Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir Muharremi: Kujtohen studentët shqiptarë

Shko poshtë

Ilir Muharremi: Kujtohen studentët shqiptarë Empty Ilir Muharremi: Kujtohen studentët shqiptarë

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jun 07, 2010 12:50 am

Ilir Muharremi: Kujtohen studentët shqiptarë U1_Ilir-Muharremi
Festivali i 57-të i Beogradit i filmit dokumentar dhe i metrazhit të shkurtër
Kujtohen studentët shqiptarë
Në kuadër të Festivalit të 57-të me radhë të Beogradit, në Muzeun e Kinotekës Jugosllave u mbajt projeksioni special i filmave studentorë të regjisorëve të kombësisë shqiptare të cilët në vitet e 70-ta u shkolluan në Akademinë për film, teatër, radio dhe televizion (Fakulteti i Arteve Dramatike)
Nga Dr. Ilir Muharremi
Festivali i 57-të i Beogradit i filmit dokumentar dhe i metrazhit të shkurtër i kujton studentët shqiptarë të FAD përmes disa filmave të suksesshëm të tyre, të shfaqur në kohën studentore. Festivali ka filluar që disa ditë dhe filmat e shfaqur në Festival janë: “Dum Sharaveli”, Emin Halili, Pajtimi sipas tregimit “Kikiriki” të regjisorit Husein Bato Dukaj, “Kur engjëjt marshojnë” të Fetah Mehmetit, i cili për fat te keq nuk është ne mesin tonë. “Balushi” apo qeni i Sharrit të Artan Skenderit, “Stafeta e rinisë” apo varrimi i Titos, Isa Qosja dhe “Rasti i Bogulub Savkoviq – fonditor” Selami Tarakut. Regjisorët: Emin Halili, Isa Qosja dhe Selami Taraku, sot ligjërojnë në Akademinë e Filmit dhe Teatrit në Prishtinë, kurse Artan Skenderi ka shtëpinë e vet televizive në Tetovë. Husein Dukaj punon tashmë 25 vite në Televizionin e Malit të Zi.
Profesori nga FAD Nikola Lorenci, erdhi më idenë që të realizohet një projekt i tillë, i cili u kishte dhënë ligjërata studentëve të sipërmendur, Ndërkaq producent të projektit janë Dragan Kovaqeviq dhe Aleksandër Ivanikov. Filmi i ardhshëm mban titullin “Shkolla e filmit” dhe flet për gjashtë regjisorë. Për fat te keq, në projeksionin e filmave në Muzeun e kinotekës nuk kanë mundur të marrin pjesë autorët nga Kosova dhe Maqedonia për shkak të problemeve me dokumentet në kufirin me Serbinë. Në projeksion morri pjesë vetëm Dukaj, me të cilin u xhirua pjesa më e madhe e filmit mbi ditët e Beogradit dikur dhe mbi rikthimin pas më se 30 vitësh. ‘Takimet me profesorët e dikurshëm, me producentët, me shefat e studiove, me puntorët e FAD-së etj, kanë qenë interesante dhe miqësore” shprehet Dukaj.



Ilir Muharremi: Kujtohen studentët shqiptarë U1_IsaQosja
Isa Qosja
Gjashtë regjisorë nga ditët studentore
Kanë qenë këta djem të vyer dhe të talentuar, ta gatshëm që për filmin dhe televizionin, për regjinë dhe krijimin e veprës artistike të hidhen në zjarr! Kjo u dëshmua edhe në atë kohë ku regjisori Isa Qosja merr çmimi në Oberhauzen për filmin dokumentar “Kokan”, Selami Taraku në Festivalin Jugosllav të filmit dokumentar dhe të metrazhit të shkurtër në Beograd merr çmimin më të lartë për filmin e shkurtër “Rasti i Bogolub Savkoviq-fonditor”, ndërsa Husein Dukaj me filmat “Ahmeti” dhe “Pusi” hynë në konkurrencën më të ngushtë për çmime.
Këta profesorë të tanishëm, u shkolluan në Beograd, dhe me sukses kishin përfunduar shkollimin. FAD, në përfundim të shkollimit, formoi pjesën më të rëndësishme të ekipit filmik apo televiziv- për punë praktike. Kësisoj edhe ndodhi: studentët menjëherë pasi u diplomuan vazhduan me tutje, në Tv Prishtinë, në Shkup, Tetovë dhe Podgoricë. Pas tyre mbeten filmat, ushtrimet e para, filmat e diplomës, shpërblimet dhe vitet e kaluara në studime në Beograd.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi