Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MIHALLAQ QILLERI - R Ë N I A - poezi

Shko poshtë

MIHALLAQ QILLERI - R Ë N I A - poezi Empty MIHALLAQ QILLERI - R Ë N I A - poezi

Mesazh nga Agim Gashi Tue Oct 19, 2010 7:52 pm

MIHALLAQ QILLERI - R Ë N I A - poezi 44789_102223763172274_100001539519941_13164_7742837_n
MIHALLAQ QILLERI



R Ë N I A
_____________________________________________
E ripublikoj për miqtë e rinj dhe kujtimet e vjetra


Partenoni1) në qiell kishte mbetur,
Ndërsa ne,
Në tokë kishim rënë qafëthyer.
Mbrapsht ecnim nëpër rrugicat e Plakës , 2)
Dhe si gafore zvarriteshim në labirinte...
Gjaku na gulçonte si në kazane luftërash,
Që nga rrëmbimi i Helenës së Trojës,
Te ledi Dajana e vrarë.
Ti dridheshe nga e nesërmja e frikshme,
Skllavëria e re të bënte fëmijë
Të mbetur në udhëkryqet e botës,
Çrrënjosur nga trualli yt i varfër,
Vetëm me një grusht dhĕ të ashpër
Në zarfin e kujtimeve të trishtuara,
Dhe dorën time si kulpër
Pas mesit tënd të hollë...

Ne rrugën e bënim prapsht,
Që nga ledi Dajana e vrarë,
Te rrëmbimi i Helenës së Trojës...

________________________
1) Tempulli i Akropoli
2) Plakë -lagje e vjetër në këmbët e Akropolit të Athinës.

Athine, 2002

MIHALLAQ QILLERI - R Ë N I A - poezi 67419_116919568369360_100001539519941_110993_902694_n
PRINCESHA DAJANA
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi