Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Selinda Hodo:Perbindeshi -skice-

Shko poshtë

Selinda Hodo:Perbindeshi -skice- Empty Selinda Hodo:Perbindeshi -skice-

Mesazh nga Agim Gashi Thu Oct 14, 2010 11:55 am

Selinda Hodo:Perbindeshi -skice- 48975_100001379615332_4668883_n

Selinda Hodo:Perbindeshi -skice-


Isha e vogel. Nuk kisha mbush as te tetembedhjetat kur babai me tha se dikush interesohej per tu martuar me mua. Une ngrita syte nga babai dhe e turperuar i thashe; baba, kam shkollen. Kam kohe per tu martuar. Babai vetullrende sic ishte me tha qe te mos diskutoja kete pune dhe se punet do te beheshin ne kohen e duhur, por nuk donte ta kundershtoja.
Pasi u njoha me personin qe me shume me trembte ta shikoja dhe jo te ndjeja per te. Ky lloj ankthi dhe trembje me shoqeroi gjithe jeten; para martese, gjate marteses dhe ne ditet qe me shume qaj dhe mbyllem n e vete se sa me shkon mendja per burre.
Shume gjera mund te konceptohen ne menyra te ndryshme, por te rahurit e qenit kelysh dhe te martuarit e vogel pa dashur nje njeri, eshte njelloj sikur ta vrasesh dike pa u rrit ende...
E shtyva si munda. Une ne pune ai me dhe pa pune, por me blinte trendafila me leket e mia per te treguar dashurine e madhe qe kish dhe qe une asnjehere nuk munda ta ndjeje.Duke mos i dhene aspak ndjenjen time, i epshuar per te cfryre nga te mundte dhe per te arrit ate qe ai do ta quante pushtimin total te tij ndaj meje, filloi te me filmonte kur benim seks dhe ku te mundte kur une isha e zhveshur ne shtepi apo duke bere duash...
Ndjenja sa vinte dhe akullnohej...Trendafilat e kuq po beheshin te zinj...Respekti per ate cka mundohej te bente dhe te ishte, po merrte tatepjeten. Fillimisht fillova ta kundershtoja per veprimet qe bente duke i thene se me benin bezdi. Ai nuk tutej nga fjalet dhe lutjet e mia.
Ne kete kohe filluan te agravohen problemet e mia shendetsore. Vendosa te mos bija ne shtart me me te. Ndame shtreterit, pas nje perdhunimi qe akoma po e vuaj si nje traume qe ende nuk e di se kur do te me kaloje...
Per te kaluar traumat shendetsore dhe martesore dhe per te qene ne nje gjendje te qete, i kerkova divorcin duke iu lutur per nje divorc qytetar me arsyet e mia shendetsore por edhe me arsyet e tij se ai kish nevoje te kishte nje grua tjeter qe ti jepte me shume.
-Harroje, me tha. Vetem vdekja na ndan. Vazhdova te kerkoja avokat dhe te gjithe avokatet qe telefonoja pasi degjonin problemin, me kerkonin kohe per pergjigje dhe me ne fund me jepnin pergjigje negative. Kishte arritur te rrethonte dhomen e avokatise se qytetit per te mos marre askush persiper mbrojtjen time. Atehere, pergatita nje akt-padi me ndihmen e nje mikeje dhe u bera gati ta dorezoje ne gjykate. Me ruante ngado. Filluan kercenimet; filloi me femije, nene dhe gjithcka mundte. Hapi i pare per te me prere guximin te kerkoja divorcin, ishte vjedhja e dyqanit. Me ndihmen e nje miku te tij qe e kish shef krimesh te rrethit, me vodhen dyqanin me veshje moderne te kohes qe kapte vleren e 20 mije eurove. Hapi i dyte ishte zhdukja e garderobes duke me akuzuar mua ne syte e femijve qe e kisha zhdukur une. Hapi i trete ishte aksidenti me makine kur isha me nenen dhe me tezen time, ku ende nuk jane gjet autoret e krimit. Ne gjithcka qe me ndodh, me shpejt vjen ai se policia qe njoftoje.
Me ka zene halli; i kerkoi divorcin, me blen karafile qe i flak ne plehra. I them dua divorc qytetar, kudo bene burrin shembullor duke u thene te aferme se i kam teka, dhe me pergatit vdekjen. Tani jam ne spital...me qelloi me qyten e pistoletes ne sy te policise dhe askush nuk e arrestoi dhe une nga frika dhe per femijte nuk dua ti vije e keqja nga une perbindshit tim.
Une edhe mizen nuk e vras,...e largoj nga vetja, por perbindshin tim do ta largoje me qytetari...!!!
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi