Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hervis Nakuci:Te premtoj.

Shko poshtë

Hervis Nakuci:Te premtoj. Empty Hervis Nakuci:Te premtoj.

Mesazh nga Agim Gashi Tue Nov 02, 2010 4:18 pm



Hervis Nakuci:Te premtoj. 49867_1708782072_118867_n

Hervis Nakuci:Te premtoj.

Eshtë e vështirë të të them gjithçka

në kaq pak kohë

e me kaq pak fjalë.

Të premtoj e dashur,

se do të ulem përditë me ty

në karriget në oborr për të parë perëndimet.

Do t'i shtrëngojmë duart njëri-tjetrit

e do buzëqeshim si të marrë,

njësoj si herën e parë.

Të premtoj se do i qëndrojmë besnik

pasionit duke e injoruar krejt botën.

Në shpirt do jemi dy naivë kokëshkretë,

njësoj si dashuria tekanjoze

që shpërfill këshillat e drejta

të një jete që lajmëron rrezik ngado.

Të premtoj se do të mahnitem pas teje

çdo moment të çdo dite që do të

mbaj në dorë dorën tënde.

Asgjë nuk ekziston.

Gjithçka është errësirë

dhe ti je e vetmja dritë

që bën universin të mbajë frymën.

Të premtoj se unë nuk do të ndryshoj.

Do të jem po i njëjti kokëdërr

që gricet me ty përherë

sa herë që ti e shtang botën

me ecjen elegante.

Ti i bën ëngjëjt të bien një nga një,

si fruta të pjekur

mbi kokat e shkencëtarëve

që pretendojnë të zbulojnë

formulën e jetës.

Të premtoj se do të jemi të mjerë përherë,

njësoj sikur dielli që djeg veten e vet

e me flakën e tij shkëlqen në pranverë.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 70
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi