Himara i këndon "motrës" Çamëri ........Thotë Himara: Çamëri

Himara i këndon "motrës" Çamëri
gazeta shqip-3.9.2007
Në natën e dytë të Festivalit të Këngës dhe Valles Çame, surprizë ishte prezantimi himarjot me krijimet e të shumënjohurit, Lefter Çipa
Ndodhi pikërisht ajo që kishte parashikuar Azgan Haklaj, i vënë në krye të Unionit Artistik Kombëtar, që kësaj here "vrapin" e mbajti në Sarandë. Ai kishte parathënë në konferencën e parë për shtyp, ende pa nisur Festivali i Këngës dhe Valles për Çamërinë, në jugun shqiptar, se Himara kishte për të qenë sharmi dhe surpriza e festivalit. Aq sa ishte paragjykuar e më pas kishte shkaktuar habi pjesëmarrja e himarjotëve në një festival si ky, po aq befasuese ishte edhe kënga e tyre. Lefter Çipa, që u kishte thënë organizatorëve muaj më parë "ma liri mua këtë punë", erdhi me takëme të rënda në lëmin e këngës në Sarandë. Ashtu me atë trupin e tij hollak, i heshtur e rrëmues në vetvete, duke bërë më shumë monolog se sa dialog, sa nuk plasi që e mbajti përbrenda tij deri në fund atë prush kënge që kishte ruajtur për çastin e ngjitjes në skenë. Si një "usta" i mirë dhe i sigurt në ato çika stërralli që di të nxjerrë nga pena e sprovuar e rapsodit, ia doli që sekretin ta mbanin sekret edhe pjesëtarët e grupit. Të gjithë qëndronin ca si tepër të padëgjuar e pa dashur të binin në sy, deri sa erdhi ora të derdhnin atë ujëvarë burimesh të kristaltë para mikrofonëve të festivalit.
Të katër këngët e tyre ishin si mjaltë hojesh e si prush dashurie të sinqertë. Por njëra prej tyre nuk la pa dridhur ind të trupit të secilit prej atyre që ishin ulur në shkallët e stadiumit, të kthyer në teatër veror, për të nxënë 500 këngët dhe vallet më të arrira të shpirtit shqiptar. "Çamëria, Çamëria/ në gjunjë bie Perëndia/ Mëkatet lan historia/ Guri shkon në vend të tija/" - erdhi si një himn dhe si një kulm i artit popullor, i qortimit të historisë dhe i zgjidhjes së lëmshit pa nyje, ku vërtitet prej kohësh çështja çame. Mënyrës tipike himarjote të të kënduarit, që fjalën kurdoherë e mbështjell me vibrime të zërit dhe të shpirtit njëherësh, një tekst i ngritur mbi fjalë që rrinë si gurët e skalitur të qoshes së një muri, i jep forcën dhe bukurinë e artit të madh që dinë të mbrujnë pasuesit e Neço Mukë himarjotit.. Vështirë të besohet që me këngë do të mund të shkrihet bora e heshtjes, kur fjala është për dhimbjen dhe çështjen çame, por kësaj nuk pati njeri që nuk i besoi se kishte ndodhur, pasi kishte dëgjuar këngën brilante që sollën himarjotët. "Malli puth me psherëtimë/ ato brigje dhe limane/ Borën e heshtjes do shkrijë/ e vërteta e votës çame/. Çdo emër oratori do të zbehej, sikurse edhe çdo politikan me një fije nder do të turpërohej para zërave drithërues të këngëtarëve, që duke përdorur artin vizatojnë lëvizjen e mendimit dhe ngecjen e politikës, ecjen e kohës në drejtimin e duhur dhe jo sipas kurdisjes shpesh të mbrapshtë që i bëjnë kësaj ore politikanët në të dy anët e kufirit. Përsëritja e qëllimshme në këngë e vargut "aman, bota çame", pikonte dashuri dhe drejtësi, fshikullim ndaj historisë dhe mesazh e shpresë për zgjidhjen paqësore që pritet të vijë. Aq qartësisht e thanë marrësi dhe hedhësit e këngës së mrekullueshme himarjote këtë, duke kërkuar "Paqen ta marrin për dore/ mbi hi të mbjellim dafinë/ E drejta dorën do zgjatë/ ta ribëjmë Çamërinë/". Ec e mos e quaj Himarën, pastaj, sharmi i festivalit. Cili shqiptar do t‘i këndonte më mirë e do t‘i shërbente më shumë çështjes çame? Edhe një herë e treguan në lëmin e këngës se himarjotët janë dhe mbeten kryefjala e këngës, por edhe misionarë të paqes, drejtësisë dhe bashkëjetesës.
Para se të konkurrohej në skenën e festivalit, pjesëmarrësit kënduan e vallëzuan në skenën e mbyllur të kinoteatrit "Butrinti", atje ku u organizua prezantimi i librit të studiuesit Veis Sejko "Mbi elementet e përbashkët në epikë shqiptaro-arbëreshe dhe serbo-kroate". Rreth vlerave të librit referuan prof. dr. Afërdita Onuzi, drejtore e Institutit të Kulturës Popullore, prof. dr. Adriatik Kallulli, kritikë dhe studiues letrarë, prof dr. Zymer Neziri nga Instituti Albanologjik i Prishtinës, si dhe albanologu Gustav Ollorian nga Kostarika. Duke folur për vlerat e librit, ata kanë vlerësuar karakterin krahasues dhe polemizues të veprës, si dhe analizën e hershmërisë së eposit të shqiptarëve. Ndërsa Tahir Muhedini, kryetar i PDI-së, si mik i familjes Sejko, evokoi historinë e librit të quajtur në fillim vepër të madhe nga strukturat shtetit komunist, por që nuk e pa dot atëherë dritën e botimit dhe autori i tij përfundoi në shitës cigaresh në Tiranë. Në prezantim ishte i pranishëm edhe sekretari i Akademisë së Shkencave, akademiku Eduart Sulstarova. Promovimi u shoqërua me një koncert me valltarët e Ansamblit të Këngëve dhe Valleve, me solist, mjeshtrin e madh Rexhep Çeliku, të mjeshtres së madhe Irini Qirjako, me lahutarë nga Shqipëria e veriut, me kërcimtarë të vegjël nga Komuna e Markatit, që kërcyen vallen e Osman Takës, me valltarët e Sharrit Kosovë, nga dueti koreografik i Tropojës dhe grupi polifonik "Zëri i Bilbilit" Sarandë. Pas çeljes që i bëri natës së dytë grupi artistik i ardhur nga Himara, pas tyre skena ishte për artistët e ardhur nga Vitia e Kosovës, për të vijuar me grupin polifonik "Kaonia" të delvinjotëve, Tropoja solli tri valle të mrekullueshme, të kërcyera nga tre valltarë si shqiponja, që ishin Deli Metaliaj, Skifter Dollia dhe Qerim Shkreli. Ovacionet për lojën e tyre u shtuan kur atyre iu bashkua dhe vetë presidenti i Unionit Artistik Kombëtar Azgan Haklaj, i veshur me kostumin kombëtar të Çamërisë në valle tropojane. Pas këtij momenti epika shqiptare erdhi përmes zërit të mrekullueshëm të këngëtares Irini Qirjako, me këngët "Te Rrapi në Mashkullorë" dhe lirika e bukur çame "Barbaroz, vasiliko". Dhe "Torta mbi qershi" ishin artistët e ansamblit të Tiranës, me vallet, këngët dhe kostumet e larmishme.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Barack Obama
» Klajd Kapinova: Robert Elsie ka te drejte kur thote se: "Letersia shqipe nuk njihet ne bote"
» Djali pa emër tek tregimet "Motrat", "Takim" dhe "Arabia"
» Lediana Kapaj: Motrës time...( Kushtuar motrës së një miku)
» Agim Gashi:Çamëri moj Çamëri

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi