Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ilir MUHARREMI:Iku pa u përmendur

Shko poshtë

Ilir MUHARREMI:Iku pa u përmendur Empty Ilir MUHARREMI:Iku pa u përmendur

Mesazh nga Agim Gashi Wed Jul 07, 2010 6:56 pm

Ilir MUHARREMI:Iku pa u përmendur 34191_106131846104350_100001226061498_45541_6999714_s


Ilir MUHARREMI


Iku pa u përmendur


Ilir MUHARREMI:Iku pa u përmendur Bekim-fehmiu-288x2991


Prishtinë, 23 qershor 2010 – Duhet të flasësh kur nuk heshtë dot më, dhe të flasësh vetëm për atë që është e kapërcyer, sepse të tjerat që mbesin janë, fjalë, mungesë disipline, kulturë etj. Heshtja shpesh herë shpërthen nga ngacmimi ekstrem i së keqes, por edhe e keqja është pjesë në të mirën, të dyja të bashkuara janë krijuese. I ndjeri Bekim Fehmiu, në testamentin e tij të shënuar, botën e shndërrimit të vlerave e quan lavire të baltosur nga e cila nuk kërkon fare hise, por thjeshtë është si një mysafirë i pa dëshirë i vendosur nga dikush tjetër, por rrugën e ka gjetur vetë nga një konkurrencë milionëshe spermatozoide. Po kthehemi në kohë, tek rruga para krimbit. Nga erdh Fehmiu?!, kush është?! Dhe ka shkoi?! Përgjigja e këtyre pyetjeve, është e mbështjell sikur gratë egjiptiane, dhe na kthen në një filozofi supozimesh me fare pak të vërteta, ose tek skeptikët. Fehmiu e gjeti rrugën, arriti ti mund konkurrentët me miliona, dhe erdhi në këtë botë siç e quajti në fund lavire. U ushqye nga ajo, krijojë pasqyre në vetën e tij, arriti ta lexoj talentin e tij, u bë i sinqertë me vetën, madje edhe e tejkaloj vetën dhe shkoj në një lartësi ku zogjtë e rrallë fluturojnë sepse gjërat mëdha janë për njerëzit e mëdha, dekadenca është farefis i ngushtë me dekadentët. Edhe në këtë botë, arriti ta mposhtë konkurrencën, i mbeti besnikë karakterit të stërvitur të paralindjes dhe si duket tek ky artist kujtimi i paralindjes nuk ka vdekur, por vetëm është zhvilluar në shkallë edhe më të lartë. Pak njerëz e njihnin pasqyrën e tij të vërtetë, ose e njihnin shumë mirë dhe frikoheshin nga beteja e ashpër e këtij Napoleoni artistik, se mos vallë po pushton ashpër botën e tyre dhe po bëhet perandor i pathyeshëm. Fakt, u bë i thyeshëm, dhe humbi në harresë dhe unë si studentë i aktrimit dikur, asnjëherë nuk kam dëgjuar ndonjë fjalë për këtë legjendë të bërë pas vdekjes, ose të paktën të përmendej ndonjë rol i tij, jo kjo nuk ndodhi në të gjallë, por pas vdekjes u ngritë si piktori Holandez Vinsent Van Gogh. “Kafeneja e natës” e Goghut po shndërrohet me legjendën e “Mbledhësit e puplave”, ato pupla të legjendës fjetën, derisa ai vet njoftojë përjetësinë dhe u lirua nga kopeja. Nuk e di përse, i ndjeri nuk përmendej, dhe nuk dërgoji mësime nga largësia, ta ushqej këtë kope të uritur, e cila tashmë përmend momentet e tij dhe secili prej kopesë paraqet momentet intime të legjendës. A mos vallë është dashur që edhe ai ta pret veshin si Goghu, dhe ta shprehë publikisht depresionin, jo jo ai përmbajti vetën dhe shkeli në gjakun deri në gjunjë, dhe ëndrra më nuk kishte. Çdo gjë rreth tij fillojë të thahet, madje edhe shpirti i uritur për ajër. Fjala e fundit e lënë si testament nga vargjet e poetit Dushan Vasilejv nga legjenda Fehmiu ishte: “Vëllanë armik të mallkuar e kam quajtur dhe jam hedhur në errësirë përpara duke klithur, e atëherë edhe Zoti, edhe njeriu, edhe istikami fluturojnë në ferr”.
Ilir MUHARREMI
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi