Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
Faqja 1 e 1
Ilir Muharremi: “Dejzillend” i Myftarit
“Dejzillend” i Myftarit
Nga Ilir Muharremi
Para pak ditësh, në Teatrin Kombëtar të Prishtinës, u dha shfaqja “Dejzillend” sipas dramës “Baby with the bathëater” e Kristofer Durang, e në regji të regjisorit të ri Agon Myftari. Së pari do e përgëzoja guximin e flaktë të regjisorit ndaj një teksti bukur mirë të vështirë, një tekst i cili në esencë përmban një komedi të zezë, e cila ka reflektuar tek artdashësit për mrekulli. Në njërën anë teksti përmban anën tragjike duke u shoqëruar nga një komedi e cila vinte nga aktorët, të cilët nga sforcimet e tepërta që ja bënin emocioneve kalonin në situata false duke u kapluar me një monotoni. Qasja e regjisorit dhe koncepti i tij nuk ishte tejet i veçantë, në disa momente mjuzikli i cili ishte i pavarur nga ngjarja, e që ishte edhe i tepërt, nuk zgjonte ndonjë ndjenjë të thellë tek publiku, por vetëm sipërfaqësisht ishte një pengesë e shfaqjes, një veprim i dëshmuar më shumë estetik, se funksional, mendoj se kjo vetëm e rrënon shfaqjen, nuk e shpie në shkallët më të larta.
Ndërkaq, ana komike e cila shpalosej nga aktorët vinte nga sinqeriteti i tyre më i madh, dhe pikërisht komedia lind nga sinqeriteti dhe besueshmëria e tepërt në atë që e bënë. Do veçoja aktoren Yllka Gashi, e cila ishte në nivel më të mirë, më tërheqëse dhe më brilante me aktrimin e saj serioz. Ajo ka arritur me emocionet e saja të sinqerta të bëhet personazhi me sfidues dhe më absurd i shfaqjes. Si në të folur, po ashtu edhe në veprimet e saja të sakta kjo aktore ka shkëlqyer, ka arritur të ndërtoj një rol, kundër roleve të më hershme, ka sfiduar personazhin e dramaturgut. Ndërsa, aktorja Ilire Vinca e cila luante nënë e bebes dhe aktori Ernest Malazogu ishin në një nivel mesatar aktoresk, por nuk ju mungonte saktësia në skenë. Të dy këta aktorët krijonin një dialog që unë do e quaja “koftra”, një dialog të stërmadhuar, e që nuk duhet të ndodhte kështu. Komedinë dhe tragjiken të cilën ata e nxjerrin në pah, mundoheshin doemos të reflektojnë, por komedia dhe tragjikja shfaqen vet, nëse aktori në të vërtet ka bind vetën në këtë situatë të caktuar filozofike. Kam disa vërejtje në skenografi, ishte tejet e mangët, boshe pa ndonjë estetikë të veçuar, por me ato pak gjëra ajo shfrytëzohej me detaje interesante që ishin në kuadër të shfaqjes.
Andaj, regjisori i ri Myftari ka bërë një përpjekje mjaftë serioze edhe pse nuk ka arritur të futet në sekretet më të fshehta te absurdit të veprës, ka arritur të krijojë një strukturë të thjeshtë sipërfaqësore, do të thosha në situata të caktuara edhe të lezetshme, dukë mos fluturuar më larg. I dëshiroj sukses në projektet e mëtutjeshme.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Ilir Muharremi: Kujtohen studentët shqiptarë
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: “Sekretet” e Spartak Pecanit
» Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes
» Ilir Muharremi: Ana ''tjetër'' e Alketës
» Ilir Muharremi: Aktorët depresivë
» Ilir Muharremi: “Sekretet” e Spartak Pecanit
» Ilir Muharremi: ''Fundloja'' mes jetës dhe vdekjes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi