shumë e shumë miq të nderuar. Këtu shifet se ne jemi një popull bujar. Shtrirja e dorës së pajtimit është bujari e po aq edhe dhunti nga Zoti. Çdo kush nuk e ka këtë mirësi se Zoti nuk ia ka dhënë.Me shume rrespekt për Ju !
Raif Musa
Vetem shpirti i kengetarit din te mbush zemrat me emocione qe s'harrohen.Rrespekt
Kopi Kyçyku
Sipas meje, pes... Mehr anzeigenë janë simbolet që e shquajnë një komb nga të tjerët: Flamuri, Himni, Gjuha, Traditat dhe Kënga. Kënga, edhe kur është e hareshme, edhe kur është e mallëngjyeshme, edhe kur është zëfortë, edhe kur është zëbutë, hyn në rezonancë me telat e shpirtit, na ngre peshë, na bën me flatra. Kjo këngë që po na e fal Agimi si dhuratë të çmuar, është himn i mirëfilltë, ka peshën e Himnit të Flamurit se bën thirrje të MOS DERDHIM KURRË, KURRË GJAK SHQIPTAR. Gjaku na duhet ta derdhim, po qe nevoja, në luftë me armiqtë, me të liqtë, që, për fat të keq, nuk kanë ndërmend të na ndahen.
Gashi Flamur
Nje falje e gjakut,nje pushke per lirin,nje plumb per armikun.
Mentor Thaqi
Të paqim me jetë të gjatë dhe shëndetplotë o Agim miku. Nderi dhe respekti nuk falen por fitohen ashtu si i ke fituar
ti i nderuar! Të këndoftë zemra dhe të lumtë goja gjithmonë!
Je krenaria e miqve tu dhe popullit tënd.
Mustafë Shabani
I nderuar mjeshter i Qiftelise,mik i shtrenjet.
Per vendin e qujatur Shqiptari ca e ben me pene punen e tyre,ca me pushke,po ti i nderuar mik i kujto ata me kenget e tuaja,dhe na i ngjalle kujtimet per ta,qe ato te mbesin te fresketa.
Ato qe i kendon ti o mjeshter i qiftelis,i kendo me afsh dhe me shpirt,dhee tere qenijen tende e shkrin ne keto kenge.
Po te kishin mundesi ti ndegjonin keto kenge heronjet tane,desha te them edhe heronjet e kenges sate,do te falemnderonin edhe ata per jete te jeteve,meqe ti ata me keto kenget tuaja po i ringjall po i rilind edhe njehere.
Keto kenget tua do te jetojne edhe pas nesh,andaj je nder ata qe mbetesh i gjalle dhe i pavdekshem ... Mehr anzeigen
Te pershendes nga thellesia e shpirtit,duke te deshiruar shendet dhe jet te gjate.
Gashi Flamur
Nje falje e gjakut,nje pushke per lirin,nje plumb per armikun
Muharrem Sfarqa
Kenge shume e bukur,nje manifestim i pajtimit shqiptare,tolerances dhe bashkimit vellazeror perballe shtypjes se eger te nje kohe,fatmiresishte te kaluar por qe mbetet e paharruar ne kujtesen historike te kombit.Me te drejte edhe dora e pajtimit ishte nje nga elementet paraprijese te lirise se Kosoves.Aty ku ishte populli ishte edhe rapsodi Agim Gashi,zeri i te cilit kumbonte edhe matane gureve te nemun qe ndanin hapsiren Arberore,prandaj ky arsenal i tij i dokumentuar e i servuar ne kete menyre [ publike],i japin atij te drejten morale te jete krenar per te kaluaren e tij.Ata qe kan percjell sado pakartin e tij,e sidomos ate muzikor e dijne shume mire se Agim Gashi,majat e realizimit te kenges,sidomos asaj patriotike i arriti gjate bashkepunimit te frytshem qe pati me poetin Faruk Tashollin,i cili per mese njezet vite ishte babai i tekstit te shkruar te kengeve qe krijoheshin e kendoheshin me dashuri ne Kosove,pa perjashtuar ketu edhe ndonje kenge te tij te autoreve tjere si:Ali Podrimja e Anton Berisha.Cili nuk do te ishte i lumtur,sikur te ishte autor tekstesh te kengeve te kengetarit Agim Gashi,por jo vetem te tij.Une gjithesesi,pa far modestie.Besoj edhe i nderuari Selim Zeneli.Gjat percjelljes se videos,njoha mikun tim te vjeter Ismajl Hasanin,dinjitetin e tij prej burri te vlefshem dhe krenarin e tij intelektuale.Pershendetje te gjitheve,sidomos kengetarit dhe atyre emrat e te cileve i permenda dhe i kam ne kujtesen time,ndaj te cileve ushqej dashuri njerezore.
Alkimisti Scientistio
20 vite me pare ishte domosdoshmeri ne ato rrethana okupuese e shkatrruese te pjeses se kombit dhe vendit.Edhe sot duhet te falim,por po aq esht borgj dhe pergjegjesi institucioneve ne trojet shqiptare ,qe s eparit ta parandalojne dhe denojne vrasjen dhe krimin me mjetet e shtetit juridik dhe institucionet e shteit.Por se pari mbajn pergjgjesi te eleminojne shkaktaret.
Ne pretendojme per komb me vlera qytetrimi !
.....sejcili bart pjesen evet te pergjgjesise e pashmangshem ata qe qeverisin nese nuk shuajn shkaqet e krimit dhe vrasjeve dhe gjakmarrjes ,konsiderohet TRADHETI e qellimshme..!Prandaj ju qe udheheqeni me kombin dhe ju tjere qe pretendoni ,ne te gjitha trevat shiptare mbajeni mend ...!
Klarida Jupi
shume e vertete ,,,, gjaku na lidh,,,c'eshte kjo gjakmarrje,,,ne duhet te falim gjithshka ka ndare kombin tone dhe te bashkohemi ne nje shqiperi etnike ,,,krenare dhe perparimtare,,,!!!!!!
Klarida Jupi
I vleresoj shume kenget me lahute e cifteli kane rrenje shume te lashta dhe epike,,,nuk jane thjesht kenge jane Testamente trashegimni...amanete te kenduara...
Haxhi Muhaxheri
Kenge shume e mire. Po te kishe mundesi ta rikendosh dhe ta regjistrosh per degjuesit tuaj te shumte, do te ishte nje pune shume e vleshme.
Agim Gashi
E kam të regjistruar në albumin e parë por me një variant tjeter. Ti thuaj si ti gjemë edhe gjirimet tjera se ka mjaft por edhe si ti gjirojmë o Haxhi e me ba një emision dokumentar me këngët e mia sepse e kam si ëndërr që nuk di a ka mundësi të realizohet.
Me shumë rrespekt Haxhi!
Avdi Krasniqi
Fale zotit qe kemi njerez te till qe vleren artistike e nxjerrin
nga mbrendesija e dheutm e nuk e len te shuhet. Ju zoteri Agim jeni legjend e gjall e shkrimit dhe interpretimit me zerin e bukur melankolik she me dridhejen e telave te sharkis i jep shpiret te ngjallet i vdekuri nga vorri, Jam krenare qe jetoji me ju dhe me shkrimet tuaja, Zoti ju bekofte juve,familejen tuaj, Zoti e bekofte kosoven dhe shqipetaret kudo qe jane ne bote,
http://tribunashqiptare.com/news/135/ARTICLE/3826/2010-04-10.html

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Xhamia që nxit konflikt në Lumbardh (FOTO&VIDEO)
» Pse nisi bojkoti dhe kur mbaron?
» Nisi punimet kongresi i 5-të i PDK-së
» Agim Gashi-Lum e lum në Lumbbardh nisi(Video)
» A NISI “EULEX”-i ME “PRAGMATIZMA” A ME LIGJE?!

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi