Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezaj: Tragjedia e Tivarit, shkakton sherr në mesin e partive shqiptare

Shko poshtë

Rexhep Elezaj: Tragjedia e Tivarit, shkakton sherr në mesin e partive shqiptare Empty Rexhep Elezaj: Tragjedia e Tivarit, shkakton sherr në mesin e partive shqiptare

Mesazh nga Agim Gashi Mon Jul 19, 2010 7:55 pm

Rexhep Elezaj: Tragjedia e Tivarit, shkakton sherr në mesin e partive shqiptare 25870_101374563241284_100001062219185_9117_1754890_n

Rexhep Elezaj: Tragjedia e Tivarit, shkakton sherr në mesin e partive shqiptare

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste treguan dje në Kuvend ndarjen që ekziston mes tyre, duke bërë edhe "marrëzinë" e radhës. Në sallën e Kuvendit, grupet parlamentare të të dyja palëve, mbajtën një minutë heshtje në nderim të Tragjedisë së Tivarit në mënyrë të ndarë.

PD dhe PS mbajtën zi në mënyrë të veçuar për këtë masakër, kjo për shkak të ngritjes së një komisioni hetimor parlamentar. Arsyeja ishte një kërkesë e grupit Parlamentar të PD-së, për të ngritur një komision hetimor për zbardhjen e kësaj masakre. Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Gramoz Ruçi, deklaroi se Kuvendi i Shqipërisë nuk mund të kërkojë përgjegjësitë e një masakre të ndodhur jashtë territoreve të Republikës. Ai u shpreh se duhet të respektohet sovraniteti i Kosovës. "Objekti i hetimit, vendi dhe territori që parashikohet për t'u hetuar, nuk i përket territorit të Republikës së Shqipërisë. Bashkëkombësit tanë, më se fundi kanë një shtet të tyrin, kanë të gjithë sovranitetin për të marrë nisma për të vendosur fatin e shtetasve të tyre, qoftë për histori të reja, apo të vjetra. Në objektin e hetimit ka një fjalë domethënëse, për të nxjerrë përgjegjësitë. Ne ju kërkojmë që të mos bëni politikë me jetën e të masakruarve të kombit tonë të përbashkët. T'i dalë për zot shteti shqiptar për territor e tij, dhe jo të një shteti tjetër", tha Ruçi, i cili propozoi një minutë heshtje për nderim. Por deputetë e djathtë nuk u ngritën nga karriget, pasi sipas tyre fillimisht PS-ja duhet të sjellë emrat në komisionin hetimor për të hetuar këtë tragjedi. Më pas reaguan edhe Kryetarja e Kuvendit, Topalli, e Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Astrit Patozi. "Fakti që të vrarët, të ekzekutuarit janë masakruar jashtë territorit të Shqipërisë, nuk e bën aspak të papërshtatshme nismën për hetimin e kësaj ngjarje. Për shkak se të gjithë ata mijëra shqiptarë të marrë me dhunë nga shtëpitë e tyre, kryesisht në Kosovë, kanë kaluar në territorin shqiptar dhe janë vrarë edhe nga shqiptarët, përveçse nga serbët. Prandaj ne e kemi detyrim si klasë politike, si përfaqësues të shtetit shqiptar, që të ndriçojmë këtë masakër, arsyet sepse ndodhi, arsyet sepse shteti i atëhershëm shqiptar jo vetëm që nuk mori përgjegjësitë e veta për ta ndalur, por përkundrazi bashkëpunoi që kjo masakër të ndodhte. Nuk është aspak cënim i sovranitetit të sotëm të shtetit të Kosovës, fakti që ne po hetojmë. Ne po hetojmë përgjegjësitë e shtetit shqiptar. Në vitin 1945 nuk kishte shtet të Kosovës dhe fakti që atëherë nuk kishte shtet kishte përgjegjësi edhe shteti i atëhershëm shqiptar", tha Patozi, i cili akuzoi më pas PS-në, e cila ende nuk është ndarë nga e kaluara komuniste. Nga ana e saj, Topalli tha se "ndër figurat biblike më të urryera janë Baraba, edhe ai që fërkon duart Pilati. Për mua është më i urryer i dyti, është më mirë krimineli që del përballë sesa të fërkosh duart. Është një rast i një ngjarje për të cilën duhet të ketë përgjegjësi kombëtare. Nuk është mirë të ngrihesh në këmbë dhe të mos pranosh të hetosh, nuk është mirë të kërkosh një minutë heshtje me hipokrizi dhe të mos i bashkohesh një tentative. Ne nuk e dimë se sa materiale do të gjenden, se sa mundësi do të kemi për të shkuar deri në fund, por vullneti është i rëndësishëm". Deputetët e opozitës u larguan nga salla, ndërsa ata të maxhorancës mbajtën një minutë heshtje. Në sallë ndodheshin edhe 5 deputetë të opozitës, që nuk ishin larguar ende, por që edhe ata u çuan në këmbë, në respekt të zisë. Maxhoranca votoi me 69 vota pro ngritjen e Komisionit Hetimor, i cili do të drejtohet nga Fatos Beja. Por 3 deputetët e LSI-së Dritan Prifti, Nasip Naço e Lefter Koka asptenuan (Ilir Meta mungonte). Për 12 ditë, ky komision do të hetojë për këtë masakër, ku janë vrarë mëse 4 500 shqiptarë, si dhe do të tentojë të gjejë përgj-egjësitë e komunistëve shqiptarë në këtë masakër.


Rexhep Elezaj: Tragjedia e Tivarit, shkakton sherr në mesin e partive shqiptare 34599_124960987549308_100001062219185_157060_250020_a
Tragjedia e Tivarit, ku u masakruan 4500 shqiptarë
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi