Homoseksualiteti, një problem social dhe mjeksor
Faqja 1 e 1
Homoseksualiteti, një problem social dhe mjeksor
Homoseksualiteti, një problem social dhe mjeksor |
Nga Pirro PRIFTI (Kujtesë për pseudo-intelektualët e medias) Të rejat e dhjetëvjeçarit të fundit kanë sjellë plot risi në kërkimet shkencore për homoseksualitetin në përgjithësi sidomos për problemet komunitetet gay dhe lesbike të cilat bëjnë pjesë në komunitetin më të gjerë LGBD (përsa i përket biseksualëve dhe trans-seksualëve këtu kemi të bëjmë totalisht me perversione seksuale të fituara gjatë jetës qoftë nga konfliktet seksuale, qoftë nga maniakët seksualë të të gjitha tipeve). Nëse disa pseudo-intelektualë të mediave vizive, radiove dhe gazetave që kanë shfrytëzuar dhe shfrytëzojnë rastin që u është dhënë për të shkruar dhe për të dalë në media pavarësisht se nuk janë profesionistë apo të paktën studiues ose gazetarë investigativë, e paraqesin problemin sikur të jetë ndonjë modë e re për tu mbajtur edhe në Shqipëri. Problemet e homoseksualitetit siç i kam shpjeguar dhe në tre artikujt e tjerë, janë probleme shumë serioze dhe speciale të cilat kanë dy aspekte: -Nga ana sociale kanë një ndikim të madh në shoqëri, përsa i përket traditës shqiptare dhe ballkanike në përgjithësi ndaj këtij kontigjenti të pakët që në Shqipëri numërohet të paktën 3.000 vetë të deklaruar (si homoseksualë meshkuj) dhe mënyra e sjelljes së shoqërisë shqiptare është e lidhur ngushtë me moralin dhe etikën 2 mijë vjeçare kristiane dhe 500 vjeçare islame në lidhje me homofobinë ndaj kësaj kategorie - Nga ana mjekësore, problemi qëndron i ndezur se ndonëse APA 8 shoqata amerikane e psikiatrisë më 1974 e hequr nga nomenklatura sëmundje homoseksualitetin, studimet e këtij dhjetëvjeçari kanë treguar se homoseksualët meshkuj dhe lesbianet femra kanë ndryshime organike nga ana anatomike në hemisferat trunore por kanë dhe nga ana genetike veçori (geni SRY). Kërkimet shkencore vazhdojnë dhe Homoseksualiteti mesa duket është jo vetëm një karakteropati seksuale (pjesë e sociopatëve), por ka dhe të dhëna organike në tru përveç orientimit seksual të këtyre individëve, orientim të cilit i mëshojnë më tepër psikologët. Kërkimet e ditëve të sotme kanë treguar se pohimet e Testamentit të Vjetër, Testamentit të Ri, Talmudit çifut, dhe Kuranit, nuk janë pa baza përsa i përket neveritjes dhe homofobisë ndaj këtij komuniteti me perversione seksuale. Pavarësisht nga tradita mijëvjeçare e rrënjosur si homofobi ndaj homoseksualëve, pavarësisht nga bazat etike dhe morale të krijuara po nga kristianizmi (të futur dhe në kushtetutat e shumicës dërrmuese të vendeve europiane e amerikane, por dhe në të gjithë botën), pavarësisht se në Kushtetutën e BE (megjithë thirrjet e Papës së Romës për të cituar në kushtetutë rolin e Kristianizmit, por që në Kushtetutën e BE nuk u fut), Konventa Europiane për të drejtat dhe liritë e njeriut kërkon të respektohen dhe të drejtat e këtij kontigjenti jo-normal. Shqipëria dhe populli i saj do ta respektojë konventën si dhe mund të miratojë me ligj dhe martesat brenda këtij kontigjenti, por në asnjë mënyrë, ky kontigjent nuk është normal, nuk do të ketë familje normale, nuk do të ketë fëmijë normal dhe nuk duhet të promovohet si një modë, sepse, po kjo konventë kërkon të ruhet në radhë të parë Familja dhe familja është krijuar sipas modelit Adam-Eva të dhënë nga të tre Librat e Shenjtë të të tre feve kryesore monoteiste, dhe të kristalizuar me ligj në 4do shtet të civilizuar të botës. Homofobia, si pjesë e së kaluarës dhe e traditës sonë nuk duhet të dëmtojë këtë komunitetet, por ky komunitet nuk duhet të dëmtojë, dhe as të ndikojë shoqërinë dhe familjen e sotme nëpërmjet marrëzisë të pseudo-intelektualëve tanë të cilët vazhdojnë të dis-informojnë shoqërinë e shëndoshë shqiptare me budallallëqe që i lexojnë për qejf nëpër skutat e pamasa të informacionit duke na i dhënë ato si ‘fruta të pjekura’ për tu ngrënë nga naivët (njerëzit që shohin, lexojnë dhe dëgjojnë mediat e mbushura me njerëz koti por që për fat të keq gëlojnë nëpër to, të rekomanduar nga llumi i politikanëve). Pak fjalë për të rejat shkencore të dhjetëvjeçarit të fundit ku gjëndrat amygdale luajnë rol të madh në seksualitetin e njeriut. 1- Amygdalet të cilat në atlasin e “Anatomia e Gray” quhen nucleus amygdale, në greqishte do të thotë “tonsilla”, - janë të lokalizuara thellë brenda lobeve mediane temporal të trurit të njeriut dhe të vertebratëve: nga një në çdo anë (shih figurën e trurit). Kërkimet shkencore kanë paraqitur se amigdalet luajnë rol primar në përpunimin e reaksioneve emocionale dhe të memories së zgjatur (në të cilat futen memoria emocionale, modulimi i memories, etj), dhe konsiderohen si pjesë e sistemit limbik (limbus- brez) në të cilin përpunohen emocionet, sjellja, memoria afat gjatë dhe nuhatja. Amygdalet sipas neuro-shkencetarëve, e sidomos nga Heinrich Klüver dhe Paul Bucy (per nder të të cilëve i është vënë emër një sindromi-Sindromi Heinrich Klüver dhe Paul Bucy), luajnë rol bazë në gjendjet e ndryshme mentale dhe janë të lidhura me shumë çrregullime psikologjike sidomos gjendjet bipolare, skizofrenia, autizmi, fobitë sociale, etj. 2- Studimi i kryer nga Andy Coghlam i 2008 ka treguar çrregullimet organike ne tru tek homoseksualët (Biseksualet dhe Gayt) siç do ti shihni ne figurën më poshtë. Ato janë realizuar nëpërmjet Rezonancës magnetike. Sipas Qazi Rahman (Kërkues shkencor për orientimet seksuale në Universitetin Queen Mary Colledge Londër) ky studim demonstron se homoseksualët e të dy sekseve paraqesin ndryshime të forta të kryqëzuara seksuale në tru (sipas rezonancës magnetike). “Diferencat në aftësitë për të komunikuar në amygdalet” janë të habitshme shprehet ky kërkues. “Në mënyrë paradoksalë është më shumë informuese që të shohësh gjërat që nuk kanë lidhje direkte me orientimin seksual dhe ku ky studim është përqendruar”, thotë Simon Le Vay autori amerikan i cili në 1991 gjeti diferencat antatomike në pjesën e trurit të quajtur Hipotalamus midis meshkujve normale dhe meshkujve gay. Por sipas Saviç, ky studim nuk tregon nëse këtu ndryshime midis meshkujve normale dhe meshkujve gay dhe midis femrave normale dhe femrave lesbike janë të trashëguara ose jo, apo shkaktohen nga ekspozimi i ulët apo i lartë në uterus ndaj hormonit seksual siç është testosteroni. Skanimi i trurit siguron të dhëna shumë të forta që të qenët gay ose norma është një karakteristikë individuale biologjike e fiksuar. Skanimi i trurit zbulon se në meshkujt gay, strukturat e trurit që qeverisin emocionet, gjendjet shpirtërore, ankthin dhe agresivitetin ngjasojnë me ato të njerëzve normalë por të seksit të kundërt. Diferencat të para gjatë skanimit të trurit (me rezonancë magnetike) mund të kenë qenë modeluar në uterus ose në periudhën neonatale (tek fëmija)`- thotë Ivanka Saviç e cila udhëhoqi një studim në Institutin Karolinska në Stokholm Suedi. ` Kjo pamje është një masë shumë e fuqishme e parë deri tani midis individëve heterosksualë dhe atyre homoseksualë`, - thotë ajo. Studimet e mëparshme gjithashtu kanë paraqitur diferenca në arkitekturën e trurit dhe aktivitetin e trurit midis individëve gay dhe atyre normalë, por shumë përgjigje tek individët kanë qenë të mbështetura ndaj sinjaleve të nxitura seksualisht të cilat mund të kenë qenë të mësuara si p.sh., vlera e tërheqjes ndaj fytyrave të mashkullit apo të femrës. Simetria e Trurit. Për të zbuluar këtë, Saviç dhe kolegu i saj Per Lindström, zgjodhën që të matin parametrat e trurit të cilat janë të fiksuara që në lindje. U morën për studim 25 heteroskesualë dhe 20 homoseksualë për çdo seks, pra një grup prej 90 vetësh. Rezultatet paraqitën që meshkujt normalë (ose siç quhen -hetersoksualët), i kishin hemisferat e trurit asimetrike, po kështu dhe gratë lesbike gjithashtu kishin këtë asimetri. Meshkujt gay, kishin hemisferat e trurit simetrike, njëlloj si gratë normale (heterosksuale)! Lidhja e Depresionit. Kërkuesit gjetën që modelet e aftësisë për të komunikuar me të tjerët tek individët gay (meshkuj) përshtateshin me ato të grave normale, dhe e kundërta, Në gratë normale dhe meshkujt gay, aftësitë komunikuese ishin kryesisht në regjionet e trurit që manifestojnë frikën dhe ankthin (pra si tek gratë) të cilat dalin nga amigdalja. Të dhënat tregojnë se gratë normale vuajnë tre herë më shumë sesa meshkujt normalë prej çrregullimeve të gjendjeve shpirtërore dhe depresionit sesa meshkujt. Meshkujt gay kanë vlera të larta depresioni gjithashtu por kjo është e vështirë për ta ditur nëse kjo është nga biologjia e tyre, nga homophobia ndaj tyre, apo ndaj ndjenjës së të qënit “ndryshe” nga meshkujt e tjerë. Nga ana tjetër, në meshkujt normalë dhe lesbiket, amigdala ushqen sinjalet e saj sipas përgjigjes “lufto ose ik”. “Kjo është më shumë një përgjigje e lidhur me aksionin se sa tek gratë”- thotë Saviç. 3- Artikulli i dytë “Truri e merr orientimin seksual përpara Genitaleve” shpreh këto konsiderata. Geni SRY konsiderohet gjerësisht si geni që përcakton identitetin seksual. Prof. Eric Vilain shefi i ekipit të UCLA-s ka zbuluar diferenca në shprehjen genetike që ndodhin përpara se sa geni SRY të bëhet aktiv gjatë zhvillimit. Kjo është e mundur që diferencat e trurit midis mashkullit dhe femrës fillojnë të zhvillohen përpara se të fillojnë ndryshimet në zhvillimin seksual. Koncepti i ri që po shfaqet sot është: zhvillimi normal seksual varet shumë nga dozimi strikt i genit në të gjitha hapat madhore të rrugës së përcaktimit të seksit. Një mundësi e tillë hap aftësinë për të kontrolluar në mënyrë të ndarë diferencimin seksual dhe diferencimin trunor. Ndoshta ndonjë ditë thotë autori do të ketë njerëz që do të kenë trup femre me mëndje mashkulli dhe anasjelltas. Ata do të jenë shumë më të ngjashëm si seksi i kundërt në mendimet e tyre se sa në rastin e homoseksualëve të sotëm. Literatura (disa nga artikujt). 1. Ledoux, J., (2003). Synaptic Self. Neë York: Penguin Books. 2. Conn, Michael P. 2003. Neuroscience in Medicine, 370 3. University of Idaho College of Science (2004). "amygdala". http://ëëë.sci.uidaho.edu/med532/amygdala.htm. Retrieved 2007-03-15. 4. Donegan et al.; Sanisloë, CA; Blumberg, HP; Fulbright, RK; Lacadie, C; Skudlarski, P; Gore, JC; Olson, IR et al. (2003). "Amygdala hyperreactivity in borderline personality disorder: implications for emotional dysregulation.". Biological Psychiatry 54 (11): 1284–1293. 5. Gay brains structured like those of the opposite sex `11:13 16 June 2008 by Andy Coghlan Journal reference: Proceedings of the National Academy of Sciences (DOI: 10.1073/pnas.0801566105). 6. 2002 October 19 Saturday, Brain Gets Sex Orientation Before Genitals, Prof. Eric Vilain UCLA chief of team. 7. English Ëikipedia ( për çështjet në fjalë) |
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Bora vazhdon të paraqes problem në rrugë, shënohen 26 aksidente
» Engjëll Berisha:Ideali social i ekzistencës
» Ministri i Punës Rashiq, merr social nga Serbia
» OEK dhe BSPK vazhdojnë bojkotin e Këshillit Ekonomik-Social
» Isidor Koti: Duke pritur shtetin social
» Engjëll Berisha:Ideali social i ekzistencës
» Ministri i Punës Rashiq, merr social nga Serbia
» OEK dhe BSPK vazhdojnë bojkotin e Këshillit Ekonomik-Social
» Isidor Koti: Duke pritur shtetin social
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi