Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit

Shko poshtë

Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit Empty Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Jul 02, 2010 10:29 pm

Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit

Forcat e policisë janë të vendosura të zbatojnë ligjin dhe të mbështesin të gjitha institucionet që zbatojnë dhe mbrojnë legjislacionin shqiptar, deklaroi sot drejtori i policisë së qarkut të Durrësit, kryekomisar Aleks Hajdari.
Hamallaj, policia e vendosur për zbatimin e ligjit Hamallaj-perleshje


Ai foli në një konferencë për shtyp lidhur me ngjarjet e djeshme në Hamallaj, ku si pasojë e veprimeve të paligjshme të një grupi banorësh, mbetën të dëmtuar tre punonjës të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë. Sipas kryekomisar Hajdarit, gjendja shëndetësore e policëve, që vazhdojnë të kurohen në spitalin ushtarak të Tiranës është e mirë.

Ai bëri të ditur se gjatë natës së kaluar në komunën e Sukthit janë arrestuar dy persona të tjerë, të cilët njëlloj si shtatë të arrestuarit e pasdites së djeshme, do të përgjigjen para organeve të drejtësisë për veprat penale të "Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime e manifestime të paligjshme", "pengimin e mjeteve të transportit", "prishje të rendit dhe qetësisë publike" dhe "goditje për shkak të detyrës e kryer në bashkëpunim".

"Forcat e policisë së shtetit dhe ato të ndërhyrjes së shpejtë të qarkut të Durrësit u kërkuan zyrtarisht në mbështetje të Inspektoratit Ndërtimor Kombëtar tre ditë para aksionit të ndërmarrë paraditen e djeshme për prishjen e 151 ndërtimeve pa leje," tha Hajdari, duke shtuar se të gjitha objektet në zonën turistike ishin ndërtuar pas vitit 2007 dhe nuk përfitonin nga skema e legalizimeve informale, raporton 'Start'.

Sipas kryekomisarit, familjarët dhe pronarët e godinave në fshatin Hamallaj ishin njoftuar para aksionit për ndërhyrjen e mjeteve dhe të Inspektoratit Ndërtimor. Hajdari sqaroi se forcat e policisë në bashkëpunim me prokurorinë e rrethit të Durrësit po punojnë për të identifikuar personat që kanë kryer veprime aktive në dëm të punonjësve të policisë së shtetit, duke shkaktuar edhe lëndimin e tyre fizik.

Kryekomisar Hajdari shtoi se bashkë me personat e arrestuar natën e kaluar, Azem Hasanaj, 45 vjeç dhe Bujar Hysaj, 45 vjeç, numri i të ndaluarve në fshatin Hamallaj ka arritur në 9.

Të enjten, rreth orës 9.40 në vendin e quajtur Hidrovori në fshatin Hamallaj të komunës së Sukthit një grup banorësh, pasi u organizuan e grumbulluan në mënyrë të paligjshme, bllokuan rrugën e automjeteve dhe hodhën sende te forta (gurë, shkopinj, copa betoni dhe shishe benzine) drejt punonjësve të Policisë e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, të vendosur me shërbim në mbështetje të Inspektoriatit të Ndërtimit për prishjen e objekteve të paligjshme në zonën bregdetare.

"Të gjithë këta shtetas kishin ardhur vitet e fundit nga rrethet e Tropojës dhe Kukësit dhe ishin vendosur me familjet në komunën e Sukthit, pranë Durrësit," njoftuan dje burime zyrtare nga drejtoria e policisë së qarkut.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi