Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Përurohet në Qytetin Studenti busti i liderit të dhjetorit Azem Hajdari

Shko poshtë

Përurohet në Qytetin Studenti busti i liderit të dhjetorit Azem Hajdari Empty Përurohet në Qytetin Studenti busti i liderit të dhjetorit Azem Hajdari

Mesazh nga Agim Gashi Sat Dec 08, 2012 10:40 pm

Përurohet në Qytetin Studenti busti i liderit të dhjetorit Azem Hajdari


Përurohet në Qytetin Studenti busti i liderit të dhjetorit Azem Hajdari Largea_vendoset-shtatorja-e-azem-hajdarit1354992378
Aty ku nisi 22 vjet më parë, ëndrra e studentëve të dhjetorit dhe mbarë shqiptarëve për liri dhe demokraci, është përuruar busti i tribunit të demokracisë Azem Hajdarit. Dhe pikërisht me rastin e 8 dhjetorit, Ditës Kombëtare të Rinisë, statuja e tij qëndron sot në sheshin “Demokracia” në Qytetin Studenti.

Kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij ka vlerësuar liderin e dhjetorit si tribuni, që bëri më shumë për liritë në historinë tonë kombëtare.
“Kjo ditëlindja e dytë e qytetarëve shqiptarë, ditë në të cilën 22 vjet më parë studentët e universitetit të udhëhequr nga tribuni i lirisë Azem Hajdari nisën protestën e tyre të madhe”- u shpreh në nisje të fjalës së tij kreu i qeverisë.


Duke ju drejtuar studentëve dhe studenteve kryeministri u shpreh: “Ju do kaloni prnaë këtij busti dhe natyrisht në tërësi ju nuk keni takuar dhe nuk e keni njohur Lëvizjen e Dhjetorit, studentin që në krye të studentëve të Dhjetorit ’90 të cilët ne shqiptarët në të 4 anët e vendit do t’i quanim asokohe ëngjëjt e lirisë sonë”- vijoi ai.

Përurimi i kësaj shtatoreje për kryeministrin Berisha është një nderim për veprën e tyre të pavdekshme dhë qëndron pikërisht në vendin ku lindën liritë njerëzore dhe individuale, atje ku nisën një nga betejat më të mëdha, më të vështira dhe më të guximshme në historinë e lirisë së shqiptarëve.

Kryeministri kujtoi kohën e takimit 22 vjet më parë me liderin e Dhjetorit dhe konstatoi një vendosmëri për të realizuar ëndrrat e lirisë, sepse pa tek Azemi një lider të jashtëzakonshëm.

“22 vjet më parë në 9 dhjetor, në një ditë shiu si kjo, pata fatin e madh të takoj për herë të parë në jetën time të ulem dhe bisedoj me Azem Hajdarin, tek i cili konstatova një vendosmëri absolute për të realizura idealet e lirisë së mbarë shqiptarëve. Hajdari kishte shpirtin e pamposhtur dhe dhuntitë e një lideri të jashtëzakonshëm”
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi