Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve

2 posters

Shko poshtë

Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve Empty Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve

Mesazh nga Agim Gashi Fri Oct 29, 2010 8:26 pm

Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve

Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve 1Beqirsinani
Askush nuk mund të humb kontributin tim

Beqir Sinani, ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në vitin 2001 sërish ka drejtuar akuza në adresë të BDI-së, lidhur me rastin e dosjeve. Akuzat e tij kanë pasuar menjëherë pasi BDI përgënjeshtroi dhe akuzoi Sinanin se ka qenë ish-anëtarë i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së në Maqedoni. “Nuk me habit fakti se grupi për të cilët dolën dosjet se kanë qenë bashkëpunëtor të UDB-së, sot tentojnë të humbin çdo kontribut timin në luftën e 2001 dhe eliminojnë emrin tim nga lista e anëtarëve të shtabit të UÇK-së. Është pikërisht ky grup që diti të eliminojë ideator, themelues dhe komandantë të UÇK-së si gjatë konfliktit të vitit 2001 si me rastin e Telit, Tahir Sinanit, Shpendit, Naser Hanin dhe shumë të tjerë, ashtu edhe pas luftës siç vepruan me Harun Aliun, vëllain tim Ridvan Neziri, disa të tjerë të plagosur edhe të burgosur si ish-ushtarë dhe ish-komandant të UÇK-së”, deklaroi sot nëpërmjet një deklarate Beqir Sinani. Ai ka theksuar se nuk e habit fakti edhe për 200 vrasjet brenda shqiptarëve që janë bërë gjatë dhe pas konfliktit të vitit 2001 dhe që nuk janë zbardhur. “Mbase mundohem të ju kuptojë se ju Ibar, Mama, Strelac dhe Ujak nuk keni gjumë të rehatshëm dhe se afrohet zbardhja e këtyre vrasjeve”, thekson Sinani, duke shtuar se para dy viteve ka pasur tentime për eliminimin e tij fizik.
Ai ka shtuar se opinioni e njeh familjen e tij e cila ka një histori të persekutimit të rëndë nga regjimet në Maqedoni. “Këto janë karakteristikat e familjes sime e cila ka dhënë dëshmorë e martirë, ndërsa populli shqiptar i Maqedonisë e din mirë se çfarë kanë dhënë familjet tuaja. Kanë dhënë gjenerala dhe eprorë të JNA-së jugosllave, ushtri kjo e cila për dekada ka torturuar fisin tim dhe shumë fise shqiptare. Nëse unë qenkam komandant i pasluftës, atëherë kërkoj nga Ali Ahmeti te na tregon, kush qenkan komandantet e luftës”, theksoi Sinani. (INA)

Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve Empty Re: Sinani akuzon “Ibar”-in, “Mama”-n, “Strelac”-in dhe “Ujak”-in për vrasjen e 200 shqiptarëve

Mesazh nga shaban cakolli Fri Oct 29, 2010 10:53 pm

o zot ruana cfar historie te re paskan shkruar shqiptaret
shaban cakolli
shaban cakolli

Numri i postimeve : 353
Registration date : 18/12/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi