Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!

Shko poshtë

Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  Empty Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!

Mesazh nga Agim Gashi Mon May 07, 2012 11:06 pm

Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!

Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  157692_100001062219185_547653821_n

Kujtimi i datave historike duhet të na shërben si lajtmotiv për mos harresën e punës së palodhshme që është bërë në aktivizimin e mërgatës shqiptare në përgjithësi dhe atë të Kosovës në veçanti, si dhe për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në qarqet e diplomacive perëndimore.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  183115_181156408596432_100001062219185_470327_6403417_n
Formimit të Lidhjes Demokratike në Perëndim, siç dihet i paraprinë shumë ngjarje me rëndësi historike për Kosovën. Vitet e 80-ta, për shqiptarët e Kosovës ishin plotë dhunë sistematike, përjashtime nga puna, diferencime e deri te suprimimi i autonomisë së Kosovës që ishte kulmi i shkatërrimit dhe ripushtimit të Kosovës nga ana e Serbisë hegjemoniste.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  35611_1734749492443_1349732242_1868857_2895457_n
Kundër këtyre akteve të dhunshme të Serbisë do mobilizohet shumica e shqiptarëve të Kosovës, të cilëve u dhanë përkrahje të fuqishme shqiptarët në Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, dhe në veçanti ata nga mërgata politike dhe ekonomike në Evropë, Kanada, SHBA, Australi dhe Zelandë të Re.

Në Evropë, grupe politike, individë dhe shoqëri të shumta në forma të ndryshme do të solidarizoheshin me protestat dhe grevat e minatorëve si dhe me tubimet tjera protestuese në mbrojtjen dhe artikulimin e kërkesave për Kosovën Republikë.

Me fjalë tjera, të gjitha shtresat e popullit të Kosovës ishin rreshtuar në mbrojtje të drejtave të tyre, ku rol të veçantë në këtë lëvizje e kishte Lidhja e Shkrimtarëve dhe artistëve të Kosovës. Madje, disa shkrimtarë dhe kritikë të asaj kohe do dalloheshin në mbrojtje të drejtave tona kombëtare, dhe pa dyshim se zëri më i kumbueshëm ishte Ibrahim Rugova, i cili më vonë do bëhet lider i shqiptarëve.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  75333_157311727647567_100001062219185_325727_6964619_n
Në vitin 1988-89 një grup veprimtarësh në Gjermani dhe Zvicër i koordinonin aktivitetet e tyre politike me shoqatën “Migjini” në Lubjanë, i cili bëhej kryesisht përmes Naim Malokut bashkë me Salih Kabashin dhe Fadil Demirin. Në qershor të viti 1989, Hafiz Gagica kishte marrë kontakt me Dr. Ibrahim Rugovën me të cilin përmes telefonit shkëmbente mendime dhe konsultime, kështu që me 26 dhjetor 1989 në orët e vona të natës në një bisedë të gjatë me Dr. Rugovën (tani më veç ishte kryetar i LDK-së) u dakordua puna që në Gjermani dhe Zvicër të formohet Këshilli Nismëtar për formimin e Degës së LDK-së në këto dy vende si dhe të inicohet formimi i degëve edhe në vende tjera të Evropës, SHBA, Kanada dhe Australi. Pas disa ditëve së bashku me Naim Malokun në Zvicër u organizua një takim me Ymer Berishën, Sami Dërmakun, Januz Mustafën dhe Elmaz Ademaj, kurse nga Gjermania merrte pjesë Hafiz Gagica, Musa Hoxha, Shaban Bobaj, Nezir Fejza dhe Nami Ramadani. Ata u njoftuan për bisedën dhe pëlqimin që i kishte dhënë dr. Rugova iniciativës për formim e degëve të LDK-së jashtë vendit. Këtë nismë e morën mbi supet e tyre veprimtarët në Gjermani dhe Zvicër duke marrë vendimin për formimin e këshillave nismëtare për formimin e degëve, e më vonë edhe të nëndegëve.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  162815_1731710056459_1349732242_1861872_846653_n
Konstituimi i Degës në Gjermani mori kohë disa muaj derisa u formua Këshilli Nismëtar, dhe më pas edhe formimi i këshillave nëpër lande të cilët do themelojnë nëndegët dhe aktivet, nga të cilat në Kuvendin zgjedhor do dërgohen delegatët e tyre, i cili u mbajt më 6 maj 1990 në Esslingen-Zell afër Shtutgartit, një datë kjo e cila ia ndryshoi rrjedhën historisë së mërgatës sonë në Perëndim. Në këtë Kuvend u zgjodh kryesia e Degës së LDK-së me kryetar Hafiz Gagicën si dhe delegatët për Kuvendin qendror të LDK-së në Kosovë. E gjithë puna ishte bërë me mjetet vullnetare nga 2-3 aktivistë.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  149632_1719446469877_1349732242_1837428_2937752_n
Me themelimin e Degës më 6 maj do vazhdon organizimi dhe shtrirja e LDK-së në të gjitha landet (republikat) e Gjermanisë, ku siç dihet për një kohë të shkurt Dega do t’i ketë dhjetëra nëndegë në kuadër te të cilave do të organizohen edhe qindra aktive me mijëra anëtarë dhe simpatizantë të saj. Themeloi komisione të shumta pune, hapi Zyrën e saj në Stuttgart e cila me kalimin e kohës do të bëhet njëra nga qendrat më të rëndësishme politike dhe diplomatike për Kosovën dhe shqiptarët. Në fund të vitit 1990 do fillon mbledhja e anëtarësisë si dhe do formohet fondi i parë legal për ndihma humanitare i cili do ndanë ndihmat e para për minatorët e Trepçës, arsimin dhe mjekësinë kosovare. Fondi hapet me seli në Achen dhe do drejtohet nga Marjan Tunaj. Gjithashtu, po në këtë vit do formohet edhe fondi për vetëmbrojtje të Kosovës i cili do të kontribuojë në stërvitjet e para ushtarake në Shqipëri si dhe do ndihmoi grupet e vetëmbrojtjes në Kosovë.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  149041_1728577018135_1349732242_1856436_3730377_n
Pas formimit të Qeverisë dhe vendosjes së saj në Stuttgart, fondi për vetëmbrojtje të Kosovës së bashku me mekanizmat përcjellës i dorëzohet Qeverisë së Kosovës dhe nga Fondi për vetëmbrojtje shndërrohet në fond të Kosovës, i cili më vonë njihet si Fondi i tre përqindëshit (3%). Formimi i Degës së LDK-së në Gjermani pati jehonë të veçantë në opinionin e gjerë shqiptar dhe atë ndërkombëtar. Dega e LDK-së për një kohë të shkurt vuri kontakte serioze me të gjitha institucionet e Gjermanisë e po ashtu edhe me ato evropiane, dhe përveç takimeve me institucionet shtetërore, parlamentare dhe organizatat joqeveritare, çdo vit organizoi protesta të shumta si në kryeqytet evropiane, ashtu dhe në shumë qytete tjera ku jetonin dhe vepronin shqiptarët.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  Shpend_shala_ibrahim_rugova_tahir_zemaj
Kjo Degë, po ashtu ka inicuar dhe ka kontribuar në ushtrimet ushtarake së bashku me Degën e LDK-së në Zvicër, ka dhënë ndihma të shumta materiale si dhe ka organizuar shumë aksione tjera për ta ndihmuar popullatën e gjerë në Kosovë. Dega ka kontribuar shumë edhe në ndërkombëtarizimin e çështjes shqiptare dhe në veçanti asaj kosovare. Vlen të theksohet fakti se në të gjitha protestat e mbajtura në Bonn dhe gjetiu merrnin pjesë deputetë të partive politike gjermane, deputetë të parlamentit evropian si dhe përfaqësues të shoqërisë civile etj, për rrjedhën e të cilave mediet gjermane dhe ato të huaja pasqyronin në shtypin e tyre kërkesat e shqiptarëve si dhe për mënyrën e shkëlqyer të organizimit të tyre.

Tani nga distanca kohore mund të thuhet se organizmi i Degës së LDK-së në Gjermani ka qenë mjaft i suksesshëm, andaj duhet t’u jemi mirënjohës gjithë atyre që kanë dhënë kontributin e tyre në mbarëvajtjen e punës dhe aktivitetit të saj historik.
Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  62401_142355325809874_100001062219185_241540_6667447_n
Nga kjo Degë dolën figurat ushtarake dhe politike si dhe dëshmorët e kombit siç ishin Sali Çekaj dhe Rrustem Bruçi, për të cilët krenohemi dhe ruajmë me respekt të veçantë kujtimin për ta si dhe luftëtarët e UÇK-së, tani më dëshmorët Lumni Surdulli i cili bie heroikisht në betejën e Loxhës përkrah Rrustem Bruçit dhe Sylejman Adem Shala që shkuan në frontin e luftës pa iu frikësuar vdekjes, por të cilët sot e kësaj dite nuk iu përmenden emrat askund..!?

Me këtë rast në shenjë kujtimi për 22 vjetorin e themelimit të Degës së LDK-së në Gjermani kemi prekur vetëm disa gjëra shkarazi si shprehje e nderimit dhe konsideratës tonë ndaj gjithë atyre që e ndihmuan punën dhe mbarëvajtjen e kësaj Dege si dhe që afirmuan frymën e mirëkuptimit, besimit dhe tolerancës mes veti, frymë e cila sot i mungon jo vetëm LDK-së në Gjermani, por edhe politikës shqiptare, me shpresë dhe besim se në një të ardhme të afërt do aktivizohet i gjithë potenciali ynë kombëtar për afirmimin e filozofisë politike të Dr. Ibrahim Rugovës, akademik Fehmi Aganit, akademik Ali Aliut, e që ky i fundit ka marrë pjesë aktive në konsolidimin dhe formimin e degëve të LDK-së në Zvicër, Gjermani, SHBA dhe Australi, i cili nga të gjitha degët e saj ka gëzuar respekt të madh, dhe se pa dyshim meriton një mirënjohje të veçantë sikur edhe gjithë nismëtarët dhe pjesëmarrësit tjerë në formimin e LDK-së në Kosovë, Evropë, SHBA, Kanada dhe Australi.

Qoftë i përjetshëm kujtimi ynë për dëshmorët e kombit dhe gjithë ata të cilët dhanë jetën për Kosovën e lirë e të pavarur !


Rexhep Elezaj:NJË DATË E CILA E KA NDRYSHUAR RRJEDHËN E HISTORËS SË MËRGATËS SHQIPTARE NË PERËNDIM..!  LDK_21
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi