Ahmeti: Historia dhe “histeria” e dosjeve do të ketë një fund...

Institucionet e shtetit duhet të brengosen për këto "paçavure" që po shpërndahen dhe specialistët të zbardhin përfundimisht të vërtetën, tha në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Ali Ahmeti, kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrime në Maqedoni.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Ahmeti, fillimisht si i komentoni informacionet e dosjeve të plasuara në media, ku thuhet se zyrtare të lartë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, aktualisht udhëheqës të Bashkimit Demokratik për Integrime, kanë bashkëpunuar me shërbimet sekrete të UDB-së? Sa e dobësojnë ato pozitën e BDI-së në Qeveri dhe sa dëmtojnë proceset me interes për shqiptarët e Maqedonisë?
ALI AHMETI
Tani unë mendoj se e gjithë kjo histori dhe “histeri” që po ndodh, do të ketë edhe një fund. Mendoj se institucionet e shtetit duhet të brengosen për këto "paçavure" që po shpërndahen. Ne jemi të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për këto situata të krijuara me dosjet.
Në radhë të parë, nuk duam që ne të jemi nxitës dhe t`i fusim në konfrontim njerëzit. Do t’i thërrasim njerëzit me urtësi dhe gjakftohtësi, njëherësh presim nga të gjitha institucionet e shtetit, si dhe specialistë të fushave të ndryshme, që përfundimisht të zbardhet e vërteta.
RADIO EVROPA E LIRË
Atëherë, cila është e vërteta e rreth përfshirjes së udhëheqësisë së UÇK-së në këto dosje?
ALI AHMETI
Tani më lejoni të përgjigjem me pak alegori, “mbase shqiptarët kishin qenë populli më fatlum në rajonin e Ballkanit, pasi që vetë UDB-ja ua kishte krijuar forcat e tyre të UÇK-së për pavarësinë e Kosovës dhe luftën për barazinë e shqiptarëve të Maqedonisë”.
RADIO EVROPA E LIRË
Kur flasim për integrimin, është shumë e qartë porosia e faktorit ndërkombëtar “pa zgjidhjen e emrit nuk ka integrim për Maqedoninë”. Ju, si partner i koalicionit qeverisës, pajtoheni me mënyrën, si i realizon negociatat kryeministri Nikolla Gruevski dhe cili është pozicioni i partisë suaj në këtë drejtim?
ALI AHMETI
Unë kam kërkuar në vazhdimësi të kihet kujdes, të rritet interesimi dhe angazhimi i të gjitha forcave ndërkombëtare të ndikojë te palët; t`i motivojnë dhe inkurajojnë që t’i tejkalojnë emocionet dhe të arrihet një zgjidhje.
Ne, si BDI, duhet ta them shumë hapur, jemi në një situatë shumë delikate, sepse mund të keqkuptohemi nga bashkëqytetarët tanë të komunitetit maqedonas se gjoja ne, shqiptarëve, nuk na intereson çështja e emrit, por ne tërësisht jemi të lidhur vetëm pas integrimit të vendit në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Po, është më se e vërtetë se ne jemi mjaft të interesuar që vendi të jetë pjesë e NATO-s dhe BE-së, por ne gjithashtu duam të jemi edhe pjesë e zgjidhjes së problemit dhe për këtë ne i bëmë të gjitha veprimet tona duke e angazhuar në këtë proces në nivel qendror edhe zëvendëskryeministrin Abdulhaqim Ademi.
Dhe, shpresojmë sa më parë në një zgjidhje, sepse kjo është domosdoshmëri dhe nevojë për vendin, që Maqedonia të mos stagnojë, por proceset integruese të ecin para në dobi të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.
RADIO EVROPA E LIRË
Ndonëse sa më shumë që zvarritet procesi i integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, krijohet përshtypje se shqiptarët janë peng i moszgjidhjes së kontestit të emrit që ka Maqedonia me Greqinë. A mendoni se është kështu?
ALI AHMETI
Çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, zgjidhja e kontestit të Maqedonisë me Greqinë për çështjen e emrit, nuk janë çështje që i takojnë ose stagnojnë vetëm një etnitet - vetëm shqiptarët apo vetëm maqedonasit. Proceset integruese paraqesin procese ku të gjithë duhet t`i bartin përgjegjësitë.
Ne, si BDI, do t’i bartim mbi shpatulla përgjegjësitë. Gjithsesi, këto çështje nuk janë çështje me përgjegjësi të partive në pozitë, por çështja e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE është çështje dhe përgjegjësi edhe e partive politike në opozitë dhe për këto çështje kërkohet konsensus i plotë nga të gjithë faktorët politikë të vendit.
Në NATO dhe BE nuk mund të integrohet gjysma e Maqedonisë, apo vetëm shqiptarët. Ne nuk duam të jemi faktor që nxit qytetarët dhe që krijon hendeqe midis dy etniteteve më të mëdha, etnitetit maqedonas dhe atij shqiptar.
Kështu që, këtyre çështjeve me kaq përgjegjësi të lartë, ne përpiqemi të mos u japim ngjyrime ndëretnike dhe ngjyrime partiake, por si çështje të rëndësisë së veçantë që kërkojnë zgjidhje. Të gjitha energjitë tona politike kadrovike janë të angazhuara që të japin ndihmën e tyre për një zgjidhje sa më të afërt dhe sa më të pranueshme për palët kontestuese.
RADIO EVROPA E LIRË
Procesi i regjistrimit që duhet të realizohet pranverën e ardhshme ka shkaktuar përplasje të mëdha mes partive politike shqiptare. Sa i përket përfshirjes së shqiptarëve në Entin Statistikor dhe afatin e mbajtjes së zgjedhjeve, keni arritur ujdi me kryeministrin Gruevski për miratimin e kërkesave të shqiptarëve dhe shmangien e kontestimit të rezultateve?
ALI AHMETI
Mendoj se regjistrimi nuk duhet të politizohet ose problematizohet. Nuk duhet të krijohet panik dhe pasiguri te qytetarët, sepse asnjë palë nuk është e interesuar që të falsifikojë apo të rrezikojë komunitetin tjetër.
Ne jemi të interesuar që ky proces të shkojë mirë duke e bërë të gjithë punën e tyre profesionale. E përsëris, nuk duhet t`i jepet dimension etnik regjistrimit, nuk duhet të kapemi për shifra se kush është 20 apo 30 ose 50 për qind dhe në mënyrë hipotetike të vihemi në pozicion t`i parashikojmë rezultatet.
Nuk dua që as BDI-ja, e as ndonjë parti tjetër të përfitojë nga ky rast, sepse ky rast nuk është dobiprurës për t`u avancuar në politikë. Është një moment, një proces që Maqedonia duhet ta bëjë meqë tashmë mbushen 10 vjet nga regjistrimi i fundit dhe unë aspak nuk kam komplekse, as nuk vuaj nga ajo se dikush do të jetë i ngarkuar me energji negative për të vënë në pikëpyetje se sa do të jetë përqindja e shqiptarëve në Maqedoni, apo e komuniteteve tjera.
Meqë përfaqësimi i shqiptarëve në Entin Shtetëror të Statistikave është shumë i ulët, për ta bërë sa më të besueshëm procesin e regjistrimit, kemi kërkuar vëzhgues ndërkombëtar. Gjithashtu, për t’i ikur politizimit të këtij procesi, kemi kërkuar që Qeveria të krijojë një komision mbikëqyrës nga të gjitha etnitetet për të rritur besueshmërinë te qytetarët shqiptarë, në radhë të parë.

Agim Gashi- Administrator
- Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008
Similar topics
» LSI: Në këtë 100-vjetor duhet të përmendet edhe Enver Hoxha, nuk mund ta heqim nga historia
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Hapja e dosjeve
» Hapja e dosjeve
» Hapja e dosjeve
» Lajme nga Maqedonia-Ilirida
» Hapja e dosjeve
» Hapja e dosjeve
» Hapja e dosjeve
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
Tue Mar 14, 2017 8:17 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ - SHIPTARËT NUK JANË "ME BYTHË NË PRUSH", PËR TË FALUR TOKAT
Mon Feb 27, 2017 6:54 pm nga Agim Gashi
» Akuzat kundër Shefqet Krasniqit Prokurorisë ia kishte konfirmuar edhe BIK-u (Dokument)
Mon Feb 27, 2017 5:20 pm nga Agim Gashi
» Aktakuzë kundër imamit Shefqet Krasniqi
Mon Feb 27, 2017 4:32 pm nga Agim Gashi
» Zbulohen tensionet gjatë dialogut në Bruksel, Nikoliqi Thaçit: Ti je kriminel
Fri Feb 03, 2017 7:40 pm nga Agim Gashi
» Faruk Tasholli - RJEPENI NANËN
Fri Feb 03, 2017 12:22 pm nga Agim Gashi
» FAMILJA E HAKI IMERIT: AI U VRA NË KOHËN KUR NË PUSHTET ISHIN HASHIM THAÇI E REXHEP SELIMI
Wed Jan 25, 2017 12:39 am nga Agim Gashi
» AGIM GASHI - O NE TREN PËR MITROVICË
Wed Jan 18, 2017 11:08 pm nga Agim Gashi
» Vëllai i tij u pajtua me Thaçin, por ja si ishte kidnapuar Haki Imeri në Brojë e më pas ishte vrarë
Wed Jan 18, 2017 8:13 pm nga Agim Gashi
» Fadil Maloku:Aferim, Prokurori e Kosovës!
Wed Jan 18, 2017 8:00 pm nga Agim Gashi
» Djali i Haki Imerit del kundër axhës: Nuk ia fali Thaçit, nuk dua drejtësi kanunore
Wed Jan 18, 2017 7:12 pm nga Agim Gashi
» IDRIZ ZEQIRAJ:Copëza biografike dhe kujtime për Ibrahim Rugovën
Wed Jan 18, 2017 5:13 pm nga Agim Gashi
» Presidenti Thaçi i “lahet me 124 pleq” Imer Imerit se nuk ka gisht në vrasjen e vëllait të tij
Wed Jan 18, 2017 4:00 pm nga Agim Gashi
» Adem Salihaj akuza të rënda ndaj Hashim Thaçit, ja si po mundohet të shpërlahet nga krimet e shumta që ka bërë
Wed Jan 18, 2017 3:53 pm nga Agim Gashi
» Ndodh edhe ky skandal: Njeriu që grisi fotografinë e Presidentit Rugova merr certifikatën e veteranit të UÇK-së
Tue Jan 17, 2017 7:55 pm nga Agim Gashi
» BERAT ARMAGEDONI:Lamtumirë, Joshua i Pejës!
Tue Jan 17, 2017 12:15 am nga Agim Gashi
» Biografia e Presidentit Rugova - Biografi e shkurtër
Mon Jan 16, 2017 10:32 pm nga Agim Gashi
» ILIR MUHARREMI : Treni provokativ, artistët në gjumë
Sun Jan 15, 2017 11:32 pm nga Agim Gashi
» Përveç ROSU-së, ky është shqiptari që rrezikoi jetën për ta ndalur trenin e Serbisë
Sun Jan 15, 2017 9:53 pm nga Agim Gashi
» ENVER PETROVCI - IN MEMORIAM SEFEDIN NUREDINIT- SEFA
Sun Jan 15, 2017 9:07 pm nga Agim Gashi