Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

STUDIUESIT TANË NË BOTË:MR. ZEF AHMETI SHPËRBLEHET PËR MEDIACION

Shko poshtë

STUDIUESIT TANË NË BOTË:MR. ZEF AHMETI SHPËRBLEHET PËR MEDIACION Empty STUDIUESIT TANË NË BOTË:MR. ZEF AHMETI SHPËRBLEHET PËR MEDIACION

Mesazh nga Agim Gashi Sun May 09, 2010 9:06 pm

STUDIUESIT TANË NË BOTË:
MR. ZEF AHMETI SHPËRBLEHET PËR MEDIACION

Për tezën e tij për master: “Ndërmjetësimi tek shqiptarët mes traditës dhe të tashmes”








STUDIUESIT TANË NË BOTË:Në Universitetin e Bon-it me 29/30 prill 2010 u mbajt Kongresi i 14-të me radhë për Mediacion i organizuar nga Qendra për Mediacion (Centrale für Mediation) në Köln të Gjermanisë. Në këtë konferencë morën pjesë profesionist nga Gjermania, Zvicra e Austria. Larmishmëria ishte edhe në aspektin e mediatorëve që në profesionet e tyre ushtrojnë edhe avokaturën, profesor universitar, drejtues firmash etj. Trembëdhjetë referentët e këtij kongresi vinin nga vendet e lartpërmendura, që mbajtën referimet e tyre mjaft interesante.

Fjalën përshëndetëse për pjesëmarrësit e konferencën e mbajti Dr. Karen Engler, drejtuesja e Qendrës për Mediacion (Köln). Më pas fjalën e hapjes dhe udhëheqjen e simpoziumit e mori Prof. Dr. Gerhard Wagner, drejtor i Institutit për të drejtën civile gjermane e ndërkombëtare si dhe menaxhimit të konflikteve në Universitetin e Bonit. Me ligjëratat e tyre mjaftë interesante u paraqitën Prof. Dr. Armin Falk, Dr. Christian Duve, Prof. Dr. Birte Englich, Hans-Peter Huber, avokat, Manfred Nötzel, prokuror etj.

Kjo qendër me rastin e mbajtjes së Kongresit, përveç se organizon ligjërues me tema dhe lëmit e ndryshme përkitazi me mediacionin, është bërë traditë që të ndahen edhe çmimet e ndryshme për vepër jetësore, vepër shkencore (doktoratura) si dhe për diplomat e magjistraturës me përmbajtje inovative.

Kështu pas përfundimit të ligjëratave të ditës së parë u mbajt edhe ceremonia e ndarjes së çmimeve. Për STUDIUESIT TANË NË BOTË:lexuesin shqiptar ndoshta e tërë kjo nuk do të ishte një lajm i veçantë, sikur në këtë konferencë të mos kishte marrë pjesë një shqiptar nga Kosova, me banim në Zvicër, me ç’rast edhe pati nderin të pranoj çmimin inkurajues për punimin e magjistraturës.

Bëhet fjalë për emrin tashmë të njohur për lexuesit shqiptar, mr. Zef Ahmeti, i cili shkroi punimin e magjistraturës në vitin 2008 në fushën e mediacionit në Universitetin e Hagen-it në Gjermani, tek Profesori pionier i kësaj fushe, zvicerani Prof. Dr. Joseph Duss-von Werdt, me notë të shkëlqyeshme. Një vit më herët për projektin e magjistraturës Zefi kishte marrë pjesë po ashtu me paraqitjen e tij në konferencën e mbajtur në Berlin të organizuar nga “Contarini Institut” i universitetit të Hagenit. Meqë edhe këtu ishte fitues i çmimit inkurajues.

Në fundvitin e vitit të 2009 mr. Zef Ahmeti konkurron në konkursin e shpallur nga “Centrale für Mediation”me qendër në Köln, me punimin e magjistraturës. Në mars të vitit 2010 mr. Zef Ahmeti informohet nga kryesuesi jurisë vlerësuese, Prof. Dr. Horst Eidenmüller nga qyteti Hamburg, se është fitues i çmimit inkurajues (Förderpreis) 2010.

Në prezencën e 13 ligjëruesve të ndryshëm dhe mbi njëqind pjesëmarrësve profesionist nga: Luzern, Bern, Berlini, Wien, München, Bon, Frankfurt, Potsdami, Wiesbaden e shumë vendeve të tjera të ndryshme të Gjermanisë, Zvicrës e Austrisë, mr. Zef Ahmetit iu nda çmimi më meritor për vitin 2010.

Për studiuesin e ri mr. Zef Ahmeti, ky çmim ishte një kënaqësi e veçantë kur para pjesëmarrësve të shumtë: Prof. Dr. Gerhard Wagner e arsyetonte pse mr. Zef Ahmetit iu kishte ndarë çmimi ku shkurtimisht i informoi të pranishmit për temën dhe përmbajtjen e punimit.



St. Gallen, 6 maj 2010.

Sh. Dibrani
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi