Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

MIHALLAQ QILLERI - VITE TË THINJURA - poezi

Shko poshtë

MIHALLAQ QILLERI - VITE TË THINJURA - poezi Empty MIHALLAQ QILLERI - VITE TË THINJURA - poezi

Mesazh nga Agim Gashi Fri Aug 30, 2013 10:39 am

MIHALLAQ QILLERI - VITE TË THINJURA - poezi 1044591_564232460304733_332420016_n

MIHALLAQ QILLERI - VITE TË THINJURA - poezi
 
Asgjë nuk tretet ne vorbullat e trishtmit tim;
Këtë duhet ta kuptosh, e mira ime!
Është veç një iluzion banal hamendjesh…
Thellë-thellë, brenda meje, shpërbërjet,
Depozitohen si fosile të mugta pasionesh,
Konstruksione kalciumi të myshkëta.
Gjigandët, reptilët e egër të ndjenjës,
Përpijnë amebat e mendimeve të thinjura,
Lozin me gaforet e grindjeve sureale.
Si në fundin e oqeanit njerëzor,

Vitet shtyhen si kreshat e shtrembera të dallgëve,
Me vijëzime pa peshë zhurmues e plotë zemërim,
Dëshpërime që treten pas nje çasti,
Siç ndodh kur hasim buzeqeshje imagjinatash,
Pa trazuar rërën e vdekjes plotë fosile kujtimesh.

E di që je aty. Që fle po aty..
Nuk quhet fund, sado që është nëntokë oqeani,
As varr kujtimesh,
Por rinisja e një epoke që mban emrin tim fosil,
Si nje fantazi hamendjesh paleogjenetike.

               _______________



MIHALLAQ QILLERI - VITE TË THINJURA - poezi 1238891_566855476709098_1112093119_n

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi