Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Pilo Zyba: ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE LIBRIT - çmime dhe vlerësime -

Shko poshtë

Pilo Zyba: ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE LIBRIT - çmime dhe vlerësime - Empty Pilo Zyba: ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE LIBRIT - çmime dhe vlerësime -

Mesazh nga Agim Gashi Wed Apr 28, 2010 10:13 pm

Pilo Zyba: ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE LIBRIT - çmime dhe vlerësime - 21577_100725313294193_100000701739246_19005_3157485_s


Pilo Zyba: ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE LIBRIT - çmime dhe vlerësime -



Pilo Zyba: ME RASTIN E DITES NDERKOMBETARE TE LIBRIT - çmime dhe vlerësime - 30633_114579748575416_100000701739246_128188_1770013_n
Libri " Aventura në monevasia" novelë humoristike për fëmijë





Me rastin e ditës ndërkombëtare të librit më dt.23/4/2010,në datën 25/4/2010 në zonën Peristeri, në shtëpinë e kulturës " Melina Mërkuri" në Athinë u mbajt takimi vjetor i lidhjes së shkrimtarëve dhe artistëve " ZALONI". Kjo shoqatë e madhe artistësh, ka në përbërjen e saj dhe botimin e revistës letraro - artistike " ΚΕΛΑΙΝΩ".Kryetare e lidhjes është poetja Panajota Zalloni e njohur në ballkan por e përkthyer në shumë gjuhë të botës.Për analizës një vjeçare folën, Niko Bacikani, Panajota Aleksandratu, Krisula Paroni,Titos Vergitis etj.Në takim kishte shkrimtarë, nga Serbia, Maqedonia, Kina, Shqipëria,Bullgaria, Izraeli, Egjipti etj. Pas një analize të shkurtër dhe detyrave për të ardhmen, në një atmosferë tepër të ngrohtë e miqësore u ndanë dhe çmimet vjetore të shoqatës.
Në këtë ndarje çmimesh, shkrimtari Pilo Zyba, u nderua me dy çmime të para.

- Çmimi i parë për poemën "ΕΠΙΣΚΕΨΗ ΣΕ ΠΑΛΙΟΥΣ ΜΟΥ ΦΙΛΟΥΣ" në shqip " Vizitë te miqtë e mi të vjetër"- Poemë. Kjo poemë botohet me rastin e 100vjetorit të poetit grek Jani Rico, dhe i kushtohet atij.

- Çmimi i parë për novelën humoristike për fëmijë " ΠΕΡΙΠΕΤΙΕΣ ΣΤΗΝ ΜΟΝΕΜΒΑΣΙA " në shqip.."Aventura në Monembasia". Është një novelë për fëmijë që ngjarjen e ka nga Monevasia, qytet i vogël në Poleponez.

Pas ndarjeve të çmimeve të pranishmit drekuan në një lokal lluksoz në të dalë të zonës Peristeriu .. në shqip (pëllumbi ).Takimi shërbeu edhe për njohje ndërshoqerore ndërmjet të pranishmëve që kishin kombësi të ndryshme por që flisnin një gjuhë, dhe ky ishte arti poetik.Gjuha e ndjenjave dhe e dashurisë.
Pas shumë orëve, pasi bisedat e tyre u fiksuan nëpër kamera dhe në celuloit të pranishmit u shpërndanë për tu takuar përsëri në aktivitetet e ardhshme të shoqatës.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi