Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë)

Shko poshtë

Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë) Empty Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 1:40 am

Kuptimi Ideologjik i Bashkimit kombetar (Pjesa e parë)



Nga Illo Foto dhe Vedat Shehu

Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë) Vedat_shehu1-150x150

Prof. Dr. Inxh. Vedat Shehu

Bashkimi i popullit rreth nje ideje per te vepruar më fuqishëm dhe më suksesshëm mbi forcat kercenuese, ka qenë domodoshmeri qe buronte nga natyra gjenetike e njeriut për të qenë i lirë dhe i vetëmbrojtur brënda llojit dhe brënda etnisë. Që me fillimin e qytetrimit ne kuadrin e shtetit doli nevoja e bashkimit ideologjik të popullit nën udhëheqjen e një sundimtari. Sundimtarit për të realizuar objektivat i duhej një staf agjitatoresh për të pergatitur ndërgjegjen e masave për domosdoshmërinë e detyrimeve të qytetareve ndaj shtetit. Kjo duhej për të perballuar armiqtë edhe forcat e verbeta te natyres dhe per të zhvilluar e permiresuar shoqërine njerezore Brenda shtetit. Ne kte kuadër shtetet forcoheshin dhe beheshin edhe aggressive. Motivet ideologjike të shteteve të hershme ishin vetem të mbështetura ne thenie qe vinin prej njerzish qe kishin dhuntinë apo zotsinë të komunikonin me Hyjnite dhe ndikonin mbi masat për t’i mobilizuar shtyre ne drejtime të ndryshme. Kleri kishte atributet e institucionit ideologjik. Kleri pati gjate gjithe periudhes së Mesjetës shtetin dhe ideologjine në emer të Perendisë. Interesat e ndryshme të grupimeve shoqerore Brenda shtetit dhe ato të shteteve te ndryshme kërkonin shkeputje nga aparati sundues Brenda shtetit, por edhe mosnënshtrim të njërit shtet nga nje shtet tjetër. Kjo sillte pasoje here daljen e feve të reja dhe here te tjera fraksionimin e feve ekzistuese. Keto drejtime të ndryshme fetare motivoheshin ideologjikisht për gjoja përkushtimin me te paster e me konseguent ndaj Perendise dhe porosive dhe mesimeve te saj qe i dergonte nepermjet orakujve, profeteve, shenjtoreve dhe vete themeluesve të feve. Në epoken e histories modern ne Evropen industrial sikurse edhe ne shtete te tjera industrial te bootës kleri u shkeput nga drejtimi i shtetit dhe roli i tij ideologjik u orientua ne drejtim human e kombtar nen orientimin e politikave të shteteve kombetare apo multietnike Ideologjia i duhej aparatit shtetror edhe si rregullator për zgjidhjen e kontradiktave të brëndëeshme. Epoka industrial nxorri ne pah dallimet klasore të shoqërise dhe formimin e partive politike sipas interesave klasore dhe kombetare. Idologjia për bashkimin e masave pergatitej e zhvillohej nga Partite politike. Brenda nje shteti nuk mund te kishte nje ideologji. Ne kuadrin e zgjidhjeve te marreveshjeve te brendeshme ne shtetet industrial, bashke me rilindjen kulturore e shkencore, rilindi edhe organizimi I shtetit ne menyre demokratike. Vendosja e demokracise ne organizimin shtetror ishte arritja me e madhe per mbarevajtjen e nje bashkimi shoqeror apo shteteror.

Veçanerisht kombi Shqiptar që në suazën e Perandorisë Turke kishte nevojë për një ideologji unike të shkeputur nga Kleri i Perandorisë që ishte, si të thuash, multifetar. Vetë Sulltani mbante prane vetes kreret e feve te ndryshme që rregullonte ekuilibrin e politikave të veta nepërmjet politikave përça e sundo. Perjashtohej mundesia që bashkimi kombetar i Shqiptareve te bëhej nën parrullën e ndonje feje që detyrimisht ishte fe dominuse e ndonjerit nga shtetet që pretendonte sundim mbi trojet Shqiptare, duke mohuar kombesinë dhe te drejten e formimit të shtetit. Bashkimi kombetar u realizua me nje sukses te mahnitshëm nën flamurin kombëtar dhe ideologjise kombëtare, ku te tëra fetë u bashkuan për një komb e një shtet me shume fe, seicila e shkeputur nga shteti por e devotshme per shtetin e përbashkët. Ky bashkim vezullues shndriti me madheshti ne Kongresin e Manastirit. Por Lufta Ballkanike e cungoi rëndë ketë bashkim te jashtezakonshem te “Shqiptareve pa dallim feje krahine dhe ideje”.
Aktualisht kemi dy shtete Shqiptare. Sot ne Pervjetorin e pare te shpalljes se paversisë të Shtetit të Kosovës mendojme se bashkimi kombetar I të gjithe Shqiptareve në keto dy shtete dhe ne trojet e veta ne shtetet fqinje eshte nje domosdoshmeri qe rrjedh vetiu nga e kaluara historike e perbashkët.
Mendojme qe nje rëndesi të madhe ka per te sotmen dhe të ardhmen që bashkimi kombetar të ecij dhe zhvillohet pavaresisht nga dallimet fetare dhe pariake. Përkundrazi keto veçori të konsiderohen vyrtyr I shpirtit demokratik të Shqiptareve për te vepruar ne unitet kombetar.
Ne e ndejme te nevojshme qe te vështrojme disa aspekte thelbesore se si u realizua dhe si u prish bashkimi kombetar i shqiptareve gjate Luftës së Dytë Botrore, Luftës së popullit tonë për çlirimin nga okupatorët, që të na shërbejë si përvojë. Ato njgarje që brezi i ri I konsideron si e kaluar historike duhet të zhvishen nga mjegulla komunisto-bolshevike dhe, jo vetëm ky brez, por edhe brezat qe vijne, te mesojnë nga përvoja e hidhur e luftës kundër pushtuesit qe u kthye ne një luftë vllavrasese antikombetare për interesa te sundimit me çdo kusht, shpikën ideologjira demagogjike dhe thellesisht mashtruese.
Te njohësh realisht tiparet e luftes së popullit tonë për çlirimin nga okupatrorët nazist-fashist, eshtë detyrim madhor i ndërgjegjes se çdo qytetari, pavarësisht nga bindja e tij politike, shtresa shoqerore, niveli I arsimimit apo mosha. Periudha e luftës është imponuar të paraqitet, nën kënd vështrimin e Partisë Komuniste dhe udhëheqësit të sajë Enver Hoxhes, nëpërmjet parullës “O shokë rilindëm kur lindi Partia”, duke deklaruar tradhëtar te çeshtjes së Atdheut këdo që, për luftën kundër fashizmit, mund të nxirrte fakte dhe interpretime të papranueshme nga fryma komunist-bolshevike, e mbështetur në internacionalizmin proletar. Bashkë me heqjen apo shëmbjen e simboleve të tiranisë moniste, të perfaqesuara demonstrativisht nga përmendoret e Leninit, Stalinit dhe me monumentin e Enverit në mes të Tiranës, avulluan edhe nocionet despotike për historinë. Por megjithatë, duket sikur, këto koncepte janë mbartur dhe rikondesuar në elementë potentë të politikës, ekonomisë, kulturës edhe të shume veprimtarive pas viteve 90. Por, në kuadrin e lirive demokratike, dolën ne dritë pak e nga pak kendveshtrime të tjera krejtë të kundërta mbi tiparet e luftës, te frymëzuara e të bazuara në të dhëna të dëshmive, fakteve apo dokumentave të panjohura më parë apo të fshehura. Këto interpretime hasin nje rrezistencë gati të pakapercyeshme nga bllokada qe u bënë muri i ideve te riakumuluara apo të ngulitura ne kokat e analistëve apo edhe historinnëve të vazhdimsisë, që duket sikur mbartin stafetën deri në “botën e pertejme”, me shpresë se mashtrimi historik do tu percillet brezave. Institucionet e Shtetit Shqiptare kanë detyrë themelore dhe të ngutëshme të orientojne drejte krijimtarinë shkencore në çdo fushë, aq me teper në Historinë e Shqiperisë, ne tërësi dhe sidomos pas daljes së bolshevizmit gjakatar rus në skenën politikë të sajuar e të zbatuar, krejtë artificialisht, ne vëndin tonë tamam në një epokë nevralgjike të zhvillimit shoqëror dhe progresit teknologjik botëror.
Dy gjëra mbahen të konfirmuara e të mirënjohura.

Se pari, populli ynë, i bashkuar rreth Frontit Antifashiste Nacional Çlirimtar, u çlirua nga okupatorët fashistë e nazistë dhe u rendit me fitimtarët e Luftës së dytë Botërore, ndërsa luftëtarët e lirisë qe morren pjesë me armë në dorë kryen detyrën e shenjtë ndaj Atdheut.
Së dyti Këshilli i Përgjithshëm Antifashist Nacional Clirimtar dhe Kryesija e tij tradhëtuan idealin e shkruar me gjak në aktin e themelimit për luftë çlirimtare të përbashkët, pa dallim feje krahine dhe ideje, tradhëtuan ate ideal, për të cilin u përbetuan edhe duke kënduar hymnin e flamurit me fjalët rreth flamurit të përbashkuar me një dëshirë me një qëllim, idealin që, më vonë u pat konfirmuar edhe ne Marreveshjen e Mukjes. Tradhëtuan idealin shekullor të popullit, sepse PK, jo proletare as punetore, por aventuriere bolshevike fshatareske, synonte të garantonte komandën e Frontit të veshur me atributet e një qeverije demokratike dhe si e tillë ajo do të mbetej në fuqi pas fitores së sigurtë; u bë kështu, shkakëtaria e luftës së tmerrëshme civile. Populli Shqiptar ra nën një zgjedhë tjetër që I bëri gjëmën, duke iu nënshtruar terrorit të kuq bolshevik për 46 vjet me rradhe pas fitores së hidhur.

Për aleatët perëndimor lufta civile në Shqiperi nuk ndikonte fare në çështjet e tyre strategjike, sepse fitoreja kundër Boshtit, u konsiderua e padiskutueshme qëkurse Gjermania sulmoi aleatin e vetë, Bashkimin Sovjetik.
Historiografia komuniste e Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare në intervalin 1943- 1945 i ka deformuar ngjarjet në menyrë tendencioze në interes të Shtabit të Lartë të Ushtrisë Partizane deri në fallsifikime. Mania për zotrimin e udheheqjes nga elementët komunistë, që në fazën e formimit të këshillave kishte për synim, të sigurohej zotrimi i pushtetit në menyrë absolute prej Partisë Komuniste, pas debimit të okupatorit. Kjo sjellje perbënte synimin strategjik te fshehet të Bërthamës se Shtabit me në krye Enver Hoxhën (nën Mugoshën Popoviçin). Kjo mani e çmëndur i çoi ata t’i japin të drejtë vetes të vënë në zbatim dhunën dhe vrasjet para e prapa shpine të kundershtareve politik e ideologjik, mjaftonte që koka e Udhëheqësit ta imagjinonte e mandej ta shpallte tradhetar kundërshtarin që ai të zhdukej fizikisht. Prapaskena të tilla të ndyra ata i bënin rigorozisht fshehurazi dhe duke u mbuluar me petkun e demokracisë popullore që do të vendosej pas çlirimit, ndryshe ata do të humbisnin besimin e popullit që luftonte okupatorin për të ngritur më larte dinjitetin dhe përparimin e vendit të lirë, demokratik e sovran. Fronti i uzurpuar nga komunistët përfaqësoi një kapuç ters për Shqiptarët, prandaj proverbi popullor “siç ke kokën të vënë festen” nuk vlen për kombin tone kryelarte e të virtytshëm, sepse bën një përjashtim të rregullit, ashtu siç bën perjashtim edhe për gjermanët kapelia e dikurshme naziste, të cilën mezi ua hoqi koalicioni gjigant botëror. Edhe ne Shqiptarët, në luftën kundër okupatorëve dhamë aq sa na takonte, mandej lufta jonë,në kuadrin, që hitlerianëve tu digjej toka nën këmbë, qe një ndihmë edhe për tiu hequr Gjermanëve kapuçin e neveriteshëm, pavaresisht se një pjese të tyre, si dhe neve na u vu nje tjeter kapuç i uryer, kapuçi komunist.
Nga shkrimet, që analizojne kete interval kohe të luftës së dytë boterore ne Shqipëri, janë dy libra që tërheqin më tepër vëmëndjen, të cilat paraqesin ane të ndryshme të ngjarjeve sipas kënd vështrimeve nga pozita të ndryshme të autorëve. Te dy ja librat eritojne vëmendjen tonë. Njëri prej autorëve është një ish misionar ushtarak anglez, që ka qënë në Shqipëri gjate Luftës, tjeteri është një historian i periudhës së pasluftës, shqiptar patriot që nga origjina. Të dy autorët, megjithëse të largët për njëri tjetrin dhe, seicili me këndvështrimin e vetë personal, kanë edhe pika krejtë të përngjashme. Ne seicilin libër pasqyrohet qëendrimi përkatës origjinal i seicilit, prandaj ata, jo rastësisht, arrijnë në përfundime që i nxjerr një logjike e shëndosh, mandej përpjekja për korrektësi dhe mungesë subjektivizmi, në shqyrtimin e fakteve të njëjta i ka çuar në formulimin e koncepteve të përngjashme dhe në zbulimin e një të vërtete të madhe të Luftës Antifashiste, që nderon historinë e popullit tonë. Ndoshta shumica jonë me tëe drejtë mendon se të tjerët nuk na e tregojnë respektin e duhur ; ndoshta kjo vjen nga që ata s’na njohin historinë dhe që ne s’kemi bërë përpjekjet e nevojëshme për ta njohur tamam atë. Por tani këtë na e mundësojnë edhe këto dy monografi që po shqyrtohen shkurtimisht këtu.
Çdo vështrim realist do të nxirrte në pah se lufta civile ishte shpërblimi më I madh që iu bë pushtuesve nga shtabi partizan shqiptar. Ishte lufte civile për sundim Bolshevik që u maskua ideologjikisht dhe mandej u justifikua me të ashtuquajturën ideologji internacinaliste. Ja pra le të hedhim një sy në disa ngjarje kyçe që përbejnë historinë e periudhës në fjalë të marre në Shqyrtim si “Lufta Civile ne Shqiperi 1943 – 1945”, që i takon intervalit kohor nga Marreveshja e Mukjes deri ne votimet e para moniste.





vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë) Empty Re: Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 1:42 am

Le te ndalemi te vlerësimet e misionarit Reginald Hibert, i cili ka qënë hedhur me parashutë në vitin 1943 (…..,,,…., po data?), tamam në një kohë, që siç e përcakton ai vetë, “…kur lufta partizne dhe interesimi për të nga ana e Britanisë dhe e Shteteve të Bashkuara e benë të sigurtë se vëndi do të ringjallej brënda kufijve para vitit 1939, i shndruar në një shtet komunistë…” . Kështu misioni I tij ishte I paracaktuar që të qëndronte larg grupimeve atdhetare nacionaliste dhe pranë Frontit të uzurpuar nga komunistët të veshur me petkun e antifashizmit, prandaj ai ka ndjekur të gjitha bazat e luftës Nacinal Çlirimtare, deri sa u vendos Fronti ne Pushtet. Librit të vete ai I ka vënë titullin kuptimplotë “Fitorja e Hidhur”, që presupozon të ishte një “Disfatë e ëmbël”, në rast të dështimit të Frontit të uzurpuar nga Komunistët. Libri me ngjarjet, pjesërisht të jetuara edhe nga autori, të dokumentuara në shqip e në anglisht, të rradhitura me rregull dhe hijeshi, me përshkrimin e rrjedhshëm e të natyrshem, me interpretimet e logjikeshme, është bërë shumë tërheqës dhe bindës për cilindo që rëmon për të gjetur të vërtetën e veprimeve në skenën shqiptare që nga viti i trete i Luftës së Dytë Botërore. Rexhinaldi, sapo plasi Lufta, nderpreu studimet e larta në Universitetin e Oksfordit dhe u kualifikua me titullin ushtarak officer tankist. Mbas lufte përfundoi studimet e ndërprera dhe ndoqi karierën diplomatike. Ai me dy ish bashkëmisionarët angleze, vizitoi Shqipërinë më 1992. Gjatë gjithë luftës ka operuar pranë shtabeve partizane. Nuk është ndarë asnjë ditë prej tyre. Ka jetuar dhe është ushqyer bashkë me partizanet nëpër kasollet fshatare apo nëpër vendstrehimet e improvizuara. Autori përshkruan se si ditën marrshonin nëpër borë e stuhi me një racion ushqimi minimal, kur në shumicën e kohës ishin te rrezikuar nga predhat e armikut. Natën flinin të veshur nëpër kasolle me çimka, pleshta dhe morra, duke përshkuar terrenet malore, duke kaluar sa nga shtabet partizane të Frontit në ato te Ballit dhe të Abaz Kupit (Legalitetit). Oficerët anglezë, rrreth 30-40 vetë, kryenin misionet e Shtabit Aleat të Mesdheut me Komandë ne Kairo dhe në Bari. Me vështirësit e luftës, të paraqitura në reportazhet dhe veperat e tyre, ne jemi njohur prej shkrimeve, krejtë të përngjashme të shumë autorëve shqiptarë, por me një dallim esencial që Rexhinaldi na jep një tabllo disi të qartë edhe për shtabet që kishin orientim perëndimor. Kështu ai jep një kontribut të rendësishëm për njohjen e historisë reale të Shqipërisë
Në Shqipëri janë edukuar katër breza nxënesish e studentësh me Historinë e Luftës të shkruar nën diktatin e Enverit, për t’a hyjnizuar ate. Enveri, këtë histori, që u mbajt si dogmë gjatë gjithe kohës të sundimit të tij dhe emrit të tij, e shkroi dhe e paraqiti ne Raportin e Kongresit të Parë të PKSH. Për të kuptuar edhe më mirë vlerën e madhe të të dhënave dhe interpretimeve të Rexhinald Hebert-it duhet që këndvështrimit të tyre ti nënshtrohen edhe interpretimet që gjenden ne Raportin e Enverit. Për këtë arsye le të njhemi shkurazi me to, duke i paraqitur formulimet perkatese me italike: ” Luftën Nacional Çlirimtare e kreu populli nën udhëheqjen e Partisë Komuniste…. ”; “…Ballistet e Zogistët e tradhetuan popullin; bashkepunuan me pushtuesit italo-gjerman dhe u shkrinë me ta…”; ”… Forcat partizane i përballuan me sukses edhe pushtuesit dhe tradhëtarët e popullit…”; “… Thirrjes se PK për unifikimin e Luftës Çlirimtare, Ballistët dhe Zogistët nuk iu pergjigjen… “; “.. Ata në Mukje deshen të uzurponin udhëheqjen e luftës dhe fitoren e saj…”; “… Vendimet e Mukjes, të tradhëtuara nga perfaqësuesit e Frontit, nuk u pranuan nga PK…”; “… Shqiperia u Çlirua me forcat e saj, pa ndihmë nga jashtë… “. Keto perbëjnë, si të thuash, thelbin e konceptimit komunist-enverist për luftën dhe aleatët. Kushdo qe ka shkruar për Luftën, pas vitit 1948, i është përmbajtur kësaj kornize shabllon . E, s’mund të ndodhte ndryshe. Brenda kësaj do të rregullohej e zhvillohej, jo vetëm politika që ishte inkluzivisht e Partisë, por e tërë jeta ideologjike, kulturore, artistike, letrare, ekonomike, shoqërore. Shkrimtarët, piktorët, skulptorët, kompozitorët do ti thurrnin veprat etyre brënda kësaj vije. Vepra të tilla pati me bollëk dhe natyrisht shprehnin një fallsitet të ligjëruar. Romanet e parë të pas-çlirimit, si “Çlirimtaret” i Dhimitër Shuturiqit dhe “Belxhiku qe Këndon Vençe” I Shefqet Musarait, janë tentantiva për të shprehur artistikisht ngjarjet e Luftës, por patjatër në menyrë shabllone konformë Raportit te Enverit. Pavarësisht se s’jemi estet, por një gjë e themi të saktë, që shabllonizmi, sado që të perpiqet, nuk mund të ketë vlera artistike për tu admiruar. Patjatër që këta shkrimtarë veteranë pasqyrojnë copa ndodhish të vërteta, por kur ato paraqiten të përziera me tharmin politik e paraqesin të shformuar e të shpërfytyruar realitetin tërsor të ngjarjeve. Të rinjt e atehershem veteranët e sotem dolën në luftë pa pretendime për privilegje. Atyre u dhimbej Atdheu i pushtuar; i gezoheshin një atdheu të çliruar, sovran e të begatë, prandaj edhe pergatiteshin për luftë dhe për të rënë fli për të. Në këtë optikë, tregimet e tyre për luftën janë edukuese për brezat, dmth në qoftëse mbahet qëndrim jashtë interpretimeve politike. Luftëtaret e çlirimit të atdheut qëndronin jashtë konflikteve të krerëve për pushtet, që gjatë luftës. Prandaj njerëzit që nuk vlerësojnë luftëtarët e kombit të tyre, mohojnë liritë dhe të drejtat e popullit sovran. Atdhetari antifashiste, Astrit Leka, i shpërfillur dikur nga PPSH, mandej si emigrant i pasmonizmit, ka bashkepunuar fuqimisht për ngritjen e monumenteve te Skenderbeut ne disa qytete te Evropes. Ai mori pjesë si përfaqësues i Shqipërisë në festimet antifashiste të 60 vjetorit të zbarkimit të trupave Amerikane në Normadi. Edhe vetëm ky fakt flet shumë për ne; bota e rendit vendin tonë në krahun e fitimtarëve. Në këtë festë jubilare Kancelari Sherder i Gjermanisë i kërkoi botës falje për mizoritë që i shkaktoi njerëzimit nazizmi gjerman. Kancelari Sherder kishte mbetur fëmi jetim, sepse babai i tij ishte vrarë në Rumani. Zhvillimet e sotme boterore i kane afruar kombet dhe njerezit. Vlerësohet me shumë pergjegjësi e ardhmja e Globit, pa nënvlesuar të kaluarën historike, për të krijuar klimën e shëndeteshme politike dhe ekonomike, shumë të nevojshme për brezat që vijnë.
Le të kthehemi te objekti i shkrimit tonë. Argumentat dhe interpretimet e Hebertit për qëndresën e popullit tonë në Luftën e dytë Boterore nuk perputhen në shumë drejtime me ato të paraqitura prej Enver Hoxhës në Kongresin e Parë të PKSH dhe, zyrtarsht nuk janë përgënjeshtruar nga ndonjë forum apo konferencë e ndonjë institucioni apo organizimi shkencor kombëtar apo ndërkombetar. Përfundimi thelbësore që del nga liberi është:

Populli Shqiptar nuk u pajtua me pushtimin Nazi-fashist. Rezistenca, sado spontane filloi që ne ditën e pushtimit 7 Prill 1939 dhe vazhdoi deri ne clirimin e plotë të vendit. Gllabërimi i Shqipërisë nga Italia fashiste, nuk u pritë as me nota as me deklarata dënimi, as nga Moska e as nga Parizi e Londra.
Ky deduksion i autorit bije ndesh me atë të Enver Hoxhës, që thotë se Levizjen Çlirimtare e udhëhoqi Partia, që u themelua pas 2 vjet e 7 muajsh pas pritjes se fashizmit me armë. Partia kishte model Stalinin që,Kater muaj e gjysem pas 7 Prillit, më 23 Gusht 1939 lidhi aleancë me Hitlerin: Pakti Molotov-Ribentrop; firmosen protokollin sekret per ndarjen midis tyre të Evropës Lindore e pëer tu bëre shtete kufitare; menjëherë te dy palët sulmuan Polonin njëri nga perëndimi, tjetri nga lindja përkatesisht me 1 dhe 17 shtator 1939. Me këtë u dëshmua partneriteti Stalin – Hitler nëfillimin e Luftës së Dytë Botërore që datohet me Sulmin e Hitlerit mbi Poloninë.
Autori pershkruan rezistencen që bëri populli i përçarë nga tre grupime politike: grupi komunist, grupi ballist dhe grupi legalist. Ne Mukje në anën e Front ishin inkuadruar edhe zogistët (e Abaz Kupit Legalist. Abaz Kupi ishte edhe antar i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare te themeluar me 10 Korrik 1943, ndersa pas Mukjes komunistët, e kamufluar në Front, e shpallën tradhetar);. Misione angleze pati në të tre grupimet. Te tre palët morren ndihma material dhe para florinj nga Londra, pavarësisht se kush përfitoi më shumë. Ku është këtu tradhëtia e Ballit dhe e Legalitetit, kur ato kane qënë aktivë dhe e kanë pas filluar organizimin ushtarak para se Stalini, me emrin e të cilit komunistët nisën luftën, te kerkonte Aleance antifashiste pas 22 qershoit 1941 dhe para 8 Nentorit 1941 kunder Hitlerit, mikut të tij të pabesë? Eshtë tjetër punë se cili grupim pas Gushtit 1943 apo pas Mukjes u pëkrah dhe u nxitë më shumë nga jashtë për të zotruar situatën dhe dominuar mbi të tjerët. Autori e nënvizon dhe e përsërit që kontributi partizan ishte më i madh dhe pa rezerva në grupimin e Frontit, ku aderoi shumica e Rinisë, sepse formacioni partizan, siç thotë ai, ishte i paprovuar (dmth i ri i panjohur) me parë, kishte premtime më shumë, në ndryshim me strategjinë pacifiste të Mid’hat Frashërit. Nga ana tjetër në kujtesën e mbarë popullit ishte e freskët braktisja e Atdheut nga obori mbretëror me mbretin në krye dhe lëshimi i vëndit pa asnjë kusht pushtuesit. Me gjithatë forcat nacionaliste zogiste me Abaz Kupin u inkruaduan në Front dhe në Shtabin e Pergjithshëm Të Ushtrisë Partizane, bile edhe në Mukje u paraqitën në përbërjen e Frontit.
Nuk ka pse të akuzohen si tradhëtarë dy formacione politike, kur ato janë krijuar enkas për kombin me platformë politike të qartë, që e kanë zbatuar gjatë gjithë luftës. A kishin vend për sugjerime apo edhe kritikë platfarmat e tyre? Autori s’i kursen kritikat për ta, që përmblidhen ne dy çeshtje: së pari është ngathesia në veprimet luftarake ndaj armikut, që nga misionet angleze është dënuar duke u dhënë më pak ndihma si materiale edhe në para flori dhe së dyti eshte kompromisi i qeverisë së Mit’hat Frasherit me Gjermanët, qeveri kjo që u pat formuar në vakumin që u krijua prej kapitullimit të Italisë, prishjes së Marreveshjes së Mukjes që ishte kuvënd demokratik pluralist dhe qëndron në lartësinë e Kuvendit të Lezhës dhe Lidhjes së Prizrenit dhe plotësimit të boshllekut nga ushtria pushtuese gjermane. Ky kompromis është i dokumentuar dhe s’ka si mohohet as nga vetë ballistët. A janë këto dy qëndrime tradhëti ndaj Atdheut, Luftës? Balli Komëtar nuk vuri ndonjë shënjë shpatash të fashizmit dhe as kryq të thyer. Komunistët Luftën e bëne me simbolin internacionalist, yllin. Po a duhet që Ylli të mohonte kombin e përfaqesuar me Shqiponjën, që u hoq nga kapela partizane?
Këto dy mangësi arsyetohen krejte ndryshe nga nacionalistët. Vendi ynë I vogël dhe i varfër nuk mund të rrezikonte më shumë se aq pronë dhe jetë njerzish. Me më pak humbje njerëzore dhe materiale pushtuesi do ta kishte lënë Shqiperinë në afate të njëjta apo të përafërta, të diktuara nga ecuria e fronteve antifashiste. Strategjia e nacionalistëve tanë, sado që nuk përputhej me strategjinë e aleatëve, apo më saktë sado që qe hedhur poshtë nga jugosllavët e privilegjuar në aleancë e për pasojë shpërfillur edhe nga aleatet, ishte ndërtuar për një fitore më pak të kushtueshme dhe për të humbur më pak jetë, të paktën për një fitore jo të hidhur. Krijimi i nje qeverije në kushtet e okupacionit, dmth i një qeverie qe lejon ushtritë hitleriane, qoftë dhe kalimtre, ështte pjesë e kësaj strategjije të nacionalistëve përpunuar nga patrioti euridit Mid’hat Frashëri.Megjithate kreret nacionalistë i kishin treguar qëndrimet e tyre në betejat të meparshme të vecanta dhe mandej të përbashkëta kundër pushtuesve Italian të realizuara pas Pezës dhe para Mukjes, tashmë të pa-aplikueshme. Marreveshja u nënshkrua nga të dy grupimet, Balli dhe Fronti nga 12 veta seicila palë. Interesante eshte se në përberjen e delegacionit te Frontit në Mukje komunistet paraqiteshin me 4 komunistë dhe 8 të tjerë, midis tyre tre zogiste me Abaz Kupin dhe 5 demokratë të pavarur, ndërmjet te cilëve, më vonë, vetëm Myslim Peza nuk u eleminua me ndonje marifet. Pra në Mukje komunistët, në mënyrë mashtruese nuk deshen të paraqiten si parti por si front demokratik sic mori edhe emrin më vonë, sigurisht të pamerituar. Cudia është që zogistët në Mukje janë paraqitur në krahun e Partise Komuniste, kjo tregon se Ballistët kanë qënë kundër monarkisë, rrjedhimisht edhe jasht grupimit të Legalitetit. Esenca e Marreveshjes sipas protikollit original me pika është: Pika 1. Luftë immediate kundër armikut okupator dhe kundër çdo armiku tjetër eventual okupator. Pika 2 dhe 3.Luftë për një Shqipëri të lirë, indipendente, demokratike, popullore dhe, për zbatimin e parimit të njohur universalisht e te garantuar nga Karta e Atllantikut të vetëvendosjes për një Shqipëri etnike.
Pika 5. Forma e regjimit do të përcaktohet prej popullit me anën e një asambleje konstituante të zgjedhur me sufrazh [= votim pa asnje dallim seksi,krahine, gjendjeje shoqerore, race( IF)] universal direkt. Deklarata e pasëmarreveshjes përfundonte me thirrje për lufte clirimtare dhe brohoritje për Shqipërinë e arrdheshme dhe për aleatete tane te mëdhenj, Angli, Shtetet e Bashkume dhe Bashkimin Sovjetik. Me kete brohoritje ka pas mbyllur edhe Enver Hoxha fjalimin e tij-raport të vitit 1945 me rastin e njevjetorit të themelimit të Qeverisë Provizore, që ende ruante masken demokratike. Mukja qe, në fakt, konfirmim i Pezës në një situatë më të avancuar të luftës, kur Nacional Ballistët dhe Nacional-Legalistët pretendonin se me luftrat e tyre duhet të siguronin barazi në nje fronte të përbashkët edhe me Internacional-Komunistët të cilët emrin e Frontit dhe emrin e mirë të shumë atdhetarëve i mbanin për maskim të qëlimeve të tyre për pushtet diktatorial.

vijon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë) Empty Re: Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë)

Mesazh nga Agim Gashi Thu Mar 05, 2009 1:42 am

Një kapitull të veçante Hebert-i I kushton përshtypjeve nga vizita e vitit 1992 në castet që sapo ishte shëmbur monumenti i Diktatorit, kishte dale jasht funksionit diktatura moniste dhe kishte aguar procesi i demokratizimit. Ai me shumë hijeshi shkruan (f. 361): “ Të rinjt e vitit 1944 u grumbulluan nën flamurin e partizanëve dhe të prindërve të tyre, iu desh të paguanin një çmim shumë të lartë për të patur Enver Hoxhën si udhëheqës. ……… . Asnjë nga oficerët që kaluan dimërin 1943-1944 dhe praneverën në Shqipëri nuk kanë shkruar ndonjë libër për ngjarjet e këtyre viteve në Shqipëri”. Me këto dy fraza jepet qartë një formulim kuptimplotë për çdo historian apo lexues të thjeshtë që të nxjerre vetë përfundimin se fatkeqësia e asajë lufte të ashpër dhe e fitores së saj të hidhur gjëndet te vendosja e Enver Hoxhës në krye të saj, që ruajti monopolin e sundimitarit edhe për interpretimin e luftës. Prandaj historia e luftës çlirimtare u falsifikua në mënyrë tëe dhimbëshme prej vet diktatorit që sundoi për 42 vjet (që nga Mukja). Rezultati i luftës ishte zhgënjyes dhe me pasojat e mirënjohura makabre te luftës bolshevike të klasave. Enveri Hoxha e prishi Mukjen sepse nuhati fitoren dhe siguroi mbështetjen nga jashtë për të luftuar me armëe forcat nacionaliste te nxitur nga kapot e tyre jugosllavë. Edhe me misionarët anglez mbante deri diku qendrim simpatie e joshes deri sa të sigurohej që ndihmat prej tyre nuk do të shkonin në anën e nacionalistëve. Mandej marredhëniet e Hoxhës dhe të kolegëve të tij me oficerët anglez, siç na lë të kuptojmë Hebert-i, u ashpërsuan, kur erdhi koha e voliteshme për të demonstruar se fitoria dhe pushteti ishin të padiskutueshëm. Ndihmat faktike të hedhura me parashutë janë të konsiderueshme, pervec materialeve luftarake dhe pajisjeve për lufte, edhe 76 mijë e dyqintë Stërlina. Edhe kur Enver Hoxha ka folur për këto ndihma i ka nënvlesuar skajshëm. “Historia e Komunistëve në Shqipëri nuk ishte e tyrja”- vazhdon Hebert-i – lufta kundër gjermanëv u trasferua larg nga Shqipëria. Shqipëria asnjëherë s’ka qenë aleate dhe pas fitores u bë më tepër e huaj. Enver Hoxha në luftë nuk ishte figure e madhe. Ishin ngjarjet ato që ishin të mëdha. Ishin dhe janë vetë Shqiptarët ata që vendosën fatin e tyre, nën trysninë që iu imponua nga lufta e Gjermanisë”. Autori jep edhe përshtypjet personale që i ka lënë Enver Hoxha, të cilin e ka pas takuar një herë në Shtabin e Përgjithshëm: “Derdhte zgjuarsi dhe force joshëse, donse dukej qartë, se kjo force shuhej po ashtu si dhe mund të ndizej. Bënte çmos që të dukej se ishte njeri i kulturuar dhe intelektual”. Këto cilësi Diktatori i nxorri edhe më tepër në pah dhe në mënyrë më të përforcuar në vitetet e sundimit të gjatë. Prej pushtetit despotik të tij u cfilit gjithë Shqiperia, por më shumë u raskapit rinia e shtresës së mesme, që përbënte mbi 80% të forces active në luftë. Historia e Luftës Clirimtare me autor Enver Hoxhën është një njollë e erret për popullin tonë, ende e pahequr as me daljen në dritë të dëshmive reale dhe fakteve e dokumentave të fshehura, apo të panjohura. Fakte dhe dokumenta te tilla të vërteta shumë të rëndësishme për historinë e Luftës Antifashiste nxjerrë në dritë edhe libri i Anglezit Hebert. Fermeri shqiptar lipset, më shumë se kujtdo, të njoh te vërtetën , sepse ne këtë mënyrë i rritet prestigji si zot i truallit të vetë.
Kushdo që njihet drejtëpërsëdrejti me materialin e librit të autori anglez R. Hebert dhe merret sado pak me vlerësimin e ngjarjeve të luftës e kupton qartazi se historia e shkruar nga diktatori është një mith që e vesh individin me fuqinë e të mbinatyrshmit gati në rangun e një hyjnije mitologjike.
Të njohësh historinë tënde është është detyra më elementare e qytetarisë. Këtë kërkon cdo shqiptar nga institucionet kopetente. Këto vlerësime mbi librin e Anglezit Hebert ia dedikojmë brezit të ri, për të bërë sa më të qartë të kaluarën e tokës ku ai operon dhe e begaton Madje kjo është periudha që është fallsifikuar më shumë nga diktatura komuniste, që sundoi 45 vjet. Nga kjo analizë modeste del se ky libër mund të renditet menjëherë pas veprave të dy anglezëve të tjerë të mëdhenj Bajron dhe Edit Durham, që kanë shkruar për Shqiptarët dhe Shqiprinë.
Autori i liberit tjetër analizon ngjarjet e periudhëes që përshkruhen te “Fitoria e Hidhur” në një libër tjeter të vitit 2006, mjaftë voluminoz, me 625 faqe. Ky ështe libri i tetë që autori ka botuar që nga viti 1995. Si në të gjithe krijimtarinë e vetë, por më shumë në këtë libër historian Uran Butka u jep lexuesve fakte dhe dokumenta, që janë në kahje të kundërt me historinë e shkruar të Shqipërisë, pas Luftës së Dytë Boterore. Qysh kur kanë filluar këto botime e deri më sot nuk shoh ndonjë veprim institucional shkencor të kundërshtojë dhe as të lëvdojë këtë punë kaq voluminoze që ka kryer ky historian i shquar.
Ne, si shqiptare, e vlerësojmë maksimalisht punën e autorit Butka dhe e konsiderojmë një kontribut me shumë vlerë në ndricimin e kësaj periudhe historike kaq shumë të erresuar. A i besojmë? Eshte nje punë titanike e dokumentuar dhe bindëse si vet e vërtata e fshehur dhe e dale në shesh. Të shkruash dhe të publikosh mbi 2 000 faqe për probleme shumë të mprehta historike është ngarkesë e madhe intelektuale. Nuk janë ngjarje të hamendesuara, mbi të cilat mund te gjykosh pak a shumë ndryshe nga autori. Cdo ngjarje është dokumentuar me dëshmi nga më shumë se një burim ose koment të dokumentave arkivore. Kjo punë kaq e lodhëshme dhe me përgjegjësi është një veper e mirefilltë shkencore, që edhe per një institucion, do të ishte tepër e lodhëshme.
Një autor I vetëm ka 12 vjet që po i jep kombit dëshmi dhe argument, që tjetersojnë historinë e shkruar që mësohet në Shkolla për keto 6-7 dekada. Të tërë dëgjojnë dhe të tërë heshtin. Ky ështe paradoks. Mbi këtë paradoks ne kemi arritur ne përfundimin se analizat, interpretimet dhe konkluzionet e Zotit Butka mbështeten mbi një material faktik të fshehur dhe të pa vlerësuar më parë; mbi dokumenta reale, mbi dëshmi të pamohueshme, prandaj të tilla bëhen edhe formulimet, nocionet apo konceptet e tij për ngjarjet e mbuluara nga fitimtarët e terrorit të kuq. Prandaj kushdo që e lexon ate krijon bindje të plotë për ate që Heberti e quan “Fitore e Hidhur”, por që ështe një “Fitore e Pirros”. Fitoi Pirrua, po humbi ushtrinë; fitoi Bolshevizmi, po humbi Madhështinë e Kombit. Një hidhërim kaq i thellë ky, që për të, s’bënë efekt as të ngushulluarit.
Libri “Lufta Civile në Shqipëri është botuar nga Ministria e Kulturës. Ky ështe një sinjal i mire, por duhej të ishte mbështetur edhe me një parathenie të ndonjë autoriteti shkencor. Një parathenie dinjitoze do të ishte një ndihmë për lexuesin, një përgezim për autorin si dhe një nderim për vetë autoritetin shkencorë që do të vënte vetë gurin e themelit në ndërtesën e Historise së Luftës për Çlirimin nga Okupatorët Fashist-Naziztë. Këto mendime ne i japim thjesht si nevoje për t’u shprehur për të vërtetat e mohuara; edhe nga befasimi që na u happen sytë nga faktet e nxjerra që flasin vetë në interpretimin original të logjikës shkencore tëautorit. Per kete e falnderojme dhe njëkohësisht e përgezojmë Zotin Uran Butka për punën e lodhëshme të kryer dhe për veprën madhore që ka nxjerre ne drite të vërtetën historike të Kombit. Kjo vepër kaq madhore konfirmohet dhe me process verbalin e mbledhjes së Mukjes te zbuluar ne Arkivin Shtetror pas 64 vjetësh, i nënshkruar nga të dy tre palët te përfaqesuara në dy grupime Balli nga një anë dhe Fronti (me komunistë e legalistë brënda) nga ana tjetër, permbledhtas kështu: lufte deri nëe clirimin e plotë nga okupatoret dhe cdo opukatori tjetër eventual, krijimi i nje komiteti të përbashkët të Luftës, zgjedhje të lira demokratike pas clirimit, kerkesë konforme Kartës së Atllantikut për vetevendosjen për bashkim të viseve Shqiptare të aneksuara fqinjëve. Edhe një herë: ku eshtë tradhëtia këtu? Por çudia më e madhe është, habi fare, se si paskaqënë e mundur që në Mukje zogistët si nacionalistë nuk kanë qënë në krahun e Ballit por të internacionalistëve Bolshevikë.

Vazhdon
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë) Empty Re: Kuptimi ideologjik i Bashkimit kombëtar (Pjesa e parë)

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi