Baki Ymeri:Quo vadis tovarish Traian Basescu!
Faqja 1 e 1
Baki Ymeri:Quo vadis tovarish Traian Basescu!
Quo vadis tovarish Traian Basescu! Baki Ymeri Oana Mano Sipas Startit, presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, ka pritur sot në një takim presidentin e Rumanisë, Traian Basescu, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë. Gjatë takimit, dy presidentët kanë diskutuar për një sërë çështjesh, që nga marrëdhëniet ekonomike, e deri tek çështjet politike në rajon. Gjatë fjalës së tij, presidenti rumun ka kërkuar nga presidenti Topi, që Shqipëria të njoh si minoritet komunitetin rumun. Duke folur për çështjen e Kosovës, presidenti rumun u shpreh se Bukureshti i qëndron vendimit të saj për mos njohjen e pavarësisë së Kosovës. “Vendimi për të mosnjohjen e Kosovës, nuk vjen nga mosrespektim për kosovarët, por është respekti që kemi për të drejtën ndërkombëtare. Nëse doni të shikoni efektin Kosovë, shikoni efektin Gjeorgji. Dhe këtë e kemi parashtruar për mosnjohjen e Kosovës. Respekti i së drejtës ndërkombëtare për ne është me rëndësi”, tha presidenti Basescu. Traian Basescu Sipas nesh, presidenti rumun çaloi përsëri në materje të diplomacisë euro/amerikane, duke lansuar ide absurde lidhur me pavarësinë e Kosovës. Interesat nacionale të Rumanisë dhe të drejtat e minoritetit arumun në Shqipëri nuk mbrohen me teza proserbe dhe proruse lidhur me Kosovën. Edhepse kemi shkruar e botuar dhjetra artikuj mbi kontributin e arumunëve të Shqipërisë në favor të Rilindjes Kombëtare Shqiptare, Shqipëria ka të drejtë t’i njohë si minoritet arumunët e Shqipërisë vetëm atëherë kur Rumania do ta njohë pavarësinë e Kosovës. Faji për një mosnjohje të këtillë nuk është as i palës shqiptare dhe as i palës arumune, por është faji i një presidenti të papjekur që erdhi i papregaditur në Shqipëri, dhe atë në një kohë kur dora e djathtë e presidentit Basescu, kryeminsitri Boc, është duke e katandisur Rumaninë në një krizë të paimagjinueshme qeveritare, politike dhe ekonomike, duke qenë i akuzuar nga opozita për “gjenocid social”. Traian Basescu dhe Oana Manolescu (Një koment historik botuar në të përditshmen Cotidianul (on line) lidhur me vizitën e presidentit rumun në Tiranë) Arnauti : Pyetja që parashtrohet është se me kend shkon në Tiranë. Nga burime jozyrtare kemi dëgjuar se është i shoqëruar nga një kal Trojan që tallet me buxhetin e fshatarit rumun të varfër, të uritur e të sëmurë. Fjala është për Oana Manolescun, ishprofesoreshë e kimisë në një gjimnaz të Krajovës, e cila gjatë katër mandateve të pamerituara parlamentare (1996-2012), gëlltit miliona lejë (qindramijë euro) në emër të minoritetit shqiptar, duke mos patur kurrfarë lidhjesh gjenetike me gjakun dhe shpirtin shqiptar, duke qenë e konsideruar nga komuniteti shqiptar si një kal Trojan i parlamentit rumun, një rast ekzemplar për të qenë e demaskuar edhe nga massmedia rumune që mbron demokracinë. Quo vadis tovarish Oana Manolecu? Përse nuk votove pro-NATO në prill të citit 1999, kur parlamentarët rumunë votuan pro kërkesës së NATO-s për të shfrytëzuar hapsirën ajrore rumune për të bombarduar infrastrukturën teroriste serbe që kryente krime lufte kundër shqiptarëve të Kosovës? Përse Traian Basescu ka deklaruar deri në bezdisje se nuk do ta njohë Pavarësinë e Kosovës? Ku ishte Oana Manolecu kur shqiptarët e Rumanisë marshonin rrugëve të kryeqendrës në shenjë solidariteti me NATO-n, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kosovën? Përse në vend të një profesoreshe të kimisë nuk a ka marrë në cilësi të shoqëruesit dhe përkthyesit një shqiptar të mirëfilltë shqiptar, i cili është edhe një qytetar i mirë rumun, Dr. Luan Topçiun, diplomat dhe doktor shkencash filologjike? Pyetja që parashtrohet është: Kurë do ta braktisë Traian Basescu qëndrimin proserb, prorus dhe antiamerikan lidhur me independencën kosovare? Kosova nuk është as Jerusalemi i Serbisë dhe as HarKovazna e Rumanisë, por Basarabia e Shqipërisë. Derisa Basarabia rumune (Republika e Moldovës) ka qenë koloni e Rusisë, Kosova shqiptare ka qenë koloni e Serbisë. Cili është nënshtrati i politikës antikosovare të ishkomunistëve rumunë që tallen me buxhetin e fshatarit tonë të varfër, të uritur dhe të sëmurë? (Përktheu nga rumanishtja: Baki Ymeri) |
Origjinali
http://www.cotidianul.ro/116649-Basescu_in_sfarsit_in_strainatate
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Shkrime të Baki Ymerit
» BAKI YMERI:POETI DHE MBRETI
» BAKI YMERI:FLUTURIME LIRIKE
» Baki Ymeri: Lidhje të përzemërta
» Baki Ymeri: Kur gjëmonte Bukureshti
» BAKI YMERI:POETI DHE MBRETI
» BAKI YMERI:FLUTURIME LIRIKE
» Baki Ymeri: Lidhje të përzemërta
» Baki Ymeri: Kur gjëmonte Bukureshti
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi