Himara – qender e kartelit te droges apo...e patriotizmit shqiptar
Faqja 1 e 1
Himara – qender e kartelit te droges apo...e patriotizmit shqiptar
Himara – qender e kartelit te droges apo...e patriotizmit shqiptar?
(Koment per artikullin “Ndersa fermat e marihuanes shtohen kudo…” nga James Drake)
Nga Edgar Frasheri
Sapo perseritet nje ngjarje qe lidhet me Himaren, me ngacmohet fantazia sepse me vjen ne mendje nje shkrim i botuar para jo shume vitesh (v.2000) ne revisten prestigjoze “ Newsweek International” e cila i tregonte botes se cfare ndodhte ne shpine te brigjeve shkembore te mrekullueshme te “Rivieres” tone ku permendet edhe emri i ketij qyteti. Ne te vertete ne Himare cuditerisht ndodhin ngjarje te tilla qe rralle kane ndodhur ne vendin tone gjate ketyre viteve te tranzicjonit, bile as dhe atje ku natyrshem ato mund te pranoheshin si normale . Ato perseriten here pas here ose me cikel kohor “zgjedhjesh” ose kur pergatitet ndonje eveniment tjeter (inagurim shkolle, p.sh.) kur kerkohet prania e shtetit. Per nje vezhgues te thjeshte ose popull qe lexon vetem cfare thuhet ne shtypin tone deri me sot, te krijohet pershtypja qe ne keto momente ne kete vend perqendrohen tere energjite shqiptare te patriotizmit, ksenofobise dhe te genjeshtres, gjithashtu. Mirepo, duke vene ne sfond te ketyre tabllove thjeshte permbajtjen e shkrimit te revistes ne fjale, pamja duket sikur thjeshtohet dhe qartesohet se tepermi.
Pra, kushdo qe lexon kete shkrim eshte ne gjendje te reflektoje dhe te beje lidhjen e gjerave. Mesa duket e verteta nuk eshte tamam ashtu sic cfaqet ne realitet. Nuk eshte veshtire te mendosh se ky qytet jo shume kohe me pare (dhjete vite te shkuara) ishte kryeqendra e administrimit dhe tregtimit te “arit te gjelbert”-alias”canabis sativa”, dhe nami i kishte shkuar deri ne Amsterdam! Sot natyrshem vjen ne mendje edhe pyetja nese a ka ndryshuar gjendja ne ato ane mbas dhjete vitesh apo vazhdon te jete po ajo. Personalisht mendoj se gjendja nuk ka ndryshuar shume. Prandaj dua te theksoj se me shume anoj ne mendimin qe Himara sot vazhdon te jete qender e kartelit te droges me teper se sa vater lufte ndjenjash patriotike. Ne kete pranim te dhimbshem me con fakti se vendi yne vazhdon akoma te cilesohet nga organizmat nderkombetare si shtet jo vetem i trafikimit te droges por edhe i prodhimit te saj.
Nga ana tjeter, edhe e ashtuquajtura lufte e shtetit kunder kesaj te keqe te madhe, duket se eshte bere sa per sy e faqe dhe jo atje ku duhet. Para ca vitesh shteti ju turr Shkodres per te “crrenjosur” drogen e mbjelle ne ato ane, a thua se atje behej nami. Kjo behej per te larguar vemendjen nga bregdeti i Himares dhe vazhdim, ku u bene rreth dhjete vite qe nuk degjohet as ne shtyp apo dhe thashethem te jete bere ndonje vizite e shtetit per te numuruar rrenjet e mbjella te kesaj bime. Po te njejten gje ben e dhe ne Lazarat ku me shume behet zhurme sesa ka droge. Bile cinizmi arriti deri atje sa bile u tha se duhej edhe nje satelit ta gjente drogen ne kete mikrokatund.
Kurse lloji e natyra e ngjarjeve qe kane ndodhur ne Himare tregojne se atje shteti ose eshte i pa fuqishem ndaj ketij karteli, ose eshte bere pjese e tij dhe lufta behet kush ta zoteroje. Me shume te ngjare ka, te kete ndodhur kjo e dyta. Ne te vertete shteti yne di cdo gje por nuk ben asgje,vecanerisht kur vjen puna tek droga ku pjese e tij ka investimin e vet, sepse ne kemi shtetare te kriminalizuar. Dhe behet fjale per miliona dollare! Por nje gje eshte e vertete dhe duhet te pranojme se ato qe ndodhin ne vendin tone jane fare te thjeshta dhe aspak te ngaterruara, dhe ndodhin ne drite te diellit. Dhe ky fakt shpjegohet kryesisht fale injorances, varferise dhe mungeses se ndergjegjes socjale te popullit i cili deri me sot nuk ka qene ne gjendje te perceptoje permasat e rrezikut “droge” per ta quajtur ate si nje te keqe kombetare. Por kjo i takon asaj pjese popullsie qe eshte e implikuar ne kete te keqe. Nga ana tjeter po aqe e pergjegjeshme eshte edhe pjesa tjeter e popullit e cila jeton rehat ne erresiren e padijes dhe diziformimit, qe e gelltit genjeshten per te vertete, dhe luan rolin e komod te strucit duke luajtur sikur nuk sheh e degjon. A thua valle qe pervec shtetit qe ben te paditurin , edhe politikani , analisti, publicisti ose kushdo shtetas i joni i cili deshiron te dije ca te verteta ne vendin e vet te vazhdoje perseri luaje te paditurin?
Jo,dhe jo-sepse fare lehte kuptohet qe Himara eshte kthyer ne kryeqendren e institucjonalizuar te administrimit te “arit te gjelbert” sic thote gazetari.
Eshte e pamundur qe qeveria aktuale te mos dije se cfare eshte bere ne ato vise. Te pakten si force politike dikur ne opozite ka patur interes ta gerrmoje te verteten. Sot kjo force politike eshte ne qeveri me ca fakte ne dore qe “djegin”. Himara shpesh dhe vazhdimisht do te jete test i qeverise. Ne rast se ndonje here tjeter ne bregdetin shqiptar do te kaloje perseri ndonje gazetar i huaj (jo shqiptar!) dhe te tregoje se hashashi eshte atje ku ishte, kjo do te thote se kjo qeveri ose eshte e pafuqishme ose ka filluar te “pije vete hashash”. Larg qofte mos ndodhte keshtu!
Cila do qofte e verteta e ketij shkrimi, nje fakt I pamohueshem eshte I padiskutueshem se gazetari anglez nuk ka qene as i PS dhe as i PD ose PBDNj.
Edgar Frasheri
Gusht 2010
__________
Shqiperia ne focus
Nga James Drake
Business Week, 13 Mars, 2000
NDERSA FERMAT E MARIHUANES SHTOHEN KUDO.....
Ne qytetin e Himares eshte nje dite pune e zakoneshme,qe do te thote se njerezit e qytetit nuk bejne pothuajse asgje.Ne fakt I tere vendi eshte teresisht i zhytur ne nje dehje narkotike. Nje grup te rinjsh te veshur shik qe rufisin kapucino nen hijen e nje palme ne nje kafene perbri detit,duket sikur jane te zene me nje fare biznesi.
"Pesedhjete kile?-S'ka problem," Fliste me ze te larte njeri nga djemte ne telefonin celular."Do te jete gati neser",
Gjate gjithe bregut jugor te Shqiperise,ekonomia e zeze eshte ne lulezim te plate keto kohe. -po keshtu eshte edhe *ari I gjelbert" qe e ushqen ate. Lart neper kodrat qe kontrollojne hyrjet e fshehta te zones dhe cerdhet e kontrabandisteve,plantacjone te pastra cannabis sativa rriten nen diellin e jugut , vaditen me kanale nga pritat e perrenjve malore dhe ruhen nga te rinj
me fytyra te mprehta qe mbajne kostume sportive dhe Kallashnikove ne duar.
"Filloi qe ne vititin 1991"-kujton 18 vjecari Fatos I cili kujdeset per parcelen e tij 3 dynymesh e cila iu kthye familjes se tij mbas renjes se regjimit komunist ne Shqiperi."Nje biznesmen grek erdhi ne fshat dhe solli disa farera per ti mbjelle si eksperiment. Vitin tjeter ne u shitem farera fqinjeve tane.Nje vit mbas kesaj ,te tere ishin brenda ne kete pune."
Ne fillim, shtetaret e rinj te Shqiperise-kujton Fatosi-te stimuluar nga qeverite Perendimore dhe agjensite e tyre, te mbeshtetur ne kredi dhe ndihma-u perpoqen ta prishin kete tregeti qe ne embrion.Ne vitin 1995 pati perleshje me arme ndermjet fermereve dhe forcave antidroge te policise te cilat shkaterruan rreth 100,000 rrenje te kesaj bime..Por pese vitet e fundit nuk kane pare me shume se 10 ose bile me pak inkursjone te policise.
Ne kasollen prej guri te Fatosit zbukurimet modeme te tregtise perzjehen me kulturen fshatare te lashte. Nje antene satelitore varet tek muri I verandes perbri lIulles se vjeter te gjyshit ndersa fuoristrada japoneze ka zevendesuar karrocen me gomar."Fshati kete vit do te shese gjysme milion dollare bar" mburret nena e Fatosit. Te ardhurat vjetore nga marijuana ne Shqiperi lIogariten te jene rreth 40 milion dollare.
Pavaresisht nga shperblimi per nje kohe te gjate, biznesi I droges ka qene veprimtari anesore ne keto ane. Qe ne fillimet e demokracise rreth vitit 1990 bregu I detit Jon ka qene strehe e cubave. Portet lokale te Vlores dhe
Durresit, per shembull, u bene baze e skemave piramidale te cilat ofronin 50% fitim ne muaj. Kur parate e tyre shteren ne vitin 1997,skemat falimentuan duke lene pas pothuajse cdo familje shqiptare te shkaterruar, Rreth 15 % e 3,3
milion te popullsise shqiptare fluturoi kryesisht ne Itali me gomone te drejtuara nga kontrabandiste. Vetem kur filloi te bjere fluksi I refugjateve atehere ai u zevendesua me ngarkese mall. Deri me atehere marijuana ka qene me te vertete problem, por I mbajtur nden kontroll.-kujton nje zyrtar I Ministrise se Jashtme."Kryesisht kjo ishte pune e djemve qe mbushnin cantat e shpines me bar dhe kapercenin malet per ne Greqi.”
A KA ZONE TE LlRE? -Jo me.
Mafiozet italiane qe kontrollojne shpemdarjen, po perdorin te gjitha vrimat e emigracjonit dhe rrjetet e tyre te vjetra te kontrabandes, per te shpemdare mallin ne tere Europen. Italia eshte firmatare e Marreveshjes se Shengenit, nje traktat I vitit 1990 qe aktualisht anulloi kontrollin e pasaportave brenda shteteve te Komunitetit Europjan.Sapo te huajt arrijne te futen brenda zones Shengen,ata, sikunder ankohen agjensite ekzistuese te droges, mund te levizin lirshem ku te duan pa u penguar. “Eshte e zakoneshme te gjesh refugjate shqiptare ne Zurich dhe Amsterdam qe jane teper aktive", komenton nje nepunes i larte nga Zyra Shqiptare e Statistikave. Tani marijuana eshte shqiptare.”
.....CMIMI I SAJ PO BIE ME SHPEJTESI
Disa optimiste shqiptare besojne se ekonomia e tregut te lire, do te detyroje per aresye konkurence , disa biznesmene droge, tu kthehen se shpejti puneve te tjera.Me shtimin e pronareve te tokes qe mbjellin kete bime, cmimi sigurisht qe ka rene. Hashashi shqiptar I cilesise se pare shitet ne shumice me $120 deri $ 140 per kilo, ndersa tre vite me pare fermeret mermin $240 deri $300 dhe ne vitet '90 cmimi ka qene $1200 per kilo.
Mirepo shtrohet pyetja:Ne rast se fermeret shqiptare nuk prodhojne me marihuane, atehere cfare do te bejne ata? Menjehere mbas turbullirave te vitit 1997 Organizatat Perendimore nderprene kredite dhe huate qe "legjitimonin” fermeret ne te tille veprimtari. Tani eshte teper vone. Shume kopeshte me qitro dhe peme ulliri jane shkulur per ti dhene vend marijuanes dhe cdo rimbjellje do te kerkoje vite per te arritur ne prodhim.Duket sikur kultura e Tregut te Zi ne Shqiperi do te jete ende gjalle per mjaft kohe.
Perktheu: Edgar Frasheri,
2000
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Kapet bosja e kartelit të drogës, e akuzuar për 180 vrasje
» Kapet rrjeti shqiptar i drogës në Olten të Cyrihut
» Beir Sina:Festivali shqiptar i Usterit është kthyer në një qendër të re njohjeje mes emigrantëve shqiptarë
» Himara i këndon "motrës" Çamëri ........Thotë Himara: Çamëri
» SHIK-u, mes patriotizmit dhe kriminalitetit
» Kapet rrjeti shqiptar i drogës në Olten të Cyrihut
» Beir Sina:Festivali shqiptar i Usterit është kthyer në një qendër të re njohjeje mes emigrantëve shqiptarë
» Himara i këndon "motrës" Çamëri ........Thotë Himara: Çamëri
» SHIK-u, mes patriotizmit dhe kriminalitetit
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi