Cikël poetik nga Puntorie Muça-Ziba
Faqja 1 e 1
Cikël poetik nga Puntorie Muça-Ziba
Puntorie Muça-Ziba
Utopi 07.
Më lër të pikturoj fytyrën tënde
mbi faqëzën time të ngrohtë
me lëkurë mëndafshi të purpurtë.
Më lër të hartoj:
vetulla vargmalesh
sy bojë livadhi
buzë horizonti
mjekër pylli me dëborë
dhe zemër pëllumbi
se do t’i vë në kornizë
ngjyrë mushkërie
e do t’i var në murin
borë të bardhë
mbi shtratin e murrmë
të dhomës ku flejë vetë
dimër, verë.
Vargu im
Asnjë vjeshtë nuk do të jetoj
me vetminë time,
se ti do të hapësh sytë
e do të bësh sehir
me rrudhat e mia.
Netëve të bezdisshme dimërore
ti dhe ajo copë hark hëne,
do të shikoni figurën time
duke pirë kafe
dhe ndonjë gotë lëng vishnje
nga frika prej verës së kuqe
që ma rropi mukozën e lukthit
pa e futur kurrë në gojë.
Gëzuar ti natë e bezdisshme
dhe ti varg që ruan në pëllëmbë
jetën time.
Gëzuar!
Psalmë
Ma leni vjershën dhe lirinë,
Se do të mbetem cung
Po m’i morët ato të dyja
Ose:
Ma thirrni vdekjen që sonte
Që ju të bëni sehir
Kur unë të buzëqeshi para saj.
Mallkimi 02
Nëna më tha:
Sa i mundimshëm është mendimi
se vdekja është e pashmangshme.
Më mirë të vdes para fëmijëve
ndonjë vjeshtë të vonë
kur trungjet sehir bëjnë
gjethe e frute në tokë i rrëzojnë
kur lules së verdhë i shteret shikimi
e i pikon koka mbi tokë
kur s’mbetet asnjë gjethe
të gjitha i fryn era
kuturu.
Ku e di e gjora nënë,
se nga i braktis era ato gjethe,
e kur do të kalben...
Nënës i erdhi për të ulëritur
kur i shikoi pemë e
lule pa gjak në fytyrë.
Thanë se nëna u tërbua:
shkuli flokët
hëngri thonjtë
theu dhëmbët
qau natë e ditë
qulli jastëkun
nxori kokërdhokët jashtë
por, nuk plasi duke qarë.
Nadje doli në dritare
afroi pëllëmbën
nën strehën që pikonte me naze:
tak-tak
dëgjoi si asnjëherë
zhurmën e kobshme,
të një humbjeje eterike.
Nëna mezi mbushi një grusht ujë
nga piklat e shiut vjeshtor,
flladiti sytë që i digjnin zjarr,
dhe zgjati duart
deri në qiell,
shkuli hënën me gjithë yje
s’e mëshiroi as të ngrohtin diell,
për inat të vdekjes së pashmangshme
që i harron shtërzimet e bulëzimit
kur lulojnë bij e bija.
Nëna lutej e mallkonte:
Mos na merr moj e zeza vdekje,
o mos na merr!
Mos na merr moj bijë e bija,
se do na zbrazet shtëpia.
Eter u bëfsh moj po na more!
Eter u bëfsh...!
Trualli im
(Kosovës)
Shkelë me këmbë merimange
shputa ime ,
ngadalë e me naze
se këtu është Kosova
pa re të shpupurishura,
me faqen e fildishtë
që s’la pa lëbyrur
sy zogu e njeriu.
(Kosova ime)
Ky truall me dy - tri fusha
e me dy - tre male këndej,
me dy- tre lumenj e dy dete andej,
me dy -tre qytete e dy - tre fshatra këndej,
me dy- tri ëndrra e dy- tre vaje andej,
me dy - tre qiej, e dy- tre diej këndej.
Ec ngadalë shputa ime,
në këtë tokë të butë e të bardhë
ku babai im i thinjur mund të ngarkon
shtatë mi e njëqind e ca milion
qerre me eshtra,
si qerre me kashtë.
Në varret e këtij trualli,
aty ku engjëjt regëtijnë,
jam nisur unë me tim bir
që të vdesim e të rrojmë.
( Kujdes!)
Ngado që do shkelësh shputa ime
hap sytë mirë
se po trand
skelete njerëzish
që vdiqën
në kohën drurit
në natën e ndezjes së zjarreve,
në neolit
e paleolit
në stinën e korrozionit,
kur sapo evoluuan gjymtyrët:
sy e zemër
krah e këmbë,
bashkë me boshtin kurrizor.
Kujdes shputa ime prej elefanti
me origjinë
fisnikësh,
kujdes
ngado që shkel
se do ograisesh.
Shkele me këmbë shpendi këtë truall hir
është i brishtë
e ka mnerë,
se këputet në an,
ky vend heronjsh
që vdiqën e rrojnë
me zemra të vogla e të mëdha
që ju kërcejnë
tak, e tak, e tak,
për pranverën e sivjetme.
Dalldi 03
Ju të gjithë keni shikuar
një botë të madhe
të hijeshuar
me pranverë lulesh
me ngrohtësi vere,
si kopsht mbretërish.
Kjo bota jonë
brenda me një tufë njerëzish
një tufë kafshësh
një tufë pëllumbash
një tufë milingonash
që futen në dalldi
e mezi marrin frymë
nga avuj puthjesh
e miklimesh
nga ekstaza të bardha.
Vetëm Ju e dini,
sa herë jeni futur
në dalldinë që zgjat
deri në agimet e rënies së gjetheve
dhe kalbjes së tyre.
Reinkarnim
Në u bëfsha merimangë
Do thuri rrjetën me perin tim të hollë
Do ia vë stërkëmbëzën njeriut
Që të më shikon si grua
Që end në avlëmend
Me një thes thashetheme mbi shpinë
Si burrë që me shufra hekuri
Ndërton parmak burgu
E nuk ka nge për të tjerët
Si një nuse që nuk rri vetëm
Kur e përcjell burrin udhëve të botës.
Im at
Tani kur babai është në zgrip të jetës
E po vdes nga pak
Ma mori lapsin dhe shkroi testamentin
me gishtërinj të ngatërruar:
Sot, po ta lë radhën ty për të vdekur.
Utopi 07.
Më lër të pikturoj fytyrën tënde
mbi faqëzën time të ngrohtë
me lëkurë mëndafshi të purpurtë.
Më lër të hartoj:
vetulla vargmalesh
sy bojë livadhi
buzë horizonti
mjekër pylli me dëborë
dhe zemër pëllumbi
se do t’i vë në kornizë
ngjyrë mushkërie
e do t’i var në murin
borë të bardhë
mbi shtratin e murrmë
të dhomës ku flejë vetë
dimër, verë.
Vargu im
Asnjë vjeshtë nuk do të jetoj
me vetminë time,
se ti do të hapësh sytë
e do të bësh sehir
me rrudhat e mia.
Netëve të bezdisshme dimërore
ti dhe ajo copë hark hëne,
do të shikoni figurën time
duke pirë kafe
dhe ndonjë gotë lëng vishnje
nga frika prej verës së kuqe
që ma rropi mukozën e lukthit
pa e futur kurrë në gojë.
Gëzuar ti natë e bezdisshme
dhe ti varg që ruan në pëllëmbë
jetën time.
Gëzuar!
Psalmë
Ma leni vjershën dhe lirinë,
Se do të mbetem cung
Po m’i morët ato të dyja
Ose:
Ma thirrni vdekjen që sonte
Që ju të bëni sehir
Kur unë të buzëqeshi para saj.
Mallkimi 02
Nëna më tha:
Sa i mundimshëm është mendimi
se vdekja është e pashmangshme.
Më mirë të vdes para fëmijëve
ndonjë vjeshtë të vonë
kur trungjet sehir bëjnë
gjethe e frute në tokë i rrëzojnë
kur lules së verdhë i shteret shikimi
e i pikon koka mbi tokë
kur s’mbetet asnjë gjethe
të gjitha i fryn era
kuturu.
Ku e di e gjora nënë,
se nga i braktis era ato gjethe,
e kur do të kalben...
Nënës i erdhi për të ulëritur
kur i shikoi pemë e
lule pa gjak në fytyrë.
Thanë se nëna u tërbua:
shkuli flokët
hëngri thonjtë
theu dhëmbët
qau natë e ditë
qulli jastëkun
nxori kokërdhokët jashtë
por, nuk plasi duke qarë.
Nadje doli në dritare
afroi pëllëmbën
nën strehën që pikonte me naze:
tak-tak
dëgjoi si asnjëherë
zhurmën e kobshme,
të një humbjeje eterike.
Nëna mezi mbushi një grusht ujë
nga piklat e shiut vjeshtor,
flladiti sytë që i digjnin zjarr,
dhe zgjati duart
deri në qiell,
shkuli hënën me gjithë yje
s’e mëshiroi as të ngrohtin diell,
për inat të vdekjes së pashmangshme
që i harron shtërzimet e bulëzimit
kur lulojnë bij e bija.
Nëna lutej e mallkonte:
Mos na merr moj e zeza vdekje,
o mos na merr!
Mos na merr moj bijë e bija,
se do na zbrazet shtëpia.
Eter u bëfsh moj po na more!
Eter u bëfsh...!
Trualli im
(Kosovës)
Shkelë me këmbë merimange
shputa ime ,
ngadalë e me naze
se këtu është Kosova
pa re të shpupurishura,
me faqen e fildishtë
që s’la pa lëbyrur
sy zogu e njeriu.
(Kosova ime)
Ky truall me dy - tri fusha
e me dy - tre male këndej,
me dy- tre lumenj e dy dete andej,
me dy -tre qytete e dy - tre fshatra këndej,
me dy- tri ëndrra e dy- tre vaje andej,
me dy - tre qiej, e dy- tre diej këndej.
Ec ngadalë shputa ime,
në këtë tokë të butë e të bardhë
ku babai im i thinjur mund të ngarkon
shtatë mi e njëqind e ca milion
qerre me eshtra,
si qerre me kashtë.
Në varret e këtij trualli,
aty ku engjëjt regëtijnë,
jam nisur unë me tim bir
që të vdesim e të rrojmë.
( Kujdes!)
Ngado që do shkelësh shputa ime
hap sytë mirë
se po trand
skelete njerëzish
që vdiqën
në kohën drurit
në natën e ndezjes së zjarreve,
në neolit
e paleolit
në stinën e korrozionit,
kur sapo evoluuan gjymtyrët:
sy e zemër
krah e këmbë,
bashkë me boshtin kurrizor.
Kujdes shputa ime prej elefanti
me origjinë
fisnikësh,
kujdes
ngado që shkel
se do ograisesh.
Shkele me këmbë shpendi këtë truall hir
është i brishtë
e ka mnerë,
se këputet në an,
ky vend heronjsh
që vdiqën e rrojnë
me zemra të vogla e të mëdha
që ju kërcejnë
tak, e tak, e tak,
për pranverën e sivjetme.
Dalldi 03
Ju të gjithë keni shikuar
një botë të madhe
të hijeshuar
me pranverë lulesh
me ngrohtësi vere,
si kopsht mbretërish.
Kjo bota jonë
brenda me një tufë njerëzish
një tufë kafshësh
një tufë pëllumbash
një tufë milingonash
që futen në dalldi
e mezi marrin frymë
nga avuj puthjesh
e miklimesh
nga ekstaza të bardha.
Vetëm Ju e dini,
sa herë jeni futur
në dalldinë që zgjat
deri në agimet e rënies së gjetheve
dhe kalbjes së tyre.
Reinkarnim
Në u bëfsha merimangë
Do thuri rrjetën me perin tim të hollë
Do ia vë stërkëmbëzën njeriut
Që të më shikon si grua
Që end në avlëmend
Me një thes thashetheme mbi shpinë
Si burrë që me shufra hekuri
Ndërton parmak burgu
E nuk ka nge për të tjerët
Si një nuse që nuk rri vetëm
Kur e përcjell burrin udhëve të botës.
Im at
Tani kur babai është në zgrip të jetës
E po vdes nga pak
Ma mori lapsin dhe shkroi testamentin
me gishtërinj të ngatërruar:
Sot, po ta lë radhën ty për të vdekur.
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Poezi nga Puntorie ZIBA
» Puntorie Ziba:Nje rruge-Bekim Fehmiut
» Puntorie Ziba: Unë, dhe ti Ana Ahmatova po pinim kafe në ballkon
» Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba
» Puntorie Ziba:Nje rruge(kolosit te filmit,Bekim Fehmiut)
» Puntorie Ziba:Nje rruge-Bekim Fehmiut
» Puntorie Ziba: Unë, dhe ti Ana Ahmatova po pinim kafe në ballkon
» Më rastin e ditëlindjës se poetes:Poezi nga Puntorie Ziba
» Puntorie Ziba:Nje rruge(kolosit te filmit,Bekim Fehmiut)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi