Sejdiu nderohet për lidership
Faqja 1 e 1
Sejdiu nderohet për lidership
Sejdiu nderohet për lidership
Presidenti Sejdiu udhëtoi të premten drejt shtetit të Arizonës, ku do të marrë çmimin prestigjioz për Lidership Global. Me datën 26, ai do t’u bashkohet kryeministrit dhe ministrit të Jashtëm në takimin me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton. Këtë vizitë, lidershipi i Prishtinës do ta shfrytëzojë edhe për të lobuar te vendet që nuk e kanë njohur ende Deklaratën e Pavarësisë
Nga Sh. Limoni më 21.02.2009 në ora 10:27
Presidenti Fatmir Sejdiu udhëtoi të premten drejt Shteteve të Bashkuara, ku do të mbajë një ligjëratë në Universitetin Shtetëror
të Arizonës dhe do të marrë çmimin prestigjioz të këtij universiteti për Lidership Global.
Më pas, më datën 26, ai pritet t’i bashkohet kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Jashtëm, Skënder Hyseni, në takimin me sekretaren amerikane të Shtetit, zonjën Hillary Clinton.
Në Aeroportin e Prishtinës, presidenti Sejdiu dha disa detaje të kësaj vizite. “Së pari do të shkoj në shtetin e Arizonës, ku do të mbaj një ligjëratë me rastin e një çmimi prestigjioz që më jep Universitetit i Arizonës. Pastaj do të kthehem në Washington, ku bashkë me kryeministrin dhe ministrin e Jashtëm do takojmë sekretaren e Shtetit”, tha presidenti i cili do të marrë çmim nga Universiteti i Arizonës, ku para disa vitesh kishte qëndruar për studime të thelluara.
Këtë vizitë, presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm do ta shfrytëzojnë edhe për të lobuar te përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur deri më tash pavarësinë e Kosovës.
“Do të kemi takime me kongresmenë dhe personalitete tjerë të rëndësishme të shtetit amerikan. Dhe besoj se pjesët tjetër të takimit do të shkoj në New York, ku do të kem po ashtu takime me ambasadorë të vendeve të ndryshme që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës deri më tash”, tha presidenti.
Më parë është menduar që gjatë kësaj vizite, presidenti dhe kryeministri do të priten edhe nga zëvendëspresidentin amerikan, Joseph Bidden. Mirëpo, aktualisht ky takim nuk është në agjendë.
“Mbase mund të ketë edhe takime tjera të rëndësishme”, tha presidenti Sejdiu. Presidenti i Kosovës ka folur edhe rreth planit gjashtëpikësh të sekretarit të përgjithshëm të OKB’së, të cilin po e shtyn drejt implementimit shefi i UNMIK’ut, Lamberto Zannier.
“Ne e kemi dhënë qëndrimin tonë dhe mund të them asnjë bisedë për gjashtëpikëshin nuk është e pranueshme për Kosovën”, tha Sejdiu.
“Mund të ketë qasje separate, anashkaluese, por nuk do të kenë efekt”, tha presidenti, duke komentuar takimin e së enjtes mes shefit të UNMIK’ut dhe përfaqësuesve të Qeverisë së Beogradit.
Presidenti përsëriti qëndrimin e Prishtinës që me Beogradin mund të bisedohet, por vetëm si dy shtete sovrane. “Ne e kemi thënë se do të kemi dialog me Beogradin për çështje që janë në interes të dy vendeve sovrane dhe e thërrasim edhe tash që të jetë në një qasje racionale në raportet mes dy shteteve”, tha Sejdiu. “Nëse Beogradi do të vazhdojë me përpjekjet për mbajtjen e tensioneve në një pjesë të Kosovës, flasë për qytetarët serbë dhe t’i instrumentalizojë ata për veprime të këqija, sigurisht se nuk do t’ia dalë”.
Presidenti, kryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës do të qëndrojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës deri më 2 mars.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Memorandum për lidership transformues
» Nderohet komandanti legjendar i UÇK-së!
» Beqir Sina nderohet me çmim për publicistikë
» Pacolli nderohet me çmimin “Kalorësi i paqes”
» Nderohet heroi i Kosovës, Enver Zymeri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi