Akllapi Net - Forum i Hapur
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Deklaratë publike e Lazim Destanit

Shko poshtë

Deklaratë publike e Lazim Destanit Empty Deklaratë publike e Lazim Destanit

Mesazh nga Agim Gashi Fri Nov 05, 2010 3:40 am

Deklaratë publike e Lazim Destanit U1_LazimDestani
DEKLARATË PUBLIKE E LAZIM DESTANIT
Presidenti i kompanisë Ekolog, Lazim Destani, që me filialat e saj vepron në të gjitha kontinenten e botës, i drejtohet me nje deklaratë opinionit të gjerë, pasi qendra radiodifuzive NDR nga Gjermania, i kërkoi falje për shpifjet që gazetari i saj Christoph Heinzle i pat bërë kompanisë Ekolog dhe familjes Destani, për çka “Zemra Shqiptare” ka reaguar në shkurt te këtij viti.
Shumë prej jush ishit të indinjuar, ashtu si edhe unë për disa deklarata shpifëse që u vunë në qarkullim nga NDR për Ecologun dhe familjen time.
Shumica (nga ju) në atë kohë më janë paraqitur duke më shprehur përkrahje duke dhënë sugjerime nga përvojat tuaja personale me shtypin.
Për mua atëherë ishte krejtësisht e pakuptueshme se si një shtëpi publike mediatike në Gjermani mund të shpërndaëj këso të pavërtetash me fyerje, dhe e gjithë kjo padrejtësi nuk mund të tërhiqej në kohën e transparencës mediatike.
Për mua në të vërtetë ishte shumë e qartë se kjo fushatë e shtypit ishte si pasojë e rritjes së konkurrencës në treg, ku Ecolog-u po vepron suksesshëm për shumë vite, prandaj edhe ne e përcollëm këtë sulm publik në nivelet kryesuese në mënyrë të fuqishme dhe të merituar.
Deklaratat e bëra nga NDR u ndaluan në mënyrë të menjëhershme nga gjykata e qarkut të Hamburgut dhe Këlnit dhe u vërtetua se ishin të pabaza, që edhe vetë NDR-it i duhej ta pranojë në fund.
Në ndërkohë NDR përfundimisht miratoi të gjitha ndalesat e kryera kundër saj në mënyrë ligjore dhe shprehu keqardhjen e vet për qasjen e tyre të gabuar ndaj nesh përmes dy letrave (të cilat nuk do të kisha dashur t’i mbaj larg prej jush, meqë ata - si kam dëgjuar - shkruajnë histori shtypi).
Fjalët që qarkullojnë nëpër botë do të mbeten aty ku janë, dhe këto letra nuk do të ndryshojnë asgjë, por njerëzit, bile edhe gazetarët, bëjnë gabime dhe mashtrohen nganjëherë, prandaj unë i pranoj kërkesë-faljet nga NDR.
Unë i falënderoj të gjithë klientët dhe partnerët e biznesit, të cilët kanë sqaruar të gjitha mëdyshjet me ne përmes komunikimit të hapur dhe besnik. Unë gjithashtu dua t’i falënderoj të punësuarit e mi, të cilët u prekën nga deklaratat, për veprimet e tyre të matura dhe të përmbajtura. Më bën vërtet krenar cilësia e shërbimeve nga grupi Ecolog që nuk u ndikuan nga kjo fyerje në asnjë moment të kohës. Dhe gëzohem që këto akuza të liga përfundimisht janë ndaluar.
Në të ardhmen. çdo raport të shtypit për dyshime kundër kompanive të suksesshme ose njerëz të biznesit , apo edhe për individë, unë do e lexoj nga një këndvështrim krejtësisht tjetër.
Agim Gashi
Agim Gashi
Administrator
Administrator

Numri i postimeve : 45955
Age : 69
Location : Kosovë
Registration date : 17/11/2008

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi