Ilir Muharremi: “Sekretet” e Spartak Pecanit
Faqja 1 e 1
Ilir Muharremi: “Sekretet” e Spartak Pecanit
“Sekretet” e Spartak Pecanit
Nga Ilir Muharremi
Një i çmendur pret vdekjen poshtë një batanijeje, i bindur se parajsa që e pret është më e mirë se bota njerëzore. Një tjetër gris gjithë ditën gazetat. Një tjetër përfaqëson çmendurinë e ushtrisë. Një vajzë ka humbur identitetin e saj. Ajo nuk e di se cila është dhe kërkon vazhdimisht veten e saj, por nuk mund ta gjen, e tërë situata i ngjan një kaosi të pakuptimtë, një bote individuale ekstreme e shoqëruara me absurd, të gjithë personazhet nuk ngjasojnë njëri me tjetrin, kanë biografi të veçantë dhe e tërë kjo meritë është e regjisorit nga Shqipëria Spartak Pecanit, i cili solli filmin “Sekrete”, në kino-studio në Prishtinë. Pothuajse e tërë ngjarje e filmit ndodh në një spital psikiatrik të Tiranës me një protagonistë me emrin Landi, banor i vetmuar në një lagje. Mirëpo, i tërë subjekti i filmit vërtitet rreth dosjeve të pa hapura, po them të pa hapura qëllimisht sepse në to përfshihen shumë intelektuale Shqiptarë dhe Kosovar. Subjekti i filmit merr shkas në një lagje ku të lehura të egra dhe të frikshme zgjojnë gjithë lagjen, e këto të lehura nuk na vijnë të ndonjë qeni, por një të Landit, ai raportohet nga komshinjtë dhe dërgohet në spital psikiatrik. Nëpërmjet tij, ne si shikues fluturojmë tek zhvillimet dhe rrëfimet të cilat na zbulojnë fatin e individit në Shqipëri. Krejt rastësisht ai miqësohet me një qenush të humbur dhe më vonë ne mësojmë se ky qen është i një ambasade të huaj. Në vazhdimësi, na shfaqet personazhi i mjekut (Ndriçim Xhepa), i cili ndjen hap pas hapi jo vetëm historinë e tij, por edhe mijëra bashkëkohës të gjeneratës së tranzicionit. Xhepa në rolin e doktorit, arrin të transformohet, të ik nga vetja e tij reale, të kalon në një person krejt tjetër, në një viktimë si pasojë e një realiteti shqiptar në Kohën e diktatorit Enver Hoxha. Regjisor nëpërmjet temës dhe lojës së aktorëve arrin të na kthen në diçka të kaluar, e cila i ngjan ulërimave të ujqve. S’duket regjisori nuk mund të dal në breg pa e kujtuar të kaluarën, ikja në përjetësi nuk mund të bëhet pa e shpalos të kaluarën, e këtë e vërejmë në temën e filmit. E shkuara dhe e tanishmja veprojnë gjatë gjithë kohës. Ndërkaq, aktori Enver Petrovci i cili ne film luan një gjeneral me plotë dekorata, adhurues i diktatorit dhe i shtrirë në spital, në mënyrë të profesionale ndërton rolin. Ai mjeshtërisht i njeh replikat dhe e di se çfarë fshihet parapa tyre, thjeshtë di se çfarë kërkon. Në mendjen e Petrovcit, bukur mirë ishte sajuar fotografia e së shkuarës, udhëtimi i suksesshëm në kohën e diktatorit, dashuria dhe mburrja e flaktë me të, por në fund e kupton realitetin dhe i fal medaljet e tija. Ndërsa, një personazh tjetër me emrin Era (Ermela Teli) e cila ka humbur identitetin e saj, bie në dashuri me Rolandin, në shikim të parë, ajo i bije preh ndjenjave. Ana e brendshme e Telit manifestohet rrjedhshëm nëpërmjet mimikës jo të tepruar. E zhytur tërësisht në personazh, ajo i shkon deri në fund strukturës së veprës, madje edhe në disa raste kur shfaq dashurinë, ajo nganjëherë përzien agresivitetin e të çmendurit me butësinë, bukur mirë arrin këto gjëra. Kam disa vërejtje të vogla teknike, të cilat kanë të bëjnë me zorim, në shumë situata zorimi ishte i dobët, por magjia e aktorëve asnjëherë nuk na qonte në pakuptimesh.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Muharremi: Kujtohen studentët shqiptarë
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
» Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
» Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi