Konferenca e plotë e Kryeministrit Sali Berisha dhënë ditën e sotme
Faqja 1 e 1

Jam sot përpara jush për të përshëndetur përfundimin e procesit të ratifikimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Evropian.
Ky hap historik për Shqipërinë është një dëshmi e suksesit spektakolar të reformave të kësaj qeverie. Në qershor të vitit 2008, 27 ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian, në deklaratën e tyre të Lubjanës, do të shpallnin si frymëzuese për rajonin suksesin e reformave të qeverisë shqiptare.
Kjo firmë, mbi kontratën e parë historike të Shqipërisë me Europën, përbën një vlerësim maksimal për vendin, përpjekjet dhe reformat e tij.
Në rast se procesi i parahapjes së negociatave dhe ai i negociatave për firmosjen e Marrëveshjeve zgjati nga vitit 1999 deri në vitin 2005-2006, duke u shndërruar në procesin më të gjatë në historinë e Bashkimit Europian, procesi i firmosjes dhe ratifikimit nga 27 vende anëtare të Marrëveshjes së Stabilizimit-Asociimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian u realizua në një kohë tre herë më të shkurtër.
Pas marrjes së ftesës për anëtarësim në NATO, nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit në qershor të vitit 2006, ratifikimi i MSA-së nga 27 vendet anëtare të BE-së përbën suksesin e tretë më madhor të Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e integrimit europian dhe euroatlantik.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga parlamentet e 27 vendeve anëtare të Bashkimit Europian u bë e mundur para së gjithash nga zgjerimi i lirive dhe të drejtave të njeriut, të lirisë së mendimit, të lirisë së mediave, minoriteve dhe ndryshimeve të qarta pozitive në institucionet e vuajtjes së dënimit.
Kjo u bë i mundur nga lufta me zero tolerancë ndaj krimit të organizuar dhe shndërrimit të Shqipërisë në një nga vendet më të sigurta të rajonit. Shqipëria ka sot treguesit e kriminalitetit, qartësisht, nën mesataren e vendeve të Bashkimit Europian.
Kjo bë e mundur nga lufta e vendosur me reforma dhe ndëshkim ligjor ndaj korrupsionit. Qeveria shqiptare u njoh si kampion në reformat e saj në luftën kundër korrupsionit nga “Transparency International” në raportin e saj për vitin 2008.
Qeveria, në përpjekjet e saj, ja doli të shkëpusë Shqipërinë nga rrethi i 24 vendeve më të korruptuara të planetit dhe të lërë pas 95 vende. Drejtësia shqiptare funksionoi dhe vendosi përpara ligjit me dhjetëra e dhjetëra zyrtarë.
Firmosja u bë e mundur, sepse suksesi i Shqipërisë në luftën kundër korrupsionit e renditi vendin në një nga 10 vendet më të suksesshme të planetit në këtë luftë vitin që kaloi.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet e Bashkimit Europian u bë i mundur, sepse reformat e thella ekonomike dhe fiskale e shndërruan Shqipërinë në vendin e dytë në botë për suksesin e tyre, sipas “Doing Business”, e bënë Shqipërinë, vendin e rritjes më të shpejtë ekonomike në rajon dhe ndoshta të kontinentit, si dhe një ndër vendet më tërheqëse për investimet e huaja.
Ratifikimi nga 27 vendet e BE-së të kontratës sonë me Bashkimin Evropian, u bë i mundur nga reformat e mëdha kushtetuese dhe ligjore të institucioneve të vendit, Parlamentit, Presidentit, Këshillit të Ministrave, sistemit zgjedhor, sistemit të drejtësisë dhe institucioneve të tjera.
Pra, kjo u bë e mundur sepse ne ju përmbajtëm me seriozitetin më të madh motos që shpallëm me ardhjen në pushtet, se reformat dhe vetëm reformat do të jenë ‘alpha’ dhe ‘omega’ e programit tonë.
Ratifikimi i Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit nga 27 vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe raporti i Komisionit Europian për vitin 2008, përbëjnë bazën ligjore, morale dhe të gjithanshme për Shqipërinë, për të merituar statusin e kandidatit.
Këto janë dëshmi e maturimit të saj, për të fituar statusin e kandidatit për vend anëtar të Bashkimit Europian.
Pra, Shqipëria po ndryshon!
Çështja e dytë, për të cilën unë jam sot para jush, janë zgjedhjet. Data e tyre u dekretua dhe do të jetë data 28 qershor.
Së pari, dua të zotohem me solemnitet dhe seriozitetin më të madh para shqiptarëve se për Sali Berishën objektivi i parë më absolut do të jetë një proces zgjedhor i lirë dhe i ndershëm. Kjo qeveri do të bëjë çdo përpjekje që shqiptarët të votojnë në një proces të denjë për moralin e tyre qytetar, të votojnë si të gjithë qytetarë europianë.
Qeveria, sikurse e keni konstatuar, ka bërë investime dhe përpjekje të mëdha, të paprecedent, për një infrastrukturë zgjedhore nga më modernet që ekzistojnë.
Qeveria u bën thirrje të gjithë qytetarëve, institucioneve publike dhe private në vend që të japin kontributin e tyre për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Është jetike për ligjin, për moralin, për fytyrën e këtij vendi që të tregojmë të gjithë përkushtimin tonë për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Duke qenë të sigurt se nga ky proces nuk ka të humbur, përkundrazi. Sigurisht që një palë do të fitojë zgjedhjet, ndërsa pala tjetër do të mbetet opozitë, por, në fund të fundit, çdo qytetar shqiptar, i rritur, i moshuar apo fëmijë do të jetë i fituari i këtij procesi."
Këto ishin dy çështjet që unë vendosa të dal para jush.
Pyetje: Duke qene se flasim për familjen evropiane, zoti Kryeministër, para se të hynte në fuqi ligji i dosjeve, ju, personalisht, deklaruat se ky ligj ishte detyrim i ardhur nga Këshilli i Europës. Në atë kohë, por edhe sot paradite, Sekretari i Përgjithshëm Terry Davis shprehu hapur rezervat e tij. Kundërshti kanë shprehur edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Pyetja ime është direkte, a i druheni ju, Kryeministri Berisha, faktit se për shkak të karrierës suaj personale, Shqipëria duhet të rrezikojë marrëdhëniet me aleatët europianë, por edhe me aleatin më të madh siç janë SHBA-të?
Kryeministri Berisha: Pyetje juaj ka dy aspekte. E para, deklarata e zotit Terry Davis, një personalitet i nderuar dhe respektuar në krye të një institucioni që unë e vlerësoj dhe e dua shumë. Siç kam theksuar dhe e theksoj nuk ka ligj lustracioni pa kritika. Ky është rregulli i parë. Dhe kjo për faktin se të gjitha këto ligje kanë një aspekt të kritikueshëm dhe aspekti i kritikueshëm i këtyre ligjeve është kufizimi i të drejtave të njeriut. Por ky është një kufizim i përkohshëm, i sanksionuar si legjitim nga dokumentet e Këshillit të Europës. Po, ç’të drejtë ka më shumë Rumania që në vitin 2007, i dha Institutit të Studimit të Krimeve të Komunizmit atribute dhe të prokurorisë? Ç’të drejtë ka pasur parlamenti çek që në vitin 2002, zgjati efektin e këtij ligji? Apo ç’të drejtë kanë pasur parlamentet e vendeve baltike? Ky proces ka nisur para dokumenteve të Këshillit të Europës, por ai është në përputhje të plotë me to.
Më duhet të theksoj se duhet të jeni të ndershëm kur të citoni dokumentet. Nëse lexoni deklaratën e zotit Davis, në të thuhet se ligji nuk përcakton një afat, por ju si shqiptarë e dini se ky ligj ka një afat dhe ky afat është 5 vjeçar. Unë mund të pranoj se ka një kufizim të të drejtave, por nuk mund ta pranoj se nuk ka afat. Atëherë po të jetë me afat, nëse e lexojmë deklaratën siç është, i bie që ligji të jetë në rregull. Por, në rast se ka pasur një pakujdesi nga nëpunësi që ia ka dhënë, nuk e kuptoj maninë tuaj për ta besuar verbërisht këtë, kur ju e dini që ligji ynë ka një afat.
Në deklaratë përmendet viti 1999, por ata që erdhën në pushtet me rebelimin komunist në Shqipëri e anuluan procesin. Kjo është e vërteta. Dhe tani nuk është asgjë tjetër veçse vazhdim i procesit të anuluar.
Së dyti, ndershmëria dhe proporcionaliteti janë respektuar plotësisht. Çfarë kuptojmë me ndershmëri? Në rast se këta njerëz do të vlerësoheshin nga një komision i ngritur nga parlamenti, atëherë do të thosha se ligji nuk është i ndershëm. Shqipëria ka si shtyllën e ndershmërisë së një akti tre shkallët e gjykatës dhe ne u kemi dhënë atyre të drejtën t’i drejtohen tre shkallëve të gjykatës, ndërkohë që vende të tjera nuk e kanë bërë këtë.
Po ashtu, ligji nuk është disproporcional. Në të nuk është parashikuar asnjë rekursion social. Vende të tjera kanë përcaktuar edhe sanksione të qarta sociale. Ne i jemi përmbajtur parimit të Këshillit të Europës se ndaj atyre që preken nga ligji nuk mund të përdoren ato parime që ata kanë përdorur kur kanë kryer krime apo kanë shtypur të tjerët. Ka vende që i kanë përdorur edhe në vitin 2007, madje po e diskutojnë edhe tani për t’ju përgjysmuar pensionin etj., por ne nuk kemi hyrë deri këtu.
Sekretari i Përgjithshëm Terry Davis ka të drejtë kur thotë se në ligj është vendosur edhe kandidat për në zgjedhje. Por në moralin e kombit tonë, a do të ishin më shumë se 3 për qind e shqiptarëve që do të pranonin se presidenti, kryeministri, ministri, deputeti të kishin qenë bashkëpunëtorë dhe vartësit e tyre jo? Unë nuk besoj se do ta pranonte kush këtë. Unë jam i detyruar të respektoj një standard moral të vendit tim. Ne nuk mund të themi se dikush nuk mund të punojë për mua se ka qenë bashkëpunëtor, por unë mund të punoj se më kanë votuar. Kush të dëshirojë ta provojë me referendum, por do të merrte 99 për qind të votave kundër të shqiptarëve. Ky është ndryshimi në ligj dhe unë e pranoj. Ligji çek nuk e ka këtë, por e kanë ligje të tjera. Është e vërtetë se këtu kemi të bëjmë me diçka të diskutueshme, sikundër është e vërtetë që populli ynë ka një moral dhe unë nuk gjej dot moralitet që deputetët mund të kenë qenë bashkëpunëtorë, ndërsa vartësit e tyre jo.
Ju them edhe diçka, në fakt, ka pasur një djallëzi brenda. Ka dy variante. Nëse sheh ligjin tonë dhe atë të përgatitur nga socialistët, ky i fundit në pamje të parë duket i pafajshëm, paçka se u hap dosjet të gjithë shqiptarëve, një praktikë kjo terrori. Ne nuk i hapim, sepse t’i thuash një punonjësi të bashkisë se nuk mund të jetë këshilltar i kryetarit, sepse ka qenë bashkëpunëtor, ndërsa kryetari i bashkisë mund edhe të ketë qenë bashkëpunëtor, por kjo nuk prish punë, ky nuk është standard moral. Në rast se do të shkohej në referendum për këtë, jam i bindur se 98 për qind e shqiptarë nuk do ta pranonin diçka të tillë. Më vonë kur shqiptarët ta pranojnë, le ta gjykojnë si gabim, por tani për tani të jeni të bindur se nuk e pranojnë.
Së treti, cili ligj nuk përfshin ata që janë në detyrë. Të gjitha ligjet e lustracionit kanë të bëjnë ata që janë në detyrë. Nuk di asnjë ligj - dhe në fakt di jo pak për to, pasi kam qenë i detyruar të merrem edhe në vitin ’95 dhe tani, ndonëse sot ka më shumë ligje të tillë se në atë kohë - që të mos ketë të bëjë me ata që janë në detyrë, por në mënyrë të kufizuar dhe në një periudhë kohe 5 vjeçare. Sigurisht ne, duke pranuar se është një kufizim i përkohshëm, ne u përmbahemi dhe do t’i përmbahemi të gjitha rregullave të shtetit ligjor. Dikush mund të thotë se e ka të përcaktuar detyrën me mandat, por themeli është integriteti. Në qoftë se ke kryer një krim, bie automatikisht. Meqenëse është kaq i shkuar nuk po ndiqet, por nuk mund të jesh për atë detyrë. Është bërë maksimumi i kujdesit për të kufizuar kufizimin e të drejtave, por nuk mund të themi se për shqiptarët integriteti nuk ka rëndësi. Integriteti i zyrtarëve ka rëndësi, madje është kryesor, për të gjitha vendet e lira.
Në deklaratë përmendet viti 1999, por parlamenti çek, pas 10 vjetësh, në vitin 2002 ia ka zgjatur ligjit sërish afatin. Unë zotohem se afati nuk do të zgjatet, ne do t’i përmbahemi vitit 2014 dhe zoti Rama do të ketë të drejtë t’i bëjë të gjithë këta deputetë dhe të mos qahet më tutje.
Për sa i përket aspektit të dytë, ju gaboheni. Së pari, nëse shikon ligjin, kam shmangur çdo gjë personale. Kam pranuar kritikat tuaja, por nuk kam pranuar që gjërat të marrin nuancë personale. Në ligjin tonë janë bërë dhe amendime dhe modifikime nga ligji çek, vetëm e vetëm që të mund të mos ketë asnjë lloj konotacioni personal ndaj kundërshtarëve apo ish kundërshtarëve të mi. Dhe unë jam i bindur se kështu duhej.
Së dyti, po në aspektin personal, në qoftë se në ligjin e parë, që është marrë tërësisht nga ligji çek, kryeministri ka pasur të drejtën me vendim të bëjë përjashtime, sërish këtë radhë unë nuk e pranova. Kjo mund të ishte objekt kritikash e dyshimesh të ligjshme dhe unë nuk do ta praktikoj një gjë të tillë. Kryeministri nuk do ta ketë të drejtë, por do të jetë komisioni dhe gjykata që do të vendosin.
vijon

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Re: Konferenca e plotë e Kryeministrit Sali Berisha dhënë ditën e sotme
Pyetje: Zoti Kryeministër, vitin e kaluar ju deklaruat se janari do të ishte muaji i përshtatshëm për statusin e kandidatit, ndërkohë që tani sapo e thatë që përmbyllja e procesit të ratifikimit të MSA-së i hap rrugë Shqipërisë të aplikojë për statusin e kandidatit. A ka një datë të saktë qeveria për këtë?
Kryeministri Berisha: Ju e dini që mua nuk më dëgjoni kurrë të citoj data dhe përqindje. Të gjithë datat dhe përqindjet i marr nga të tjerët dhe këtë e kam si rregull. Por është e vërtetë që ratifikimi është një avantazh shumë i madh, po ashtu, është avantazh i madh edhe raporti, që është i qartë. Kështu që do të fillojmë negociatat me Presidencën çeke të Bashkimit Europian dhe do të diskutojmë më pas për kohën e paraqitjes së aplikimit. E kam deklaruar gjithmonë se do të bëjmë një proces sa më mirëkuptues.
Pyetje: Meqenëse ka filluar pajisja e qytetarëve me karta identiteti, desha të di që ata qytetarë që nuk do të arrijnë të pajisen me këto dokumente për arsye nga më të ndryshmet, qoftë edhe objektive, si do të veprohet, do të lejohen të votojnë?
Kryeministri Berisha: Së pari, për ne është domosdoshmëri që çdo qytetar që dëshiron të marrë kartën është i inkurajuar ta marrë atë. Kemi përcaktuar një seri masash kufizuese, shtrënguese, por kemi përcaktuar edhe stimuj për të. Karta faktikisht për 900 mijë - 1 milionë zgjedhës shitet me një çmim nga 35 -70 për qind të çmimit real, sipas kategorive. Janë mbi 1 milionë qytetarë, për të cilët kemi bërë qartësisht subvencion. Kemi përcaktuar edhe disa masa shtrënguese. Unë u bëj thirrje qytetarëve të përfitojnë nga këta stimuj e bonuse dhe t`i përgjigjen thirrjes për pajisjen me kartat e identitetit. Për të dalë aty ku thoni ju, që çdo qytetar të kishte kartë, do të duhet të vihej një ligj për të bërë zgjedhje të detyrueshme, por ky ligj nuk mbështetet as nga qeveria, as nga opozita, me sa di unë. Janë shumë të pakta vendet që e kanë detyrim pjesëmarrjen në zgjedhje. Ata që disponojnë pasaporta aktuale nuk kanë shtrëngesa dhe do të votojnë lirshëm me këto pasaporta dhe është e përcaktuar, në mos gaboj, edhe për letërnjoftimet e vjetra. Shanset për të mbetur pa dokument janë vetëm për ata që s`duan të votojnë - ndonëse uroj që të votojnë edhe ata, - sepse mund të jenë të zhgënjyer, gjithsesi, njerëzit kanë motivet e veta, por pjesëmarrja e qytetarëve në politikë është e rëndësishme.
Pyetje: Zoti Kryeministër pse nuk reaguat pas djegies së makinës së drejtorit të gazetës “Tema” Mero Baze, pasi keni reaguar edhe për incidente të tjera?
Kryeministri Berisha: Nuk është e vërtetë që nuk kam reaguar. Partia Demokratike ka bërë një deklaratë. Ne, si qeveri, e kemi kujdes madhor veprimtarinë e lirë të gazetarëve. Ju jeni dëshmitarë se për herë të parë në historinë e një vendi mori fund një fazë denigruese e turpshme gjyqësore, penale dhe civile kundër gazetarëve. Nuk ka asnjë proces.
Ne reaguam dhe dënojmë çdo akt dhe kërkojmë hetim, por kur Edi Rama përpiqet që nga çdo gjë të nxjerrë përfitim politik, duke akuzuar qeverinë, ne këto nuk mund t`i pranojmë. Ne kemi një praktikë tërësisht të hapur ndaj mediave.
Një hetim është bërë, le të hetohet 100 herë, të nxirret e vërteta, por nuk mund të hedh hetimin poshtë. Kështu e hodhën poshtë edhe hetimin e Trebickës dhe dolën me këpucë të kuqe. Qeveria është në respekt të plotë të lirisë së shtypit. Ne e kemi faktuar këtë.
Pyetje: Në 2005, kur erdhët në qeverisje, ju deklaruat se do të hiqeshin të gjitha reklamat shtetërore nga mediat, në fakt sot vazhdojnë të jepen fonde për të reklamuar punët e qeverisë për disa minuta të tëra në televizione?
Kryeministri Berisha: Për sa i përket reklamave, nuk kemi deklaruar se nuk do të bëjmë reklama, por kemi deklaruar se do të bëjmë promovim të paanshëm. Do të doja që të gjitha mediat t’i merrnin ato, por kjo do ta bënte faturën të papërballueshme nga qeveria dhe ne, absolutisht në mënyrën më të paanshme, në përputhje me çmimin që kanë, ua japim tre mediave kombëtare. Në momentin që një media tjetër të fitojë licencën kombëtare, ne jemi të gatshëm pa asnjë diskriminim t`i ndajmë në katër, pesë apo sa të jenë. Ne nuk mund t’ua japim edhe tek medieve të tjera, pavarësisht se duam, se nuk e përballojmë dot faturën. Ndaj kjo është një gjë shumë e ndershme. Ia japim televizionit shtetëror, i cili, padrejtësisht, ka tarifa më të ulëta se dy televizionet e tjera kombëtare që cilat kanë çmime të kripura, por që ne jemi të detyruar t`ua japim edhe atyre, sepse del sikur po ia japim vetëm televizionit publik. Ne kemi bërë këtë zgjidhje, me mediat kombëtare. Ne nuk bëjmë si kryetari i bashkisë që i përjashton mediat që nuk i do dhe ua jep atyre që do, pa asnjë kriter. Kryetari i bashkisë, nëse do të dojë të jetë i ndershëm, mund t`ua japë mediave lokale, meqenëse është kryetar lokal. Por ai jua jep televizioneve kombëtare, edhe atyre lokale dhe vetëm atyre që kontrollon dhe kjo është shumë e rëndë. Kjo duhet t`ju shqetësojë ju, si gazetarë. Por nuk e keni ju fajin, sepse përgjegjës janë pronarët që çdo raport i damkos. Në qoftë se ka njerëz të damkosur në të gjitha raportet, janë pronarët e mediave.
Pyetje: Zoti Kryeministër, si e komentoni dorëheqjen e prokurorit Zamir Shtylla pas miratimit të ligjit për hapjen e dosjeve. Mendoni që realisht ata që kanë poste drejtuese, të jepnin dorëheqjen para se të verifikoheshin nga komisioni?
Kryeministri Berisha: Unë nuk ndërhyj në qëndrimet e askujt. Dorëheqjet janë akte individuale, vetjake që gjykohen nga gjithsecili dhe vendime që merrem mbi bazën e logjikës së atij që do të përballet. Natyrisht. ligji shqiptar është një ligj që nuk bën persekutime. Ligji parashikon që ata që japin dorëheqjen, me dosjen e tyre nuk merret njeri. Kjo është normale. E gjykoj këtë pozitive. Kur të vijnë zgjedhjet, ata që kanë probleme nuk do të kandidojnë, vetvetishëm nuk besoj të kandidojnë, kështu që procesi kalon në mënyrë shumë të civilizuar.
Pyetje: Zoti Kryeministër, opozita ka deklaruar se do ta çojë ligjin në Gjykatën Kushtetuese. Çfarë ndodh nëse kjo gjykatë nuk ka të drejtë ta shqyrtojë për shkak të konfliktit të interesit? Dhe çfarë ndodh nëse ajo merr përsipër ta shqyrtojë?
Kryeministri Berisha: Duhet të dini se konflikti i interesit nuk është invencion i kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance. Ai është i lashtë sa vetë drejtësia, vjen nga e drejta romake dhe është në detyrimin moral dhe ligjor të çdo njeriu, gjykatës apo çfarëdo pozicioni që të ketë, të mos marrë pjesë në vendimet ku është në konflikt interesi dhe nuk ka vendim në konflikti interesi të vlefshëm. Ne nuk kemi shtuar asgjë, por kemi vendosur një parim shtyllë kryesore të së drejtës në vendet e lira. Konflikti i interesit është një nga gjërat më sensitive sot. Mund t`u jap shembuj të javëve të fundit, kur për një problem të tillë u dhanë dorëheqje të tëra. Ne nuk mund të imagjinojmë të paimagjinueshmen në këtë rast. Je në konflikt interesi, nuk mund të marrësh pjesë në vendimmarrje. Ky vend nuk ka pranuar dhe as nuk mund të pranojë vendimmarrje në konflikt interesi. Kush thotë që dikush paska të drejtë të vendosë për veten e tij? Ky është parim universal, nuk është parim i yni. Kjo është praktikë e njohur.
Pyetje: Zoti Kryeministër cilat janë marrëdhëniet tuaja me z. Topi, duke pasur parasysh se 12 ambasada, ndër të cilat ajo e Gjermanisë dhe OKB-së, janë pa ambasador, por edhe rasti i fundit. kur Presidenti gjatë vizitës në Kosovë u bojkotua nga tre kryetarë komisionesh dhe nuk u shoqërua nga asnjë ministër?
Kryeministri Berisha: Nuk jam unë që bëj protokollin e Presidentit, është Presidenti që bën protokollin e tij. Nuk është Kryeministri përgjegjës për protokollin e Presidentit. Duhet të studioni protokollin e shtetit. Secili ka protokollin e vet.
Marrëdhëniet janë institucionale. Por që të hyj në përbërje të delegacionit të drejtuesve të tjerë të vendit, absolutisht jo, nuk kam ndërhyrë dhe nuk do të ndërhyj.

Gazeta 55
Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» Zef Bala u shkruan Kryeministrit Berisha:I nderuari Ekselenca Juaj Z.Kryeministër Sali Berisha!
» Kosova dhe unë: Dr.Sali Berisha në intervistën dhënë Exprsit
» Intervistë e Kryeministrit Sali Berisha
» Sot, ditëlindja e kryeministrit Sali Berisha
» Shpallet me unanimitet fitorja e kryeministrit Sali Berisha

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi